Gjoleka, djali i Abazit

(Përcjellë nga Gjoleka djali i Abazit)
This is the stable version, checked on 5 shkurt 2023. 2 pending changes await review.
Gjoleka, djali i Abazit
Arkivi i filmit
Origjinali Gjoleka, djali i Abazit
Vendi i prodhimit Shqipëri
Viti i prodhimit 2006
Gjuha origjinale Shqip
Për moshën 13+
Ekipi realizues
Regjia Dhimiter Anagnosti
Skenari Dhimiter Anagnosti
Muzika e filmit Endri Sina
Kameramani Spartak Papadhimitri
Drejtori artistik Durim Neziri
Prodhuesi i filmit: Qendra Kombetare e Kinematografise
Aktorë kryesorë
Artur Gorishti
Enxhi Agushi
Myzafer Ziflaj
Zef Mosi
Aktorët tjerë
Ilirian Ali
Marjana Kondi
Roza Anagnosti
Mërkur Bozgo
Sheri Mita
Tonin Ujka

Gjoleka, djali i Abazit

Skenari dhe regjia Dhimitër Anagnosti.

Producent: Albania General Vision me financim të Qendrës Kombëtare Kinematografike.

Drejtor fotografie Spartak Papadhimitri.

Kostumet: Durim Neziri.

Prodhuar në vitin 2006

Përmbajtja

Redakto

Ngjarjet zhvillohen në një fshat të vogël në Shqipëri rreth viteve 30'. Ky vend i izoluar dhe i dominuar nga patriarkalizmi, me të cilen rritet dhe djali i Abazit.

Serveti, një ish-banor i fshatit kthehet në fshat mbas emigracionit në Amerikë, duke sjellë me vete një frymë dhe mentalitet të ri në fshat, që shërbeu dhe për Gjolekën e vogël 10 vjeçar si një frymëzim.

Goleka djali i Abazit rritet mes ideve të të atit dhe ato të kumbarit të tij Servetit.

Gjoleka simbolizon gjeneratat e reja që rriten në realitetin e vështirë që ofrojnë vendet e pazhvilluara.

Filmi me një realizëm të thellë tregon raportet njerëzore, dashurinë , urretjen, dhe pamundësine per tu integruar në një botë tjetër, duke ndërtuar kështu një autopsi të shoqërive të cuditshme në të cilat nganjëherë bëjmë pjesë të gjithë.

Aktorët

Redakto