Haridvari
Haridwar (shqiptimi:ˈhʌrɪˌdwɑ:) shqiptimi audio (help·info) i shkruar edhe Hardwar është një qytet i lashtë dhe bashki në distriktin e Haridwarit në shtetin indian të Uttarakandit. Lumi Gang, pasi rrjedh për 253 km nga burimi i tij në Gaumukh në kreshtën e Akullnajës Gangotri, hyn në Ultësirat Indo-Gangetike të Indisë Veriore për herë të parë në Haridwar, që i jep qytetit emrin e tij të lashtë Gangadvara.
Haridwari, Hardwari
हरिद्वार | |
---|---|
qytet | |
{{{postal_code_type}}} | 249401 |
Targat | Uk -08 |
Faqja zyrtare | uk |
Haridwari konsiderohet si një nga shtatë qytetet më të shenjta (Sapta Puri) të hinduve. Sipas Samudra manthan-it,[2] Haridwari bashkë me Ujjainin, Nashikun dhe Prayagën (Allahabadi) është një nga katër vendet ku ranë pikat e Amritas, eliksirit të pavdekësisë, të derdhura aksidentalisht nga ena ndërsa mbaheshin nga shpendi qiellor Garuda. Kjo manifestohet në festën Kumbha Mela, që zhvillohet çdo 12 vjet në Haridwar. Gjatë Haridwar Kumbh Melas, në Haridwar mblidhen miliona pelegrinë, besimtarë dhe turistë për të kryer banjën rituale në brigjet e lumit Gang për të larë mëkatet e tyre dhe për të arritur mokshan. Brahma Kundi, vendi ku ranë pikat e Amritas, është i vendosur në Har ki Pauri (që do të thotë "gjurmët e zotit"), që konsiderohet ghati më i shenjtë në Haridwar.[3]
Haridwari është qendra administrative dhe qyteti më i madh i distriktit me po të njëjtin emër. Tashmë, qyteti është duke u zhvilluar tej rëndësisë së tij fetare, me zhvillimin e shpejtë industrial të State Industrial Development Corporation of Uttarakhand (SIDCUL) dhe pranë kompleksit të Bharat Heavy Electricals Limited si dhe të tjerave.
Etimologjia
RedaktoEmri i qytetit ka dy forma në shkrimin latin: Hardwar dhe Haridwar. Secili nga këta emra ka konotacionet e tij.
Hari do të thotë "Perëndia Vishnu", ndërsa dwar do të thotë derë, portë. Kështu, Haridwar ka kuptimin "Porta për te Perëndia Vishnu". Në mënyrë që të arrihet Badrinathi, një nga katër Char Dhamët, me një tempull të Vishnut, Haridwari është një vend i zakonshëm për të filluar udhëtimin e pelegrinëve. Prandaj është quajtur Haridwar.
Nga ana tjetër, në sanskritisht, Hara do të thotë "Perëndia Shiva", ndërsa dwara "portë" ose "derë".[2] Kështu, Hardwar ka edhe kuptimin "Porta për te perëndia Shiva". Hardwar ka qenë një vend i zakonshëm për të filluar udhëtimin e pelegrinazhit për të arritur Malin Kailash, banesa e përjetshme e Shivës, në Kedarnath, Jyotirlinga më veriore dhe një nga vendet e cirkuitit më të vogël të pelegrinazhit Char Dham dhe Gaumukh, burimi i Lumit Gang. Har ki Pauri ose gjurmët e perëndisë Shiva konsiderohet vendi më i shenjtë në Hardwar.
Haridwari është i njohur edhe si shtëpia e Devi Satit dhe pallati i babait të saj, Daksha. Në kohët e lashta, qyteti është përmendur edhe si Gangadvara (गंगाद्वार), vendi ku Gangu zbret në ultësirë.[4]
Shtatë qytetet e shenjta
Redakto- Artikulli kryesor: Sapta Puri
"Ayodhyā Mathurā Māyā Kāśī Kāñcī Avantikā
Purī Dvārāvatī caiva saptaitā mokṣadāyikāḥ"– Garuda Purana I XVI .14
Ayodhya, Mathura, Haridwari, Kashi, Kanchi, Avantika dhe Dwaraka janë shtatë vendet e shenjta.[5]
Siç vërehet, literatura puranike përdor emri 'Maya' për Haridwarin. Gjithashtu përdorimi i ndër-ndryshueshëm i Purit dhe Dwarakas.
Garuda Purana liston shtatë qytete si dhënës të mokshas. Haridwari thuhet se është një nga shtatë vendet më të shenjta hindu (=kshetra) në Indi, me Varanasin zakonisht të konsideruar si më të shenjtin. Një kshetra është një territor i shenjtë, një fushë e energjisë aktive, një vend ku mund të arrihet moksha, çlirimi përfundimtar nga cikli i rimishërimit.
Historia
RedaktoNë shkrimet hindu, Haridwari ka qenë përmendur në mënyra të ndryshme si Kapilasthana, Gangadvara[6] dhe Mayapuri. Është gjithashtu një pikë hyrëse për te Char Dhamët (katër qendrat kryesore të pelegrinazhit në Uttarakhand dmth., Badrinathi, Kedarnathi, Gangotri, dhe Yamunotri), kështu, shaivaitët (adhuruesit e Shivës) dhe vaishnavitët (adhuruesit e Vishnut) e quajnë këtë vend përkatësisht Hardwar dhe Haridwar, ku Hara përputhet me Shivën, ndërsa Hari me Vishnun.[6][7][8]
Te Vanaparva e Mahabaratës, ku i dituri Dhaumya i tregon Yudhishthiras rreth tirthave të Indisë, Gangadvara, d.m.th., Haridwari dhe Kankhali, janë përmendur,[9] teksti përmend gjithashtu se Agastya Rishi aty kreu pendesa, me ndihmën e gruas së tij, Lopamudra (princesha e Vidharbas).[10]
I dituri Kapila thuhet se kishte një ashram aty duke i dhënë atij emrin e tij të lashtë Kapila ose Kapilasthana.[7]
Mbreti legjendar Bhagiratha, stërnipi i mbretit Suryavanshi, Sagara (një paraardhës i Ramës),[11] thuhet se e ka zbritur Gangun nga qielli, nëpërmjet pendesës disa vjeçare në Periudhën Satya Yuga, për shpëtimin e 60 000 paraardhësve të tij nga mallkimi i të shenjtit Kapila, një traditë e vijuar nga mijëra besimtarë hindu, që sjellin hirin e pjesëtarëve të familjeve të tyre të vdekur, me shpresën e shpëtimit.[12] Vishnu thuhet se ka lënë gjurmët e tij në gurë, që janë vendosur në murin e sijpërm të Har Ki Paurit, ku Gangu i shenjtë i prek gjatë gjithë kohës.
Haridwari qe nën sundimin e Perandorisë Maurya (322–185 p.e.s.) dhe më vonë nën Perandorinë Kushane (shekujt e I–III të e.s.). Gjetjet arkeologjike kanë provuar se në këtë rajon ekzistonte kultura e terrakotës, që daton midis viteve 1700 dhe 1200 p.e.s.[8] Dëshmia e parë moderne e shkruar e Haridwarit gjendet në përshkrimet e udhëtarit kinez Hsuan Tsang, që e vizitoi Indinë në vitin 629 të e.s.[13] gjatë mbretërimit të Harshavardhanit (590–647) e përshkruan Haridwarin si 'Mo-yu-lo', mbetjet e të cilit akzistojnë akoma në Mayapur, pak më në jug të qytetit modern. Mes rrënojave ndodhet një fortesë dhe tre tempuj, të dekoruar me skulptura guri të thyera,[7][14] ai përmend edhe praninë e një tempulli në veri të Mo-yu-lo-së të quajtur 'Gangadvara', Porta e Gangut.[7]
Qyteti ra edhe nën sundimin e pushtuesit të Azisë Qendrore, Timur Lang (1336–1405) më 13 janar 1399.[15]
Gjatë vizitës së tij në Haridwar, Guruja i Parë sikist, Guru Nanaku (1469–1539) bëri banjë në 'Ghatin Kushawart', ku ndodhi episodi i famshëm i vaditjes së të mbjellave,[16][17] vizita e tij tashmë përkujtohet nga një gurdvara (Gurudvara Nanakvara), sipas dy janamsakhëve sikist, kjo vizitë ndodhi në ditën e Baisakhit në vitin 1504, ndërsa më vonë ai vizitoi edhe Kankhalin në itinerarin Kotdwara në Garhwal.[18] Pandët e Haridwarit janë njohur për mbajtjen e të dhënave gjenealogjike të shumicës së popullsisë hindu. Të njohur si vahi, këto regjistrime janë përditësuar gjatë çdo vizite në qytet dhe janë depozitues i pemëve të stërmëdha gjenealogjike të familjeve të Indisë Veriore.[18]
Ain-e-Akbari, i shkruar nga Abul Fazali në shekullin e XVI gjatë sundimit të perandorit mogul Akbar, i referohet atij si Maya (Mayapur), të njohur si Hardwar përgjatë Gangut", si një nga shtatë qytetet e shenjta hindu. Ai përmend gjithashtu se është tetëmbëdhjetë ‘kos’ (njësi matëse prej afërsisht 2 km) gjatësi dhe një numër i madh pelegrinësh mbiledhen në ditën e 10-të të Chaitras.[19] Ai përmend edhe se gjatë udhëtimit të tij, dhe ndërsa ishte në shtëpi, perandori Akbar piu ujë nga lumi Gang, që ai e quajti 'uji i pavdekësisë'. Njerëz të veçantë ishin vendosur në Sorun dhe më vonë në Haridwar për të shpërndarë ujë, në shtamba të vulosura, kudo ku ai ishte vendosur[20]
Gjatë Periudhës Mogule, në Haridwar ndodhej vend prerje për monedhat e bakrit të Akbarit. Thuhet se Raxha Man Singh-u i Amberit, hodhi themelet e qytetit të sotëm të Haridwarit dhe gjithashtu rikonstruktoi ghatet në Har Ki Pauri. Pas vdekjes së tij, hiri i tij thuhet gjithashtu se është hedhur te Brahma Kundi nga vetë perandori mogul Akbar. Thomas Coryat, një udhëtar anglez, që e vizitoi qytetin gjatë sundimit të perandorit Jahangir (1596–1627) e përmend atë si 'Haridwara', kryeqyteti i Shivës.[7]
Duke qenë një nga qytetet më të lashta të gjalla, Haridwari përmendet në shkrimet e lashta hindu pasi ekzistonte që nga Periudha e Gautama Budës, deri në Periudhën më të afërt Britanike. Haridwari ka një trashëgimi të pasur fetare dhe kulturore. Ai ka akoma shumë haveli dhe banesa të vjetra që përmbajnë murale elegante dhe punime të stërholluara në gurë.
Një nga digat kryesore në lumin Gang, Bhimgoda, është e vendosur këtu. E ndërtuar në vitet 1840, ajo e devijon ujin e Gangun në Kanalin e Gangut të Sipërm, që vadit tokat përreth. Megjithëse kjo shkaktoi përkeqësimin e rëndë të rrjedhës së ujërave të Gangut dhe është shkak i rëndësishëm për degradimin e Gangut si një lum i lundrueshëm në brendatokë, që deri në shekullin e XVIII përdorej dendur nga anijet e East India Company dhe një qytezë e lartë sa Tehri, i konsideruar qytet port i qedrës së sistemit të kanalit të Gangut është i vendosur në Haridwar. Kanali i Gangut të Sipërm u hap në vitin 1854 pasi puna filloi në prill të vitit 1842,[21] i nxitur nga kriza e urisë së viteve 1837–38. Veçoria unike e kanalit është akuadukti gjysëm kilomtri i gjatë mbi lumin Solani në Rurki, që e ngre kanalin 25 metra mbi lumin origjinal.
'Haridwar Union Municipality' u konstitua në vitin 1868, që përfshinte fshatrat e atëhershëm të Mayapurit dhe Kankhalit. Haridwari u lidh për herë të parë me hekurudhë nëpërmjet Laksarit, nëpërmjet një linje degëzuese në 1886, kur linja hekurudhore e Awadhit dhe Rohilakhandit u zgjat nga Rurki në Saharanpur, kjo më vonë, në vitin 1900 u zgjat edhe deri në Dehradun.[22]
Në vitin 1901, ai kishte një popullsi prej 25 597 banorësh dhe ishte pjesë e tehsilit Rurku, në distriktin e Saharanpurit të Provincave të Bashkuara,[23] dhe qëndroi kështu deri në krijimin e Uttar Pradeshit në vitin 1947.[24]
Haridwari ka qenë një qendër e rëndësishme e mësimit të arteve, shkencave dhe kulturave të ndryshme. Qyteti ka një pozicion të vjetër si një burim i madh i Mjeksisë Ajurvedike, mjekimeve bimore dhe shtëpia e ‘Gurukulit’ unik (shkollë e mësimit tradicional), që përfshin Gurukul Kangri Vishwavidyalayan, që ka një kampus të madh dhe ka ndihmuar në arsimimin tradicional të llojit të vetë, që nga viti 1902. Zhvillimi i Haridwarit mori kthesë në vitet 1960, me krijimin e një tempulli të qytetërimit modern, BHEL, një 'Maharatna PSU' në vitin 1975, që solli me vete jo thjesht një bashki të vetën BHEL, Ranipur, pranë fshatit ekzistues të Ranipurit, por edhe një grup vartës në rajon. Universiteti i Rurkit, tani IIT Rurki, është një nga institutet më të vjetra dhe më prestigjoze të mësimit në fushat e shkencës dhe inxhinierisë.
Gjeografia dhe klima
RedaktoNë Haridwar Gangu del nga malet për tu futur në ultësirë. Uji i tij është kryesisht i pastër dhe përgjithësisht i ftohtë, përveç stinës së shirave, gjatë të cilës nëpër të rrjedhin dhera nga rajonet e sipërme.
Lumi Gang rrjedh në një seri kanalesh të ndarë nga njëri-tjetri të quajtur ishujth, shumica e të cilëve janë me pemë. Rrjedha të tjera minore janë Ranipur Rao, Pathri Rao, Ravi Rao, Harnaui Rao, Begham Nadi etj.[25] Një pjesë e madhe e distriktit është e mbuluar me pyje dhe Parku Kombëtar Rajaji është brenda kufijve të distriktit, duke e bërë atë një destinacion ideal për jetën e egër dhe pëlqyesit e aventurës. Rajaji hyhet nëpërmjet portave të ndryshme; Porta Ramgarh dhe Porta Mohand janë brenda 25 km të Dehradunit, ndërsa Portat Motichur, Ranipur dhe Chilla janë vetëm rreth 9 km nga Haridwari. Porta Kunaon ndodhet 6 km nga Rishikeshi, ndërsa Porta Laldhang ndodhet 25 km nga Kotdwara.
Distrikti i Haridwarit, i shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 2360 km², ndodhet në pjesën më jugore të shtetit indian të Uttarakandit.
Haridwari është i vendosur në lartësinë 314 metra nga niveli i detit, midis Kodrave Shivalik në veri dhe veri-lindje dhe lumit Gang në jug.[25]
Temperaturat:
- Vera: 25 °C – 44 °C
- Dimri: -2 °C – 24 °C[26]
Të dhënat klimatike për Haridwarin, maj 2012 - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Burimi: Sunmap
|
Regjistrat gjenealogjikë hindu në Haridwar
RedaktoSipas një zakoni të vjetër, në qytetin e shenjtë të Haridwarit janë mbajtur gjeneologjitë e hollësishme të familjeve hindu për disa breza të së shkuarës nga brahminë profesionistë hindu të njohur si ‘’panda’’, në regjistra të shkruar me dorë të kaluar nga një brez brahminësh në tjetrin. Ata janë klasifikuar sipas distrikteve origjinale dhe fshatrave të paraardhësve të dikujt me familje të veçanta brahmine të ngarkuara me regjistrat e distriktit, edhe në rastet ku distriktet dhe fshatrat stërgjyshërore janë braktisur si në Pakistan, pas ndarjes së Indisë, ku hindutë mërguan në Indi. Në mjaft raste, pasardhësit e sotëm tashmë mund të jenë sikistë, myslimanë ose të krishterë. Është e zakonshme për dikë që në këta regjistra të gjejë të dhëna deri për shtatë breza të paraardhësve të tij të mbajtur nga Panditët e Haridwarit.
Për shekuj kur paraardhësit hindu vizitonin qytetin e Haridwarit për ndonjë qëllim, kryesisht për pelegrinazh, kremimin e të vdekurve, ose për hedhjen e hirit të të afërmve të tyre pas kremimit në ujërat e lumit Gang, siç paracaktohet nga zakonet fetare hindu, ka qenë një zakon i vjetër të shkohej te Panditi që kishte në ngarkim regjistrin e familjes dhe të përditësonte pemën gjenealogjike të familjes me hollësi të të gjitha martesave, lindjeve dhe vdekjeve.
Në Indinë e sotme njerëzit që vizitojnë Haridwarin shtangen kur Pandët i nxisin ata të vijnë dhe të përditësojnë pemën e tyre gjenealogjike. Tashmë me sistemin e familjes së bashkuar hindu që është shkëputur me njerzit që parapëlqejnë më shumë familjet bërthama.
Demografia
RedaktoSipas censusit indian të vitit 2001[27] Distrikti i Haridwarit kishte një popullsi prej 1 447 187 banorësh (2001), ndërsa sipas censusit të vitit 2011 ka një popullsi prej 1 890 422 banorësh.
Qyteti i Haridwarit, sipas censusit të viti 2011 ka një popullsi prej 310 562 banorësh. Meshkujt përbëjnë 54% të popullsisë, ndërsa femrat 46%. Haridwari ka një nivel mesatar alfabetizmi prej 70%, më e lartë sesa mesatarja kombëtare prej 59.5%: alfabetizmi mashkullor është 75%, ndërsa ai femëror është 64%. Në Haridwar, 12% e popullsisë është nën moshën gjashtë vjeçare.
Mjedisi urban
RedaktoVende interesi
RedaktoNë traditat hindu, 'Pancha Tirtha' (pesë vendet e pelegrinazhit) brenda Haridwarit janë "Gangadvara" (Har ki Pauri), Kushawart-i (Ghati në Kankhal), Bilwa Tirtha (Tempulli Mansa Devi) dhe Neel Parvati (Tempulli Chandi Devi). Ka mjaft tempuj dhe ashramë të tjerë të vendosur brenda dhe përreth qytetit. Gjithashtu, në Haridwar alkooli dhe ushqimi jo vegjetarian nuk lejohen.
Har Ki Pauri
RedaktoKy ghat i shenjtë u ndërtua nga mbreti Vikramaditya (shekulli i I p.e.s.) në kujtim të vëllait të tij Bharthari. Besohet se Bharthari shkoi në Haridwar dhe meditatoi në brigjet e Gangut të shenjtë. Kur ai vdiq, vëllai i tij ndërtoi një ghat në emër të tij, që më vonë u bë i njohur si Har Ki Pauri. Ghati më i shenjtë brenda Har Ki Paurit është Brahmakundi. Ritualet e mbrëmjes (aarti) në perëndim i ofrohen hyjneshës Ganga në Har Ki Pauri (shkallët e perëndisë Hara ose Shiva) është një përvojë mahnitëse për çdo vizitor. Kur, pas ceremonisë pelegrinët lëshojnë ‘’diya’’ (gjethe lundruese me qirinj) dhe temjan në lum, duke përkujtuar paraardhësit e tyre të vdekur është një spektakël ngjyrash dhe tingujsh. Mijëra njerëz vendosin ta ndjekin këtë ritual gjatë vizitës së tyre në Haridwar. Shumica e ghateve të tanishme u zhvilluan gjerësisht në vitet 1800.
Në natën e Dusehras ose pak ditë përpara kanali i Gangut në Haridwar thahet për të pastruar shtratin e lumit. Uji rikthehet gjatë Devalit. Besohet se gjatë Dusehras Maa Ganga shkon në shtëpinë e babait të saj dhe rikthehet pas Bhai Duj-it ose Bhai Phota-s. Për këtë arsye ujërat e kanalit të Gangut në Haridwar thahen pjesërisht gjatë natës së Dusehras dhe rilëshohen gjatë ditës së Bhai Duj-it ose Bhai Phota-s.[28][29]
Tempulli Chandi Devi
RedaktoTempulli i është kushtuar hyjneshës Chandi, që ulet mbi 'Neel Parvat' në bregun lindor të lumit Gang. Është ndërtuar në vitin 1929 nga mbreti i Kashmirit, Suchat Singh. Skanda Purana përmend një legjendë, në të cilën Chanda-Munda, kreu i ushtrisë së mbretit demon vendor Shumbha dhe Nishumbha u vranë nga këtu nga hyjnesha Chandi, pas të cilës vendi mori emrin Chandi Devi. Besohet se statuja kryesore u vendos nga Adi Shankaracharya në shekullin e VIII. Tempulli është 3 km larg Ghatit Chandi dhe mund të arrihet edhe nëpërmjet teleferikut.
Tempulli Mansa Devi
RedaktoI vendosur në krye të Bilwa Parvatit, tempulli i hyjneshës Mansa Devi, që do të thotë hyjnesha që përmbush dëshirat (mansa), është një destinacion turistik popullor, veçanërisht përshkak të teleferikëve, që mundësojnë pamje piktoreske të të gjithë qytetit. Tempulli kryesor bujt dy idhuj të hyjneshës, njëri me tre gojë dhe pesë krahë, ndërsa tjetri me tetë krahë.
Tempulli Maya Devi
RedaktoI datuar nga shekulli i XI, ky tempull i lashtë i Maya Devit, adhishthatri devi (hyjnesha padrone) e Haridwarit, konsiderohet si një nga Siddhapithat dhe thuhet se është vendi ku ranë zemra dhe kërthiza e hyjneshës Sati. Është një nga pak tempujt e vjetër që gjenden akoma në Haridwar, bashkë me Tempullin Narayani Shila dhe Bhairava.
Kankhali
RedaktoTempulli i vjetër i Daksha Mahadevit i njohur edhe si Tempulli Daksheshwar Mahadev, është i vendosur në jug të qytezës së Kankhalit. Sipas teksteve hindu, mbreti Daksha Prajapati, babai i Dakshayanit, gruas së parë të Shivës, krey një jagna, në të cilën qëllimisht nuk e ftoi Shivën. Kur ajo mbërriti, ai u fye prapë nga mbreti, gjë që e bëri Satin të tërbohej dhe të vetflijohej duke u hedhur te jagna kundi. Mbreti Daksha më vonë u vra nga demoni Virabhadra, i lindur nga inati i Shivës. Por më vonë u soll përsëri në jetë nga Shiva i cili i dha kokën e një dhije. Tempulli Daksha Mahadev është një tribut për këtë legjendë.
Sati Kundi, një tjetër trashëgimi mitologjike që ja vlen të vizitohet është i vendosur në Kankhal. Sipas legjendës Sati u vetëflijua pikërisht në këtë kund.
Piran Kaliyari
RedaktoPiran Kaliyar Sharifi, i ndërtuar nga Ibrahim Lodi, sundues i Delhit, është 'dargah-a' e Hazreti Alauddin Sabir Kaliyarit, një shenjt sufi i shekullit të XIII i urdhërit Chishti (i njohur edhe si Sarkar Sabir Pak), në fshatin Kaliyar, 7 km. nga Rurki,[30] është vizituar nga besimtarë nga e gjithë bota, gjatë festave të përvitshme 'Urs', që festohen nga dita e parë që shihet hëna deri në ditën e 16-të të muajit Rebi el-Evvel, të kalendarit islam.
Neel Dhara Pakshi Vihar
RedaktoRezervati i shpendëve është i vendosur gjatë rrjedhës kryesore të Gangut, ose Neel Dhara, në Pritën Bhimgoda, është një parajsë për vëzhguesit e shpendëve pasi është shtëpia e shumë shpendëve shtegtarë gjatë stinës së dimrit.
Ujëmbledhësi Bhimgoda
RedaktoKy ujëmbledhës është i vendosur në një largësi rreth 1 km nga Har Ki Pauri. Thuhet se ndërsa Pandavët ishin duke shkuar në Himalaja nëpërmjet Haridwarit, princi Bhima nxori ujë nga shkëmbinjtë duke ngjeshur gjunjët e tij (goda) në tokë.
Tempulli Dudhadhari Barfani
RedaktoPjesë e ashramit të Dudhadhari Barfani Babas, ky kompleks tempullor në mermer të bardhë është një nga tempujt më të bukur në Haridwar, veçanërisht tempujt e Rama-Sitas dhe Hanumanit.
Tempulli Sureshvari Devi
RedaktoTempulli i hyjneshës Sureshwari, i vendosur në mes të Parkut Kombëtar Rajaji. Qetësia dhe besimi e bëjnë këtë tempull shtëpinë e adhuruesve, shenjtëve etj. I vendosur në rrethinat e Haridwarit në Ranipur dhe për vajtur duhet leje nga rojet e pyllit. Vendndodhja e tempullit është përtej territorit të Bharat Heavy Electricals Limited, Haridwar.
Pawan Dhami
RedaktoNjë tempull modern, i bërë tërësisht me pjesë xhami, Pawan Dhami është tashmë një destinacion popullor turistik. Kompleksi tempullor u ndërtua nga përpjekjet e Swami Vedantanand Maharaj-it dhe istituti i vendosur aty është duke u rritur nën udhëheqjen e tij. Njerëzit nga Moga në Panxhab kanë bërë përpjekje të konsiderushme dhe para për të ngritur këtë vend.
Mandiri Bharat Mata
RedaktoMandiri Bharat Mata është tempull shumë-katësh kushtuar Bharat Matas (Nëna Indi). Mandiri Bharat Mata u inaugurua më 15 maj 1983 nga Indira Gandhi në brigjet e lumit Gang. Është i vendosur pranë Ashramit Samanvaya dhe është tetë kate me një lartësi prej 54.9 m. Çdo kat paraqet një periudhë të Historisë Indiane, nga ajo e Ramajanës deri në pavarsinë e Indisë.
Në katin e parë është statuja e Bharat Matas. Kati i dytë është Mandiri Shur, kushtuar heronjve të shquar të Indisë. Kati i tretë është Mandir Matri kushtuar arritjeve të grave të shquara të Indisë si Radha, Mira Bai, Savitri, Draupadi, Ahilya, Anusuya, Maitri, Gargi etj. Shenjtë të ndryshëm nga besime të ndryshme, duke përfshirë Xhainizmin, Sikizmin dhe Budizmin janë paraqitur në katin e katërt të Mandirit Sant. Salla e mbledhjes me muret paraqet bashkëjetesën simbolike të të gjitha feve të praktikuara në Indi dhe duke e protretizuar historinë dhe bukurinë në provinca të ndryshme, është i vendosur në katin e pestë. Në katin e gjashtë mund të shihen forma të ndryshme të hyjneshës Shakti, ndërsa kati i shtatë i është kushtuar të gjitha mishërimeve të Vishnut. Kati i tetë mban faltoren e Shivës nga i cili besimtarët arrijnë një pamje panoramike të Himalajave, Haridwarit dhe të gjithë kompleksin e Sapta Sarovarit.
Tempulli u ndërtua nën ish Shankaracharya Maha-Mandleshwar Swami Satyamitranand Giri Maharaj. Që me fillimin e fondacionit Swami Satyamitranand në vitin 1998, janë hapur mjaft degë, përkatësisht në Renukut, Jabalpur, Jodhpur, Indore dhe Ahmedabad.
Shopingu
RedaktoVende të famshme për shoping janë Pazari Bara, Pazari Moti, Rruga e Sipërme, Ranipur Mor, Jwalapur. Turistët zakonisht blejnë sende fetare dhe zbukurime të shtrenjta. Përmes Haridwarit ka shumë dyqane ku mund të blihen sende fetare që variojnë nga zbukurime Rudraksha, piktura fetare dhe statuja hyjnish deri te kaseta muzikore me këngë të rimiksuara fetare dhe bhajan-ë. Veshjet janë një tjetër tërheqje e rëndësishme shopingu për vendasit.
Ashrami Sapta Rishi dhe Sapta Sarovari
RedaktoNjë vend piktoresk pranë Haridwarit, ku thuhet se kanë medituar shtatë të ditur të mëdhenj ose Saptarishi, përkatësisht Kashyapa, Vashishtha, Atri, Vishwamitra, Jamadagni, Bharadwaja dhe Gautama Maharishi. Besohet gjithashtu se në këtë vend Gangu e ndau veten në shtatë rrjedha që të mos shqetësonte rishit.
Parad Shivalinga
RedaktoE vendosur në Ashramin Harihar në Kankhal. Parad Shivalinga (Shivalinga e Mërkurrit) që peshon rreth 150 kg dhe pema Rudraksha janë tërheqjet kryesore këtu.
Ashrami Ramanand
RedaktoI vendosur në Shravan Nath Nagar të qyteti pranë stacionit hekurudhor, ky është ashrami kryesor i Ramanand Sampraday-t në Haridwar. Drejtuesi i këtij ashrami është Mahant Bhagwan Das.
Ashrami Anandamayi Maa
RedaktoI vendosur në Kankhal, një nga pesë zonat e Haridwarit, ashrami bujt faltoren samadhi të Sri Anandamoyi Ma-së (1896–1982), një shenjt i shquar i Indisë.
Shantikunj
RedaktoShantikunj-i ësthë qendra e oranizatës së famshme shpirtërore dhe shoqërore All World Gayatri Pariwar (AWGP) e krijuar nga Pandit Shriram Sharma Acharya. Është e vendosur në një largësi prej 6 kilometrash nga stacioni hekurudhor i Haridwarit në drejtim të Rishikeshit/Dehradunit në Autostradën Kombëtare 58. Në brigjet e Gangut të shenjtë dhe midis vargut Shivalik të Himalajave, ai është gjithashtu një vend tërheqjeje për turistët ashtu si dhe për kërkuesit e udhëheqjes shpirtërore.
Patanjali Yogpitha (kartel)
RedaktoPatanjali Yogpitha është e vendosur në Autostradën Haridwar-Delhi. Ky është një institucion yoga dhe qëndër kërkimore e Swami Ramdevit. Çdo ditë mijëra njerëz vijnë këtu për yoga dhe qëllime të tjera.
Mandiri Shri Chintamani Parshwnath Xhain Shvetambar
RedaktoKy tempull u ndërtua në vitin 1990 nga shenjti xhainist Shri Padam Sagar Suri. Tempulli është ndërtuar me gurë Jaisalmeri në stilin Xhainist të Arkitekturës. Mulnajaku i këtij tempull është një idhull në ngjyrë të zezë i Chintamani Parshwnath Bhagwan-it në posturën Padmasana. Idhujt e Shri Parshv Yakshas dhe Mata Padmavatit ndodhen në të dy anët e idhullit kryesor. Ndodhet edhe një idhull i Rishabhanathas i bërë prej mermeri të bardhë. Pranë këtij tempulli ndodhet një tempull i vogël i Shri Ghantakaran Mahavir Ji-së dhe ‘charan-paduka’ (gjurmët). Tempulli ka gjithashtu një dharamshala për strehimin e rreth 1000 pelegrinëve në të njëjtën kohë.[31][32][33]
Institucionet arsimore
RedaktoUniversiteti Gurukul Kangri
RedaktoI vendosur në Kankhal, në brigjet e lumit Gang, Universiteti Gurukul Kangri është një nga universitetet më të vjetra në Indi, i themeluar në vitin 1902 nga Swami Shraddhananda (1856–1926), sipas parimeve të Swami Dayananda Saraswatit, themeluesit të Arya Samaj-it. Është vizituar nga prijësi i British Trade Union, Charles Freer Andrews dhe kryeministri britanik, Ramsay MacDonald, për të studiuar sistemin unik të arsimit Gurukul. Këtu, Literatura e lashtë Vedike dhe Sanskritishte, Ayurveda dhe filozofia janë pjesë e kurrikulumit përkrahë shkencave moderne dhe gazetarisë. 'Muzeu i tij Arkeologjik', (krijuar në 1945) bujt disa statuja, monedha, piktura dhe artifakte të rralla, duke filluar nga Kultura Harappa (~2500–1500 p.e.s.). Mahatma Gandi e vizitoi kampusin e tij tre herë dhe qëndroi në të kampusin e tij të qetë dhe të shpërndarë për një kohë të gjatë, në mënyrë të veçant gjatë Kumbh melas së vitit 1915, pasuar nga një vizitë në vitin 1916, kur më 20 mars, ai foli në përvjetorin e Gurukulit.
Dev Sanskriti Vishwavidyalaya
RedaktoE krijuar në vitin 2002 nga akti i Qeverisë së Uttarakandit, është një universitet plotësisht rezidencial. I menaxhuar nga Shri Vedmata Gayatri Trust, Shantikunj, Haridwar (qendra e ‘All World Gayatri Pariwar’), ai jep diploma dhe certifikata kursesh në fusha si shkenca yogike, terapia alternative, kultura indiane, turizmi, menaxhimi rural, teologji, këshillim shpirtëror etj. Ai ofron kurse të mësimit në distancë.
Universiteti Sanskrit i Uttarakhandit
RedaktoI krijuar nga Qeveria e Uttarakandit është universiteti kushtuar studimeve të shkrimeve dhe librave të lashtë sanskrit. Kurrikulumi i tij mbulon edhe ritualet hindu, kulturën dhe traditat dhe krenohet për një ndërtesë të frymëzuar nga Stili i lashtë arkitekturor hindu.
Kolegji Chinmaya
RedaktoI vendosur në Shivalik Nagar, 10 km nga qyteti i Haridwarit, është një nga kolegjet shkencore në Haridwar.
Kolegje të tjerë
RedaktoNë Haridwar ndodhen dy kolegje shtetërore ajurvedikë dhe spitale, njëri është Kolegji Ajurvedik Shtetëror Rishikul, ndërsa tjetri është Kolegji Ajurvedik Gurukul.
Shkolla të tjera
Redakto- Campion School ICSE
- Angels' Academy Senior Secondary School- Baharabad
- Vidya Mandir Senior Secondary School Sector - 1 BHEL
- Vidya Mandir Senior Secondary School Sector - 5 BHEL
- Bal Bharti Senior Secondary School Sector - 4 BHEL
- Gyan Deep School Sector - 4 BHEL
- Bal Bhawan Sector - 1 BHEL
- St. Mary's Senior Secondary School
- Bhagirathi Vidyalaya Senior Secondary CBSE School, Haripurkalan
- Delhi Public School, Haridwar
- D.A.V. Centenary Public School
- Kendriya Vidyalaya 1 & 2, B.H.E.L. Haridwar
- Pannalal Bhalla Municipal Inter College
- Arya Inter College
- Holy Ganges Public School
- School of Computer Education, B.H.E.L. Haridwar
- Shivedale School
- Gayatri Vidyapeeth
- Whizzkid International School.
- Bal Mandir Senior Secondary School Sector - 1 BHEL
- The Wisdom Global School, Jwalapur
- Swami Hariharanand Public School, Kankhal
Zona të rëndësishme brenda qytetit
Redakto- Bashkia Bharat Heavy Electrical Limited, Ranipur, Ranipur
Kompleksi i Bharat Heavy Electricals Limited, një ndërmarrje e sektorit publik maharatna është e shtrirë përgjatë një sipërfaqeje prej 12 km². Fabrika kryesore konsiston në dy divizione: Heavy Electricals Equipment Plant (HEEP) dhe Central Foundry Forge Plant (CFFP). Së bashku ata punësojnë mbi 8000 punëtorë të kualifikuar. Kompleksi është i ndarë në gjashtë sektorë duke ofruar shërbime të shkëlqyera rezidenciale, shkollimi dhe mjeksore.
- Bahadrabad – 7 km.
Është i vendosur në Autostradën Kombëtare Haridwar–Delhi në një largësi prej 7 km nga Haridwari. Në afërsi, në fshatin Pathri, qëndron Prita Bhimgoda, e ndërtuar mbi Kanalin e Sipërm të Gangut në 1955. Ajo ka gjithashtu një zyrë të zhvillimit të bllokut, përgjegjëse për shumë fshatra të zhvilluar (p.sh. Khedli, Kisanpur Rohalki, Atmalpur Bongla, Sitapur, Alipur, Salempur).
- SIDCUL – 5 km.
Një zona industriale masive, e shtrirë mbi 823.8 ha, e zhvilluar nga State Industrial Development Corporation of Uttarakhand (SIDCUL), një trup e qeverisë shtetërore. Me mbërritjen e sipërmarrjeve të mëdha si ITC, Hindustan Unilever Limited, Dabur, Mahindra & Mahindra, Havells and Kirby, SIDCUL është programuar për të zhvilluar në një tjetër bashki industriale brenda qytetit. 3 km larg nga Autostrada Kombëtare Delhi-Hardwar, SIDCUL gjendet pranë bashkisë BHEL, një bashki e rëndësishme e sektorit publik.
- Jwalapur
Një pjesë e vjetër e qytetit, Jwalapur-i është qendra financiare dhe industriale e qytetit, dhe tani një qendër e rëndësishme për tregtinë dhe shopingun e vendasve. Qyteza daton nga viti 1700. Kjo qytezë u quajt Mohamed Pura dhe sundohej nga një drejtues myslyman vendor. Në vitet 1600 familja e Sisodia nga Mewar-i, pasardhës të Rana Pratap-it, që ikën nga pushtimi Mogul, erdhën për tu ngulitur në rrethinat e Haridwarit. Familjet jetonin qetësisht për pothuaj një brez për të shmangur zbulimin. Vendasit ua ndryshuan mbiemrin në Mehta. Besohet fortësisht se në fillim të 1700-ës mehtat shpërngulën sunduesin mysliman dhe e riemërtuan qytezën Jwalapur. Kjo familje për pasojë u ngulit në Jwalapur dhe u martuan me popullsinë vendore.
- Diga Cheela
Një vend i mirë pikniku me një digë dhe një liqen artificial. Këtu mund të vërehen elefantë dhe kafshë të tjera të egra.
- Shivalik Nagar
Është një nga zonat më të reja dhe më të mëdha rezidenciale të Haridwarit. Është e ndarë në komplekse të ndryshme. Fillimisht u zhvillua si një zonë rezidenciale për punëtorët e BHEL, por me hyrjen e SIDCUL-it, popullsia dhe veprimtaria financiare u zhvillua me shpejtësi në zonë për shkak të afërsisë.
Transporti
RedaktoHaridwari është qendra administrative e distriktit me të njëjtin emër dhe ka një lidhje të mirë me qytetet e tjera të distriktit dhe shtetit të Uttarakandit.
Rrugor
RedaktoAutostrada Kombëtare 58, midis Delhit dhe Kalimit Mana kalon përmes Haridwarit duke e lidhur atë me Ghaziabadin, Meerut-in, Muzzafarnagar-in, Rurkin dhe Badrinathin dhe Autostrada Kombëtare 74 që fillon nga Haridwari e lidh atë me Kashipurin, Kichhan, Naginan, Pilibhit-in dhe Bareilly-n. Haridwari është i lidhur mirë me qytetet kryesore me linja autobusësh. Autobusët nga Delhi për në Haridwar janë të disponueshëm më shumë se 150 autobusa në ditë.
Hekurudhor
RedaktoStacioni Hekurudhor i Haridwarit është nën kontrollin e zonës hekurudhore veriore të Hekurudhave Indiane. Ai ka lidhje të drejtpërdrejta me qytetet kryesore të Indisë si Kalkuta, Delhi, Bombeji, Jaipuri, Ahmedabadi, Patna, Gaya, Varanasi, Allahabad, Bareilly, Laknau, Puri dhe qytetet kryesore të Indisë Qendrore, përkatësisht Bopali, Indore, Khandwa dhe Itarsi.
Ajror
RedaktoAeroporti më i afërt kombëtar është Aeroporti Jolly Grant në Dehradun, që është i vendosur 35 km nga Haridwari. Ndërsa aeroporti më i afërt ndërkombëtar është Aeroporti Ndërkombëtar Indira Gandhi në New Delhi.
Industria
RedaktoHaridwari është duke u zhvilluar me shpejtësi si një qendër e rëndësishme industriale e Uttarakandit që kur agjencia e qeverisë së shtetit, SIDCUL u vendos në vitin 2002, duke krijuar Pronat e Integruara Industriale në një distrikt që tërheq shumë shtëpi të rëndësishme industriale, që janë duke krijuar shërbime manifakture në zonë.
Haridwari ka një zonë të lulëzuar industriale të vendosur në rrugën anësore, duke përshfirë kryesisht njësi dytësore të PSU dhe BHEL, që u vendos këtu në vitin 1964 dhe që aktualisht punëson mbi 8000 persona.
Shiko edhe
RedaktoBibliografia
Redakto- Gopal, Madan (1990). K.S. Gautam (red.). India through the ages. Publication Division, Ministry of Information and Broadcasting, Government of India.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Stella Kramrisch; Raymond Burnier (1976). The Hindu temple. Vëll. 1. Motilal Banarsidass Publ. ISBN 8120802233, 9788120802230.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|isbn=
: simbol i palejuar (Ndihmë!) - Krishna-Dwaipayana Vyasa. Mahabharata. Përkthyer nga Kisari Mohan Ganguli (1883 -1896). Internet Sacred Text Archive.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e përkthyesve (lidhja) - Max Arthur MacAuliffe. The Sikh Religion. Vëll. 1. Oxford University Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "1909" (Ndihmë!) - Kirpal Singh (2004). Janamsakhi Tradition (PDF). Punjabi University, Patiala. ISBN 81-7205-311-8. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 24 mars 2012. Marrë më 4 mars 2017.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - Abul Fazl 'Allami (1873–1907). Ain-e-Akbari (në persisht). Përkthyer nga Heinrich Blochmann dhe kolonel Henry Sullivan Jarrett. Kalkuta: Asiatic Society of Bengal. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2011. Marrë më 4 mars 2017.
Lexime të mëtejshme
Redakto- Rupinder Khullar, Reeta Khullar: Gateway to the Gods: Haridwar-Rishikesh; 2004, UBS Publishers, ISBN 81-7476-460-7.
- Helena Petrovna Blavatsky: Hardwar Mela[lidhje e vdekur], From the Caves and Jungles of Hindostan (1879–80).
- 1871 Report i Archaeological Survey of India, Alexander Cunningham. Publikuar nga Office of the Superintendent of Government Printing. kapitulli 30: Haridwar or Gangadwara.
- Charles Harcourt Ainslie Forbes-Lindsay: India, Past and Present; Kapitulli XVII: Himalayas, Hardwar; publikuar nga J.C. Winston, 1903.
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "haridwar City Polulation Census of India, 2011". Office of the Registrar General, India. 2 mars 2002. Marrë më 23 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b About Haridwar Sahajaharidwar.
- ^ Madan Gopal: India through the ages; 1990, fq. 178
- ^ Gangadwára, the place where the Ganges descends to the plains ... Sacrifice to Daksha (From the Vayu Purana.) ‘Vishnu Purana’, e përkthyer nga Horace Hayman Wilson, 1840. fq. 62, 62:2.
- ^ Stella Kramrisch, Raymond Burnier: The Hindu temple; Volume 1, fq. 3
- ^ a b Places of peace and power sacred sites.
- ^ a b c d e Hardwar; The Imperial Gazetteer of India, v. 13, fq. 52.
- ^ a b Haridwar History Arkivuar 10 dhjetor 2007 tek Wayback Machine; faqja zyrtare e Haridwarit.
- ^ Historical, Cultural and Social Perspectives; kapitulli 3, The Cultural Dimension of Ecology, Baidyanath Saraswati, 1998, Indira Gandhi National Centre for the Arts. ISBN 81-246-0102-X. ignca.nic.in. Vanaparva (The Book of the Forest) parva e tretë, libri i Mahabharatas.
- ^ Lopamudra, Mahabharata;, libri 3: Vana Parva: Tirthayatra Parva: seksioni XCVII.
- ^ Story of Bhagirata
- ^ "Hardwar, About City". Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2009. Marrë më 4 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kumbh Mela, Channel 4.
- ^ Digital Library, The Imperial Gazetteer of India, Oxford, 1908, Vol.13, fq. 51.
- ^ History, The Imperial Gazetteer of India, v. 2, fq. 570.
- ^ Guru Nanak (for Children) – A New Way of Teaching
- ^ Life of Guru Nanak: Chapter IV, The Sikh Religion, Volume 1, by Max Arthur Macauliffe (1842–1913), Oxford University Press (1909), fq. 50-52.
- ^ a b Janasakhi Arkivuar 24 mars 2012 tek Wayback Machine, Janamsakhis of Miharban and Mani Singh, Janamsakhi Tradition, Dr. Kirpal Singh, 2004, Punjabi University, Patiala. ISBN 81-7205-311-8. www.globalsikhstudies.net.
- ^ Sacred Places of Pilgrimage Arkivuar 14 korrik 2018 tek Wayback Machine, Ain-e-Akbari, Vol. III, fq. 306.
- ^ Hardwar Arkivuar 20 shtator 2011 tek Wayback Machine, Ain-e-Akbari, Abul Fazl 'Allami, Vol. I, The A´bda´r Kha´nah. fq. 55
- ^ Upper Ganges Canal, The Imperial Gazetteer of India, 1909, v. 12, fq. 138.
- ^ Trade and Communications, The Imperial Gazetteer of India, v. 21, fq. 375.
- ^ Roorkee Town, The Imperial Gazetteer of India, v. 21, fq. 324.
- ^ History, The Imperial Gazetteer of India, v. 13, fq. 53.
- ^ a b City Development Plan: Haridwar[lidhje e vdekur], Urban Development Department, Government of Uttarakhand; fq. 20.
- ^ New District Arkivuar 30 gusht 2008 tek Wayback Machine Haridwar, www.gmvnl.com.
- ^ "Census of India 2001: Data from the 2001 Census, including cities, villages and towns (Provisional)". Census Commission of India. Arkivuar nga origjinali më 2004-06-16. Marrë më 1 nëntor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Haridwar History". Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2007. Marrë më 4 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ [1]
- ^ Piran Kaliyar[lidhje e vdekur], Times of India, 13 mars 2003.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2016. Marrë më 4 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.haridwarrishikeshtourism.com/haridwar-temples.html
- ^ https://jinalay.wordpress.com/2016/01/18/shri-chintamani-parshwnath-jain-shwetambar-mandir-haridwar-uttarkhand/