Hape menynë kryesore

Lec Bushati lindi më 1940Shkodër. Është Artisti i merituar dhe aktor i shquar i Teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Përveç dhjetëra roleve në këtë teatër ka interpretuar edhe 14 role mbështetëse dhe episodike në filma, duke filluar me “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963). Ka luajtur rolin kryesor, Vuksan Sadrin, ne filmin televiziv “Ditët që sollën pranverën” (1979), ndërsa role të tjerë të rëndësishëm luan edhe ne filmat “Nusja” (1980) “Flaka e maleve” (1982), “Të paftuarit” (1985), “Muri i gjallë” (1989).

Lista e plotë e filmave përmban edhe “Lugina e pushkatarëve” (1970), “Operacioni zjarri” (1973), “Rrugë të bardha” (1974), “Shembja e idhujve” (1977), “I treti” (1978), “Qortimet e vjeshtës” (1981) dhe “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983).

FilmografiaRedakto