Avni Abazi
Avni Abazi (ka lindur më 28 janar 1976 në Pejë) është aktor, producent dhe regjisor shqiptar nga Kosova.
Biografia
RedaktoNë Pejë ka mbaruar shkollën fillore dhe atë të mesme. Hapat e parë për aktor i mori nga artisti i popullit Kadri Roshi, për të vazhduar studimët në klasën e Xhevdet Ferrit dhe Niko Kanxherit në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Pas traziravë të vitit 1997 në Shqipëri, Avniu kthehet në Fakultetin e Arteve në Univërzitetin e Prishtinës në klasën e Faruk Begollit dhe Luan Dakës. Në tetor të vitit 1999, me të mbaruar lufta e Kosovës, Avniu ndjek studime njëvjeçare të gjuhës angleze dhe menaxhmentit të gazetarisë dhe Televizionit në Univerzitetin Amerikan në Bullgari. Në vitin 2000 Avniu themelon The Association of Culture and Art Development in Balkans – ACADB dhe njëkohësisht ndjek studimet në klasën e Enver Petrovcit, për të diplomuar si aktor profesionist në janar të vitit 2002, vit në të cilin ai përfundon serialin e parë të pasluftës në Kosovë, e me ç`rast dëshmohet edhe si producent filmi duke angazhuar 104 aktor, 14 regjisor dhe 10 skenaristë. Serialin 15 epizodësh "Jeta e Një Toke" Avniu e prezentoi në Oklahoma University, Oklahoma Central University, Loyola University, Nichols State University, Norman Collage, Columbus University si dhe në Konferencën mbi filmin e Evropës Juglindore në Oklahoma, bashkë më filmat: “Toka e Askujt” (Bosnjë), “Para Shiut” (Maqedoni) dhe “Në Duart e Të rrezikshmeve” (film dokumentar mbi holokaustin - fitues i Oskarit në vitin 2000). Në janar të vitit 2003 u shpërblye nga departameniti i shtetit të SHBA-së për punën e tij inovative dhe të arriturat në kinomatografinë Kosovare me filmin “Jeta e Një Toke”.
Duke qenë student i aktorëve më të shquar shqiptar si Kadri Roshi, Faruk Begolli dhe Enver Petrovci, Avniu është dëshmuar si aktor karakteresh në shumë shfaqje. Ai ka aktruar përkrah Tinka Kurtit dhe Reshat Arbanës në “Shfaqjën e Fundit” të Fadil Hysajt (Teatri Kombëtar - Tiranë, 1999, ka intepretuar në “Të Lumët ne për këtë liri" me regji të Faruk Begollit (Teatri Dodona – Prishtinë 2001), “Ëndrra e Një natë Vere” me regji të Ilir Bokshit (Teatri Kombetar – Prishtinë 2002). Është udhëheqës Honey and Blood theatre ne NYC dhe regjisor i shfaqjes "American Dream Adition" realizuar ne New York ne 2006. Ka prodhuar si producent Shfaqjen "Ushtari i dy luftërave" me autoresi të Ibadete Abazit dhe regji të Elhame Ktllovcit (Teatri Dodona – Prishtinë 2015) në të cilën edhe interpreton rolin kryesor, ate te Xhimit. Si prodcent dhe aktor angazhohet në shfaqjën "Aromë Femre" shkruar nga Ibadete Abazi dhe regji të Elhame Ktllovcit në (Teatri Dodona – Prishtinë 2016). Si prodcent, regjjisor dhe aktor e shohim në shfaqjën "Një shqiptar, një serb dhe ushtarët" nga autorja Ibadete Abazi në (Teatri Dodona – Prishtinë 2017) të cilën shfaqje e realizoj edhe në SHBA në gjuhën angleze në vitin 2019 si produksion të Honey and Blood Theater në New York.
Në mars të vitit 2005 përmes votës së artistëve të Kosovës, Avni Abazi zgjidhet kryetar i Unionit të Artistëve të filmit të Kosovës – UAFK dhe e udhëheq atë deri në nëntor të vitit 2005 kur edhe largohet nga Kosova.
Avni Abazi gëzon statusin e “Extraordinary ability person in film industry” nga shteti amerikan dhe jeton e vepron si artist i lirë në New York. Angazhimi i tij i fundit ne Televizion ka qene në rolin e Benit në serialin filmik "Qyteti pa Lumë që transmetohe në RTK në vitin 2010-2011.