Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Lludha. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje Lludha, mirëserdhe në Wikipedian në shqip !

Kjo është faqja juaj e diskutimit, në të cilën do të merrni mesazhe nga përdoruesit e tjerë. Në qoftë se ke pyetje mund të adresohesh pa ngurrim tek Oda e fillestarëve, ku një përdorues me eksperiencë do të ketë mirësinë të të përgjigjet sa më shpejt.

Përpara se të redaktoni një faqe në Wikipedia ne do t’iu rekomandonim të lexonit se si redaktohet dhe formatohet një faqe. Gjithashtu është e këshillueshme që të përdorni livadhin tonë për të eksperimentuar përpara se të redaktoni një artikull në Wikipedia. Në qoftë se dëshironi të krijoni një artikull të ri ndiqni Kujdestarin e artikujve, i cili do t’iu ofrojë ndihmë hap pas hapi. Kujdes, ju nuk duhet të kopjoni tekst nga faqet e tjera në internet dhe ta vendosni në Wikipedia! Gjithashtu gjatë katër ditëve të para të krijimit të llogarisë nuk do të mund të zhvendosni faqe nën një titull të ri alternativ.

Për t’iu përgjigjur një mesazhi nga një përdorues tjetër, duhet të shkoni në faqen e tij të diskutimit dhe të shtypni komandën “Shto një temë (të re diskutimi)”. Mos harro që diskutimet e tua duhet ti nënshkruash me (~~~~) ose thjesht shtyp butonin në fund të mesazhit tënd.

faqen tuaj të përdoruesit ju mund të shkruani shkurtimisht rreth vetes tuaj në mënyrë që wikipedianët e tjerë të të njohim më lehtë. E këshillueshme do të qe përdorimi si stampës {{Babel}}. Në qoftë se dëshiron ti mund të vendosësh edhe vendbanimin tënd aktual në hartën e wikipedianëve.

Mos harroni të ndryshoni preferencat tuaja.

Wikipedianët të urojnë punë të mbarë! Liridon (diskutimet) 17 qershor 2018 12:08 (CEST)Reply

Në ndihmën tënde janë faqet:


Not Albanian? sq-0? Click here!


Paralajmerim

Redakto

Faleminderit per kontributet, po nese te kap edhe nje here me kopje si puna e kesaj, do te te heq statusin e redaktorit dhe do te te bllokoj perfundimisht. Dukesh qe ke eksperience si editor, te lutem perdore ate eksperience dhe mos bej me kopje. --1l2l3k (diskutimet) 18 qershor 2018 19:22 (CEST)Reply

Sapo pashe qe kishe pastruar nga kjo, pra me fal per tonin me siper, pasi mendoj qe e ke bere ne mirebesim. Gjithsesi ki kujdes, pasi ka shume copyvio (dhe pjesa ishte copyvio): kur i sheh diku blloqe te medha e pa referenca, 99% jane copyvio, keshtu qe ki kujdes. Mund te perdoresh kete vegel per t'i pare nese jane kopje apo jo. Gjithe te mirat! --1l2l3k (diskutimet) 18 qershor 2018 19:24 (CEST)Reply

Lind, u lind, etj.

Redakto

Në gjuhën shqipe nuk përdoret "u lind" por "lindi", "ka lindur" etj. "U lind" përdoret gabim, sidomos në Kosovë...

LIND jokal. 1. Dal në jetë nga barku i nënës; nis të jetoj, filloj veprimtarinë jetësore (zakonisht për njerëzit dhe në përgjithësi për qeniet e tjera të gjalla); kund. vdes. Lindi në kohë. Lindi shtatanik. I lindi një fëmijë. Ka lindur me 1941. Ku ke lindur? Ka lindur në Elbasan. Kanë lindur qengjat e parë. S`ka lindur njeri i nxënë (i mësuar). fj. u. Nuk lind njeriu (burri) me mustaqe. fj.u. 2. kal. Nxjerr foshnjën në jetë nga barku e lirohem nga barra, bëj fëmijë (për gratë); pjell. Lindi djalë (vajzë). Lindi binjakë (trinjakë). Ka lindur shumë fëmijë. Do të lindë së shpejti. U shtrua për të lindur. E lindi të vdekur. 3. edhe kal. vet. veta III fig. Del në jetë dikush; e nxjerr në jetë dikë; bëj që të jetë, të jetojë e të veprojë. Në tokën tonë kanë lindur heronj. Në shtëpinë e tyre kanë lindur vetëm trima. Lindi një poet i shquar. Nuk ka lindur burrë që të na frikësojë. 4. fig. Dal në dritë, shpëtoj nga një e keqe e madhe. Lindi edhe një herë. 5. vet. veta III. Del në horizont, shfaqet në qiell (për trupat qiellorë e sidomos për diellin e hënën). Lindi dielli (hëna). Dielli lind për të gjithë. fj.u. Dielli duket që kur lind. fj.u. 6. vet. veta III edhe fig. Del, nis jetën; ngrihet, themelohet, krijohet. Lindi atje një qytet i ri. Lindi një industri e re (një uzinë e madhe). Marksizmi lindi në shek. XIX. 7. vet. veta. III edhe fig. Zë fill e nis të shfaqet diçka, del, vjen; krijohet; ngjallet; shkaktohet. I lindi dashuria (shpresa, dyshimi, dëshira, përshtypja). I lindi në zemër. I lindi një mendim në kokë. Lind pyetja (çështja). Po të lindë nevoja. Lindin fjalë të reja. 8. edhe kal. vet. veta III. I jep nismën diçkaje, krijon, shkakton, sjell; del, vjen, rrjedh nga një veprim a nga një gjendje e caktuar. Dridhja e ajrit lind një zhurmë. Nga takimi i telave lind një shkëndijë. Nga e vogla lind e madhja (e vogla lind të madhen). fj.u. 9. vet. veta III (zakonisht me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më krijohet a më jepet mundësia për diçka. I ka lindur e drejta e pensionit.

I lindën (i dolën) fletë (krahë) shih te KRAH,~U Ka lindur prej gurit është shumë i durueshëm, është zemërshkëmb. Ka lindur me këmishë (me yll) është njeri fatlumtur, i shkon mbarë çdo gjë, e gjen e mira vetë. Lindi (leu) e mbiu aty mbeti aty, nuk ikën, nuk shkulet. Si (siç) e ka lindur nëna lakuriq. Kanë lindur për njëri-tjetrin shkojnë e përshtaten shumë ndërmjet tyre, sikur janë prerë për njëri-tjetrin. Ka lindur para shejtanit keq. shih te SHEJTAN,~I. Të lind (të len) e të perëndon në të gjithë vendin, gjithandej; në një hapësirë shumë të madhe. Sikur edhe vëllai të më lindë shih te VËLLA,~I. E bën vdekjen si të lindë shih te VDEKJ/E,~A. Ka lindur për atë punë është shumë i përshtatshëm për të bërë diçka, e bën shumë mirë një punë. I tregoi se nga lind dielli iron. e rrahu; e dënoi rëndë. – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Scodrensis (diskutimiredaktime).

Skodrensis ka te drejte. Une ia aprovova editimet dhe i dhashe statusin e redaktorit. --1l2l3k (diskutimet) 25 qershor 2018 17:09 (CEST)Reply

Paralajmërim

Redakto

  Kjo është vërejtja e fundit që do të merrni për redaktimet e juaja të dëmshme. Rradhën tjetër që vandalizoni Wikipedinë, siç keni bërë tek artikulli tek artikulli Ballaban Pasha do të bllokoheni nga redaktimi.


Ç'cilesi kane tagret tuaja te me japesh paralajmerim per bllokim, @Udha,? Redaktimi i bere eshte dukshem kequdhezues dhe i mungon gjuha neutrale. Nese do ta luftosh Ballaban Pashen kund tjeter pas 5 shekujve, te ftoj ta besh me artikuj me te mire dhe gjuhe tjeter. --Lludha (diskutimet) 17 korrik 2018 07:41 (CEST)Reply
Njatjeta Ludha. Or taj, qëllimi im në Wikipedia nuk është aspak propaganda e as "luftimi" i personave të caktuar, që duket se është qëllimi i disa personave tjerë. Nuk dua që ti t'i marrësh redaktimet e mia as si "grackë" as si "provokim". Redaktimi yt tek Koalicioni antifashist në Luftën II Botërore dëshmon se dëshiron të provokosh dhe të shkelësh vendimet e Kuvendit, por unë nuk jam i tillë--Udha (diskutimet) 17 korrik 2018 07:48 (CEST)Reply
Hm, se si ndermerr nje "njohes" i historise te pershkruaje nje figure te para 500 shekujve per nga ambiciet me vetem nje artikull per gjynah dhe dikush ta citoje ne kryeradhe eshte e qarte per nga qellimet duke instrumentalizuar wikipedia-n. Meqe i permende vete gracken dhe provokimin, urtia popullore na defton se kush ben gropa bie vete brenda. Nese te duket provokim drejtimi per nga nje terminologji neutrale, e perdorur edhe nga vendet e ish-bllokut lindor, atehere te duhet te heqesh ndonje pezhishke qe te rindertosh perspektiven. Per Ballabanin po mjaftohem deri kur ta shohe @1l2l3k,, qe pse jo te kesh arsye te besh drama queen-in serish. --Lludha (diskutimet) 17 korrik 2018 07:56 (CEST)Reply
E ka parë ore i uruar, e ka parë edhe pa i bërë tag ti. Mendoja se kaq dije edhe ti, që as edhe redaktimi më i vogël i yti apo i imi nuk shpëton vigjilencës së tij. Durim se do kesh kohe ti zhbesh te gjitha. Meqë ra fjala te "drama queen", i ke dërguar akoma emaile për t'iu ankuar për burimin tim?--Udha (diskutimet) 17 korrik 2018 08:47 (CEST)Reply
Lludha, po te paralajmeroj edhe une kjo eshte heqje materiali te referencuar dhe eshte gjeja qe urrej me shume, pasi varferon wikin nga burimet. Nuk di pse e bere, po mos e perserit me te lutem. Artikujt nuk jane personale, duhen ndare me editore e perdorues te tjere dhe gjetja e nje te mesme te arte eshte shume e rendesishme. --1l2l3k (diskutimet) 17 korrik 2018 16:04 (CEST)Reply
Nuk e konsiderova te tille artikullin, gjuha e marre kallup me copy-paste nga radhet e artikullit qe po pandeh se po gjykon dike te pese shekujve me pare, m'u duk metodologjikisht e pavend. Burimi eshte poshte cdo kriteri --Lludha (diskutimet) 17 korrik 2018 16:11 (CEST)Reply
"Paulin Zefi specialist shqiptar i monumenteve të kulturës në Qarkun e Lezhës", sipas artikullit ne wiki. Si ta hedhim poshte kete historian? --1l2l3k (diskutimet) 17 korrik 2018 16:14 (CEST)Reply
Qarte, Qarku i Lezhes gezon nje specialist te denje per te. Por burimi per nje pershkrim t'atille ne kryeradhe duhet te jete me bindes sesa te permende 10 here foljen "per te masakruar" sikur te ishte material per Gjyqin e Nyrembergut artikulli qe me shume hater mund te merret seriozisht. Meqe na u ofrua si burim i dores dhe radhes se pare, te na serviret nje punim i mirefillte shkencor i P. Zefit. --Lludha (diskutimet) 17 korrik 2018 16:19 (CEST)Reply
Jam dakort me ty që të jemi të kujdesshëm me burimet, por filloja prej vetes para se tu gjesh gabime tjerëve. Nuk shoh probleme me gjuhën në artikull, mbase Hatake donte ta bënte hero duke rrëfyer trimëritë e tij, si u hodh e si "luan" e luftoi për të "çliruar" Konstantinopojën etj. Edhe me Haxhi Qamilin, heroin e komunizmit shqiptar është treguar dashamirës duke përkthyer në mënyrë selektive dhe duke anashkaluar fragmentet negative. Po të kishte qenë komunist Ballabani do mbushje gjysmën e artikullit duke ia numëruar krimet. Sidoqoftë propozoj rivendosjen e kontaktit me email mes meje dhe Lludhës që ti sheshojmë pikëpamjet e kundërta pa e ngarkuar Wikipedinë me dramën tonë. Ti lëmë inatet dhe tendencat osmanofile--Udha (diskutimet) 17 korrik 2018 16:23 (CEST)Reply
Lludha, e @Udha, Sinqerisht une jam i lodhur duke luajtur rolin e kadiut. Doni t'ju lë rehat e të bini në dorën e adminave të tjerë? Nëse po, e ju jam rëndur, ma thoni, dhe do e marr parasysh. Sinqerisht dua të di se sa do donit një tjetër e jo mua. Apo s'do donit asnjë? Unë s'e kam problem të rri e vështroj një luftë editimi, të cilën nuk e kam për detyrë ta mbroj. Këtë punë e bëj vullnetarisht. Une mendoj që wiki do pasurohej shumë po të jeni të dy në të, pasi do kishte ngjyrë neutrale, po duhet të kemi ca rregulla:
  1. Diskutim sa më shumë te faqja e diskutimit të artikujve, sidomos për cilësine e burimeve.
  2. Jo më shume se 1 zhbërje në 24 orë, ndryshe bllok.
  3. Cdo zhbërje duhet shoqeruar me sqarim në faqen e diskutimit.
  4. Asnjë fyerje personale
Kini parasysh se asnjë s'"fiton" në wiki, pasi neutraliteti arrihet vetëm me një rrugë të mesme e konfrontim burimesh. Nëse nuk i ndiqni keto rregulla, une do ju bllokoj, ose s'do ju bllokoj fare, dhe do lë 5 administratoret e tjerë aktivë të merren me ju të dy. Nese doni të jem arbitër, më thoni, qartë. Nëse s'më doni, më thoni. Tung! --1l2l3k (diskutimet) 17 korrik 2018 16:27 (CEST)Reply
Nuk kuptoj ç'hyn Haxhi Qamili ne kete mes, devijim nga tema. Theksoj serish qe te na sillen radhitje me serioze historiografike nga P. Zefi qe te bindemi se nuk le aq per te deshiruar sa artikulli qe eshte ne bash te vendit. Perndryshe, rregullat besoj se jane te kthjellta ne kete pike dhe arbitri mund te konstatoje vete sa i pranueshem eshte si burim. --Lludha (diskutimet) 17 korrik 2018 16:32 (CEST)Reply
Nuk e kisha me ty 12l3lk. Ti e di mirë mënyrën si funksionon Hatake. Edhe nëse lihet i lirë të fuse POV në 99 artikuj pa e trazuar, kapet për artikullin e 100te ku redakton dikush tjetër. Kur do e bën mizën buall, kur do e bën buallin mizë. Nëse nuk është i mundur konsensusi me të, siç është dëshmuar më parë, atëherë nuk di as vetë ç'të bëj.--Udha (diskutimet) 17 korrik 2018 16:46 (CEST)Reply

Faqet me ndryshime në pritje

Redakto

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar i dërguar te të gjithë personat që kanë veglat e kontrolluesit (duke përjashtuar administratorët). Kontrollimi është një privilegj i cili u jepet vullnetarëve, redaktimet e të cilëve kanë qenë të sakta dhe i kanë shërbyer komunitetit. Përveç privilegjit që t'u pranohen menjëherë redaktimet që bëjnë, kushdo që ka veglat e kontrolluesit ka gjithashtu përgjegjësinë për të kontrolluar redaktimet e të tjerëve. Kjo gjë mund të realizohet lehtësisht duke parë ndryshimet më të fundit me anë të një shtypjeje te butoni majtas që lexon Ndryshimet më të fundit. Një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë gjë, është me anë të faqes këtu e cila gjendet te Faqet speciale. Faqja e mësipërme liston të gjitha faqet me ndryshime në pritje sipas kohës që ato janë kryer. Aktualisht, Wikipedia ka 148 kontrollues e megjithatë së shpejti do të kapim numrin e 500 faqeve me ndryshime në pritje nëse nuk fillohet kontrollimi masiv i tyre. Faqet me më shumë kohë në pritje kanë rreth 1 muaj aty. Nëse për 1 muaj bëhen rreth 500 faqe me ndryshime në pritje atëherë kuptohet që procesi i mirëmbajtes është një proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm pasi mund të dalë jashtë kontrollit me shpejtësi.


Ju lutem, ndihmoni të kontrollojmë ndryshimet në pritje dhe ç'është më e rëndësishmja, ndihmoni të ndërgjegjësojmë vullnetarët kontrollues në komunitetin tonë për privilegjet e përgjegjësitë që ata kanë. Konsideroni gjithashtu mundësinë e vendosjes së stampës {{Kontrollues topicon}} në faqen tuaj të përdoruesit për të treguar gjendjen tuaj si kontrollues si dhe për të bërë më të lehtë gjetjen dhe kontaktimin tuaj nga komuniteti në rast nevoje. Për çdo pyetje në lidhje me procesin e kontrollimit apo të vendosjes së stampës mos ngurroni të më shkruani në faqen time të diskutimeve. - Berishasinan (diskutimet) 24 maj 2019 16:08 (CEST)Reply