Kronologjia e Ulqinit
Kjo faqe ka të bëj me datat kryesore në historinë e Ulqinit, qytet shqiptar i cili i takon Malit të Zi.
Krijimi dhe sundimi romak
Redakto- shek. 5 p.e.s. - Qyeti u formua nën emrin Kolkhinium.
- 163 p.e.s. - Romakët e pushtuan qytetin që ishten nën sundimin ilir dhe e riemëruan në Olcinium (ndryshe edhe si Ulcinium). Nën sundimin romak qyteti ka fituar statusin Oppidum Civium Romanorum (Qytet me privilegje të veçanta) dhe më pas statusin Municipium (Qytet i pavarur).
- 293 - Perandoria Romake u nda në dysh, dhe Ulqini i takoj Perandorisë Romake të Lindjes (që më vonë do të njihet si Perandoria Bizantine).
- shek. 6 - U formua Qyteti i Shasit në afërsi të Ulqinit.
- shek. 9 - Ulqini u bë pjesë e temës (provincës ushtarako-civile) së Durrësit, që ishte pjesë e sistemit të ri administrativ të Perandorisë Bizantine.
- 1010 - Cari Samueli i Bullgarisë dështoi ta pushtoj qytetin gjatë luftës kundër Bizantinëve.
Sudimi sllav dhe Ballshajt
Redakto- 1040 - Arkoni Stefan Vojislavi e pushtoi qytetin dhe rrethinën e tij.
- 1183 - Zhupani i Lartë Stefan Nemanja e pushtoi Shasin dhe Ulqinin, Ulqini u bë një ndër qytetet më të rëndësishëm të zhupanisë së tij.
- 1242 - Mongolët, nën urdhëheqjen e Batu Kanit, dështuan ta pushtojnë qytetin e Ulqinit, dhe për këtë arsye kanë shkatërruar Shasin dhe kanë vrarë popullsinë e tij..
- 1261 - Për herë të parë u krijua shëbrimi noterial.
- 1385 - Ulqini bëhet kryeqyteti i Principatës së Zetës, pas ardhjes në pushtet të Gjergjit II.
- 1403 - Pas vdekjes së Gjergjit II kryeqytet i Principatës së Zetës bëhet Tivari.
Sundimi venecian dhe osman
Redakto- 1405 - Republika e Venedikut e morri Ulqinin nga Ballsha III prej dinastisë së Ballshajve. Nën sundimin venecian, qyteti ndërroi emrin në Dulcigno në italisht, dhe u bë pjesë e Shqipërisë veneciane (Albania Veneta).
- 1510 - U ndërtua Kisha e Shën Mërisë në pjesën e epërme të Kalasë.
- 1 gusht 1571 - Perandoria Osmane e pushtoi qytetin dhe pjesët e tjera të Shqipërisë veneciane.
- 1670 - U ndërtua Xhamia e Meterizit.
- 17 shtator 1676 - Në Ulqin vdiq Sabataj Cevi që ishte njohur si Mehmed Efendia ose "Mesia i rremë".
- 1689 - U ndërtua Xhamia e Lamit.
- 1693 - Kisha e Shën Marisë u këthye në Xhami, gjëgjësisht u shtua minareja dhe u qujat Xhamia e Kalasë (ose Xhamia e Halil Skurës).
- 1696 - U ndërtua Ura e Klleznës në afërsi të fshatit Këllezna e Sipërme pran Ulqinit.
- 1719 - U ndërtua Xhamia e Pashës nga Kiliç Aliu.
- 1728 - U ndërtua Xhamia e Mezgjahut (ose Xhamia e Madhe) nga Sulejman Mujali.
- 1743 - Pranë Xhamisë së Pashës u ndërtua Hamami (banjoja turke).
- 1749 - U ndërtua Xhamia e Kryepazarit nga Nuradin Begu.
- 1754 - U ngrit Sahat Kulla e Ulqinit.
- 1779 - U ndërtua Xhamia e Merasë nga Lika Ceni.
- 1783 - U ndërtua Xhamia e Bregut.
- 1798 - U ndërtua Xhamia e Detarëve (ose Xhamia e Ranës) nga Ibrahim Pashë Bushatliu.
- 1858 - Në grykëderdhjen e Lumit Buna u fundos anija "Merito" e Antun Alegretit nga Trogiri, të cilën e drejtonte kapedan Naporeli dhe filloj formimi i Ishullit Ada.
- 1867 - Ulqini u bë kaza e Sanxhakut të Shkodrës, pjesë e Vilajetit të Rumelisë.
- 1869 - U ndërtua Kisha e Shën Nikollës nën Malin e Bardhë.
- 1871 - U themelua ruzhdia (shkolla shtetërore laike).
- 1875 - Në afërsi të Kishës së Shën Nikollës u ndërtua Kisha katolike e Shën Jozefit.
Prej 1878 deri më 1920
Redakto- 17 janar 1878 - Mali i Zi pushtoj Ulqinin, dhe forcat malazeze dogjën Çarshinë dhe Mëhallën e Re.
- 8 shkurt 1879 - Forcat Malazeze lëshuan Ulqinin dhe sipas Kongresit të Berlinit (1878), Ulqini i mbeti Perandorisë Osmane.
- 26 nëntor 1880 - Perandoria Osmane nën presion e lartë të Fuqive të Mëdha ia dorzoj qytetin Malit të Zi, edhe pse vendasit ishin kundër këtij vendimi.
- 8 nëntor 1882 - U hap shkolla e parë fillore laike, që pas Luftës së II Botërore do të quhet "Boshko Strugar".
- 1884 - U themelua Biblioteka publike, që sot quhet Biblioteka Popullore "Mirko Sërzentiq".
- 1885 - Është hapur Kanali i Milenës nën urdhërat e Mbretit Nikolla. Kanalin e projektoj Vladimir Ivanoviq Varmani nga Rusia.
- 1890 - U rrënua Xhamia e Merasë nga malazezët dhe ata ndërtuan Katedralen ortodokse të Shën Nikollës.
- 1894 - Ulqini kishte 4000 banorë dhe ishte qyteti i dytë më i madh i Malit të Zi.
- janar 1916 - Austro-Hungaria e pushtoj Ulqinin gjatë Luftës së Parë Botërore.
- nëntor 1918 - Italia hyri në Ulqinin pas kapitullimit të Austro-Hungarisë.
Prej 1920 deri më 1990
Redakto- 1920 - Ulqini u bë pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë.
- 1921 - Në regjistrimin e popullsisë kishte 4913 banorë.
- 1925 - U formua klubi i parë i futbolli, me emrin Bjellogorac (sq. Malabardhi).
- 1931 - U rrënua Xhamia e Detarëve nga jugosllavët.
- 1932 - Nga firma gjermane Linke-Hofman u ndërtua centrali i parë elektrik në Ulqin dhe pas tij për nevojat e kripores u ndërtua centrali elektrik industrial i Kripores.
- 1934 - Kriporja e Ulqinit, u themelua.
- 1941 - Pas pushtimit italian të Jugosllavisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ulqini bëhet pjesë e Mbretërisë së Shqipërisë.
- 7 nëntor 1943 - Flota ajrore e aleatëve të Luftës së II Botërore bombarduan Ulqinin.
- 26 nëntor 1944 - Forcat partizane marrin Ulqinin dhe kështu bëhet pjesë e Jugosllavisë Socialiste.
- 1948 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 4385 banorë qyteti dhe 12861 komuna.
- 1952 - Pas vendosjes së sistemit të ri të administrimit vendor, Ulqini u bë komunë qytetare (urbane), pjesë e qarkut e Tivarit.
- 1953 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 4919 banorë qyteti dhe 14080 komuna.
- 1954 - U themelua klubi i parë i vaterpolit, me emrin Gusar (sq. Kusari).
- 1955 - Komuna urbane e Ulqinit dhe komuna rurale e Katërkollës (Vlladimirit) bashkohen duke krijuar Komunën e Ulqinit, pjesë e qarkut të Tivarit.
- 1961 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 5705 banorë qyteti dhe 16213 komuna.
- 1965 - U themelua Gjimnazi i Ulqinit.
- 1968 - U rrënua nga dora e njeriut Xhamia e Merasë.
- 1971 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 7459 banorë qyteti dhe 18955 komuna.
- 13 korrik 1973 - U formua Qendra Nudistike në Adë.
- 1975 - U themelua Muzeu i Historisë Lokale të Ulqinit.
- 1976 - U formua Klubi i Basketbollit Ulqini.
- 15 prill 1979 - Ulqini u godit nga një termet 7 ballë të shkallës rihter, që shkaktoj dëme të mëdha materiale dhe viktima.
- 1980 - U themelua Kllapa muzikore e Ulqinit.
- 1981 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 9149 banorë qyteti dhe 21576 komuna.
- 1983 - Klubi i Fubollit Bjellogorac u riemërua në Otrant.
- 1987 - U themelua Radio Ulqini.
Koha e sotme
Redakto- 9 shtator 1990 - U themelua Lidhja Demokratike në Mal të Zi (LD në MZ) në Ulqin, partia e parë shqiptare në Mal të Zi,.
- 28 Djetor 1990 - U themelua Shoqata e Artistëve dhe e Intelektualëve “Art Club”.
- 1991 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 11144 banorë qyteti dhe 24217 komuna.
- 21 nëntor 1993 - U themelua partia Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) në Ulqin.
- 1995 - U hap Shkolla e parë e Muzikës dhe u themelua Shoqata kulturo-artistike "Zana".
- 1996 - Osman Rexha u zgjodh Kryetar i Komunës së Ulqinit.
- 1998 - Skender Hoxha u zgjodh Kryetar i Komunës së Ulqinit.
- 1999 - U themelua Shoqata kulturo-artistike "Ulqini".
- 2002 - Fuad Nimani u zgjodh Kryetar i Komunës së Ulqinit.
- 7 Djetor 2002 - U themelua Radio Elita.
- 2003 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 12827 banorë qyteti dhe 20290 komuna.
- 20 prill 2004 - U themelua klubi i parë i zhytjes D'Olcinium.
- 2004 - U themelua TV Teuta.
- 5 shkurt 2005 - U hap Materniteti.
- 22 tetor 2005 - U themelua partia Forca e Re Demokratike (FORCA).
- 2006 - U ndërtua Katedrala katolike e Shën Markut në Shtoj.
- 24 shtator 2006 - Gëzim Hajdinaga u zgjodh Kryetar i Komunës së Ulqinit.
- 23 qershor 2008 - Në Ulqin u themelua Këshilli Nacional i Shqiptarëve.
- prill 2011 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 10707 banorë qyteti dhe 19921 komuna.
- 24 shtator 2011 - Nazif Cungu u zgjodh Kryetar i Komunës së Ulqinit.
- 1 korrik 2012 - Solemnisht është hapur Xhamia e Detarëve, e cila u rindërtua nga vitit 2008-2012.
- 26 nëntor 2012 - Komuna e Ulqinit u bë pjesë e Kuvendit Kombëtar të Njësive Vendore Shqiptare.
- 24 shkurt 2014 - Fatmir Gjeka u zgjodh Kryetar i Komunës së Ulqinit.