9 janar
data
(Përcjellë nga 9 Janar)
Ditët historike | ||||||
Dhjetori · Janari · Shkurti | ||||||
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
29 | 30 | 31 |
Ngjarje
Redakto- 1760 - Afganët mundën Marathët në betejën në Barari Ghat.
- 1768 - Philip Astley paraqet cirkun e parë modern në Londër.
- 1788 - Connecticut u bë shteti i pestë i ShBA-ve.
- 1793 - Jean-Pierre Blanchard është personi i parë që fluturoi me balon ajri në Shtetet e Bashkuara.
- 1822 - Princi portugjez Pedro I i Brazilit vendosi të qëndrojë në Brazil kundër urdhërit të mbretit të Portugalisë João VI, duke filluar procesin e pavarësisë së Brazilit.
- 1858 - Bëri vetvrasje Anson Jones, presidenti i fundit i Republikës së Teksasit.
- 1900 - U themelua S.S. Lazio në Romë, Itali.
- 1914 - U themelua kompania Phi Beta Sigma Fraternity Inc. në kampusin Howard University.
- 1941 - Fluturimi i parë i aeroplanit Avro Lancaster.
- 1991 - Seanca konstituive e Kuvendit të parë shumëpartiak të Republikës së Maqedonisë.
- 2004 - Një skaf detar gome mbytet pranë gadishullit të Karaburunit, si pasojë mbetën të vdekur 28 njerëz.
- 2007 - Steve Jobs bën publik iPhone
- 2008 - Kuvendi i Kosovës zgjodhi Kryetarin e Kosovës dhe Qeverinë e re në krye me Kryeministrin Hashim Thaçi.
Lindje
Redakto- 1913 - Richard Nixon, kryetar i 37-të i SHBA-së (Vdiq më 1994)
- 1922 - Ahmed Seku Ture, burrështeti dhe shkrimtarë i Guinesë
- 1944 - Jimmy Page, kitarist anglez (Led Zeppelin)
- 1954 - Mirza Delibashiq, ylli boshnjak në basketboll
- 1955 - J. K. Simmons, aktor amerikan
- 1970 - Alex Staropoli, sintisajzerist italian (Rhapsody Of Fire)
- 1978 - Gennaro Gattuso, futbollist italian