Kombëtarja maqedonase e futbollit është skuadra kombëtare e shtetit të Maqedonisë, kjo kombëtare kontrollohet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. Për shkak të një mosmarrëveshje në vazhdim për emrin, tashmë kombëtarja merr pjesë në garat kombëtare me emrin "FYR Macedonia". Ata i luajn ndeshjen në stadiumin Philip II Arena në Shkup, ky stadium u ndërtua në vitin e largët 1947, dhe u rihap në vitin 2011 pas rikonstruksionit. Trajneri i kombëtares Maqedonase është Čedomir Janevski, i cili erdhi në detyrë më 21 gusht 2012 duke zëvëndësuar John Toshack, i cili u largua nga kombëtarja më 12 gusht 2012 si pasojë e mos përmbushjes së kritereve të kërkuara nga presidenti i federatës maqedonase Ilčo Gjorgioski.
Më 12 gusht 2009, si pjesë e 100 vjetorit të themelimit të futbollit në Maqedoni, kombëtarja luajti një ndeshje miqësore kundë kampionëve europian të Spanjës. Ylli Goran Pandev shënoi 2 Gola në pjesën e parë për ti dhënë kryesimin skuadrës së tij 2-0 përpara se Spanja të bënte një përmbysje me 3 Gola dhe për të fituar, kjo ndeshje u luajt në Philip II Arena u ndoq nga një numër rekord tifozësh, 30.000 mij.
Kombëtarja maqedonase e futbollit nuk është kualifikuar asnjë herë për në finalet e Kupës së Botës. Në vitin 2010, ata ishin shumë pranë kualifikimit, pasi e përfunduan grupin 9 me 7 pikë. Gjithsej ishin vetëm pesë skuadra, Maqedonia nuk u kualifikua dotë vetëm në ndeshjen e fundit të grupit, ku ata humbën kundër Norvegjisë me rezultatin 2-1.
Si në Kupën e Botës, Maqedonia nuk është kualifikuar asnjë herë edhe në një kampionat europian. Ata mundën Estoninë me rezultatin 1-0 më 16 gusht 2006 në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të Eruo 2008. Ata barazuan më pas me Anglinë 0-0 më 7 tetor 2006 duke shënuar rezultatin e tyre më të mirë deri më sot. Ata fituan një tjetër ndeshje surprizë kundër Kroacisë më 17 nëntor 2007
As a part of the Federation of six Republics Yugoslavia