Dalip bej Frashëri, i njohur edhe me pseudonimin Hixhretiu (i mërguari),[1] ka qenë poet bektashi dhe dervish shqiptar i shekullit të 19-të.[2] Poema e tij Hadika ose Hadikaja (Kopshti) e quajtur edhe Ḥadīqat al-Su‘adā’ (Kopshti i të Mirëvet) është epika e parë dhe më e gjatë që njihet në letërsinë shqiptare.[3][4]

Biografia Redakto

Lindi në Frashër, Rrethi i Përmetit të sotëm, në atë kohë pjesë e Vilajetit të JaninësPerandorinë Osmane. I biri i Kaso Frashërit, vëllai i poetit Shahin Frashëri, dhe xhaxhai i veprimtarëve të Lëvizjes Kombëtare Naim, Sami, dhe Abdyl Frashëri.[2] Pinjoll i një familjeje me rrënjë të forta bektashiane, luajti një rol të rëndësishëm në teqen e vendlindjes.[3][5] Nuk dihet shumë për jetën e tij, përveç që punoi me vite në poezinë e tij Kopshti i dëshmorëve.[3] E mbaroi atë më 1842,[4] ndërsa qe i syrgjynosur në teqen e Konicës nga autoritetet osmane.[2][4]

Frashëri përdori alfabetin arab në veprën e tij. Ndonëse ishte autor edhe i poezive të tjera,[2] e vetmja që mbetet prej tij është Kopshti i te mirevet. Vepër që tregon historinë e Betejës së Qerbelasë, e cila ka ndikuar më parë letërsinë shiite dhe sufie.[4] E përfundoi më 21 Rebiylahir 1258 P.H., që përkon me 6 qershor 1842.[3] E dhënë kjo që vjen nga disa vargje të veprës:

Hadikanë bërë teqmil,...
ndë këtë mubareq sene,
që është pesëdhjet' e tetë,
ndë rebi-yl ahirënde,
njëzet e një dit vërtet,
sonte ditën e xhuma.

Një poezi prej rreth 56,000 vargjesh bazuar në nëndialektin toskë,[2] është vepra epike më e hershme dhe më e gjatë e shkruar në gjuhën shqipe. Besohet se ka qenë krijuar për rituale në teqe dhe rituale shtëpiake gjatë matemit.[3] Ndërsa bazohet në veprën e poetit azer, Fuzûlî-t, i njohur ndryshe Hadîkat -s-Süedâ (حديقت السعداء; "Kopshti i dëshmorëve"),[5] është përpjekja e parë e bektashinjve shqiptarë për të rivalizuar Fuzûlîn dhe për të treguar ndikimin domethënës të bektashizmit në jetën shqiptare të kohës. Ndërsa Fuzûli përdori si poezinë ashtu edhe prozën për poemën e tij, Frashëri u mbështet vetëm në vargje. Poema përfshin informacione mbi zakonet, festivalet dhe ndjeshmërinë shqiptare. Për shembull, jep detaje mbi ritualin e matemit, kur bektashinjtë përmbahen nga të pirët ujë. Prandaj, edhe sikur të duket që synimi fillestar i Frashërit ishte të përkthente dhe të adaptonte veprën e Fuzûlî, ajo përfundoi si një përbërje me të vërtetë kombëtare dhe e kuptueshme më vete.[3] Poema ndahet në dhjetë pjesë, dhe i paraprin një hyrje. Hyrja tregon historinë e bektashizmit në Shqipëri, me shumë informacione që besohet se mblodhi nga Baba Shemini i Krujës dhe Nasibi Tahir Babai, të dy figura e rëndësishme bektashiane të asaj kohe. Poema citon personalitete të rëndësishme të tarikatit, shtesa të fundit dhe përhapje. Vijon me historinë e arabëve para Islamit, bëmat e Profetit, jetën dhe vdekjen e tij dhe ngjarje që çuan në tragjedinë e Qerbelasë. Beteja e Qerbelasë përshkruhet në detaje; Frashëri u bën jehonë atyre që ranë dëshmorë, në veçanti Hysen ibn Aliut.[3]

Poema besohet se ka shërbyer në njëfarë mase si model bazë për veprën e mëvonshme të poetit nacionalist shqiptar Naim Frashëri me emrin Qerbelaja, dhe gjithashtu për epikën Istori 'e Skenderbeut, botuar në Bukuresht në 1898.[3][6] Është një nga veprat më të fundit të shkruara në shqip duke përdorur alfabetin arab.

Shënime dhe referenca Redakto

Shënime

^ a: Robert Elsie dhe burime të tjera shqiptare përmendin 65,000 verses,[5][6] Norris 56,000,[3] Shuteriqi 56,000,[1] ndërsa faqja zyrtare e Bektashinjve 60,000.[2]

Referimet
  1. ^ a b Dhimiter Shuteriqi (1976), Shkrimet Shqipe ne Vitet 1332-1850, Tirana: Academy of Sciences of PR of Albania, fq. 226-227, OCLC 252881121
  2. ^ a b c d e f "World Bektashi Headquarters Teqeja e Frashërit - Vatër e zjarrtë (in Albanian)". Arkivuar nga origjinali më 2015-12-08. Marrë më 2015-11-27.
  3. ^ a b c d e f g h i H.T.Norris (1993), Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World (në anglisht), Columbia, S.C: University of South Carolina Press, fq. 180–181, ISBN 9780872499775, OCLC 28067651
  4. ^ a b c d Lloyd Ridgeon, Shi'i Islam and identity: religion, politics and change in the global Muslim community, Library of modern religion (në anglisht), I.B. Tauris, fq. 187, ISBN 9781848856493, OCLC 769547027
  5. ^ a b c Robert Elsie (2005), Albanian Literature: A Short History (në anglisht), Centre for Albanian Studies (London): I.B. Tauris, fq. 42, ISBN 9781845110314, OCLC 62131578
  6. ^ a b Frashëri, fshati historik i braktisur [Frasher, the abandoned historic village], Ylli Press, 2010-04-23, Këtu e gjeti frymëzimin edhe Naim Frashëri për hartimin më vonë të dy episodeve të tij.
    translated:
    Here Naim Frasheri found his inspiration as well for drafting out two works of his