Davide Frattesi (lindur më 22 shtator 1999) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mesfushor për klubin italian Internazionale, në huazim nga Sassuolo, dhe kombëtaren italiane.

Davide Frattesi

Davide Frattesi në aksion (2023)
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDavide Frattesi[1]
Datëlindja (1999-09-22) 22 shtator 1999 (24 vjeç)
VendlindjaRomë, Itali
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)[2]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
(në huazim nga Sassuolo)
Numri16
Karriera me të rinjtë
2006–2014Lazio
2014–2017Roma
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2017–Sassuolo72(11)
2018–2019Ascoli (huazim)33(0)
2019–2020Empoli (huazim)37(5)
2020–2021Monza (huazim)37(8)
2023–Internazionale (huazim)4(1)
Karriera ndërkombëtare
2015–2016Italia U1710(2)
2016–2017Italia U184(0)
2016–2018Italia U1920(1)
2018–2019Italia U2012(4)
2019–2021Italia U2110(2)
2022–Italia7(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 16 shtator 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 13 shtator 2023

Karriera me klube Redakto

Sassuolo Redakto

2017–2018: Vitet e para dhe debutimi Redakto

Frattesi e nisi karrierën futbollistike në vitin 2006 duke u bërë pjesë e akademisë së Lazios. Në vitin 2014, ai kaloi te akademia e Romës, me të cilën fitoi një kupë dhe një superkupë.[3][4]

Më 13 korrik 2017, Frattesi u ble nga Sassuolo për 5 milion €, duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare.[5] Roma do të përfitonte 30% të vlerës në rast rishitje të lojtarit.[6] Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 20 dhjetor në humbjen 2–1 kundër Atalantëskupë, duke luajtur si titullar për 74 minuta.[7]

2018–2021: Huazimet e ndryshme në Itali Redakto

Më 16 gusht 2018, Frattesi u huazua te AscoliSerie B për një sezon.[8] Ai debutoi dhjetë më pas në barazimin 1–1 kundër Cosenzës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 57të.[9] Ai e mbylli sezonin me 33 ndeshje në kampionat, përfshirë 26 si titullar, duke regjistruar dy asiste.[10]

Më 15 korrik 2019, Frattesi u huazua sërisht në Serie B, këtë herë te Empoli, për sezonin 2019–20.[11] Ai e nisi sezonin më 11 gusht duke luajtur 45 minuta në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Regginës në raundin e dytë të kupës.[12] Frattesi shënoi golin e parë si profesionist më 24 shtator në fitoren 3–2 në transfertë kundër Pisës; goli i tij në minutën e 95të i dha fitoren ekipit.[13]

Më 16 shtator 2020, Frattesi j'u bashkua klubit të sapongjitur në Serie B, A.C. Monza, në formë huazimi për një sezon.[14] Ai debutoi më 25 shtator në barazimin pa gola kundër SPAL[15] si dhe shënoi golin e parë me klubin më 20 tetor në barazimin 1–1 kundër Pisës, në ndeshjen e tij të parë si titullar.[16] Më 1 maj 2021, Frattesi regjistroi golin e 8të të sezonit në një ndeshje kundër Salernitanës,[17] duke fituar një bast personal me trajnerin Cristian Brocchi për numrin e golave që do të shënonte këtë sezon.[18] Në përfundim të sezonit, Frattesi u emërua në Ekipin e Vitit të Serie B.[19]

2021–2023: Rikthimi te Sassuolo si protagonist Redakto

Frattesi u rikthye te Sassuolo para nisjes së sezonit 2021–22, duke marrë fanellën me numrin 16 (të njëjtin numër që kishte Empoli dhe Monza).[20] Nën drejtimin e trajnerit Alessio Dionisi, Frattesi e nisi sezonin si titullar, duke luajtur 84 minuta në fitoren 3–2 në transfertë kundër Hellas Veronës.[21] Më 23 tetor, ai shënoi golin e tij të parë në Serie A në fitoren 3–1 kundër Venezias.[22] Një javë më vonë, Frattesi shënoi dopietën e parë në karrierë në ndeshjen kundër Juventusit, duke ndihmuar Sassuolon të merrte fitoren e parë në histori në Allianz Stadium.[23] Ai e mbylli sezonin e parë në Serie A me 4 gola në 36 ndeshje.[24]

Frattesi e nisi sezonin 2022–23 më 27 gusht duke shënuar në barazimin 2–2 kundër Spezias në ndeshjen hapëse të kampionatit.[25] Ai e mbylli kampionatin me 6 gola (përfshirë dy në dy ndeshjet kundër Interit dhe një kundër Milanit).[26][27][28]

2023–vazhdon: Huazimi te Inter Redakto

Më 7 korrik 2023, Frattesi j'u bashkua Interit në formë huazimi për një sezon me të drejtë blerje.[29][30] Mē 16 shtator, Frattesi shënoi golin e parë me Interin në fitoren historike 5–1 kundër Milanit kundër Derby della Madonnina; kjo ishte hera e parë që Zikaltrit fitonin pesë derbi rresht.[31][32]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Frattesi ka luajti mbi 50 ndeshje me ekipet e moshave të Italisë. Ai e nisi karrierën ndërkombëtare me ekipin nën-17, me të cilin mori pjesë në UEFA Kampionatin Evropian nën-17 2016. Dy vjet më vonë ai luajti në Kampionatin Evropian nën-19 me ekipin nën-19, duke shënuar dy gola në finalen e humbur 4–3 kundër Portugalisë në kohën shtesë.[33] Frattesi luajti në Kupën e Botës nën-19 2019 me ekipin nën-20, duke u renditur në vendin e katërt.[34] Pas kësaj, ai u bë pjesë e ekipit nën-21, duke luajtur dhjetë ndeshje dhe shënuar dy gola, të cilat erdhën mē 6 shtator 2019 në fitoren 4–0 kundër Moldavisë në ndeshjen debutuese të tij.[35]

Në qershor 2022, Frattesi u thirr në ekipin e parë për ndeshjen kundër Argjentinës për trofeun Finalissima 2022 dhe ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë, Anglisë dhe Hungarisë.[36]

Më 18 qershor 2023, Frattesi shënoi golin e parë me Italinë në fitoren 3–2 kundër Holandës në ndeshjen për vendin e tretë të finaleve të UEFA Ligës së Kombeve 2023.[37]

Profili i lojtarit Redakto

Frattesi konsiderohet si një nga talentët më të mirë italian.[38] Ai është një mesfushor dinamik, me cilësi teknike dhe fizik të mirë, i cili merr pjesë në organizimin e lojës dhe sulmeve të ekipit.[39][40]

Statistikat e karrierës Redakto

Klube Redakto

Redaktuar më 20 shtator 2023[41]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Sassuolo 2017–18 Serie A 0 0 1 0 1 0
2021–22 Serie A 36 4 2 0 38 4
2022–23 Serie A 36 7 1 0 37 7
Gjithsej 72 11 4 0 0 0 76 11
Ascoli (huazim) 2018–19 Serie B 33 0 0 0 33 0
Empoli (huazim) 2019–20 Serie B 37 5 3 0 1[a] 0 41 5
Monza (huazim) 2020–21 Serie B 37 8 2 0 2[a] 0 41 8
Internazionale 2023–24 Serie A 4 1 0 0 1[b] 0 5 1
Gjithsej karriera 183 25 9 0 4 0 196 25
  1. ^ a b Ndeshje në fazën play-off për promocion të Serie B
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve

Kombëtarja Redakto

Redaktuar më 12 shtator 2023[42]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 2022 4 0
2023 3 3
Gjithsej 7 3

Golat me kombëtaren Redakto

Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Frattesi.[42]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Davide Frattesi
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 18 qershor 2023 De Grolsch Veste, Enschede, Holandë 6   Holanda 2–0 3–2 Finalet e UEFA Ligës së Kombeve 2023
2 12 shtator 2023 San Siro, Milano, Itali 7   Ukraina 1–0 2–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2024
3 2–0

Trofe Redakto

Personale Redakto

  • Ekipi i Vitit i Serie B: 2020–21[19]

Referime Redakto

  1. ^ "FIFA U-20 World Cup Poland 2019: List of Players: Italy" (PDF) (në anglisht). FIFA. 13 qershor 2019. fq. 6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 shkurt 2020.
  2. ^ "Davide Frattesi". sassuolocalcio.it (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. Marrë më 22 shtator 2023.
  3. ^ "Primavera, Entella battuta 2-0: la Roma alza la Coppa Italia". Corriere dello Sport (në italisht). 21 prill 2017. Marrë më 22 shtator 2023.
  4. ^ "Supercoppa Primavera, Roma-Inter 4-0 firmato Tumminello". La Gazzetta dello Sport (në italisht). 28 tetor 2016. Marrë më 22 shtator 2023.
  5. ^ "Roma, i due Primavera Marchizza e Frattesi a titolo definitivo al Sassuolo". La Gazzetta dello Sport (në italisht). 13 korrik 2017. Marrë më 22 shtator 2023.
  6. ^ "La Roma si avvicina a Frattesi: tutte le cifre dell'offerta al Sassuolo". Corriere dello Sport (në italisht). 13 korrik 2017. Marrë më 22 shtator 2023.
  7. ^ "Atalanta vs. Sassuolo 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 20 dhjetor 2017. Marrë më 25 tetor 2018.
  8. ^ "UFFICIALE: Sassuolo, preso Pinato. Frattesi va all'Ascoli" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 16 gusht 2018.
  9. ^ "Ascoli vs. Cosenza 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 26 gusht 2018. Marrë më 25 tetor 2018.
  10. ^ "Davide Frattesi » Serie B 2018/2019" (në anglisht). World Football. Marrë më 22 shtator 2023.
  11. ^ "TMW - Empoli, Frattesi in ritiro. Arriva in prestito secco dal Sassuolo" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 16 korrik 2019.
  12. ^ "Empoli vs. Reggina 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 11 gusht 2019. Marrë më 22 shtator 2023.
  13. ^ "Pisa vs. Empoli 2 – 3" (në anglisht). Soccerway. 24 shtator 2019. Marrë më 22 shtator 2023.
  14. ^ "Decimo colpo estivo: arriva Davide Frattesi". monzacalcio.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2020. Marrë më 16 shtator 2020.
  15. ^ "Monza vs. SPAL 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 25 shtator 2020. Marrë më 22 shtator 2023.
  16. ^ Michele Bufalino (20 tetor 2020). "Pisa-Monza 1-1: Marconi risponde alla "maledizione" Frattesi, ma il risultato è bugiardo". SestaPorta.News Pisa (në italisht). Marrë më 24 tetor 2020.
  17. ^ Francesco Zei (1 maj 2021). "Frattesi: "Vittoria meritata. Contro il Lecce grande occasione"". Forza Monza (në italisht). Marrë më 1 maj 2021.
  18. ^ "Monza, Frattesi: "Siamo incappati in un periodo negativo, basta un episodio per tornare a vincere"" (në italisht). 7 prill 2021. Marrë më 1 maj 2021.
  19. ^ a b "I social schierano la top 11 della Serie BKT 2020-21". Lega B (në italisht). 2021-06-09. Marrë më 11 qershor 2021.
  20. ^ "Sassuolo-Venezia 3-1, Frattesi: "Spero sia il primo gol di una lunga serie"" (në italisht). Canale Sassuolo. 23 tetor 2021.
  21. ^ "Serie A - Le pagelle di Verona-Sassuolo 2-3: super Raspadori, bene Frattesi" (në italisht). Eurosport.it. 21 gusht 2021. Marrë më 22 gusht 2021.
  22. ^ "Serie A: Sassuolo ed Empoli stendono Venezia e Salernitana" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 25 tetor 2021.
  23. ^ "Clamoroso Sassuolo: vince in casa della Juve al 95' con Lopez!" (në italisht). Marrë më 28 tetor 2021.
  24. ^ "Davide Frattesi » Serie A 2021/2022" (në anglisht). World Football. Marrë më 22 shtator 2023.
  25. ^ "Il primo gol di Pinamonti vale una rimonta: pari fra Spezia e Sassuolo" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 27 gusht 2022.
  26. ^ "L'Inter va con doppio Dzeko: 2-1 in casa del Sassuolo. Ora Inzaghi può sorridere" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 8 tetor 2022.
  27. ^ "Inter, poker al Sassuolo con super Lukaku: Inzaghi aggancia la Juve ed è secondo" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 13 maj 2023.
  28. ^ "Sprofondo Milan: il Sassuolo lo umilia 5-2 a San Siro, è una crisi senza fine" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 29 janar 2023.
  29. ^ "Inter sign midfielder Frattesi from Sassuolo". Reuters (në anglisht). 6 korrik 2023. Marrë më 7 korrik 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  30. ^ "Davide Frattesi joins Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 7 korrik 2023. Marrë më 7 korrik 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  31. ^ "VIDEO/ 2023-shi ngjyroset zikaltër, Interi fiton derbin me 'manita'". SuperSport.al. 16 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  32. ^ "Hera e parë në histori, Interi regjistron statistikën e veçantë me fitoren e thellë ndaj Milanit". Panorama Sport. 16 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  33. ^ "Portugal win epic U19 EURO final" (në anglisht). UEFA. 29 korrik 2018.
  34. ^ "Mina sparks historic finish for Ecuador" (në anglisht). FIFA. 14 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2019.
  35. ^ "Successo all'esordio per Nicolato, la nuova Under si presenta con un poker alla Moldavia". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 6 shtator 2019.
  36. ^ "Una 'Finalissima' per salutare l'azzurro. Chiellini: "Lascio senza rimpianti, l'Europeo il ricordo più bello"" (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 30 maj 2022. Marrë më 30 maj 2022.
  37. ^ "How Italy beat Netherlands 3-2 in Nations League third-place match thanks to Chiesa's goal". theathletic.com (në anglisht). 18 qershor 2023.
  38. ^ "Frattesi è il nome nuovo del calcio italiano". L'Ultimo Uomo (në italisht). 22 dhjetor 2022. Marrë më 17 shtator 2023.
  39. ^ "Davide Frattesi, l'arma in più di Alberto De Rossi" (në italisht). Gazzetta Regionale. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2019. Marrë më 26 maj 2019.
  40. ^ "Tenacia e classe: Davide Frattesi, il centrocampista cresciuto con i consigli di De Rossi" (në italisht). Alfredo Pedulla. Marrë më 22 shtator 2023.
  41. ^ "Davide Frattesi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 22 shtator 2023.
  42. ^ a b "Davide Frattesi". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 23 shtator 2022.

Lidhje të jashtme Redakto