Josif Bageri
Josif Bageri (1870, Nistrovë, Reka e Epërme - 1915, Prishtinë, Kosovë) ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare. Ai ishte poet me talent të rallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), mësues, gazetar e publicist, si dhe atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes kombëtare shqiptare.[1]
Josif Bageri | |
---|---|
Lindi | 1870 |
Vdiq | 1915 |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | osmane, serbe |
Profesioni | publicist, poet |
Biografia
RedaktoFëmijëria dhe rinia
RedaktoJosif Bageri u lind më 15 gusht të vitit 1870 në Nistrovë të Rekës së Madhe, (asokohe Malësia e Dibrës se Madhe kurse tani i takon komunës së Mavrovës dhe Radushës) në kohën kur lëvizjet e mëdha çlirimtare kishin marrë hovin e zhvillimit, kur popullit i nevojiteshin intelektualë dhe atdhetarë të tillë. Vitet e rinisë se hershme i kaloi në vendlindje, i angazhuar si bari i varfër. Për shkak te rrethanave të prapambetura ekonomike, sociale e arsimore, Josifi nuk pati mundësi që të vijojë ndonjë shkollë, edhe pse, qysh në fëmijëri shfaqte interesim, dashuri e dhunti për arsimim. Në vitin 1887, në moshën 17 vjeçare, për shkak të varfërisë së rëndë, emigroi në Sofje të Bullgarisë. Krahas punës se rëndë fizike, u angazhua edhe në lëvizjen kombëtare çlirimtare kundër pushtuesit. Frymëzimet e para për të zënë dituri krijuese i kishte nga Dhimitër Mole i Korçës. Dhimitrin e takonte në dyqanin e tij në Sofje. Ai dyqan, njëherësh shërbente edhe si pikë takimi dhe organizimi e patriotëve shqiptarë. Ndodhte kështu sepse Dhimitri sillte libra dhe gazeta nga Bukureshti dhe mbrëmjeve u mësonte mërgimtareve të interesuar shkrim dhe lexim të gjuhës shqipe. Pra, Josifi, për herë të parë, vullnetarisht, në moshë 17 vjeçare, mëson shkrim e lexim nga Dhimitër Mole. [2] [3]
Rilindja Kombëtare
RedaktoKrahas punës si këpucëtar Josifi në Sofje, prej vitit 1887 u inkuadrua edhe në lëvizjen kombëtare shqiptare. Në këtë kohë, Sofja ishte e stërmbushur me atdhetarë, te cilët i ndiqte pushteti osman, për shkak të veprimtarisë së tyre. Më 1 janar te vititi 1893 ne Sofje u themelua shoqëria shqiptare “Dëshira”,[1] ndërsa Josifi ishte njëri ndër themeluesit dhe aktivistët më të shquar të sajë. Kah fund i vitit 1899 shkoi në Stamboll për të vizituar poetin tonë të madh Naim Frashëri, i cili ishte shumë i sëmurë dhe dergjej në shtrat. Takimi me Naimin i la mbresa të mëdha. Ndikimi i tij ishte jashtzokinsht i madh tek Josifi, sa që pas vdekjes se Naimit shkruajti edhe poezi për të.[3]
Gjatë periudhës së viteve 1905 – 1907 Josifi ndihmoi shumë në përhapjen e arsimit shqip ndër masat popullore. Ishte luftëtar i denjë për gjuhën dhe shkollën shqipe dhe si rezultat i saj, në shtator të vitit 1908 në fshtatin e tij të lindjes, Nistrovë hapi edhe një shkollë shqipe. Në periudhën mes viteve 1909 - 1911, në Sofje fillon të botojë gazetën me titull “Shqypeja e Shqypënis”, e cila luajti një rol të madh në përhapjen e arsimit dhe shkollës shqipe si dhe në trajtimin e çështjes kombëtare.[4] [3]
Vitet e fundit
RedaktoPas shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë, Bageri kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Durrës. Qeveria e kohës e ngarkon me drejtimin e gazetës "Ushtima e Krujës". Kjo gazetë, për shkaqe të varfërisë ekonomike, pas disa numrave pushon se botuari.[3] Kushtet e rënda jetësore, keqësimi i shëndetit dhe dëshpërimi i thellë politik e social, e shtynë Josifin që në qershor të vitit 1915, të vendoste të kthehej serish në Sofje. Para nisjes për Sofje, Josifi pati një takim të fundit me Fan Nolin, Faik Konicën e personalitete të tjera, ku u bisedua për qëndrimin që duheshin mbajtur ndaj vendimit të Fuqive të mëdha, që vendosen të dërgonin Princin Von Vid, për të menaxhuar Shtetin e pavarur dhe të njohur shqiptar. Në atë takim ata vendosen që të mos protestonin, por fillimisht të mbanin qëndrim vëzhgues. Rrugës për në Sofje ndalon në Prishtinë, për të takuar Hasana Prishtinën dhe personalitete të tjera, me mision që t’i njoftonte për vendimet e takimit me personalitete në Shqipëri. I lodhur dhe i rraskapitur fizikisht nga rruga e mundimshme, vdes në Prishtinë, më 15 qershor 1915.[5]
Kontributi
RedaktoJosif Bageri punoi shumë për çështjën shqiptare. Punoi pa u lodhur, duke lënë pas shumë shkrime të botuara e të pabotuara; poezi e prozë, platoforma politike, artikuj, komente, reagime, klidhje politike etj. Gjate veprimtarisë së tij pati një bashkpunim te ngushtë me dibranët: Said Najdenin e Jashar Erebara, Atanas Albanskin nga Reka e Epërme, me Nikolla bej Ivanajn, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetar të tjerë.[6] Personaliteti dhe veprat e tij politike, letrare e publicistike meritojnë respekt të lartë.[7]
Krijimtaria
RedaktoVepra
Redakto- KOPËSHT MALSORI (Mësime të shqyptarueta dhe vjersha), Sofje, 1910.
- REKA VENDI IM (Vjersha nga Josif Bageri, të përmbledhura nga Dr. Nexhat Abazi), Tetovë 1995
Artikuj e shkrime
Redakto- Secili nga ne lypen te mbjell fare te mire e jo te lig, “Diterrefenjesi shqip“, Sofje 1897
- Dashuri e mëmëdheut, “Kalendari Kombiar”, Sofje 1899
- Bariu, „Kalendari Kombiar“, Sofje 1906
- Mjaft në durim, „Kalendari Kombiar“, Sofje 1907
- Përmendim, „Kalendari Kombiar“, Sofje 1909
- Mesimi dëbon errësirën, „Drita“, Sofje 1902
- Ngreu amdhe, “Drita“, Sofje 1902
- Rrojtje e merzitun, „Drita“, 1909
- Mesoni gjuhen e vet, „Besa“, Konstatinopoje/Stamboll 1909
- Vajtim e mallkim, „Shqiperia“, Bukuresht 1899
- Cilët jena na?, „Liria“, Selanik 1908
- Kushtrimi i shqyptarëve në Manastir, „Liria“, Selanik 1908
- Fortësia e pares dhe vepra e saj, „Shpnesa e Shqypnise“, Raguzë 1907
- Qajtje! zot. Nikolle bej Ivanajt, „Shpnesa e shqypnise“, Raguzë 1906
- Nihma skemi as pi kuj, „Shpnesa e Shqypnise“, Raguzë 1906
- Hurra!, „Shpnesa e Shqypnise“, Raguze 1907
- Urime!, „Shpnesa e Shqypnise“, Raguze 1907
- Për vehte kangmbaronjesh, „Shpresa e Shqypnise“, Raguzë 1907
- Thirrje, “Shpnesa e Shqypnise“, Raguze 1907
- Lamtumir, „Shpnesa e Shqypnise“, Raguze 1907
- Afron dita, „Shpnesa e Shqypnise“, Raguze 1907
- Vajtim, „Shpnesa e Shqypnise”, Raguze 1907
- Mbrini dita, „Shpnesa e Shqypnise“, Trieste 1907
- Para fytyres se Naim Frasherit, „Shpnesa e Shqypnise“, Trieste 1909
- „Klithje mbi gjith Shqypetaret“, „Shpnesa e Shqypnise“;
- „Detyra e shqiptarit“, “Shpnesa e Shqypnise“;
- „Shkoj theror edhe një përpjekës“ (kushtuar Vasil Negovanit), „Shpnesa e Shqypnise“;
- „Gjuha Shqype dhe shkronjesit e saj“, „Shpnesa e Shqypnise“
Shih edhe
RedaktoLidhje interwiki
Redakto
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Fjalori enciklopedik shqiptar (botimi i ri-2008), ASHSH, Tiranë, fq. 151.
- ^ Robert Elsie (24 dhjetor 2012). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 23–. ISBN 978-1-78076-431-3.
- ^ a b c d Agim Gashi & Haxhi Muhaxheri:Josif Bageri[lidhje e vdekur], www.akllapi.net, 04.08.2017
- ^ Sabile Keçmezi-Basha:Josif Bageri dhe karakteri kombëtar i gazetës Shqypeja e Shqypenis, E Martë, 28.06.2011, 08:05 PM, Zemra Shqiptare, Viz. 7.08.2017
- ^ Denion Ndrenika:Manifestim për 100-vjetorin e vdekjes së rilindasit Josif Bageri nga Reka e Dibrës Arkivuar 22 qershor 2015 tek Wayback Machine
- ^ "Në 100 vjetorin e Josif Bagerit, shqiptarët ortodoksë në Maqedoni kërkojnë kujdes". Koha. 16 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2015. Marrë më 6 nëntor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ruzhdi Mata: Josif Bageri. Shtëpia Botuese "8 Nëntori", Tiranë, 1983
Lexim të mëtejshëm
Redakto- G. Petrota, „Josif Bageri“, „La litteratura Albanese“, Palermo -Itali 1932
- Peter Elezi, „Josif Bageri“, „Shkolla shqiptare“, Konstance 1943
- Peter Elezi, „Vepra e Bajram Curit nder vjersha të J. Bagerit“, Kostance 1943
- „Letra e Kristo Bagerit“, (drejtuar te jatit Josif Bagerit), „Ilostracia Ilinden“, G. P. Stametovit, 1913
- Petraq Pepo, „Kater letra te shkrimtarit demokrat Josif Bagerit“, „Arsimi popullor“, Tirane 1962
- Autori i panjohur, „Nje gjykim i J. Bagerit per librin „Agimi i qytetnise, Shtjefen Gjecovi“, „Bashkimi”, Shkoder 1911
- Mehmet Gjevori, „Portrete letrare J. Jovan Bageri“, gazeta „Rilindja” 1969
- Pjeter Janura , „Josif Jovan Bageri“ (studim), „Jehona”, Shkup 1976
- Qani Pertafi, „Tradita letrare ne Diber“ (mbi rilindesit Dervish Hima, Jashar Erbara, Josif Bageri), „Ushtima e maleve”, Peshkopi 1977
- Bojka Sokollova, „Roli i kolonise shqiptare te Sofjes per zhvillimin e letersis shqipe ne kohen e rilindjes”, Seminari i kulturës per te huaj, Prishtine 1978
- Zymbyle Zeneli, „Josif Bageri dhe krijimtaria e tij per çlirimin kombëtar“, „Ushtima e maleve”, Peshkopi 1977
- Ismet Dermaku, „Rilindja Kombëtare Shqiptar edhe kolonitë e mërgimit në Rumani, Bullgari“, Prishtine 1983
- Avzi Mustafa, „Kontaktet e Josif Bagerit me patriotë shqiptarë“, „E vërteta”, Shkup 1997
- Shaqir Berani, „Gjuha e Josif Bagerit“ (doktoranturë), Prishtine 1988
- Ruzhdi Mata, „Josif Bageri“ (Monografi), Tirane 1983
- Dr. Boro Mokrov, „Zaednistvoto na makedonski i na allbanski narod vo emigratskiot pecat“ (feljton), „Nova Makedonia”, Shkup 1992
- Pjeter Janura, „Josif Bageri“, „Jehona” 1976
- Pjeter Janura, „Josif Bageri poet i mislitel od gorna Reka“, „Naucen Sobir”, Shkup 1978
- Jup Kastrati, „Figura të ndritura Kombëtare“, Shkoder 1963
- Shefik Osmani, „Rruga e Abetares shqipe“, „Flaka”, Shkup 1979
- Shefik Osmani, „Dy Abetare te vitit 1911 (Gjuha dhe letërsia shqiptare ll), Tirane 1986
- Bratoljub Klajic „Pedagoska enciklopedija l, 2“ (Zagreb, Beograd Shkup Prishtine)1989
- Dr. Nexhat Abazi, „Kontributi arsimor e pedagogjik i J. Bagerit” (Zhvillimi i arsimit, shkollave dhe i mendimit pedagogjik shqiptar ne Maqedoni 1830-1920), Tetove 1997
- Abdulla Bekteshi, „99 vjet te shoqerise „Deshira” të Sofjes“, „Bujku”, Prishtine 1992
- Hamid Xhaferi, „Interlingua“ (kahe letrare studime), Shkup 2004
- Lutfi Turkeshi, „Josif Bageri“ (felton), Shkup 2005
- Skender Asani, „Veprimtaria atdhetare e J. Bagerit sipas gazetes Bullgare „Avtonomia“,”Studime albanologjike” Shkup 2009