Piu XI
Papa Pio XI (lat. Pius PP. XI; Desio, 31 maj, 1857 - Romë, 10 shkurt, 1939), lindur Ambrogio Damiano Achille Ratti (Abrogjo Damiano Akile Rati) ishte teolog, prift, ipeshkv i Romës dhe papa i Kishës katolike romake nga viti 1922 gjer në vdekjen e tij, në vitin 1939.
Fjalia e tij apostolike ishte "raptim transit" (kalo shpejt), ndërsa shtysa e tij papënore ishte "Paqja e Krishtit në mbretërinë e Krishtit".
Jeta
RedaktoPio XI lindi në Desio, krahinë e Milanos, më 31 maj 1857 si biri i katërt ndër pesë të tjerë në familjen e tij. U pagëzua me emrin Akile Abroxhio Damiano Rati. Babai i tij, Françesko ishte pronar i kamur i një fabrike mëndafshi, e ëma Tereza Gali, nga Sarono ishte bija e një hotelxhiu.
Mësimet e para i mori në vendlindje nga prifti Xhuzepe Volontieri, mësues i shkollës fillore të Desios dhe xhaxhai Don Damiano Rati. Rati e nisi karrierën e tij kishëtare duke ndjekur shembullin e xhaxhait të tij Don Damiano Ratit. Studimet ai i filloi në vitin 1867 në seminarin e Sevesos, më pas në atë të Monxas. Në vitin 1874 u bë pjesëtar i urdhërit tresh françeskan. Në 1875 hyri në Seminarin e Madh të Milanos e në 1879 ndodhet pranë Kolexhit Lombard. U shugurua prift më 20 dhjetor 1879.
Rati ishte njeri me një dituri të gjerë, iu dha një doktoratë e trefishtë në filozofi, në drejtësi kanonike dhe teologji në Universitetin Gregorian. Ai kishte një pasion të madh si për studimet letrare, ku parapëlqente Danten dhe Manxonin, ashtu edhe për studimet shkencore, saqë kishte qenë në mëdyshje nëse do të fillonte studimet në matematikë; prandaj ishte mik i ngushtë dhe, për një farë kohe bashkëpunëtor i Don Xhuzepe Merkalit, teolog i njohur, të cilin e kishte njohur në seminarin e Milanos. Rati ishte poashtu një alpinist i apasionuar, dhe pushtoi majat e disa Alpeve dhe ishte i pari që në vitin 1889 arriti majën e Monte Rosas nga faqja lindore dhe në gusht hapi një rrugëkalim të ri për Monte Biankon, që quhet ende sot "Rruga Rati-Graseli". Ngjitjet e fundit të papës së ardhshëm datojnë në 1913. Për gjithë kohën që Rati ishte anëtar, bashkëpunëtor dhe redaktor i artikujve mbi Klubin Alpinist Italian.
Karriera kishëtare
RedaktoMisioni në Poloni
RedaktoKryeipesjkv i Milanos
RedaktoZgjedhja papë
RedaktoPapënia
RedaktoMësimet publike
RedaktoMësimet politike
RedaktoEkonomia e krishterë
RedaktoPio XI në qarkoren e nxjerrë prej tij trajtoi disa herë lidhjen mes parasë dhe ekonomisë, e mes ekonomisë dhe Luftës së II Botërore. Në Quadragesimus annus ai pohon:
- «Në kohën tonë tashmë është e dukshme që pasuria dhe një fuqi e pamatëshme janë përqendruar në duart e pak njerëzve. Kjo fuqi bëhet veçanërisht e papërballueshme nëse ushtrohet nga ata të cilët, pasiqë mbikqyrin dhe urdhërojnë paranë, janë edhe në gjendje të drejtojnë kreditin e të vendosin kujt duhet ti jepet. Në këtë mënyrë furnizojnë gjakun jetësor në gjithë trupin e ekonomisë. Ata kanë pushtet mbi brendinë e sistemit prodhues, kështu që askush të mund të guxojë të marrë frymë kundër dëshirës së tyre.»
- (Papa Pio XI, Quadragesimus Annus 106-9, 1931)
Punët e Brendëshme Kishëtare dhe ekumenizmi
RedaktoDiplomacia
RedaktoMarrdhëniet me Francën
RedaktoMarrdhëniet me Italinë
RedaktoMarrdhëniet me Gjermaninë
RedaktoMarrdhëniet me Meksikën dhe Spanjën
RedaktoMarrdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe komunizmin
RedaktoVdekja
RedaktoNë shkurt të 1939 Pio XI thirri në Romë gjithë ipeshkvëninë italiane me rastin e dhjetëvjeçarit të parë të "pajtimit" me shtetin italian, dhe shtatëmbëdhjetëvjeçarit të papënisë së tij dhe 40-vjeçarit të priftënisë së tij. Në ditët e 11 dhe 12 shkurtit ai kishte shpallur një diskutim të rëndësishëm, të përgatitur muaj më parë ku ai kishte kallëzuar dhunimet e Paktit Lateranens nga pala e regjimit fashist dhe përndjekjet racore dhe përgatitjet për luftë në Gjermani. Ky diskutim u mbajt i fshehtë gjer në papëninë e Papa Gjonit XXIII kur në vitin 1959 u përbotuan disa pjesë. Papa Pio XI vdiq nga një ndalim zemre, natën e 10 shkurtit të vitit 1939.
Disa hamendësuan, sipas një ditari të kardinalit Tissearant të zbuluar në vitin 1972, se Pio XI ishte vrarë nga Musolini, i cili kishte pasur dijeni se mund të dënohej e çkishërohej. Sipas këtyre hamendësimeve, vrasësi duhej të sihte profesor doktor Françesko Petaçi, babai i Klareta Petaçit, mikeshë e Musolinit për një kohë të gjatë. Kjo teori u përgënjeshtrua nga karinal Konfaloneri, sekretar shteti i Pios XI.
Qarkoret e Pios XI
Redakto- Ubi Arcano Dei Consilio (23 dhjetor 1922) [1]: mbi paqen e Krishtit nëmbretërinë e Krishtit.
- Rerum Omnium Perturbationem (26 janar 1923) [2]: mbi shën Françeskun e Sales.
- Maximam Gravissimamque (18 janar 1924) [3]: mbi Lidhjet Dioqezane në Francë.
- Quas Primas (11 dhjetor 1925) [4]: mbi Mbretëroren e Krishtit.
- Rerum Ecclesiae (28 shkurt 1926) [5]: mbi misionet katolike.
- Rite Expiatis (30 prill 1926) [6]: mbi shën Françeskun e Asizit.
- Iniquis Afflictisque (18 nëntor 1926) [7]: mbi përndjekjen e Kishës në Meksikë.
- Mortalium Animos (6 janar 1928) [8]: mbi njëqenien fetare.
- Miserentissimus Redemptor (8 maggio 1928) [9]: mbi shpërblimin e Zemrës së Shenjtë.
- Mens Nostra (20 dhjetor 1929) [10]: mbi zhdërvillimin e ushtrimeve shpirtërore.
- Divini Illius Magistri (31 dhjetor 1929) [11]: mbi edukimin e krishterë të rinisë.
- Casti Connubii (31 dhjetor 1930)[12]: mbi martesën e krishterë.
- Quadragesimo Anno (15 maj 1931)[13]: në 40 vjetorin e Rerum novarum.
- Non Abbiamo Bisogno (29 qershor 1931)[14]: mbi Veprimtarinë Katolike në Itali.
- Nova Impendet (2 tetor 1931)[15]: mbi krizën ekonomike.
- Caritate Christi Compulsi (3 maj 1932)[16]: mbi Zemrën e Shenjtë.
- Acerba Animi (29 shtator 1932)[17]: mbi përndjekjen e Kishës në Meksikë.
- Dilectissima Nobis (3 qershor 1933) [18]: mbi shtypjen e Kishës në Spanjë.
- Ad Catholici Sacerdotii (20 dhjetor 1935) [19]: mbi priftërinë katolike.
- Vigilanti cura (29 qershor 1936) [20]: mbi kinematografinë.
- Mit brennender Sorge (14 mars 1937) [21]: mbi Kishën dhe Perandorinë gjermane.
- Divini Redemptoris (19 mars 1937) [22]: mbi komunizmin ateist.
- Nos Es Muy Conocida (28 mars 1937) [23]: mbi gjendjen fetare në Meksikë.
- Ingravescentibus Malis (29 shtator 1937) [24]: mbi Rruzaren.
- Humani generis unitas, qarkore e përgatitur por e pabotuar për shkak të vdekjes se papës.