Alisson Ramses Becker (lindur më 2 tetor 1992), i njohur si Alisson Becker (Portugalishtja braziliane: [ˈalisõ ˈbɛkeʁ]) ose thjesht Alisson, është një futbollist profesionist brazilian i cili luan si portier me klubin anglez Liverpool dhe kombëtaren braziliane. Ai është vlerësuar për pritjet vendimtare dhe akrobatike, si dhe konsiderohet gjerësisht si një nga portierët më të mirë të botës, dhe nga disa si një nga pritësit më të mirë në Premier Ligë.

Alisson

Alisson me Brazilin në 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAlisson Ramses Becker[1]
Datëlindja2 tetor 1992 (32 vjeç)
VendlindjaNovo Hamburgo, Brazil
Gjatësia1.93 m (6 ft 4 in)[2]
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Liverpool
Numri1
Karriera me të rinjtë
2002–2012Internacional
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2016Internacional44(0)
2016–2018Roma37(0)
2018–Liverpool56(0)
Karriera ndërkombëtare
2009Brazili U173(0)
2013Brazili U215(0)
2015–Brazili44(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15 shkurt 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19 nëntor 2019

Alisson filloi karrierën e tij te Internacional ku luajti më shumë se 100 ndeshje dhe fitoi Campeonato Gaúcho në të katër sezonet që luajti me klubin. Në vitin 2016, ai kaloi te Roma për 7.5 milion ku fillimisht ishte rezerva e Wojciech Szczęsny para se të fitonte vendin e titullarit në sezonin e dytë. Në korrik 2018, Alisson firmosi me Liverpoolin për një shifër fillestare 62.5 milion €, e cila mund të rritej në 72 milion €; një transferim rekord për një portier në atë kohë.[3] Në sezonin e tij të parë në klub ai fitoi Dorezën e Artë të Premier Ligës për numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol (21),[4] si dhe mbajti portën e paprekur në finalen e UEFA Ligës së Kampioneve 2019 ku Liverpool fitoi.[5]

Në nivel ndërkombtar, Alisson ka luajtur me ekipet e moshave të Brazilit para se të debutonte me ekipin e parë në vitin 2015. Që atëherë, ai ka përafaqsuar Brazilin në Copa América Centenario 2016 dhe në Kupën e Botës 2018.

Karriera me klube

Redakto

Internacional

Redakto

I lindur në Novo Hamburgo, Rio Grande do Sul, Alisson u bashkua me akademinë e Internacional në vitin 2002, në moshën 10 vjeç.[6][7] Pasi kaloi të gjithë ekipet e të rinjëve, ai luajti rregullisht me ekipin nën-23, para se të debutonte me ekipin e parë më 17 shkurt 2013 në barazimin 1–1 kundër Cruzeiro-RSCampeonato Gaúcho ku ai luajti si titullar.[8] Debutimi i tij në Série A erdhi më 25 gusht 2013 në barazimin 3–3 në shtëpi kundër Goiás, ku ai sërisht luajti titullar.[9] Alisson zhvilloi vetëm gjashtë paraqitje në sezonin e tij të parë, duke qëndruar më së shumti si rezervë e vëllait të tij Muriel; ai gjithashtu garoi me Agenor për statusin e portierit të dytë.[7]

Në vitin e ardhshëm, Alisson e gjeti veten duke garuar me legjendën braziliane Dida, i cili i ishte bashkuar klubit nga Grêmio. Ai e fitoi vendin e titullarit në tetor 2014 dhe e mbylli vitin me 14 ndeshje në kampionat.[10] Ai u bë titullar i padiskutueshëm në vitin e ardhshëm ku arriti të luante 57 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Më 4 shkurt 2016, Alisson firmosi një para-kontratë me klubin italian Roma dhe më pas arriti një marrëveshje pesë-vjeçare për 7.5 milion €.[11] Ai luajti ndeshjen e fundit me Internacionalin më 15 maj 2016, duke e mbajtur portën e paprekur në barazimin pa gola kundër Chapecoense.[12] Gjatë katër viteve me ekipin e parë të Internacionalit, Alisson zhvilloi më shumë se 100 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe fitoi titullin Campeonato Gaúcho në çdo sezon.[7]

Alisson u transferua zyrtarisht te Roma në Serie A në korrik 2016.[13]

Ai bëri debutimin e tij zyrtar me klubin më 17 gusht 2016 duke luajtur si titullar në ndeshjen play-off të UEFA Ligës së Kampioneve kundër Portos, por e shpenzoi shumicën e sezonit si rezerva e portierit polak Szczęsny.[14] Ai e mbylli sezonin e parë në kryeqytet me 15 ndeshje, por asnjëra prej tyre nuk ishte në kampionat. Szczęsny u transferua te Juventus në sezonin e ardhshëm, duke bërë që Alisson të merrte fanellën me numrin 1. Ai më vonë tregoi se do të merrte në konsiderate të largohej nga Roma nëse nuk do luante më shpesh.[15]

Alisson më në fund debutoi në Serie A në ndeshjen hapëse të sezonit 2017–18, duke luajtur si titullar në fitoren 1–0 kundër Atalantës në Bergamo.[16] Ai luajti ndeshjen e parë në Derby della Capitale më 18 nëntor ku Roma mposhti rivalët e qytetit Lazion 2–1.[17] Ai u vlerësua për performancat e tij në Ligën e Kampioneve, duke pasur një rol kyç, me ekipin që arriti deri në gjysëm-finale.[18][19] Ai nuk pësoi asnjë gol në Stadio Olimpico deri në ndeshjen e gjysëm-finales kundër Liverpoolit më 2 maj 2018; pavarësisht se Roma fitoi 4–2, ata u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 7–6.[20]

Alisson u vlerësua edhe për performancat e tij në kampionat gjatë sezonit 2017–18.[21] Ai nuk pësoi gol në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet; ai nuk pësoi gol në 17 ndeshje në Serie A dhe 5 në Ligën e Kampioneve.[22][23]

Liverpool

Redakto

Më 19 korrik 2018, Liverpool konfirmoi zyrtarisht transferimin e Alisson për 66.8 milion £ (72.5 milion €), duke u bërë portieri më i shtrenjtë i historisë, duke kaluar transferimet e Ederson Moraes (më i shtrenjti në paund) dhe Gianluigi Buffon (më i shtrenjti në euro).[24][25] Megjithatë, ky rekord u thye vetëm katër javë më vonë pas transferimit të portierit spanjoll Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao te Çelsi për 71.6 milion £ (80 milion €).[26][27] Më 10 gusht, klubi konfirmoi në uebfaqen zyrtare se Alisson do të merrte numrin 13 për sezonin 2018–19.[28]

Alisson debutoi zyrtarisht me klubin më 12 gusht në fitoren 4–0 kundër West Ham United në kampionat.[29] Ai nuk pësoi gol as në dy ndeshjet e rradhës kundër Crystal Palace dhe Brighton, duke marrë vlerësime.[30][31] Në fund të muajit, Alisson ishte një nga katër katër pretendentët për çmimin e portierit më të mirë të Ligës së Kampioneve,[32] duke u renditur i dyti.[33]

Me Alisson në portë, Liverpool nuk humbi plot 20 ndeshje në kampionat të luajtura në shtëpi, duke thyer rekordin e njëjtë të vendosur nga Javier Mascherano.[34] Ai gjithashtu luajti një rol vendimtar në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ku pritjet e tij jetike në fitoren 1–0 kundër Napolit lejoi Liverpool të përparonte në raundin e 16-tave.[35]

Më 3 mars 2019, Alisson arriti ndeshjen e 17të pa pësuar gol në Premier Ligë në barazimin pa gola në derbin kundër Evertonit, duke u bërë portieri debutues që arrin më shumë ndeshje pa pësuar gol në Premier Ligë që nga Pepe Reina në sezonin 2005–06.[36] Në fund, Alisson arriti të mbledh 21 ndeshje pa pësuar gol në kampionat, duke fituar edhe Dorezën e Artë të Premier Ligës.[4]

Në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve, ai luajti një rol të rëndësishëm në ekipin që arriti finalen për të dytin vit rresht; në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales në shtëpi kundër Barcelonës, ai kreu disa pritje mbreslënëse me Liverpoolin që përmbysi humbjen 3–0 të ndeshjes së parë duke fituar 4–0.[37] Më 1 qershor, në finale kundër Tottenham Hotspur, Alisson e ruajti sërisht portën të paprekur, duke ndihmuar Liverpoolin të fitojë 2–0 dhe të shpallet kampion Evrope për herë të parë pas 14 vitesh.[38][39]

Karriera ndërkombëtare

Redakto
 
Alisson në një ndeshje në 2016.

Pas përfaqsoi ekipet nën-17 dhe -20, Alisson u thirr në ekipin e parë nga trajneri Dunga për dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Kupës së Botës 2018 kundër Kilit dhe Venezuelës.[40] Ai debutoi në ndeshjen e dytë ndaj Venezuelës më 13 tetor, duke luajtur si titullar në një fitore 3–1 në Castelão.[41]

Më 5 maj 2016, Alisson ishte një nga 23 lojtarët e thirrur të Brazilit për të luajtur në Copa América Centenario.[42] Në ndeshjen e parë të ekipit, një barazim pa gola kundër Ekuadorit, ai devijoi një gjuajtje të Miller Bolaños në portën e tij, duke shkaktuar një autogol, por që më pas u anullua pasi topi kishte dalë jashtë vijave kufizueze më parë.[43] Ai pësoi dy gola në tre ndeshje me Brazilin që u eliminua në fazën e grupeve.[44]

Në maj 2018. Alisson ishte pjesë e listës prej 23 lojtarësh që do të luanin në Kupën e Botës 2018Rusi.[45]

Në maj 2019, ai u thirr për të luajtur në Copa América 2019.[46]

Jeta personale

Redakto

Vëllai më i madh i Alisson, Muriel, është gjithashtu futbollist profesionist i cili luan si portier dhe u zhvillua te Internacional.[47] Familja e tyre është me origjinë gjermane.[48]

Alisson është katolik.[49] Ai u martua me Natalia Loewe në vitin 2015 pas tre viteve lidhje. Sëbashku kanë një fëmijë, vajzën Helena të lindur në prill 2017[50] Në janar 2019, çifti njoftoi se po priste fëmijën e dytë.[51]

Përveç gjuhës së tij amtare portugeze, Alisson flet edhe anglisht.[52]

Në maj 2019, Alisson u bë ambasador i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.[53]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 1 qershor 2019[54]
Klubi Sezoni Liga Liga e Shtetit[a] Kupa Kupa e Ligës Kontinenti Tjetër[b] Gjithsej
Divizioni Ndsh Goals Ndsh Goals Ndsh Goals Ndsh Goals Ndsh Goals Ndsh Goals Ndsh Goals
Internacional 2013 Série A 6 0 1 0 2[c] 0 9 0
2014 Série A 11 0 3 0 0 0 14 0 28 0
2015 Série A 26 0 15 0 4[c] 0 12[d] 0 57 0
2016 Série A 1 0 17 0 0 0 3 0 21 0
Gjithsej 44 0 36 0 6 0 12 0 17 0 115 0
Roma 2016–17 Serie A 0 0 4[e] 0 11[f] 0 15 0
2017–18 Serie A 37 0 0 0 12[g] 0 49 0
Gjithsej 37 0 4 0 23 0 64 0
Liverpool 2018–19 Premier League 38 0 0 0 0 0 13[g] 0 51 0
Gjithsej 38 0 0 0 0 0 13 0 51 0
Gjithsej karriera 119 0 36 0 10 0 0 0 48 0 18 0 230 0
  1. ^ Ndeshje në Campeonato Gaúcho
  2. ^ Ndeshje në Primeira Liga (Brazil), Copa FGF dhe Supercopa Gaúcha
  3. ^ a b Ndeshje në Copa do Brasil
  4. ^ Ndeshje në Copa Libertadores
  5. ^ Ndeshje në Coppa Italia
  6. ^ Një ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve dhe dhjetë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  7. ^ a b Ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 27 mars 2019[55]
 
Alisson me Brazilin në Kupën e Botës 2018.
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Brazili 2015 3 0
2016 12 0
2017 7 0
2018 12 0
2019 1 0
Gjithsej 35 0
Internacional
Liverpool

Kombëtarja

Redakto
Brazil U23

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "FIFA World Cup Russia 2018: List of players: Brazil" [FIFA Kupa e Botës Rusi 2018: Lista e lojtarëve: Brazili] (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 korrik 2018. fq. 4. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 qershor 2018. Marrë më 4 nëntor 2018.
  2. ^ "Alisson: Overview" [Alisson: Përmbledhje] (në anglisht). Premier League. Marrë më 4 nëntor 2018.
  3. ^ "Zyrtare: Alison te Liverpuli, bëhet portieri më i shtrenjtë në botë". Sport Ekspres. 18 korrik 2018. Marrë më 2 qershor 2019.
  4. ^ a b c "Alisson fiton trofeun 'Dorëza e Artë'". Telegrafi.com. 12 maj 2019. Marrë më 2 qershor 2019.
  5. ^ "Liverpool fiton Champions League për herë të 6, mposht 2-0 Tottenhamin". Top-Channel.tv. 1 qershor 2019. Marrë më 2 qershor 2019.
  6. ^ "Antes de ser titular, goleiro do Inter recebeu convite para virar modelo" [Para se të bëhej titullar, portieri i Interit mori një ftesë për t'u bërë model] (në portugalisht). Globo Esporte. 29 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2015. Marrë më 17 tetor 2015.
  7. ^ a b c d e "10 things you need to know about new Roma goalkeeper Alisson" [10 gjërat që duhet t'i dini rreth portierit të ri të Romës Alisson]. AS Roma (në anglisht). 6 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2017. Marrë më 8 dhjetor 2017.
  8. ^ "Inter cede empate para Cruzeiro-RS e determina Gre-Nal nas quartas" [Inter barazon me Cruzeiro-RS dhe vendos një Gre-Nal në çerek-finale] (në portugalisht). Globo Esporte. 17 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2017. Marrë më 17 tetor 2015.
  9. ^ "Chuva de gols: Inter e Goiás fazem jogo de reviravoltas e ficam no 3 a 3" [Shi golash: Inter dhe Goiás bëjnë një lojë përmbysjesh dhe përfundojnë në 3–3] (në portugalisht). Globo Esporte. 25 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2015. Marrë më 17 tetor 2015.
  10. ^ Guichard, Diego. "Alisson segue linha de Taffarel e Dida e ganha status de "pegador de pênalti"" [Alisson ndjek Taffarel dhe Didën dhe merr statusin e "gjuajtësit të penalltive"] (në portugalisht). Globo Esporte. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2017. Marrë më 8 dhjetor 2017.
  11. ^ "Alisson tem pré-contrato com Roma para ser apresentado no meio do ano" [Alisson ka para-kontratë me Romën dhe do prezantohet në mes të vitit] (në portugalisht). Globo Esporte. 4 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2016. Marrë më 28 maj 2016.
  12. ^ "Alisson recebe homenagem na despedida" [Alisson nderohet në ndeshjen e lamtumirës] (në portugalisht). Uebfaqja zyrtare e Internacional. 15 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2016. Marrë më 28 maj 2016.
  13. ^ "Roma merr portierin brazilian". minuta90.com. 7 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2019. Marrë më 2 qershor 2019.
  14. ^ "Porto-Roma, la formazione ufficiale: Alisson in porta, Dzeko in attacco" [Porto-Roma, formacionet zyrtare: Alisson në portë, Dzeko në sulm]. La Gazetta dello Sport (në italisht). 17 gusht 2016. Marrë më 8 dhjetor 2017.
  15. ^ "Alisson: 'I'd have left Roma if…'" [Alisson: ‘Do t'a lija Romën nëse…’]. Football Italia (në anglisht). 10 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2017. Marrë më 8 dhjetor 2017.
  16. ^ "Etrit Berisha nuk ndal dot Kolarov, Roma e nis me fitore "Seria A" (Video)". BalkanWeb.com. 20 gusht 2017. Marrë më 2 qershor 2019.
  17. ^ "VIDEO/ Strakosha mposhtet dy herë për 4 minuta, Roma fiton derbin ndaj Lacios". Panorama Sport. 18 nëntor 2017. Marrë më 2 qershor 2019.
  18. ^ "'The Messi of goalkeepers'! Who is Alisson, the Roma phenomenon valued at €70m?" [‘Messi i portierëve’! Kush është Alisson, fenomeni i Romës i vlerësuar 70 milion €?]. Goal.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2018. Marrë më 18 qershor 2018.
  19. ^ "UEFA Champions League – Roma-Barcelona" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2018. Marrë më 18 qershor 2018.
  20. ^ "Liverpool, në finalen e Kievit me Realin. Roma eliminohet me nder". Top-Channel.tv. 2 maj 2018. Marrë më 2 qershor 2019.
  21. ^ "How Alisson became the most in-demand goalkeeper in the world – Planet Football" [Si Alisson u bë portieri më i kërkuar në botë] (në anglisht). Planet Football. 21 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2018. Marrë më 18 qershor 2018.
  22. ^ "2017–18 Serie A Player Goalkeeping Stats | Clean Sheets" [2017–18 Serie A statistikat e portierëve – ndeshjet pa pësuar gol]. www.foxsports.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 1 gusht 2018.
  23. ^ "Clean sheets UEFA Champions League 17/18". Statbunker football (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2018. Marrë më 1 gusht 2018.
  24. ^ "Liverpool complete Alisson Becker transfer" [Liverpool kompleton transferimin e Alisson Becker] (në anglisht). Liverpool F.C. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2018. Marrë më 19 korrik 2018.
  25. ^ "ZYRTARE/ Alison te Liverpuli, zbulohen të gjitha shifrat dhe flet braziliani!". Sport Ekspers. 19 korrik 2018. Marrë më 2 qershor 2019.
  26. ^ "Thyhet rekordi i Alisonit, Kepa bëhet portieri më i shtrenjtë në botë". Sport Ekspers. 8 gusht 2018. Marrë më 2 qershor 2019.
  27. ^ "Pesë portierët më të shtrenjtë në histori, Kepa thyen rekordin dhe udhëheq listën". Telegrafi.com. 9 gusht 2018. Marrë më 2 qershor 2019.
  28. ^ "Alisson and Fabinho squad numbers confirmed" [Konfirmohen numrat e skuadrës për Alisson dhe Fabinhon] (në anglisht). Liverpool F.C. Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2018. Marrë më 10 gusht 2018.
  29. ^ "Liverpool e nis sezonin me fitore dhe spektakël". Top-Channel.tv. 12 gusht 2018. Marrë më 2 qershor 2019.
  30. ^ "Crystal Palace 0–2 Liverpool: Player Ratings" [Crystal Palace 0–2 Liverpool: Vlersimet e lojtarëve] (në anglisht). This Is Anfield. 20 gusht 2018. Marrë më 1 shtator 2018.
  31. ^ "Liverpool 1–0 Brighton: Player Ratings" [Liverpool 1–0 Brighton: Vlersimet e lojtarëve] (në anglisht). This Is Anfield. 25 gusht 2018. Marrë më 1 shtator 2018.
  32. ^ "UEFA publikon kandidatët për lojtarët më të mirë të edicionit të kaluar". Botasot.info. 9 gusht 2018. Marrë më 2 qershor 2019.
  33. ^ "Ky është portieri më i mirë i Champions League". Botasot.info. 30 gusht 2018. Marrë më 2 qershor 2019.
  34. ^ "Alison "i pakapshëm", statistikat e bëjnë "mbret" në Angli". Sport Ekspers. 13 dhjetor 2018. Marrë më 2 qershor 2019.
  35. ^ "Liverpooli bën mrekullinë, mbetet pjesë e Ligës së Kampionëve". Lajmi.net. 11 dhjetor 2018. Marrë më 2 qershor 2019.
  36. ^ O'Neill, Caoihme (5 mars 2019). "Liverpool's Alisson Becker wins global award and the remarkable Pepe Reina stat he could break" [Alisson Becker i Liverpool fiton çmimin global dhe dhe statistikën e mrekullueshme të Pepe Reinës që ai mund të thyej] (në anglisht). Liverpool Echo. Marrë më 8 mars 2018.
  37. ^ "Liverpool bën mrekullinë, mund 4-0 Barcelonën dhe shkon në Finale". Gazeta Premium. 8 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2019. Marrë më 2 qershor 2019.
  38. ^ "Liverpool fiton Champions League për herë të 6, mposht 2-0 Tottenhamin". Top-Channel.tv. 1 qershor 2019. Marrë më 2 qershor 2019.
  39. ^ "Video/ Liverpool mbret i futbollit, fiton Champions League". Gazeta Mapo. 1 qershor 2019. Marrë më 2 qershor 2019.
  40. ^ "Alisson celebra convocação e chance de trabalhar com Taffarel: "Espelho"" [Alisson feston thirrjen dhe mundësinë për të fituar me Taffarel: "Shëmbull"] (në portugalisht). Globo Esporte. 13 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2015. Marrë më 17 tetor 2015.
  41. ^ "Brasil x Venezuela – Eliminatórias da Copa – América do Sul 2015–2017" (në portugalisht). Globo Esporte. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2018. Marrë më 20 korrik 2018.
  42. ^ "Dunga convoca Seleção para a Copa América com 7 jogadores olímpicos" [Dunga thërret Seleçãon në Copa Américan me shtatë lojtar Olympik] (në portugalisht). Globo Esporte. 5 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2016. Marrë më 10 maj 2016.
  43. ^ "Kupa e Amerikës, zhgënjen Brazili. 0-0 me Ekuadorin". Top-Channel.tv. 5 qershor 2016. Marrë më 2 qershor 2019.
  44. ^ "Video / Brazili eliminohet që në grup pas një goli me dorë". Panorama Sport. 12 qershor 2016. Marrë më 2 qershor 2019.
  45. ^ "Botërori/ Brazili publikon listën e 23 lojtarëve të grumbulluar". Top-Channel.tv. 14 maj 2018. Marrë më 2 qershor 2019.
  46. ^ Sotir Kora (17 maj 2019). "Brazili shpall listën, Marcelo jashtë Copa America!". Supersport.al. Marrë më 2 qershor 2019.
  47. ^ "Goleiro 'mais gato do Brasil' quase largou a carreira porque era baixinho e fracote" [Portieri më i 'nxehtë i Brazilit përpak hodhi poshtë karrierën e tij për shkak se ishte i vogël] (në portugalisht). ESPN Brasil. 16 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2015. Marrë më 17 tetor 2015.
  48. ^ Gehm, Florian (20 korrik 2018). "FC Liverpool: So viel Deutschland steckt in 73-Mio.-Keeper Alisson Becker" (në gjermanisht) – nëpërmjet www.welt.de.
  49. ^ "Alisson: 'I love being a 'keeper'" [Alisson: 'Më pëlqen të jem një 'portier'] (në anglisht). Football Italia. 21 tetor 2017. Marrë më 17 korrik 2018.
  50. ^ McCoid, Sophie (19 korrik 2018). "Who is Alisson Becker's wife? Everything you need to know about Natalia Loewe" [Kush është gruaja e Alisson Becker? Gjithçka që duhet të dini rreth Natalia Loewe]. liverpoolecho (në anglisht). Marrë më 12 janar 2019.
  51. ^ Macdonald, Neil (26 janar 2019). "Liverpool FC star Alisson announces new baby on the way" [Ylli i Liverpool FC Alisson njofton se fëmija i ri po vjen]. liverpoolecho (në anglisht). Marrë më 25 shkurt 2019.
  52. ^ "Alisson Full Pre-Match Press Conference - Bayern Munich v Liverpool - Champions League" [Konferenca e plot për shtyp e Alisson para-ndeshjes - Bayern Munich v Liverpool - Liga e Kampioneve]. YouTube (në anglisht). BeanymanSports. Marrë më 12 maj 2019.
  53. ^ "Alisson Becker appointed WHO goodwill ambassador" [Alisson Becker vendoset ambasador i WHO]. Liverpool F.C. (në anglisht). Marrë më 22 maj 2019.
  54. ^ "Alisson Becker" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 prill 2019.
  55. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Alisson" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 23 qershor 2018.
  56. ^ McNulty, Phil (1 qershor 2019). "Tottenham Hotspur 0–2 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 1 qershor 2019.
  57. ^ "Gran Galà Calcio, Alisson miglior portiere 2017/2018: "Grazie alla Roma" - TUTTOmercatoWEB.com" [Gran Galà Calcio, Alisson portieri më i mirë 2017/2018: "Falë Romës"]. www.tuttomercatoweb.com (në anglisht). Marrë më 2 qershor 2019.
  58. ^ "Serie A Team of 2017–18" [Serie A Ekipi i 2017–18] (në anglisht). Football Italia. 3 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2018. Marrë më 3 dhjetor 2018.
  59. ^ "Goal 50: Liverpool star Alisson named as world's best goalkeeper of 2018 - Goal.com" [Goal 50: Ylli i Liverpoolit Alisson shpallet portieri më i mirë i vitit 2018]. goal.com (në anglisht). Marrë më 2 qershor 2019.

Lidhje të jashtme

Redakto