Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim - BERZH (anglisht: European Bank for Reconstruction and Development - EBRD) është një institucion financiar ndërkombëtar i themeluar në vitin 1991. Si një bankë investimesh shumëpalëshe për zhvillim, BERZH përdor investimet si një mjet për të ndërtuar ekonomitë e tregut. Fillimisht ajo u përqëndrua në vendet e ish-Bllokut Lindor e më vonë u zgjerua në më shumë se 30 vende nga Evropa Qendrore e deri në Azinë Qendrore. Ngjashëm me bankat e tjera shumëpalëshe të zhvillimit, BERZH ka anëtarë nga e gjithë bota (Amerika e Veriut, Afrika, Azia dhe Australia), me aksionarin më të madh të saj që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me seli në Londër, BERZH është në pronësi të 69 vendeve dhe dy institucioneve të Bashkimit Evropian, (që nga korriku i vitit 2018 India është vendi i 69-të i saj). Megjithë aksionarët e sektorit publik, ajo investon në ndërmarrje private, së bashku me partnerët tregtarë.[1] [2] [3] [4].
Vendet përfituese
RedaktoArmenia, Azerbajxhani, Bellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Estonia, Egjipti, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Jordania, Kazakistani, Kirgistani, Kosova, Kroacia, Letonia, Lituania, Moldavia, Mongolia, Mali i Zi, Maroku, Maqedonia e Veriut, Polonia, Qipro, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Shqipëria, Taxhikistani, Tunisia, Turqia, Turkmenistani, Ukraina dhe Uzbekistani.[5]
Vendet donatore
RedaktoAustralia, Austria, Belgjika, Britania e Madhe, Kanada, Kina, Qipro, Çekia (vend përfitues deri më 31.12.2007),[6] Danimarka, Egjipti, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Irlanda, Izraeli, Italia, India, Japonia, Luksemburgu, Malta, Meksika, Maroku, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Rusia, Korea e Jugut, Spanja, Suedia, Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Turqia, Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane e Investimeve.[7]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "The European Bank for Reconstruction and Development". Overseas Development Institut briefing paper. Overseas Development Institute. n.d. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2012. Marrë më 28 qershor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The EBRD's Energy Strategy and the switch from coal". www.ebrd.com. Marrë më 1 tetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "EBRD meets ambitious green-economy goals early as investment hits new record". www.ebrd.com. Marrë më 1 tetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mahmood, M., & Orazalin, N. (2017). Green governance and sustainability reporting in Kazakhstan's oil, gas, and mining sector: Evidence from a former USSR emerging economy. Journal of cleaner Production, 164, 389-397.
- ^ "Where the EBRD works". www.ebrd.com. Marrë më 17 gusht 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Czech Republic homepage [EBRD – Countries]". Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2008. Marrë më 17 gusht 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "European Investment Bank and EBRD will co-manage EU-supported projects in Eastern Europe and Central Asia". 27 nëntor 2006.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)