Aco Stojkov (Maqedonisht: Ацо Стојков, lindur më 29 Prill 1983Strumica) është një futbollistë maqedonas i cili luan me klubin shqiptar Skënderbeu KorçëKategorinë Superiore dhe me kombëtaren maqedonase si sulmues.

Aco Stojkov
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1983-04-29) 29 prill 1983 (41 vjeç)
VendlindjaStrumica, Maqedonia
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
I lirë
Karriera me të rinjtë
–1999FK Belasica
2001–2002Internazionale
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2000–2001FK Belasica15(7)
2001–2005Internazionale0(0)
2002–2003Spezia (huazim)13(0)
2003–2004Górnik Zabrze (huazim)6(1)
2004Castel di Sangro (huazim)8(1)
2004–2005Andria (huazim)20(2)
2005–2006Louviéroise14(7)
2006Partizan Beogradi0(0)
2006–2008Debreceni VSC20(6)
2008–2009Nyíregyháza (huazim)25(6)
2009–2012FC Aarau68(22)
2012–2013Zob Ahan5(1)
2013FK Vardar27(17)
2014FC Botoșani13(2)
2014FK Rabotnički11(9)
2015Skënderbeu13(3)
Karriera ndërkombëtare
1999Maqedonia U–175(2)
Maqedonia U–182(1)
2000–2002Maqedonia U–192(0)
2002–2005Maqedonia U–2113(4)
2002–Maqedonia43(5)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 2 Mars 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 2 Mars 2015

Karriera me klube

Redakto

Stojkov më parë ka luajtur me shokun e kombëtares së tij Goran Pandev te F.C. Internazionale Milano Primavera gjatë sezonit 2001–02 ku fitoi titullin e të rinjëve. Ai më pas u huazua në skuadra të niveleve të ulta në Itali për të marrë më shumë eksperiencë por dështoi të impresionojë Interin që e largoi pasi kontrata skadoi. Që nga ajo kohë ai ka luajtur në Poloni, Belgjikë, Serbi, Hungari, Zvicër, Iran dhe Shqipëri. Ai u bashkua me Partizanin Beogradit në verën e vitit 2006 duke luajtur me ta në pjesën e parë të sezonit 2006–07. Pavarësisht se nuk luajti asnjë ndeshje në ligë, ai luajti një ndeshje në Kupën Serbe.[1]

Skënderbeu

Redakto

Më 12 janar 2015, Stojkov u transferua te klubi shqiptar Skënderbeu duke firmosur një kontratë një vjeçare.[2] Ai mori fanellën me numrin 77 dhe deklaroi se arsyeja se pse firmosi me Skënderbeun ishte për shkak se klubi ishte "kampion i Shqipërisë, ishte i "organizuar" dhe "i mirë".[3]

Stojkov bëri debutimin e tij me klubin më 31 janar 2015 duke luajtur në nëntë minutat e fundit si zëvëndësuesi i Dhiego Martinsit në barazimin pa gola kundër Laçit në shtëpi.[4] Dy javë më vonë ai zhvilloi ndeshjen e parë si titullar duke luajtur 75 minuta në fitoren 1–0 kundër Apolonisë, ku ishte ai që shënoi golin e fitores në minutën e 27të me një gjuajtje brënda zonës.[5] Sulmuesi lavdëroi mesfushorin Gerhard Progni që dhuroi asistin e golit, duke thënë se ishte meritë e tij.[6]

Më 8 mars, ai u tregua sërisht vendimtar për skuadrën duke shënuar golin e vetëm të fitores 0–1 kundër Flamurtarit; maqedonasi realizoi në minutën e 51të duke mposhtur portierin Klodian Xhelilaj me një parabël.[7] Kjo ishte fitorja e parë e Skënderbeut në Vlorë pas 39 vitesh.[8] Një muaj më vonë, në ndeshjen e rëndësishme kundër Partizanit, një prej rivalëve për titull, Stojkov e nisi si titullar dhe shënoi golin e katërt të skuadrës në fitoren 5–2 në shtëpi.[9]

Stojkov e mbylli sezonin me 13 paraqitje në Kategorinë Superiore dhe me tre gola, me Skënderbeun e cila u kurorëzua kampione për të pestën herë rresht, duke vendosur një rekord në futbollin shqiptar. Ai gjithashtu zhvilloi edhe katër paraqitje në Kupën e Shqipërisë, duke mos shënuar gol, me Skënderbeun që u eleminua në gjysmë-finale. Pas mbarimit të sezonit, ai dhe drejtuesit e klubit prishën kontratën.[10]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Ai ka përfaqsuar Maqedoninë në të gjitha nivelet e moshave përpara se të debutonte me kombëtaren e parë në vitin 2002.[11]

Golat me kombëtaren

Redakto
Aco Stojkov: Golat Ndërkombar
# Data Vendi Kubdërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 7 Qershor 2003 Shkup, Maqedoni   Lihtenshtajni 3–1 Fitore Kualifikueset e Euro 2004
2 11 Qershor 2003 Stamboll, Turqi   Turqia 2–3 Humbje Kualifikueset e Euro 2004
3 9 Tetor 2004 Shkup, Maqedoni   Hollanda 2–2 Barazim Kualifikueset e Kupës së Botës 2006
4 2 Qershor 2007 Shkup, Maqedoni   Izraeli 1–2 Humbje Kualifikueset e Euro 2008
5 10 Qershor 2009 Shkup, Maqedoni   Islanda 1–0 Fitore Kualifikueset e Kupës së Botës 2010
Skënderbeu

Referime

Redakto
  1. ^ "All-time FK Partizan players, Aco Stojkov #984" (në maqedonisht). Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2012. Marrë më 15 mars 2015.
  2. ^ "Aco Stojkov zyrtarisht te korçarët, Skënderbeu, merr bomberin e Maqedonisë". Panorama Sport. 12 janar 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  3. ^ "Stojkov: Ja pse zgjodha Korçën". Panorama Sport. 15 janar 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  4. ^ "S'ka fitues, Laçi 'ngrin' Skënderbeun në shtëpi, anulohet një gol i "çuditshëm"". Panorama Sport. 1 shkurt 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  5. ^ "Skënderbeu, triumf me… dhimbje, fitojnë ndaj Apolonisë me gol të Stojkov". Panorama Sport. 15 shkurt 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  6. ^ "Goli i parë, Stojkov: Ishte meritë e Prognit". Panorama Sport. 15 shkurt 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  7. ^ "Java 26 – Flamurtari-Skenderbeu 0-1 (Stojkov) 08-03-2015". 8 mars 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  8. ^ "Korçarët thyejnë një tabu 39 vjeçare në Vlorë, fitojnë dhe marrin kreun, vendos Stojkov". Panorama Sport. 8 mars 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  9. ^ "Goleadë në Korçë, Skënderbeu mposht 5-2 Partizanin, merr kryesimin". Gazeta Shqip. 13 prill 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  10. ^ "Stojkov, largimi i radhës nga Skënderbeu". Panorama Sport. 27 maj 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  11. ^ "Aco Stojkov" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 5 qershor 2020.

Lidhje të jashtme

Redakto