Universiteti "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është institucioni i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor .
uniel.edu.al | |
Latin: Universitas Elbasanensis | |
Lloji | Publik Nivele studimi: Bachelor, Master, Doktoraturë |
---|---|
Themelimi | 1971 |
Rektori | Prof. Dr. Skender Topi |
Studentë | 10 000 |
Location | , Shqipëri |
Kampusi | Urban, Decentralizuar |
Faqja zyrtare | http://www.uniel.edu.al/ |
Historiku
RedaktoInstitucioni është themeluar në vitin 1971 nën emrin Insituti i Lartë Pedagogjik ndërsa në vitin 1991 në kuadrin e ligjit për autonomi universitare ai njifet zyratrisht si universitet publik.
Në fillimet e tij Instituti i Lartë Pedagogjik përbëhej nga këto degë :
- 1. Dega e mësuesisë për gjuhën e letërsinë shqipe, për matematikë e fizikë, histori e gjeografi, biologji e kimi.
- 2. Dega e inxhinierisë së ndërtimit e mekanike (degë që vareshin nga Universiteti i Tiranës).
- 3. Dega e ekonomikut (pjesë e Universitetit të Tiranës).
Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 44, më 12 nëntor, 1991, Institutit të Lartë Pedagogjik iu dha Statusi i Universitetit. Në Universitetin e Elbasanit shkollohen qindra mësues nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Ai luan një rol të rëndësishëm edhe në kualifikimin e mësuesve. Shërben gjithashtu edhe si qendër kërkimore për studentët dhe pedagogët e Universitetit.
Më 1991 kur Instituti i Lartë mori statusin e lartë të Universitetit, ai përbëhej nga tre Fakultete të ndarë në pesë degë :
- 1. Fakulteti i Shkencave të Natyrës me këto degë :
- matematikë-fizikë
- biologji-kimi
- 2. Fakulteti i Historisë e Filologjisë me këto degë :
- gjuha dhe letërsia shqipe
- histori - gjeografi
- 3. Fakulteti i Mësuesisë për Ciklin e Ulët me këtë degë :
- dega për përgatitjen e mësuesve për shkollat fillore.
Në vitin 1992 u hap dega e gjuhës dhe kulturës gjermane. Në vitin 1994 u hap dega e gjuhës dhe kulturës angleze. Në vitin 1995 u hapën degët e jurisprudencës, ekonomikut dhe mësuesve për kopshtet. Në shtator të vitit 1998 filloi dega e frengjishtes.
Sot, Universiteti i Elbasanit numëron rreth 3500 studentë në sistemin me frekuentim të plotë dhe 4500 studentë në sistemin pa shkëputje nga puna. Më parë funksiononte edhe sistemi i korrespodencës, që tani është mbyllur. Përmendim Rektorët ndër vite si: Dr. Vasil Kamami, Dr. Hysen Shabanaj, Prof.Dr. Agron Tato, Prof.Dr. Mehmet Çeliku, Prof.Dr. Teuta Dilo, Prof.Dr. Jani Dode], Prof.Dr. Liman Varoshi, Prof.Dr. Skënder Topi.
Struktura
RedaktoUniversiteti Elbasanit është një institucion kombëtar për mësimdhënie dhe shkencë dhe varet nga Ministria e Arsimit dhe Kërkimeve Shkencore.
Senati i Universitetit të Elbasanit është një organ i zgjedhur që merr vendime për problemet më të rëndësishme në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor si dhe administrim- financës.
Rektori përgjigjet për drejtimin shkencor, pedagogjik e financiar. Ai është kryetar i Senatit.
Fakultetet e Universitetit të Elbasanit janë ndarje shkencore dhe mësimdhënëse që mbulojnë punën shkencore dhe arsimore.
Këshilli Shkencor i Fakultetit është organ i zgjedhur që merr vendime për problemet më të rëndësishme të Fakultettit në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Dekani i Fakultetit drejton dhe kontrollon punën mësimore dhe shkencore të Fakultetit.
Departamenti është njësia bazë mësimore dhe shkencore në të cilin marrin pjesë lektorët dhe asistent-lektorët.
Organizimi i studimit
RedaktoÇdo student ka të drejtën e studimit këtu me dhe pa shkëputje nga puna. Çdo student që ka marrë dëftesën e shkollës së mesme (ose dëftesë ekuivalente me të) në Republikën e Shqipërisë ka të drejtë të futet në provimet e pranimit dhe të konkurimit.
Ky konkurim bazohet në njohuritë dhe rezultatet e arsimit parauniversitar në fushën e zgjedhur sipas degës specifike.
Si nevoja të domosdoshme për ristrukturimin e Universitetit të Elbasanit u ngritën Qendra e Kompjuterit, Qendra e Medias dhe Qendra e Edukimit në Distancë. Një kontribut të vyer për këto qendra kanë dhënë institucione të ndryshme universitare perëndimore si pjesë e programit TEMPUS, fondacionet SOROS dhe të tjera institucione perëndimore që kanë vendosur lidhje dypalëshe. Gjatë krizës së pranverës 1997 këto struktura u dëmtuan seriozisht.
1. Qendra e Kompjuterit dhe Medias.
2. Biblioteka
3. Qendra e Studimit dhe Mësimit në Distancë.
4. Qendra e informimit studentor. Është krijuar në vitin 2001, dhe ka krijuar filialet e veta në gjitha Fakultetet e universitetit. Në ngritjen e kësaj qendre ka kontribuar Fondacioni SOROS dhe Fondacioni Hollandez.
5. Revistat. Universiteti i Elbasanit ka revistën e tij shkencore të titulluar “Buletini Shkencor i UE-së” ku botohen artikuj shkencorë të stafit akademik . Ne UE del në mënyrë periodike gazeta “Studenti”.
6. Qendra e fotokopjimit të materialeve. Studentët dhe stafi i Universitetit të Elbasanit mund të fotokopjojnë materiale mësimore më cilësi të lartë dhe me kushte favorizuese.
7. Dega mësimore, sekretaritë e fakultetit dhe zyra e informacionit.
Këto ndihmojnë në thellimin e njohurive në aspekte të ndryshme.
Sot, Universiteti ka pesë Fakultete dhe një Shkollë të Lartë:
1.Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka këto Departamente:
- a) Departamenti i Fizikës.
- b) Departamenti i Matematikës.
- c) Departamenti i Biologjisë dhe Kimisë.
- d) Departamenti i Informatikes
Këto departamente organizojnë mësimdhënien në degë si:
- • Matematikë – fizikë me tre profile
- • Biologji – kimi me dy profile
- • Teknologjitë e informacionit
- • Fizikë kompjuterike
2.Fakulteti i Shkencave Ekonomike ka këto departamente:
- a) Departamenti i Administrim-Biznesit
- b) Departamenti i Financës-Kontabilitetit.
- c) Departamenti i Ekonomiksit
- d) Departamenti i se Drejtes
- e) Departamenti i Marketingut dhe Inxhinierise
Këto departamente mbulojnë degët e mëposhtme: Bachelor ne:
- • Administrim-Biznes
- • Finance-Kontabilitet
- • Ekonomia dhe e Drejta
- • Informatike Ekonomike
- • Ekonomi Turizem
- • Administrim Biznes dhe Inxhinieri
- • Shkencat Juridike ne Sektorin Publik
- • Shkencat Juridike ne Sektorin Privat
Master profesional ne:
- • Administrim Biznesi
- • Marketing
- • Finance
- • Kontabilitet
- • Ekonomia dhe e Drejta ne Sketorin Publik
- • Informatike Ekonomike
si dhe Master i Shkencave ne:
- • Menaxhim
- • Marketing
- • Drejtim Bankar
- • Kontabilitet dhe Auditim
- • Ekonomia dhe e Drejta ne Tregjet Nderkombetare
3.Fakulteti i Shkencave Humane ka këto departamente:
- a) Departamenti i Historisë.
- b) Departamenti i Gjeografisë.
- c) Departamenti i Letërsisë.
- d) Departamenti i Gjuhës shqipe.
Departamentet mbulojnë veprimtarinë mësimore në katër degë, si
- • Histori – Gjeografi.
- • Gjuha shqipe dhe letërsia shqipe.
- • Histori Gjeografi dhe Edukim Qytetar.
4.Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka këto departamentet:
- a) Departamenti i Anglishtes, Departamenti i Gjermanishtes,
- b) Departamenti i frengjishtes dhe italishtes.
Këto departamente mbulojnë veprimtarinë mësimore në degët e mëposhtme:
- • Gjuha angleze.
- • Gjuha frënge.
- • Gjuha gjermane.
- • Gjuha italiane.
5.Fakulteti i Mësuesisë për Kl. I –IV dhe parashkollorë ka këto departamente:
- a) Departamenti i Psikologjisë dhe Edukimit
- b) Departamenti i përgatitjes fizike e artistike.
Këto departamente mbulojnë veprimtarinë mësimore në dy degë:
- • Mësuesit e shkollës fillore.
- • Mësuesit për kopshtet.
6.Fakulteti i Shkencave Sociale
- a) Dega Punonjesi Social
- b )Gazetari
- c) Edukate Qytetare
- d) Psikologji
- e) Filozofi - Sociologji
7. Fakulteti i Infermierisë
Diplomat që jepen
Redakto- 1. Mësues i Matematikës dhe Fizikës me prioritet në Fizikë.
- 2. Mësues i Matematikës dhe Fizikës me prioritet në Matematikë.
- 3. Mësues i Matematikës dhe Fizikës me prioritet në Informatikë.
- 4. Mësues i Biologjisë dhe Kimisë.
- 5. Mësues i Historisë dhe Gjeografisë.
- 6. Mësues i Edukimit Qytetar.
- 7. Mësues i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.
- 8. Mësues i anglishtes.
- 9. Mësues i Gjermanishtes.
- 10. Mësues i Frengjishtes.
- 11. Mësues i Italishtes.
- 12. Mësues për Shkollat Fillore.
- 13. Mësues për Kopshtet.
- 14. Diploma për Infermierë të lartë
- 15. Diploma për Administrim-Biznes me dy profile.
- 16. Diplomë për Financë -Kontabilitet me dy profile.
- 17. Ekonomia dhe e Drejta
- 18. Gazetari
- 19. Punonjes Social
- 20. Psikologji
- 21. Filozofi - Sociologji
- 22. Teknologji Informacioni
Stafi akademik
RedaktoStafi akademik i Universitetit përbëhet nga 245 pedagogë dhe asistentë pedagogë efektivë, nga të cilët 8 janë profesorë, 12 asistentë profesorë; 20 doktorë; 20 mastera; 70 pedagogë; 17 asistentë pedagogë. Universiteti ka edhe 44 lektorë të jashtëm, nga të cilët 2 janë profesorë; 3 asistentë profesorë; 3 doktorë; 20 pedagogë; 16 asistentë pedagogë.
Kërkimi Shkencor
RedaktoKërkimet shkencore në Universitetin e Elbasanit janë në zhvillime në departamente të ndryshme, që përbëjnë njësitë shkencore. Në çdo departament ka dy seksione: një seksion në të cilin pedagogët i kanë shtrirë kërkimet e tyre në procesin e mësimdhënies, fizikë, matematikë, kimi, biologji, gjuhë shqipe dhe e huaj, letërsi, histori dhe gjeografi. Një seksion tjetër i departamentit përbëhet nga një grup pedagogësh që janë realisht kërkues shkencorë si p.sh. në shkencat eksperimentale : kimi, biologji, studimet në gjuhën shqipe, gjeografi, histori, etj.
Qendra e Kërkimeve Albanologjike dhe Ballkanike
RedaktoRealizon studime në fushën e albanologjisë dhe ballkanistikës.
Laboratori i Kërkimeve Shkencore
RedaktoKy laborator kryen kërkime shkencore në fushën e shkencave të aplikuara dhe në fushën e analizave të materialeve për të tretë. Ky laborator është i liçensuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimeve pranë Këshillit të Ministrave.
Fushat shkencore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Redakto- 1. Etimologji, Ekologji.
- 2. Sporpjalmi i pemëve të sotme.
- 3. Peshku dhe roli i popullatës në shpërndarjen e tij në lumin Shkumbin.
- 4. Probleme të mësimdhënies të biologjisë dhe ekologjia- etologjia në shkollë.
- 5. Probleme në fiziologjinë e bimëve (në fotosintezë).
- 6. Probleme të ndotjes në liqenin e Pogradecit.
- 7. Influenca e disa elementëve në materialet refraktare.
- 8. Metoda fizike për përcaktimin e veçorive fizike, kimike dhe mekanike tek çeliku, ferrokromi me karbon të lartë, skorjet dhe materialet refraktare.
- 9. Metodat në studimet fizike të materialeve laboratorike dhe kompozitat për prodhimin laboratorik e industrial.
- 10. Zhvillimi dhe investigimi i materialeve të forta magnetike.