Giuseppe "Beppe" Bergomi (Italisht: [dʒuˈzɛppe ˈbɛrɡomi]; lindur më 22 dhjetor 1963) është një ish futbollist profesionist italian i cili ka luajtur si mbrojtës.

Giuseppe Bergomi

Bergomi në vitin 2008
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGiuseppe Bergomi
Datëlindja (1963-12-22) 22 dhjetor 1963 (60 vjeç)
VendlindjaMilano, Itali
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMbrojtës
Karriera me të rinjtë
Internazionale
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1979–1999Internazionale519(23)
Karriera ndërkombëtare
1981–1982Italia U213(0)
1982–1998Italia81(6)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Bergomi e ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij te klubi italian Internazionale, ku për disa vite ishte lojtari me më shumë ndeshje në historinë e klubit, si dhe shërbeu edhe si kapiten. Ai njihej në mënyrë humoristike si "Lo zio" (xhaxhai)[1] për shkak të vetullave të trasha dhe mustaqeve "mbreslënëse" që ai kishte kur ishte i ri.[2][3]

Ai konsiderohet një nga mbrojtësit më të mëdhenjë italian të të gjitha kohërave,[4][5][6] si dhe një nga më të mirët e gjeneratës së tij.[7] Në vitin 2004, ai u zgjodh nga Pelé në listën FIFA 100.[8]

Bergomi aktualisht punon si analist në Sky Sports Italia dhe shpesh është bashk-komentator në ndeshjet e Serie A sëbashku me Fabio Caressa.[9]

Karriera me klube

Redakto

I lindur në Milano, Bergomi filloi të stërvitej me ekipin e parë të Interit që në moshën 16 vjeç dhe debutoi si profesionist në sezonin 1980–81. Pasi fitoi Kupën e Italisë sezonin e ardhshëm,[10] ai arriti edhe gjysëm-finalen e Kupën Evropiane ndrësa ai zhvilloi paraqitje pozitive të vazhdueshme; këto paraqitje bënë që ai të behej pjesë e Italisë.[11]

Bergomi e shpenzoi të gjithë karrierën e tij te Interi, ku më vonë u bë edhe kapiten. Njëzet sezonet në Serie A ku ai luajti u dominuan më së shumti nga Milani, duke bërë që ai ta fitonte Scudetton vetëm një herë gjatë sezonit rekord 1988–89. Megjithatë, ai arriti të fitonte Kupën UEFA tre herë,[10] duke arritur edhe një finale të katërt në vitin 1997[12] Për disa kohë, ai mbajti rekordet për numrin më të madh të ndeshjeve nga një lojtar italian në kompeticionet evropiane dhe më shumë ndeshje në derbin e Milanos; të dy rekordet më pas u thyen nga Paolo Maldini.[13][14]

Bergomi u tërhoq në vitin 1999 në moshën pothuajse 36 vjeçare, duke mbajtur rekordin si lojtari me më shumë ndeshje i Interit 758. Rekordi i tij qëndroi deri në shtator 2011 kur u thye nga argjentinasi Javier Zanetti.[15] Me 96 ndeshje, ai është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje në historinë e Kupës UEFA.[16] Në mars 2004, ai u përfshi nga Pelé në listën FIFA 100.[8]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Me kombëtaren italiane, Bergomi fitoi Kupën e Botës 1982, por gjithashtu luajti në edicionet 1986 dhe 1990 (duke qënë kapiten në të dytën). Ai luajti edhe në UEFA Euro 1988, ku ekipi i tij arriti në gjysëm-finale dhe ai u zgjodh në ekipin e turnamentit.[17] Baresi formoi një mbrojtje të fuqishme për Italinë në vitet 1980 sëbashku me lojtarë si Giuseppe Baresi i Interit, vëllai i tij Franco i Milanit dhe treshja e Juventusit Antonio Cabrini, Claudio Gentile dhe Gaetano Scirea. Ai bëri debutimin e tij më 14 prill 1982 në humbjen 1–0 ndaj Gjermanisë Jugore; në moshën 18 vjeç dhe 3 muaj, ai u bë lojtari më i ri që luan për Italinë pas Luftës së Dytë Botërore;;[18][19] gjatë fushatës së suksesshme në Kupën e Botës 1982, ai luajti tre ndeshje, përfshirë dy të fundit, ku ai luajti nga 90 minuta të plota në të dyja. Në gjysëm-finale, ai ndihmoi ekipin të mos pësonte gol pasi zëvëndësoi në formacion të dëmtuarin Collovati. Në finale, ai mori pjesë në golin ikonik të Marco Tardellit, sëbashku me Scirean.[20]

Në edicionin e vitit 1986, Italia u eliminua në raundin e 16-tave. Katër vite më pas, Bergomi ishte kapiten në turnamentin që u zhvillua në shtëpi, ku ekipi arriti vendin e tretë. Ai luajti në të shtata ndeshjet, ku arriti pesë fitore rresht dhe po aq ndeshje pa pësuar gol, duke qëndruar plot 518 minuta pa pësuar gol që ishte një rekord në atë kohë.[21]

Pasi u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kualifikuese të Euro 1992 kundër Norvegjisë, Bergomi shpenzoi vite ai u thirrur në kombëtare, por ai u zgjodh në mënyrë surprizuese për Kupën e Botës 1998 në moshën 34 vjeç.[22] Thirrja e tij erdhi pas performancave pozitive në sezonin 1997–98 me Interin, duke luajtur 27 ndeshje në kampionat dhe udhëhoqi Zikaltrit në triumfin e Kupës UEFA – i treti dhe i fundit për të. Në turnamentin e zhvilluar në Francë, ai e nisi si rezervë, por u aktivizua si zëvëndësues në ndeshjen e tretë të grupit në vënd të Alessandro Nestës, i cili pësoi një dëmtim që e detyroi t'a mbyllte turnamentin. Ai luajti në qëndër të mbrotjes sëbashku me lojtarë si Fabio Cannavaro, Alessandro Costacurta dhe Maldini në pjesën e mbetur të turnamentit, duke zhvilluar tre ndeshje me Italinë që u eliminua në çerek-finale me penallti nga Franca, që në fund fitoi turnamentin; kjo ishte ndeshja e tij e 81të dhe e fundit me ekipin kombëtar, me të cilën shënoi edhe gjashtë gola.[23]

Pavarësisht se luajti në katër edicione të Kupës së Botës, Bergomi nuk luajti në asnjë ndeshje kualifikuese.[24]

Stili i lojës

Redakto

Bergomi ishte një lojtar ekstremisht i shkathët, i cili ishte i aftë në luante në çdo pozicion të prapavijës dhe të përshtatej në çdo formacion:[4][10][25] edhe pse pozicioni i tij parësor ishte mbrojtës i djathtë,[7][26] ai luante po me të njëjtën saktësi edhe në majtë,[27][28] qëndër[29] dhe si mbrojtës i lirë.[30] Në këto pozicione ai ka luajtur si me Interin ashtu edhe me ekipin kombëtar. Një lojtar i shpejtë, atletik, i qëndrueshëm dhe puntor, duke i shtuar këtyre edhe aftësitë e tij në mbrojtje, Bergomi si mbrojtës njihej për forcën e tij, rezistencën dhe aftësinë për të kryer inkursione përpara në krah, duke ndihmuar ekipin në aksionet sulmuese me gola dhe asiste,[7][11][27][29][31][32][33] kjo falë këmbës së tij të djathtë, krosimeve dhe gjuajtjeve të fuqishme nga distanca.[34] Mbi të gjitha, Bergomi njihej për aftësitë të tij të shkëlqyer të markimit si një "ndalues" në mbrojtje,[7][30][35] edhe pse ai luante po aq mirë në sistemin e markimit zonal;[27][30] ai gjithashtu vlerësohej për kohën e kryerjes së ndërhyrjeve ndaj kundërshtarëve.[34]

Bergomi kishte temperament të fortë dhe bënte ndërhyrje të ashpra, duke bërë që gjatë karrierës së tij ai të përjashtohej me karton të kuq në 12 raste.[36][29] Pavarësisht kësaj, ai dallohej për ndershmërinë, profesionalizmin dhe disiplinën, që e bënë atë lojtar që respektohej nga shokët e ekipit, kundërshtarët dhe trajnerët;[27][37][38] ai është njohur edhe për 'lidershipin në heshtje' gjatë karrierës së tij.[39] Për shkak të mënyrës së të luajturit fizik dhe të fortë,[27][40] në vitin 2007, The Times e renditi atë në vendin e 9të në listën e tyre me 50 lojtarët të më të fortë në historinë e futbollit.[36][41]

Një talent i çmuar në rininë e tij,[29][42] Bergomi më vonë u dallua për jetëgjatësinë e tij në karrierën e tij të gjatë; përvoja e tij, inteligjenca taktike, pozicionimi,[43][44][45] vetëbesimi në zotërimin e topit, balanca, teknika dhe aftësia për të nisur aksione nga prapavija bënë që ai të shkëlqente në pozicionin e mbrojtësit të lirë ("Swepper") në vitet e fundit të karrierës,[7][27][30][46][47] duke mbajtur një nivel të lartë performance, pavarësisht se ai pati një rënje shpejtësinë dhe force fizike.[43][48]

Karriera pas tërheqjes

Redakto
 
Bergomi në vitin 2016.

Bergomi është një trajner i liçensuar. Ai u bë trajneri i të rinjëve Esordienti të Interit në vitin 2008.[49] Në korrik 2009, ai u vendos trajner i ekipit nën-17 Allievi NazionaliA.C. Monza Brianza 1912.[50] Një vit më pas, ai u ngrit në detyrë duke u bërë trajneri i ekipit nën-19 të quajtur Berretti, në bashkpunim me Giuseppe Chieppa.[51]

Në korrik 2011, Bergomi u bë trajneri i të rinjëve të Atalantës.[52] Përveç karrierës së tij, ai ka punuar edhe si analist futbolli dhe komentator për kanalin sportiv italian Sky Italia, duke qënë shpesh në rolin e komentatorit sëbashku me kolegun Fabio Caressa, përfshirë edhe ndeshjet e Kupës së Botës 2006 ku Italia triumfoi.[53][54]

Jeta personale

Redakto

Bergomi është i martuar me Daniela Bergomin; sëbashku ata kanë dy fëmijë, Andrea dhe Sara.[55]

Statistikat e karrierës

Redakto

Burimi: [56]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Internazionale 1979–80 Serie A 0 0 1 0 0 0 1 0
1980–81 12 0 4 0 16 0
1981–82 24 2 10 2 4 0 38 4
1982–83 28 1 9 1 6 0 43 2
1983–84 25 0 5 0 5 0 35 0
1984–85 29 2 9 0 10 0 48 2
1985–86 30 5 6 0 10 0 46 5
1986–87 28 2 9 0 8 0 45 2
1987–88 28 1 9 0 5 0 42 1
1988–89 32 1 8 0 6 0 46 1
1989–90 33 2 5 0 2 0 40 2
1990–91 30 3 4 1 12 0 46 4
1991–92 29 0 6 0 2 0 37 0
1992–93 31 2 6 0 37 2
1993–94 31 0 4 0 12 0 47 0
1994–95 32 1 7 1 2 0 41 2
1995–96 27 0 5 0 1 0 33 0
1996–97 19 0 7 0 10 0 36 0
1997–98 28 0 5 0 9 0 42 0
1998–99 23 1 7 0 9 0 39 1
Gjithsej 519 23 120 5 117 0 756 28
Gjithsej karriera 519 23 120 5 117 0 756 28

Kombëtarja

Redakto

Burimi: [57]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 1982 6 0
1983 4 0
1984 9 0
1985 7 0
1986 8 2
1987 8 1
1988 11 2
1989 10 1
1990 12 0
1991 2 0
1998 4 0
Gjithsej 81 6

Golat me kombëtaren

Redakto

Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Bergomi.[57]

Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 10 tetor 1986 Stadio Renato Dall'Ara, Bolonja, Itali 32   Greqia 1–0 2–0 Ndeshje miqësore
2 2–0
3 24 janar 1987 Stadio Atleti Azzurri d'Italia, Bergamo, Itali 35   Malta 2–0 5–0 Kualifikueset e UEFA Euro 1988
4 20 shkurt 1988 Stadio San Nicola, Bari, Itali 43   Bashkimi Sovjetik 4–1 4–1 Ndeshje miqësore
5 24 prill 1988 Stade Josy Barthel, Luksemburg, Luksemburg 45   Luksemburgu 2–0 3–0
6 22 shkurt 1989 Arena Garibaldi, Piza, Itali 54   Danimarka 1–0 1–0
Internazionale[10]

Kombëtarja

Redakto
Italia[10]

Personale

Redakto

Urdhërat

Redakto
 
Klasi i 5të/Kalorës: Cavaliere Ordine al Merito della Repubblica Italiana: 1991[61]

Referime

Redakto
  1. ^ "Billy e lo zio Bergomi, derby infinito "Viva i grattacieli". "Più linee del metrò"" [Billi dhe Xhaxha Bergomi, derbi që nuk mbaron kurrë "Jetë të gjatë qiellgërvishtësve". Më shumë linja metrosh"] (në italisht). Corriere della Sera. 4 maj 2008. Marrë më 17 tetor 2011.
  2. ^ Jonathan Wilson (27 maj 2014). "100 top World Cup footballers: No100 to No61" [100 futbollistët më të mirë të Kupës së Botës: Nr 100 deri te nr 61] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 3 dhjetor 2016.
  3. ^ "European football's best nicknames" [Pseudonimet më të mira të futbollit evropian] (në anglisht). UEFA. 27 janar 2014. Marrë më 18 qershor 2017.
  4. ^ a b "Bergomi: It's all about teamwork" [Bergomi: Është e gjitha rreth bashkpunimi] (në anglisht). FIFA. 1 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2016. Marrë më 4 qershor 2016.
  5. ^ "Italy's greatest defenders" [Mbrojtësit më të mëdhejnë italian] (në anglisht). Sky Sports. 31 maj 2010. Marrë më 26 janar 2016.
  6. ^ "When Naples had "Diego in our hearts, Italy in our songs"" [Kur Napoli kishte "Diegon në zemrat tona, Italinë në këngët tona"] (në anglisht). ESPN FC. 8 qershor 2015. Marrë më 24 nëntor 2016.
  7. ^ a b c d e Gianni Piva (28 mars 1992). "Cominciò dalla Nazionale: anche Bergomi è in rosso" [Filloi me ekipin kombëtar: edhe Bergomi është në të kuqe] (në italisht). La Repubblica. Marrë më 24 nëntor 2016.
  8. ^ a b c "The FIFA 100" (në anglisht). The Guardian. 4 mars 2004. Marrë më 28 qershor 2019.
  9. ^ "Fabio Caressa e Beppe Bergomi" [Fabio Caressa dhe Beppe Bergomi] (në italisht). RAI. 19 janar 2014. Marrë më 6 janar 2020.
  10. ^ a b c d e Fabio Monti (2002). "Bergomi, Giuseppe" (në italisht). Treccani. Marrë më 30 dhjetor 2014.
  11. ^ a b "Giuseppe Bergomi" (në italisht). Storie di Calcio. Marrë më 30 dhjetor 2014.
  12. ^ "I ricordi europei di Bergomi" [Kujtimet Evropiane të Bergomit] (në italisht). UEFA. 25 nëntor 2013. Marrë më 30 dhjetor 2014.
  13. ^ "Milan ease into last eight" [Milani kalon me lehtësi në tetë të fundit] (në anglisht). BBC Sport. 25 shkurt 2003. Marrë më 6 janar 2020.
  14. ^ "Clockwatch: Inter 1–1 Milan" (në anglisht). BBC Sport. 13 maj 2003. Marrë më 6 janar 2020.
  15. ^ "Zanetti continues to push boundaries" [Zanetti vazhdon të shtyj kufijtë] (në anglisht). ESPN FC. 21 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2011. Marrë më 17 tetor 2011.
  16. ^ "UEFA Europa League Statistics Handbook 2014–15: All-Time Records (1971–2015)" [Libri i statistikave të UEFA Ligës së Evropës: Rekodet e të gjitha kohërave (1971–2015)] (PDF) (në anglisht). UEFA. Marrë më 24 maj 2015.
  17. ^ a b "1988 team of the tournament" [Ekipi i turnamentit 1988] (në anglisht). UEFA. 19 shtator 2011. Marrë më 4 qershor 2015.
  18. ^ "Buon compleanno a Giuseppe Bergomi, che compie 51 anni!" [Gëzuar ditëlindjen Giuseppe Bergomi, i cili mbush 51!] (në italisht). VivoAzzurro.it. 22 dhjetor 2014. Marrë më 3 maj 2016.
  19. ^ "esordienti: ha battuto Maldini, il piu' giovane rimane Bergomi" [Debutuesit: ai mposhti Maldinin, më i riu qëndron Bergomi] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 31 tetor 1997. Marrë më 12 maj 2016.
  20. ^ "Giuseppe Bergomi" (në anglisht). FIFA. Marrë më 6 janar 2020.[lidhje e vdekur]
  21. ^ "Internazionale: Serie A alternative club guide" [Internazionale: Serie A udhëzues alternative për klubin] (në anglisht). The Guardian. 5 qershor 2014. Marrë më 24 korrik 2014.
  22. ^ "The Italy squad" [Ekipi i Italisë] (në anglisht). BBC Sport. 3 maj 1998. Marrë më 6 janar 2020.
  23. ^ "Giuseppe Bergomi – International Appearances" [Giuseppe Bergomi – Paraqitjet ndërkombëtare] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 6 janar 2020.
  24. ^ "Which managers have changed their club's colours?" [Cilët trajnerë ka ndryshuar ngjyrat e klubit të tyre] (në anglisht). The Guardian. 29 shkurt 2012. Marrë më 6 janar 2020.
  25. ^ "Giuseppe BERGOMI" (në italisht). www.solocalcio.com. Marrë më 9 nëntor 2017.[lidhje e vdekur]
  26. ^ Gianni Brera (21 shtator 1989). "Illuminati da Baggio" [I ndriçuar nga Baggio] (në italisht). La Repubblica. Marrë më 9 nëntor 2017.
  27. ^ a b c d e f Luca Curino; Andrea Elefante (11 tetor 1999). "La festa dello Zio" [Festa e xhaxhait] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 6 janar 2020.
  28. ^ "Ince Instancabile" [Ince i palodhur] (në italisht). La Repubblica. 24 mars 1997. Marrë më 9 nëntor 2017.
  29. ^ a b c d "Beppe Bergomi" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 30 korrik 1999. Marrë më 24 nëntor 2016.
  30. ^ a b c d Enrico Currò (24 maj 1998). "Bergomi e il calcio antico. Ma il libero serve sempre" [Bergomi dhe futbolli antik. Por lojtari i lirë nevojitet përherë] (në italisht). La Repubblica. Marrë më 24 nëntor 2016.
  31. ^ Gianni Brera (25 janar 1987). "Cinque Gol Non Fanno L'Italia" [Pesë golat nuk e bënë Italnë]. La Repubblica (në italisht). Marrë më 9 nëntor 2017.
  32. ^ "Ma Il Mio CT E' Razza Celtica" [Por trajneri im është me origjinë nga Celtic] (në italisht). La Repubblica. 18 mars 1988. Marrë më 9 nëntor 2017.
  33. ^ Bruno Perucca (9 korrik 1990). "Carnevale e Vialli i due insufficienti" (në italisht). La Stampa Sera. fq. 5. Marrë më 2 shtator 2019.
  34. ^ a b "FC Internazionale Hall of Fame – Bergomi" (në italisht). Youtube.com. Marrë më 9 nëntor 2017.
  35. ^ Almanacco illustrato del calcio 2005 [Album futbolli i ilustruar 2005] (në italisht). Panini Group. 2004. fq. 547.
  36. ^ a b "Top 50 hardest footballers" [50 futbollistët më të fortë] (në anglisht). Empire. 13 gusht 2007. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2015. Marrë më 23 prill 2015.
  37. ^ Nicola Cecere (1 korrik 1998). "Bergomi, uno che va sempre di moda" [Bergomi, dikush që nuk del kurr nga moda] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 24 nëntor 2016.
  38. ^ Nicola Cecere (6 korrik 1998). "Bergomi apre il ciclo interista" [Bergomi nis ciklin e Interit] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 24 nëntor 2016.
  39. ^ Massimo Gramellini (29 qershor 1990). "Zio Bergomi rincorre il magico bis". La Stampa (në italisht). fq. 31. Marrë më 6 janar 2020.
  40. ^ "Galli o Tancredi Ancora Non Scelgo" ["Galli ose Tancredi Ende nuk po zgjedh"] (në italisht). La Repubblica. 28 mars 1986. Marrë më 9 nëntor 2017.
  41. ^ Claudio Lenzi (9 gusht 2007). "Il Times contro gli eroi '82" [The Times kundër heronjëve të '82] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 9 nëntor 2017.
  42. ^ Sebastiano Vernazza (12 gusht 2015). "Romagnoli, ecco i tuoi modelli: 8 difensori precoci da Baresi a Maldini" [Romagnoli, ja ku janë modelët e roleve të tu: 8 mbrojtësa të çmuar nga Baresi te Maldini] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 9 nëntor 2017.
  43. ^ a b "Di Matteo Male Bravo Pagliuca" [Di Matteo keq Pagliuca mirë] (në italisht). La Repubblica. 4 mars 1996. Marrë më 9 nëntor 2017.
  44. ^ "SIGNORI E' Confuso Djorkaeff Inesistente" [Signori është i hutuar Djorkaeff joekzistent] (në italisht). La Repubblica. 6 tetor 1997. Marrë më 9 nëntor 2017.
  45. ^ "Da Skoglund a Ibra, i momenti più belli" [Nga Skoglund te Ibra, momentet më të bukura] (në italisht). Eurosport.com. 7 mars 2008. Marrë më 9 nëntor 2017.
  46. ^ "Bergomi" (në italisht). La Stampa. 21 maj 1982. fq. 25. Marrë më 8 qershor 2019.
  47. ^ Alessio Pignatelli (19 qershor 2009). "Milan-Inter: al via il derby di MilanoToday E' sfida tra Baresi e Bergomi" [Milan-Inter: le të fillojë derbi MilanToday Është një përballje midis Baresit dhe Bergomit] (në italisht). Milano Today. Marrë më 9 nëntor 2017.
  48. ^ Antonello Capone; Luca Curino; Ruggiero Palombo (4 dhjetor 1998). "Salas ferma la nuova Inter" [Salas ndalon Interin e ri] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 9 nëntor 2017.
  49. ^ "Lo Zio allenatore comincia con un pari" [TrajneriZio e nis me barazim] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 2 shkurt 2008. Marrë më 7 korrik 2011.
  50. ^ "Cevoli nuovo mister del Monza Berretti a Muraro, Allievi a Bergomi" [Cevoli trajneri i ri Monzës, Berretti për Muraron, Allievi për Bergomin] (në italisht). Il Cittadino Monza Brianza. 26 qershor 2009. Marrë më 7 korrik 2011.
  51. ^ "A.C. Monza Brianza: Bergomi allenatore della Berretti" [A.C. Monza Brianza: Bergomi trajneri i Berrettit] (në italisht). Il Giornale dello Sport. 21 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2010. Marrë më 7 korrik 2011.
  52. ^ "Ufficiale: Bergomi al settore giovanile dell'Atalanta" [Zyrtare: Bergomi me ekipet e të rinjëve Atalantës] (në italisht). Tutto Mercato. 7 korrik 2011. Marrë më 7 korrik 2011.
  53. ^ "Caressa e Bergomi da Fazio, proteste di Usigrai e Raisport" [Caressa dhe Bergomi te Fazio, protesta në Usigrai dhe Raisport] (në italisht). La Repubblica. 19 janar 2014. Marrë më 22 mars 2015.
  54. ^ Di Domenico Esposito (15 korrik 2014). "Il Mondiale in tv: le pagelle dei telecronisti. Flop Caressa, Buffa da 10" [Kupa e Botës në tv: kartat e raportit të komentuesve. Caressa dështim, Buffa 10] (në italisht). International Business Times. Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2015. Marrë më 22 mars 2015.
  55. ^ "Biografia di Giuseppe Bergomi" [Biografia e Giuseppe Bergomit] (në italisht). cinquantamila.corriere.it. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2017. Marrë më 9 nëntor 2017.
  56. ^ "Giuseppe Bergomi". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 7 janar 2020.
  57. ^ a b "Giuseppe Bergomi" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  58. ^ "Inter Club: a Lucio il "Pirata d'Oro"" [Inter Club: te Lucio "Pirata d'Oro"]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 23 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2019. Marrë më 2 dhjetor 2019.
  59. ^ "Premio Nazionale Carriera Esemplare Gaetano Scirea" [Çmimi kombëtar i karrierës shëmbullore Gaetano Scirea]. comune.cinisello-balsamo.mi.it (në italisht). Marrë më 27 korrik 2016.
  60. ^ "Italian football Hall of Fame to induct ten new stars" [Holli i Famës i Futbollit Italian do të fusi dhjetë yje të rinjë] (në italisht). vivoazzurro.it. 25 tetor 2016. Marrë më 25 tetor 2016.
  61. ^ "Bergomi Sig. Giuseppe – Ufficiale Ordine al Merito della Repubblica Italiana" [Bergomi Zoti Giuseppe – Urdhëri Zyrtar i Meritës së Republikës Italiane] (në italisht). Quirinale. 30 shtator 1991. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2015. Marrë më 19 mars 2015.

Lidhje të jashtme

Redakto