Drita Pelinku (Vlorë, 3 dhjetor 1926 - Tiranë, 2 tetor 2013) ishte një nga aktoret më të shquara të skenës shqiptare, regjisore dhe pedagoge.

Drita Pelinku
U lind në3 dhjetor 1926
Vdiq2 tetor 2013
Kombësia shqiptare
Profesioniaktore, regjisore, pedagoge, biografe

Biografia

Redakto

U lind më 3 dhjetor 1926 në Vlorë, bijë e një familjeje të madhe vlonjate prej 20 pjestarësh të arsimuar jashtë. Babai i saj ishte me arsim të lartë, i diplomuar në Turqi dhe Selanik, gjithashtu tregtarë të pasur në shtëpi ku nuk mungonte asgjë, duke filluar nga lodrat e argëtimet, për të përfunduar tek pushimet në vilën e bukur të plazhit të vjetër apo shtëpinë prej druri, midis pishave të Llogorasë.

Fillimisht ishte studente tek “Nana Mbretneshë”. Më pas vazhdoi shkollën e artit "Jordan Misja" për teatër që u hap në Tiranë në janar të 45-ës, ku ishte e vetmja femër.

Më tej gjatë sistemit komunist në Shqipëri pasuritë e familjes së saj u rrëmbyen prej diktaturës. Ajo ishte e vetmja vajzë që ka hyrë në shkollën e parë dramatike . Në dhjetor të 1944 doli njoftimi në gazetë ku lajmërohej hapja e një shkolle e cila do të krijonte embrionin e një teatri të ardhshëm, deri atëherë nuk kishte trupë teatrore profesionist në të cilën Drita u paraqitë dhe fitoi. Megjithëse ishte e vetmja vajzë mes djemëve të talentuar si Naim Frashëri, Kadri Roshi, Prokop Mima, Vaso Peci dhe Lazër Filipi. Shkolla u hap aty ku sot është hotel “Drini”. Pjesëmarrja e femrës në një shkollë arti konsiderohej si një thyerje e normave morale të shoqërisë. Opinioni shoqëror e dënoi, marrëdhëniet familjare u tronditën, por ëndrra saj po kthehej në realitet. Shkolla vazhdoi derisa u hap teatri, ndërsa unë u detyrua të largohet për pak muaj, sa për të mbaruar Institutin “Nëna Mbretëreshë”. Me mbarimin e shkollës së mesme ajo u rikthye si profesioniste në Teatrin Kombëtar dhe kjo ndodhi në fillim të 46-ës.

Në vitin 1982 bëri debutimin në skenën e Teatrit Petro Marko birth_placeorës si regjizore me dramën Pavdekësia.

Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar. "Rëshqitja", "Arturo Ui", "I çuditshmi", "Zonja e Bujtinës", "Gratë gazmore të Uindsorit", "Artani", etj. Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek "Tana" (1958), e më pas tek "Njeriu me top", "Kur hidheshin themelet", ku interpreton rolin e Budës, "Vajzat me kordele të kuqe", "Radiostacioni", "Përtej mureve të gurta", "Fjalë pa fund", "Shpresa", etj.

Si aktore e teatrit dhe kinematografisë numëron mbi 150 role, ndër të cilët më shumë se gjysma janë kryerole femërore të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Si një nga themeluest e Teatrit Kombëtar ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm është si autore e shumë botimeve biografike për artistë të skenës shqiptare. Për kontributet e saj të veçanta Drita Pelinkut iu akordua nga Presidenti i Republikës urdhri “Mjeshtre e madhe”, “Çmimi i Karrierës” dhe gjithashtu titulli “Artiste e Merituar” (1986), çmimi “Ismail Qemali” (1996), ndërsa Bordi Drejtues i Institutit Amerikan të Biografive ka ka zgjedhur ndër 500 udhëheqësit më me influencë në botë. Së fundmi, qyteti i lindjes e ka çmuar si Qytetare Nderi të Vlorës dhe Presidenti i Republikës i ka akorduar titullin më të lartë “Nder i Kombit”.[1]

 

Dashuria dhe familja

Redakto

Jeta familjare dhe artistike për aktoren dhe regjisoren Drita Pelinku përbëjnë një binom, kanë të njëjtën ditëlindje, sepse në shkollën dramatike, vajza e re njohu atë që më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj. Ndërsa karriera po niste rrugën e saj të gjatë, dashuria e parë turbullonte ndjenjat e 18-vjeçares. Përsëri luftë me familjen sepse “ishte shumë e re për t’u bërë nusja e djalit që donte”. Hysen Pelinku, këngëtari i diplomuar në konservatorin e Pezaros, prishi planet e babait të aktores, i cili po planifikonte që sikundër ai vetë, edhe vajza e tij të studionte jashtë shteti. U desh të kalonin dy vjet dashuri që familja e saj të pranonte lidhjen dhe aktorja të krijonte familjen e re. “Muajin e mjaltit e kaluam në Pragë, pasi aty organizohej një festival ku merrte pjesë Ansambli i Këngëve dhe Valleve me solist Hysen Pelinkun. Meqë kishim dy javë që ishim martuar kërkuam të mos na ndanin”.

E tillë ka qenë gjithë jeta e tyre, bashkë. Kur në vitin 1997, Hyseni u nda nga jeta, aktorja kuptoi se humbi jo vetëm bashkëshortin, por edhe një shok e mik të pazëvendësueshëm. Jeta e përbashkët, përpjekjet për t’ia dalë mbanë çdo vështirësie, rritja e dy vajzave njëra violiniste, tjetra mjeke, sakrifica për të qenë jo vetëm prindër, por edhe artistë dhe njerëz dinjitozë, i kishte lidhur edhe më fort. “Hyseni ka qenë një njeri i mrekullueshëm. E them me plot gojë dhe jo nga nostalgjia se nuk është më. Gjatë gjithë jetës ai manifestoi dashurinë bashkëshortore, dashurinë prindërore, ishte zemërgjerë, njeri me vullnet dhe mbi të gjitha ishte një kolonë e rëndësishme ku unë mbështetesha për të bërë punën e vështirë të aktorit, për të thyer tabutë, por edhe për të përballuar vështirësitë e jetës”.

“Nuk duhet harruar se përveç të tjerash duhet të përballoja detyrimet si nënë. Zgjohesha herët në mëngjes dhe zija radhët për të marrë ushqimet për fëmijët. Në orën tetë vrapoja për në teatër. Shfaqjet i kishim mbrëmjeve dhe vetëm mesnata më zinte në shtëpi. Kur ktheheshin i gjenim vajzat në gjumë. Nuk thoshim kurrë “u lodha” . Luftonim t’i vidhnim jetës çastin. Jo pak herë shkonim natën pas shfaqjes në tavernën e hotel Dajtit”.

Nëse i duhet të zgjedhë mes teatrit dhe filmit, teatri është i pari, i pazëvendësueshmi. “Teatri u kthye në shtëpinë time të dytë, sepse repertori im ka qenë shumë i ngjeshur, nga fillimi deri në fund. Aty përfshihen kryerole dhe role kryesore. Fillova me dramën “Portreti” me rolin e piktores Ira, që pikturonte portretin e kunatës që interpretohej nga Liza Vorfi. Më tej pasuan role të tjera kryesore, si “Vajza nga veriu”, që fliste për dy dashnorë që kishin humbur njëri tjetrin në Luftën e Dytë Botërore dhe që e gjejnë. Vazhdova me pjesët e Gordonit “Shërbëtori i dy zotërinjve”, me rolin e vajzës, Klariçes, apo pjesë të Moljerit, ku kisha rolin e Marjanës me partner Naim Frashërin, e kështu me radhë. Çdo regjisor që vinte më besonte role kryesore. Rolet u pasuruan me Luiza Miler, që e ëndërron çdo aktore. Më vonë erdhën rolet e mëdha shekspiriane, si mbretëresha tek “Hamleti”, apo Kornelia tek “Mbreti Lir”. Kam interpretuar tek “Gratë gazmore të Windsorit”, me partnerë të jashtëzakonshëm, artistin e madh Mihal Popi, apo të madhen Violeta Manushi. Por roli më i dashur për mua mbetet roli i Zojcikës, shkruar nga klasiku i madh rumun, Karaxhale ku interpretoja e vetme mes 22 meshkujsh. Isha gruaja e Prefektit, në kohë zgjedhjeje, por dashuroja një tjetër. Aty kishin humbur ca letra të rëndësishme dhe kjo gjë krijonte vështirësi në familje, bëhej shkak për të mos fituar zgjedhjet. Të gjithë luftonin që të gjendeshin letrat dhe në pjesë tregohen manovrimet e kësaj gruaje, që vepronte herë me zgjuarsi dhe herë me dashuri, për t’i shpëtuar skandalit. Është një nga rolet që e kam dashur më shumë nga të gjithë. Unë kam luajtur në të shumtën e rasteve rolin e dashnoreve dhe dekolteja nuk më është ndarë gjatë gjithë jetës në skenë”.

Po të fillosh t’i numërosh, aktorja radhit më shumë se 130 role. Gjithë jetën ka qenë e angazhuar, si në role të dramaturgjisë botërore, ashtu edhe në rolet e dramaturgjisë apo kinematografisë kombëtare, por me pengun e vetëm që rinia e saj nuk u pasqyrua në kinematografi, kjo për shkak të biografisë. Madje ajo kujton se për rolin e hallës tek “Njeriu me top”, u desh të merrej leja në Komitetin e Partisë. Ndër rolet e bukura në kinema, aktorja veçon rolin e Budës tek filmi “Kur hidheshin themelet”, që më vonë u kthye në sinonim të emrit të saj. “Rolet kryesore më kanë ndjekur edhe në moshë të thyer”, tregon aktorja Drita Pelinku. Edhe para pesë vitesh kam pasur rol kryesor tek “Mbretëresha e bukur”, me regjisor Kiço London. Aty kam interpretuar me artistë të brezit tjetër, por të mëdhenj të kohës si Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, apo aktori i ri, Arben Derhemi. Më vonë akoma kam interpretuar një rol kryesor tek “Profesioni i fundit”. Ndërsa tani unë po e mbyll karrierën time me një monodramë të Martin Sherman, ku interpretoj rolin e Rouze. Është një rol shumë i fuqishëm, me shumë ngjyra”.

Në teatër

Redakto

Një ditë shtatori të vitit 1946, kolektivit të teatrit iu shtua edhe një aktore e re 20-vjeçare. Ajo hyri në portën e teatrit e ndrojtur, por e lumtur. Kjo lumturi shprehej në sytë e saj që shkëlqenin si emri i saj, plot dritë. Sa i takon kohës së shkollës, vetë Pelinku shprehet: "dhjetor i vitit 1944. Regjisori i asaj kohe Sokrat Mio, i diplomuar në Francë dhe asistenti i tij Andon Pano, kërkonin studentë për shkollën dramatike. Isha studente e shkollës pedagogjike e lajmi më tërhoqi vëmendjen. Me familjen nuk mund të bisedoja, u paraqita pa i thënë gjë dhe fitova. Isha e vetmja vajzë me djemtë e talentuar si Kadri Roshi, Naim Frashëri, Prokop Mima, Lazër Filipi. Për një kohë të gjatë i ndoqa mësimet duke u justifikuar se shkoja tek një shoqe. Sidoqoftë, Tirana ishte e vogël dhe kjo gjë u zbulua. Më 1946 u fejova, e qe burri ai që më dha lejen për të vazhduar shkollën dhe teatrin". Si një aktore me një sërë rolesh, ajo nuk ka harruar të thotë diçka edhe për natyrën e tyre, e mbi rëndësinë e ndikimin që kishin në të. "Që nga fillimi e deri në fund rolet e mia kanë qenë ose role vajzash dashnore, ose role grash me një botë të madhe të brendshme, me shpërthime të fuqishme dhe të gjitha këto kanë bërë që unë të kujdesem për trupin tim, për fizikun, flokët, gjithçka që kërkonin këto role". Një moment mjaft interesant i kujtimeve të saj është interpretimi i rolit të Zojcikës tek komedia rumune "Një letër e humbur". Siç rrëfen Pelinku, ajo ka interpretuar e vetme mes 22 meshkujve. Njëra prej shfaqjeve u ndoq edhe nga përfaqësuesit e ambasadës rumune dhe u vlerësua tepër. Një zonjë diplomate hoqi një trëndafil nga fustani i saj dhe ia vendosi Pelinkut në dekolte. Sa i takon kinematografisë, vetë ajo shprehet se ka hyrë vonë. "Pata disa probleme të kohës që nuk më lejuan. Luajta një rol të vogël në filmin 'Tana', pas tij lindën problemet që u thyen më vonë, kur dola në pension. Madje, ishin Viktor Gjika e Vladimir Prifti që më thirrën të parët.

Filmografia

Redakto


Dokumentar

Redakto

Për jetën dhe veprën e Drita Pelinkut është bere një film me skenar dhe regji te Diana Dollmes (Kuhr), prodhim i TVSH.

Referime

Redakto
  1. ^ Fjala përkujtimore në faqen kryesore të Teatrit Kombëtar më datë 2 tetor 2013 Arkivuar 7 tetor 2013 tek Wayback Machine