Ikona e burokratëve në Wikipedia simbolizon përkujdesjen e tyre teknike në shërbim të enciklopedisë.

Burokratët janë anëtarëWikipedias me të drejta administrative të cilëve u është dhënë aftësia teknike për të kryer veprime të caktuara të veçanta në Wikipedian shqip. Këto përfshijnë dhënien e të drejtave të administratorit, burokratit, dhënien dhe heqjen e të drejtave të administratorit të ndërfaqes dhe krijuesit të llogarive, aktivizimi dhe çaktivizimi i statusit bot tek përdoruesit dhe redaktimi i të gjitha faqeve në projekt, duke përfshirë dhe faqet CSS, JS dhe JSON.

Burokratët marrin përsipër këto përgjegjësi si vullnetarë pasi kalojnë një proces shqyrtimi të komunitetit. Ata nuk veprojnë si punonjës të Wikimedia Foundation. Ata kurrë nuk u kërkohet të përdorin mjetet e tyre dhe nuk duhet t'i përdorin kurrë ato për të përfituar në një mosmarrëveshje në të cilën ata u përfshinë.

Wikipedia shqip ka aktualisht 3 burokratë: lista e plotë.

Aftësitë e burokratëve

Burokratët, përveç të drejtave të administratorit, kanë aftësinë teknike për të kryer veprimet e mëposhtme:

  • dhënia e të drejtave të administratorit;[a]
  • dhënia e të drejtave të burokratit;[b]
  • dhënia dhe heqja e të drejtave të administratorit të ndërfaqes;
  • dhënia dhe heqja e të drejtave të krijuesit të llogarive;
  • aktivizimi dhe çaktivizimi i statusit bot tek përdoruesit;
  • redaktimi i të gjitha faqeve në projekt, duke përfshirë dhe faqet CSS, JS dhe JSON;
  • kryerja e veprimeve të tjera speciale siç janë renditur në Speciale:ListGroupRights#bureaucrat.

Në të kaluarën, burokratët gjithashtu mund të ndryshonin emrin e përdoruesve. Nga data 15 shtator 2014, ndryshimet e emrit të përdoruesve menaxhohen vetëm në një nivel global (shiko m:Steward requests/Username changes).

Si në rastin e administratorëve, dhe burokratët mbeten njëlloj të varur nga rregullat si të gjithë përdoruesit e tjerë.

Procedura për tu bërë burokrat

Kushtet e kandidatit

Të gjithë përdoruesit me të drejta administrative të përhershme mund të kandidojnë veten ose të kandidohen nga një redaktor çfarëdo me të drejta votimi (propozuesi duhet të ketë më shumë se 50 redaktime e 3 muaj përvojë) tek faqja e administratës. Në qoftë se kandidohet nga të tjerë, përpara miratimit kandidati duhet të pranojë zyrtarisht kandidaturën. Kandidatëve mund t'u bëhen pyetje gjatë kandidimit përgjigjet e së cilave mund të ndikojnë në votimin e tyre nga përdoruesit e tjerë.

Kushtet e votimit

  • vota për veten është e pavlefshme;
  • mund të votojnë vetëm redaktorët me të drejta votimi (me më shumë se 50 redaktime e 3 muaj përvojë);
  • redaktorët e tjerë pa të drejta votimi mund të shtojnë një koment tek diskutimi i kandidaturës por nuk mund të votojnë.

Përfundimi

Për tu përzgjedhur si burokrat, kandidati duhet të ketë të paktën 5 vota 'për' dhe një rezultat të përgjithshëm 75% pozitiv. Në llogaritjen e përqindjes së rezultatit të përgjithshëm, numërohen vetëm votat 'për' dhe 'kundër'. Votat 'asnjanëse' injorohen për llogaritjen e përqindjes së rezultatit të përgjithshëm, por ato (dhe informacione të tjera të rëndësishme) konsiderohen për përcaktimin e konsensusit nga burokrati mbyllës.

Votimi zgjat minimalisht 15 ditë dhe maksimalisht 30 ditë, në varësi të diskutimit gjatë votimit e numrit të votave të grumbulluara. Votat këshillohet të shoqërohen me një arsye të thjeshtë nga pas që argumenton qendrimin e mbajtur. Nëse nuk arrihet të grumbullohet numri i votave 'për' për 30 ditë por rezultati i përgjithshëm mbetet 75% ose më shumë pozitiv, votimi do të shtyhet dhe për 30 ditë të tjera.

Mungesa e pranimit të kandidaturës nga ana e kandidatit, e grumbullimit të votave minimale apo mosarritja e një rezultati të përgjithshëm minimal 75% pozitiv gjatë periudhës së caktuar kohore sjell dështimin e procesit të votimit.

Heqja e të drejtave

Në raste abuzimi të dukshëm me të drejtat e tij, një burokrati mund t'i hiqen këto të drejta pas një votimi tek Administrata në të cilin do të ndiqen të njejtat rregulla e kushte të kandidaturave. Heqja e të drejtave bëhet nga një kujdestar të Meta-s.

Nëse përdoruesi dëshiron të heqë dorë vullnetarisht nga privilegjet e tij, është i lirshëm ta bëjë këtë gjë kurdoherë që të dëshirojë, mjafton të lajmërojë tek Administrata dhe të bëj kërkesën në Meta.

Në rast mungese aktiviteti, pas një periudhe 2 vjeçare pa asnjë redaktim, administratorët do t'u hiqen automatikisht privilegjet e tyre nga kujdestarët e Meta-s.

Rivendosja e të drejtave

Pavarësisht se si një burokrati i hiqen të drejtat, çdo përdorues është i lirë të ri-propozoj kandidaturen sipas rregullave të zakonshme.

Lista e burokratëve

Burokratët e tanishëm (3)
  1. Puntori (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosjeprivilegjeriemrime) mori të drejtat më 1 qershor 2008
  2. Euriditi (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosjeprivilegjeriemrime) mori të drejtat më 27 tetor 2013
  3. Liridon (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosjeprivilegjeriemrime) mori të drejtat më 4 nëntor 2015
Burokratët e mëparshëm
  1. Dori (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosjeprivilegjeriemrime) i pari, hyri më 12 tetor 2003
  2. Eagleal (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosjeprivilegjeriemrime) mori të drejtat më 11 qershor 2008

XTools ofron statistika të ndryshme në lidhje me kontributet e vullnetarëve në projektet MediaWiki.

Shiko edhe

Shënime

  1. ^ Heqja e të drejtave të administratorit bëhet nga kujdestarët e Meta-s.
  2. ^ Heqja e të drejtave të burokratit bëhet nga kujdestarët e Meta-s.