Enis Bardhi (maqedonisht: Енис Барди; i lindur 2 korrik 1995) është një futbollist profesionist i cili luan si mesfushor sulmues për klubin turk Trabzonspor dhe kombëtaren e Maqedonisë së Veriut .

Enis Bardhi

Bardhi duke luajtur për Maqedonin në 2017
Të dhënat vetjake
Emri i plotëEnis Bardhi[1]
Datëlindja (1995-07-02) 2 korrik 1995 (28 vjeç)
VendlindjaShkup, Maqedoni
Gjatësia1.72 m (5 ft 8 in)
PozicioniMesfushor Sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Trabzonspor
Numri29
Karriera me të rinjtë
Shkupi
2013Brøndby
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2014Prespa Birlik10(5)
2014–2017Újpest79(20)
2017–2022Levante148(23)
2022–Trabzonspor20(4)
Karriera ndërkombëtare
2012–2013Maqedonia U171(0)
2013–2014Maqedonia U194(0)
2014–2017Maqedonia U2114(4)
2015–Maqedonia e Veriut
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera në klube Redakto

Vitet e hershme Redakto

I lindur në Shkup nga prindër shqiptarë, Bardhi e filloi karrierën e tij të hershme në KF Skupi . Ai më vonë iu bashkua sistemit të të rinjve të Brøndby IF në 2013. Në nëntor të atij viti, megjithatë, ai ra dakord për një marrëveshje profesionale njëvjeçare me klubin Suedez të Divizionit 2 të Futbollit, FSK Prespa Birlik. [2] Ai luajti në dhjetë ndeshje dhe shënoi pesë gola për klubin gjatë periudhës së tij, duke i ndihmuar ekipit nga rënia në një ligë më posht.[3]

Újpest Redakto

Në gusht të vitit 2014, Bardhi u zhvendos në klubin e ligës hungareze Nemzeti Bajnokság I, Újpest FC në provë,[4] dhe nënshkroi një kontratë tre-vjeçare në fund të muajit.[5] Ai e bëri debutimin e tij për klubin më 14 shtator, duke u inkuadruar në lojë kur ekipi ishte duke humbur 2-0 në ndeshjen kundër Videoton FC.

Bardhi shënoi golin e tij të parë për Úpjest më 24 tetor të vitit 2014, duke shënuar golin e dytë të ekipit të tij në fitoren 3-2 në shtëpi, fitore kundër Nyíregyháza Spartacus FC. Ai u bë çelësi kryesor i ekipit gjatë sezonit 2016–17, duke shënuar 12 gola dhe duke qenë golashënuesi më i mirë i klubit; ai gjithashtu shënoi edhe një dygolësh në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Gyirmót SE më 13 gusht 2016.

Levante Redakto

Më 17 korrik 2017, Bardhi ra dakord për një marrëveshje tre-vjeçare me ekipin e La Liga-s, Levante UD.[6] Ai e bëri debutimin e tij në La Liga më 21 gusht, duke qenë në njëmbëdhjetshen fillestare në fitoren 1–0 në shtëpi kundër Villarreal CF.[7]

Më 26 gusht 2017 Bardhi shënoi golin e tij të parë, duke shënuar golin e parë të ekipit nga goditja e dënimit në barazimin 2-2 në shtëpi kundër Deportivo de La Coruña.[8]

Trabzonspor Redakto

Më 12 gusht 2022, Bardhi u transferua te klubi turk i Süper Ligës, Trabzonspori . [9]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Bardhi lindi në Maqedoni në një familje Shqiptare dhe kështu kishte të drejtë të përfaqësonte Maqedoninë, Shqipërinë ose Kosovën . Bardhi dëshironte të përfaqësonte Shqipërinë, duke u shprehur se “ nuk besoj se ka një shqiptar të lindur në Shkup, me familje shqiptare, që nuk do të dëshironte të luante për Shqipërinë ”. [10] Redi Jupi, i cili u emërua si menaxher skauting në Federatën Shqiptare të Futbollit, nuk iu afrua asnjëherë Bardhit dhe as nuk iu përgjigj agjentëve të Bardhit. Me interesimin e vërtetë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe Bardhin që e sheh si joprofesionale trajtimin dhe reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit ndaj situatës, ai pranoi thirrjen për Maqedoninë. [10]

Megjithatë, përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Jetmir Salihu, e hodhi poshtë pretendimin e Bardhit, duke shpalosur të gjitha mesazhet mes tij dhe lojtarit, duke treguar se Bardhi nuk ishte asnjëherë i interesuar të luante për Shqipërinë në radhë të parë. [11] Ai akuzoi gjithashtu lojtarin se po tenton të dëmtojë imazhin e shoqatës me qëllim që të shihet si një hero për shqiptarët, duke thënë: “ Që nga viti 2010 kam pasur qindra raste të tilla, futbollistë që kanë refuzuar kombëtaren dhe në në fund dolën me deklarata të tilla sepse duan të bëjnë fajtore FSHF-në që të fitojnë simpatinë e shqiptarëve.[11]

Bardhi përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në nivelet U-17, U-19 dhe U-21 përpara se të bënte debutimin e tij ndërkombëtar më 27 mars 2015, duke hyrë si zëvendësues në pjesën e parë me futbollistin Artim Položanin në një humbje 2–1 në kualifikueset e UEFA Euro 2016 në shtëpi, kundër Bjellorusisë.[12]

Bardhi ishte pjesë e skuadrës së Maqedonisë së Veriut për UEFA Euro 2020, duke filluar në të tre ndeshjet e tyre në fazën e grupeve. [13]

Statistikat e karrierës Redakto

Klubi Redakto

Redaktuar më 23 Mars 2023[14]
Paraqitjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe konkurrencës
Klubi Sezoni Liga Kupa Nacionalr Kupa e Ligës Gjithsej
Division Ndeshjet Golat Ndeshjet Golat Ndeshjet Golat Ndeshjet Golat
Prespa Birlik 2014 Divizioni i dytë Suedez 10 5 10 5
Újpest 2014–15 NB I 21 2 6 0 3 0 30 2
2015–16 29 6 5 1 34 7
2016–17 29 12 4 1 33 13
Gjithsej 79 20 15 2 3 0 97 22
Levante 2017–18 La Liga 26 9 4 0 30 9
2018–19 36 3 2 0 38 3
2019–20 30 7 2 0 32 7
2020–21 26 1 4 1 30 2
2021–22 30 3 2 0 32 3
Gjithsej 148 23 14 1 162 24
Gjithsej karriera 237 48 29 3 3 0 269 51


Ndërkombëtare Redakto

Redaktuar më 23 Mars 2023[15]
Paraqitjet dhe golat sipas kombëtares dhe vitit
Skuadra kombëtare Viti Ndeshjet Golat
Maqedonia e Veriut 2015 4 0
2016 2 0
2017 5 1
2018 8 2
2019 8 2
2020 4 0
2021 11 4
2022 10 4
2023 1 0
Total 53 13
Rezultatet renditin së pari numrin e golave të Maqedonisë së Veriut, kolona e rezultateve tregon rezultatin pas çdo goli të Bardhit.[15]
Lista e golave ndërkombëtarë të shënuar nga Enis Bardhi
Nr. Data Vendi Kundërshtari Shënimi Resultati Kompeticioni
1 9 Tetor 2017 Blagoj Istatov, Strumicë, Maqedoni   Lihtenshtajni 3–0 4–0 Kualifikimi i Kupës së Botës FIFA 2018
2 16 Nëntor 2018 Stadioni Rheinpark, Vaduz, Litenshtajn 1–0 2–0 UEFA Liga e Kombeve 2018–19 Liga D
3 19 Nëntor 2018 Arena Toshe Proeski, Shkup, Maqedoni   Gjibraltari 1–0 4–0
4 25 Mars 2019 Stadiumi Stožice, Ljubljana, Slovenia   Sllovenia 1–1 1–1 Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2020
5 9 Shtator 2019 Stadiumi Daugava, Riga, Latvi   Letonia 2–0 2–0
6 28 Mars 2021 Arena Toshe Proeski, Shkup, Maqedoni   Lihtenshtajni 1–0 5–0 Kualifikimi i Kupës së Botës FIFA 2022
7 11 Nëntor 2021 Stadiumi Republikan Vazgen Sargsyan, Yerevan, Armeni   Armenia 2–0 5–0
8 3–0
9 5–0
10 5 Qershor 2022 Stadiumi Victoria, Gjibraltar   Gjibraltari 1–0 2–0 2022–23 UEFA Liga e Kombeve C
11 12 Qershor 2022 Arena Toshe Proeski, Shkup, Maqedoni 1–0 4–0
12 17 Nëntor 2022   Finlanda 1–1 1–1 Miqësore
13 20 Nëntor 2022   Azerbajxhani 1–0 1–3

Referime Redakto

  1. ^ "Acta del Partido celebrado el 18 de mayo de 2019, en Valencia" [Procesverbali i ndeshjes së zhvilluar më 18 maj 2019, në Valencia] (në spanjisht). Royal Spanish Football Federation. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2021. Marrë më 16 qershor 2019.
  2. ^ "Ekskluzive: Bardhi prej sot te KSF Prespa në Suedi". PortAlb. 15 nëntor 2013. Marrë më 16 gusht 2017.
  3. ^ "Grattis Enis!" [Faleminderit Enis!] (në suedisht). KSF Prespa. 17 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2017. Marrë më 16 gusht 2017.
  4. ^ "Leigazoljuk Enis Bardhi-t" [Enis Bardhi në provë] (në hungarisht). Újpest FC. 29 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2017. Marrë më 16 gusht 2017.
  5. ^ "Ekskluzive: Enis Bardhi te Ujpesti i Hungarisë". PortAlb. 30 gusht 2014. Marrë më 16 gusht 2017.
  6. ^ "Bardhi se compromete con el Levante UD por las próximas tres temporadas" [Bardhi firmos me Levante UD për tre sezonet e rradhës] (në Spanjollisht). Levante UD. 17 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2017. Marrë më 16 gusht 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  7. ^ "La Liga echaba de menos a Morales" [La Liga i mungonte Moralesi] (në anglisht). Marca. 21 gusht 2017. Marrë më 21 gusht 2017.
  8. ^ "El Levante rescata un punto con polémica" [Levante shpëton një pikë me polemika] (në Spanjollisht). Marca. 26 gusht 2017. Marrë më 27 gusht 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  9. ^ "Levante UD and Trabzonspor reach an agreement for the transfer of Bardhi" (në anglisht). Levante UD. 12 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2022. Marrë më 22 gusht 2022.
  10. ^ a b "E vërteta e talentit Enis Bardhi: Desha të luaja për Shqipërinë, shkova te Maqedonia prej Redi Jupit". Panorama Sport. 18 shtator 2017.
  11. ^ a b "Përfaqësuesi i FSHF publikon mesazhet e Enis Bardhit: Pretendove të dalësh hero, dole palaço (FOTO)". Panorama Sport. 18 shtator 2017. Marrë më 28 maj 2018.
  12. ^ "Belarus get the better of FYR Macedonia" [Bjellorusia ka nxjerur më të mirën nga IRJ e Maqedonisë] (në anglisht). UEFA.com. 27 mars 2015. Marrë më 16 gusht 2017.
  13. ^ UEFA.com. "History". UEFA.com (në anglisht). Marrë më 2022-05-26.
  14. ^ Enis Bardhi në Soccerway. Marrë më 16 August 2017.
  15. ^ a b 58736

Lidhje të jashtme Redakto