Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura | |
---|---|
Stema e Shtabit Te Pergjithshem te FA | |
Aktive | 1913-Sot |
Shteti | Shqipëria |
Pjesë e | Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë |
Komandantët | |
Komandanti në detyrë |
GjeneralMajor Arben Kingji |
Stema | |
Indentifikim |
Misioni
RedaktoZhvillimi, drejtimi e koordinimi i një force luftarake të përbashkët, me komponentin tokësor, detar e ajror, të aftë për të plotësuar misionin e vet kushtetues ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit, mbrojtjen e mbështetjen e popullsisë civile në kohë paqeje, krize e lufte, për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në rajon e me gjerë, si dhe për të mbështetur a për t'u angazhuar në proceset e bashkëpunimit e të integrimit Euroatlantik e nisma të tjera rajonale në fushën e sigurisë.
Historiku i Shtabi i Pergjithshem
Redakto4 maj 1913 krijohet i pari shtab i Forcave të Armatosura të Shtetit të Pavarur Shqiptar (Shtabi Madhor), i drejtuar nga major Ali Shefqeti (Shkupi).
janar 1920 pas krijimit të qeverisë pas Kongresit të Lushnjës, u ringrit edhe struktura e shtatmadhorisë, me në krye nënkolonel Ali Shefqeti (Shkupi)
nëntor 1920 me krijimin e qeverisë së Iljaz Vrionit, në detyrën e kryetarit të Shtabit Madhor u caktua gjeneral brigade Ali R. Kolonja
dhjetor 1921 gjatë periudhës së krizës politike që përfshiu Shqipërinë, në krye të Shtabit Madhor u emërua major Xhavid Leskoviku.
qershor 1923 në krye të Shtabit Madhnuer u vu major Bajram Fevziu, i cili vijoi të qëndronte në këtë detyrë edhe pas ngjarjeve të qershorit 1924
janar 1925 pas shpalljes së Republikës së Parë të Shqipërisë dhe me vënien në zbatim të organikës së re të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, në krye të Shtabit të Përgjithshëm u emërua koloneli austriak Gustav Von Myrdac, i cili kryente njëherësh edhe detyrën e organizatorit të Ushtrisë Shqiptare që prej vitit 1922
1929-1931në periudhën e Monarkisë Shqiptare, kryetari i Shtabit Madhor varej drejtpërdrejt nga komandanti i Mbrojtjes Kombëtare dhe detyrat e tij u zgjeruan dukshëm. Pas vitit 1932 shefi i Shtabit Madhor u rrit në gradë, duke nënkuptuar rritjen e vetë rëndësisë së postit të tij, si dhe të detyrave që ai kryente në Ushtrinë Shqiptare.
7 prill 1939 me pushtimin fashist të Italisë, pushuan së ekzistuari edhe Forcat e Armatosura Shqiptare
10 korrik 1943 në Labinot të Elbasanit u formua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Partizane. Ndonëse nuk kishte formë dhe përmasa klasike të shtabit të një ushtrie të rregullt, ai kishte origjinalitetin dhe veçoritë e veta organizative. Në pikëpamje ushtarake Shtabi i Përgjithshëm ishte i organizuar thjesht dhe kishte në përbërje drejtues ushtarakë dhe jo ushtarakë. Komandant i tij u ngarkua major Spiro Moisiu, ndërsa komisar Enver Hoxha. Veç tyre në shtab bënin pjesë edhe 10 anëtarë: kapiten Dali Nderu (zëvendëskomandant), major Abaz Kupi, toger Bedri Spahiu, Haxhi Lleshi, Myslym Peza, Mustafa Xhani (Baba Faja Martaneshi), Mustafa Gjinishi, Ramadan Çitaku, Sejfulla Malëshova dhe Ymer Dishnica.
24 maj 1944 pas Kongresit të Përmetit, me unifikimin e komandës në Komandë të Përgjithshme, shef i Shtatmadhorisë u emërua gjeneralmajor Spiro MOISIU
1 korrik 1945për organizimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura në periudhën e re historike, u krijua Ministria e Luftës dhe e Mbrojtjes Kombëtare, në përbërje të së cilës vepronte Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Kombëtare. Shtabi i Përgjithshëm ishte në varësi të Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura. Shef i Shtatmadhorisë ishte gjeneralmajor Spiro Moisiu
gusht 1946 kryetar i Shtatmadhorisë u emërua gjeneralmajor Mehmet Shehu. U suprimuan Komandat dhe disa seksione dhe u krijuan drejtori e seksione të reja në vartësi të tij të drejtpërdrejtë.
1952 shef i Shtabit të Përgjithshëm u emërua gjeneralmajor Petrit Dume
1954 shef i Shtabit të Përgjithshëm u emërua gjeneralmajor Arif Hasko
1956 gjenerallejtënant Petrit Dume u riemërua shef i Shtabit të Përgjithshëm, post të cilin e mbajti deri në korrik 1974. Me riorganizimin e ushtrisë në vitin 1966, edhe Shtabi i Përgjithshëm u riorganizua dhe vlerësohej si organ përbërës në Ministrinë e Mbrojtjes. Pas vitit 1970, me krijimin e korpuseve, puna e detyrat e tij u lehtësuan, duke u marrë me drejtimin dhe udhëheqjen e përgjithshme të veprimtarisë luftarake dhe organizimin e kontrolleve në FA.
1974 pas goditjes së të ashtuquajturit 'puç armiqësor në ushtri', u bënë riorganizime të thella në personel, por për nga struktura dhe misioni, Shtabi i Përgjithshëm nuk pati ndryshime esenciale.