Mattia Zaccagni (lindur më 16 qershor 1995) është një futbollist profesionist italian i cili luan si anësor për klubin italian Lazio dhe kombëtaren italiane.

Mattia Zaccagni

Zaccagni duke luajtur për Lazion në 2021
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1995-06-16) 16 qershor 1995 (28 vjeç)
VendlindjaCesena, Emilia-Romagna, Itali
Gjatësia1.76 m (5 ft 9 in)
PozicioniAnësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Lazio
Numri20
Karriera me të rinjtë
Bellaria Igea
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2012–2013Bellaria Igea6(0)
2013–2014Hellas Verona (huazim)0(0)
2014–2022Hellas Verona138(15)
2014–2015Venezia (huazim)33(1)
2016Cittadella (loan)12(0)
2021–2022Lazio (huazim)29(4)
2022–Lazio50(13)
Karriera ndërkombëtare
2022–Italia3(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 17:51, 23 dhjetor 2023 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 shtator 2023

Karriera me klube Redakto

Vitet e para Redakto

Zaccagni është produkt i akademisë së klubit amator AC Bellaria Igea Marina. Ai u bë pjesë e ekipit të parë në sezonin 2012–13, duke debutuar më 9 dhjetor 2012 në moshën 17 vjeç në fitoren 2–1 në transfertë kundër Forlì FC.[1] Gjatë këtij sezoni, Zaccagni luajti në rolin e organizatorit në formacionin 4–3–3 të trajnerit Marco Osio.[2]

Hellas Verona Redakto

Në verën e vitit 2013, Zaccagni u huazua te Hellas Verona, duke u bërë pjesë e akademisë së klubit. Një vit më pas, ai u dërgua në huazim te Venezia.[3] Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 10 shtator 2014 kundër SüdtirolSerie C1.[4] Zaccagni u aktivizuar në 33 ndeshje me Venezian në sezonin 2014–15.

Pas rikthimit nga huazimi, Zaccagni bëri debutimin e tij në Serie A më 23 shtator 2015 në humbjen 1–0 kundër Interit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 75të.[5] Më 26 janar 2016, gjatë merkatos verore, ai kaloi në huazim te Cittadella në Serie C, duke ndihmuar klubin të rikthehej në Serie B.[6][7]

Zaccagni u rikthye te Verona në verën e vitit 2016, tashmë në Serie B. Ai shënoi golin e parë me klubin më 15 tetor në fitoren 4–1 kundër Ascolit.[8] Më 5 mars 2017, Zaccagni shënoi golin e vetëm në ndeshjen vendimtare kundër Brescias, duke i dhuruar ekipit tre pikët.[9] Në përfundim të sezonit, Verona siguroi rikthimin në Serie A. Aventura e dytë e Zaccagnit në Serie A nisi me një dëmtim të rëndë në ligament në nëntor, duke humbur pjesën e mbetur të sezonit 2016–17.[10][11]

Në sezonin 2018–19, Verona u rikthye sërisht në Serie B; Zaccagni e fitoi vendin e titullarit në formacion, duke shënuar tre gola.[12][13][14] Gjatë fazës play-off, Zaccagni u dëmtua në fitoren 4–1 kundër Perugias,[15][16] por u rikthye për ndeshjen e dytë finale kundër Cittadellës;[17] Verona kishte humbur ndeshjen e parë 2–0, por një fitore 3–0 në shtëpi, falë edhe Zaccagnit i cili shënoi një golat, siguroi rikthimin në elitë pas një sezoni.[18]

Zaccagni e ruajti vendin e titullarit pas rikthimit të Veronës në elitë, duke zhvilluar performanca pozitive.[19] Ai shënoi golin e parë në Serie A më 12 janar 2020 në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Genoas.[20] Goli i tij i dytë erdhi më 1 korrik kundër Parmës.[21]

Zaccagni u bë një nga lojtarët më të dalluar të ekipit në sezonin 2020–21, duke shënuar disa gola vendimtar, përfshirë golin e vetëm të ndeshjes kundër Spezias.[22] Ai regjistroi gjithsej 5 gola, duke shënuar gjithashtu në fitoret kundër Napolit dhe Atalantës.[23]

Në sezonin 2021–22, Zaccagni ndryshoi numrin e fanellës, duke marrë numrin 10 pasi më parë kishte numrin 20.[24][25] Ai e nisi sezonin e ri duke shënuar një dopietë në humbjen 3–2 kundër Sassuolos.[26] Në javën e dytë të kampionatit, ai u aktivizua në humbjen 3–1 kundër Interit, e cila ishte ndeshja e tij e fundit si lojtar i Veronës.

Lazio Redakto

Më 31 gusht 2021, Zaccagni u transferua te Lazio në formë huazimi për një sezon dhe me të drejtë blerje për 7 milion € plus 2 milion € bonuse.[27][28][29] Ai debutoi me klubin kryeqytetas në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit kundër Milanit, duke zëvendësuar Felipe Anderson në pjesën e dytë.[30] Më 16 shtator, Zaccagni bëri debutimin e tij në kompeticionet evropiane duke u aktivizuar në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Evropës kundër Galatasarayt.[31]

Më 12 dhjetor, Zaccagni shënoi golin e parë për Lazion në humbjen 2–1 kundër Sassuolos.[32][33] Pesë ditë më pas, ai shënoi sërisht, këtë herë në fitoren 3–1 kundër Genoas. Më 22 shkurt 2022, Zaccagni shënoi dopietën e parë si lojtari i Lazios në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Bolonjës.[34]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Në nëntor 2020, Zaccagni mori ftesën e parë në kombëtaren italiane nga trajneri Roberto Mancini për ndeshjet kundër Estonisë dhe Polonisë, por nuk u aktivizua.[35] Debutimi i tij erdhi dy vite më pas në fitoren 3–2 në ndeshjen miqësore kundër Turqisë.[36]

Profili i lojtarit Redakto

Zaccagni mund të luaj si anësor i majtë, mesfushor-sulmues si dhe mbrojtës krahu.[37][38] Ai dallohet për teknikën e tij, vizionin e lojës dhe forcën fizike.[37] Kur luan në krah, Zaccagni kontribon në fazën sulmuese me krosimet e tij të sakta në zonë.[3] Ai është gjithashtu një lojtar dinamik, i cili ndihmon ekipin në fazën mbrojtëse.

Jeta personale Redakto

Më 20 qershor 2023, Zaccagni u martua me Chiara Nastin. Ata sëbashku kanë një djal, Thiago, i cili lindi në vitin 2022.[39]

Statistikat e karrierës Redakto

Klube Redakto

Redaktuar më 22 dhjetor 2023[40]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Bellaria Igea 2012–13 Lega Pro Seconda Divisione 6 0 2 0 8 0
Hellas Verona (huazim) 2013–14 Serie A 0 0 0 0 0 0
Venezia (huazim) 2014–15 Lega Pro 33 1 3 0 36 1
Hellas Verona 2015–16 Serie A 3 0 1 0 4 0
2016–17 Serie B 26 2 1 0 27 2
2017–18 Serie A 6 0 1 0 7 0
2018–19 Serie B 31 4 2 0 33 4
2019–20 Serie A 34 2 1 0 35 2
2020–21 36 5 1 0 37 5
2021–22 2 2 1 0 3 2
Gjithsej 138 15 8 0 0 0 0 0 146 15
Cittadella (huazim) 2015–16 Lega Pro 12 0 0 0 2[a] 1 14 1
Lazio (huazim) 2021–22 Serie A 29 4 2 0 5[b] 1 36 5
Lazio 2022–23 Serie A 35 10 2 0 8[c] 0 45 10
2023–24 15 3 0 0 5[d] 0 0 0 20 3
Gjithsej 79 17 4 0 18 1 0 0 101 18
Gjithsej karriera 268 33 17 0 18 1 2 1 305 35
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në fazën play-off për promocion të Serie B
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  3. ^ Pesë ndeshje në Ligën e Evropës, tre ndeshje në UEFA Ligën e Konferencave
  4. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve

Kombëtarja Redakto

Redaktuar më 12 shtator 2023[41]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 2022 1 0
2023 2 0
Gjithsej 3 0

Trofe Redakto

Personale

Referime Redakto

  1. ^ "Mattia Zaccagni, dal Bellaria all'Hellas Verona" (në italisht). News Rimini. 10 gusht 2013.
  2. ^ "Le 5 cose da sapere su Mattia Zaccagni" (në italisht). La Corriere dello Sport. Marrë më 1 shtator 2021.
  3. ^ a b "Zaccagni è l'ingrediente segreto del Verona" (në italisht). Ultimo Uomo. 29 tetor 2020. Marrë më 31 tetor 2020.
  4. ^ "Venezia vs. Südtirol 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 10 shtator 2014.
  5. ^ "Internazionale vs. Hellas Verona 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 23 shtator 2015.
  6. ^ "UFFICIALE: Cittadella, arriva il centrocampista Zaccagni" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 9 shtator 2019.
  7. ^ "Ufficiale: Zaccagni in prestito al Cittadella" (në italisht). Hellas Verona. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2019. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  8. ^ "Ascoli Picchio-Hellas Verona 1-4, i momenti chiave della partita" (në italisht). Piceno Time. Marrë më 9 nëntor 2019.
  9. ^ "Brescia-Verona 0-1, Zaccagna firma il gol partita. Benevento fermato dalla Salernitana" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 9 nëntor 2019.
  10. ^ "Serie A Verona, si ferma Zaccagni. Per Calvano lista e rinnovo" (në italisht). La Corriere dello Sport. Marrë më 9 nëntor 2019.
  11. ^ "Zaccagni, intervento ok, ma la sua stagione è finita". hellas1903.it (në italisht). Marrë më 9 nëntor 2019.
  12. ^ "Serie BKT: Hellas Verona-Spezia 2-1" (në italisht). Hellas Verona F.C. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2018. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  13. ^ "#SerieBKT #VeneziaVerona 1-1" (në italisht). Hellas Verona F.C. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2018. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  14. ^ "Serie BKT: Spezia-Hellas Verona 1-2" (në italisht). Hellas Verona F.C. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2019. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  15. ^ "Aglietti sulla semifinale playoff: «Verona, non fare passi indietro»" (në italisht). Tuttosport. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  16. ^ "Verona ai playoff, Aglietti: «Pescara esperto, noi vogliamo andare il più avanti possibile»" (në italisht). La Corriere dello Sport. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  17. ^ "Cittadella - Hellas Verona, le probabili formazioni. Aglietti recupera i pezzi" (në italisht). Verona Sera. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  18. ^ "Il Verona vince 3-0 sul Cittadella e torna in Serie A dopo un anno" (në italisht). Eurosport. 2 qershor 2019.
  19. ^ "Zaccagni: «Ora mi sento adatto alla Serie A»" (në italisht). Larena. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2019. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  20. ^ "Serie A, Verona-Genoa 2-1: Zaccagni ribalta i rossoblù" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 12 janar 2020.
  21. ^ "Verona-Parma 3-2: video, gol e highlights della partita di Serie A" (në italisht). Sky Sports. Marrë më 31 tetor 2020.
  22. ^ "Zaccagni firma un capolavoro, il Verona passa a Spezia" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 3 janar 2021.
  23. ^ "Atalanta-Verona 0-2: l'allievo Juric batte il maestro Gasperini. Segnano Veloso e Zaccagni" (në italisht). La Repubblica. 28 nëntor 2020. Marrë më 15 gusht 2021.
  24. ^ "Hellas, scelte le maglie: Mattia Zaccagni diventa il numero 10" (në italisht). Larena. 13 gusht 2021. Marrë më 15 gusht 2021.
  25. ^ "Stagione 2021/22 - I numeri di maglia dei gialloblù" (në italisht). Hellas Verona F.C. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2021. Marrë më 15 gusht 2021.
  26. ^ "Serie A, Verona-Sassuolo: colpo di Dionisi al debutto" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 22 gusht 2021.
  27. ^ "Mattia Zaccagni si trasferisce alla Lazio" (në italisht). Hellas Verona F.C. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2023. Marrë më 1 shtator 2021.
  28. ^ "Comunicato 31.08.2021". sslazio.it (në italisht). S.S. Lazio. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2021. Marrë më 1 shtator 2021.
  29. ^ "Zaccagni alla Lazio, ufficiale il colpo di calciomercato | Sky Sport". sport.sky.it (në italisht). Sky Sport. 31 gusht 2021. Marrë më 21 qershor 2023.
  30. ^ "Lazio, Basic e Zaccagni al debutto: "Felici, ora l'Europa League!"" (në italisht). La Corriere dello Sport. 13 shtator 2021. Marrë më 14 shtator 2021.
  31. ^ Riccardo Caponetti (16 shtator 2021). "Lazio, notte buia a Istanbul, l'esordio di Zaccagni una delle poche note liete" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 17 shtator 2021.
  32. ^ "Sassuolo-Lazio 2-1: gol di Zaccagni, Berardi e Raspadori. Espulso Ayhan nel finale, traversa di Basic al 90'" (në italisht). Eurosport. 12 dhjetor 2021. Marrë më 12 dhjetor 2021.
  33. ^ "Serie A, Sassuolo-Lazio 2-1: Berardi e Raspadori stendono Sarri" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 13 dhjetor 2021.
  34. ^ "Serie A, Lazio-Bologna 3-0: doppio Zaccagni e rigore di Immobile" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 15 shkurt 2022.
  35. ^ "Mancini convoca anche Bastoni, Ferrari e Zaccagni. Alle 16 primo allenamento". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 9 nëntor 2020.
  36. ^ "L'Italia riparte da Konya, Raspadori e Cristante danno agli Azzurri il successo sulla Turchia". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 29 mars 2022. Marrë më 30 mars 2022.
  37. ^ a b Gianluca Tavellin. "Pari corre anche per Zaccagni «Con Pecchia farà strada»" (në italisht). Larena. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2019. Marrë më 9 nëntor 2019.
  38. ^ "Zaccagni, alla Lazio l'occasione di una carriera: quanto spazio troverà con Sarri?" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 14 shtator 2021.
  39. ^ "Chiara Nasti e Mattia Zaccagni sposi: guarda l'album delle nozze". amp.tgcom24.mediaset.it (në italisht). Marrë më 21 qershor 2023.
  40. ^ "Mattia Zaccagni" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 12 janar 2024.
  41. ^ "Mattia Zaccagni". eu-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 23 shtator 2022.
  42. ^ "Gran Galà del Calcio 2021: trionfano Lukaku e Girelli! Scopri tutti gli altri premiati" (në italisht). Gran Galà del Calcio. 19 mars 2021. Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2022. Marrë më 21 mars 2022.

Lidhje të jashtme Redakto