Shah Rukh Khan

Aktore, këngëtare dhe prezantuese indiane
(Përcjellë nga Shahrukh Khan)

Shah Rukh Khan (Hindi, शाहरुख़ ख़ान, Shāhrukh Khān ) ka lindur më 2 nëntor 1965New Delhi, India dhe tani për tani është aktori më i suksesshëm i Bollivudit.

Shah Rukh Khan
U lind në2 nëntor 1965

Ai ka luajtur disa filma bashkë me Kajol, Rani Mukerji dhe Aishwarya Rai

Shah Rukh Khan së pari karrirën e tij e ka filluar në një serial-tv "Fauji" ku pastaj është bërë i njohur për publikun indian por fama e tij është rritur më shumë në rolin kryesor të filmit "Deewana" (Çmenduri).

Familja Redakto

Sikurse Shah Rukh Khan ashtu edhe familja e tij i takojnë besimit islam, familja e tij ka qenë kryesisht nga qyteti Peshawar të Indisë por që sot i takon shtetit të Pakistanit.

ShahRukh Khan është lindur në Nju Dellhi (New Delhi), Babai i tij Taj Mohammed ka qenë Avokat dhe ka vdekur në vitin 1981, Nëna e tij Fatima ka qenë puntore sociale në Delhi dhe ka vdekur në vitin 1991. Shah Rukh Khan ka edhe një motër më të vjetër Shehnaz e njohur edhe si(Lala Rukh) ShahRukh Khan është që nga viti 1991 i martuar me Gauri vajzë e cila vjen nga një familje me religjion hindu dhe ka 3 fëmijë djali Aryan i lindur më (13.11.1997) dhe vajza Suhana e lindur më(23. Maj 2000) dhe djali i vogel AbRam i lindur me(27 Maj 2013). Sot Shah Rukh Khan jeton në Mumbai (ish Bombay).

Karriera Redakto

Roli i tij i parë ishte në serialin-tv "Fauji" si një ushtar me emrin Abhimanyu Rai ku edhe filloj të bëhet i njohur për publikun pastaj filloj të luaj disa role të vogla në serialin "Circus" (1989). Pas vdekjës së prindërve të tij ShahRukh Khan është shpërngul nga Nju Delhi (New Delhi) në qytetin Mumbai ku edhe filloj karjera e tij në Bollywood me filmin "Deewana" 1992(Qmenduri)i cili është bërë hit. Pas shumë role pozitive ShahRukh Khan filloj të luaj edhe role negative së pari me filmin "Dar"(Frika) dhe Baazigar(lojtari. Ai u be edhe më i famshëm duke luajtur në filmat kuch kuch hota hai(dicka ndodhi),kal ho naa ho (e nesërmja mund të mos vij) kabhi kushi kabhi gham..(ndonjeher lumturi ndonjëher trishtim) my name is khan (emri im është khan) DON 2 ,veer-zara etj.

Më së shumti ka pasur sukses në rolet së bashku me aktorën Kajol ku me filmin "Dilwale Dulhania Le Jayenge" (Kush vjen i pari e merr nusën) të vitin 1995 karjera dhe fama e ShahRukh Khan është rritur shumë. Pastaj përsëri në filmin "Kuch Kuch Hota Hai" 1998 (Diqka po ndodhë) ShahRukh Khan luan së bashku me Kajol ku edhe ky film kor suksese të mëdha por më së shumti ka pasur sukses ShahRukh Khan me filmin "Kabhi Khushi Kabhie Gham"2001 (Nganjëherë mirë nganjëherë keq) ku përsëri luan me Kojol-in filmi "Kabhi Khushi Kabhie Gham" është film i parë nga Bollywood-i që ka pasur sukses të madhë në Europë dhe Amerikë. Sot ShahRukh Khan përveq që është aktor i sukseshëm ai është edhe producent i dy firmave (Dreamz Unlimited/Red Chillies). ShahRukh Khan gjithashtu është i preferuar për reklamimin e produkteve të ndryshme, në indi sidomos në metropolet indiane mund ti gjesh në qdo cep të qytetit reklama (bill-board) të ndryshme me personazhin e ShahRukh Khan.

ShahRukh Khan udhëheq (moderator) kuiz-emisionin e njohur "Kaun Banega Croropati" (Kush do të bëhet milioner), ky emision është shumë i njohur dhe ShahRukh Khan përveq që ka talent për aktrim ai di në menyrë profesionale edhe të udhëheq emisione të ndryshme.

ShahRukh Khan në Europë Redakto

ShahRukh Khan është i njohur edhe me emrin "Bollywood Baadshah" (Mbreti i Bollivudit) por më së shumti me emrin "King Khan" (Mbreti Khan).

ShahRukh Khan ka qenë shumë pak i njohur për publikun në Europë por nga viti 2003 fillojnë të shfaqen filmat e tij në Britanin e madhe, Francë, Gjermani.

Më së shumti sukses ka pasur në Gjermani ku televizioni privat nga Munihu (Muenchen)RTL-2 në vitin 2004 transmeton filmin "Kabhi Khushi Kabhie Gham" (Nganjëherë mirë nganjëherë keq) dhe atë të sinkronizuar në gjuhën gjermane, kjo u mirëprit shumë mirë nga publiku gjerman dhe për televizionin RTL-2 iu shtua vazhdimisht shikueshmëria sidomos të premteve prej orës 20:15 ku emitoheshin filmat Bollywood shumica prej tyre me ShahRukh Khan, pasuria e tij llogaritet të jetë mbi 540 milion $ (dollarë), SRK numëron me miliarda tifozë anekënd Botës. Në vitin 2008 ne NEWSWEEK është quajtur si njëri nga 50 njerzit më të fuqishëm në Botë.

Në Shqipëri dhe në Kosovë filmat Bollywood janë te njohur ne TV .DIGITAL por edhe ne internet webfaqe http://filmaindian.com/ jon te gjitha filmat e sharukhanit

Filmografia Redakto


  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.