Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë

film i zhanrit fantazi

Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë është një film i zhanrit fantazi i vitit 2010 me regji të David Yates dhe shpërndarë nga Warner Bros. Pictures. Filmi është i pari prej dy pjesëve kinematografike që bazohen në romanin me të njëjtin titull nga J. K. Rowling.[3]

Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë
Regjia ngaDavid Yates
Shkruar ngaSteve Kloves
Bazuar nëHarry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes nga J. K. Rowling
ProdhuesiDavid Heyman
David Barron
J. K. Rowling
LuajnëDaniel Radcliffe
Rupert Grint
Emma Watson
Helena Bonham Carter
Maggie Smith
Robbie Coltrane
Warwick Davis
Ralph Fiennes
Micheal Gambon
Brendan Gleeson
Richard Griffiths
John Hurt
Jason Isaacs
Alan Rickman
Fiona Shaw
Timothy Spall
Imelda Staunton
David Thewlis
Julie Walters
KinematografiaEduardo Serra
MontazhiMark Day
MuzikaAlexandre Desplat

Kompanitë prodhuese
Shpërndarë ngaWarner Bros. Pictures
Data e publikimit
11 nëntor 2010 (Odeon Leicester Square)
19 nëntor 2010 (MB dhe SHBA)
Kohëzgjatja
146 minuta
ShtetetMbretëri e Bashkuar
Shtetet e Bashkuara
GjuhaAnglisht
Buxheti250 milionë dollarë (bashkë me Pjesën e Dytë)[1][2]
Fitimi960.3 milionë dollarë

Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë, i cili është i shtati dhe i parafundit prej serisë së filmave të Harry Potter, ka si skenarist Steve Kloves dhe si prodhues David Heyman, David Barron, dhe J. K. Rowling.

Daniel Radcliffe luan Harri Poterin së bashku me Rupert Grint dhe Emma Watson në rolet e miqve të ngushtë të Harrit Ron Uezlit dhe Hermionë Grenxhërit. Ky film është pasues i Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier dhe ndiqet nga Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë.

Filmi tregon Harri Poterin, i cili është ngarkuar me një punë nga Albus Urtimori me gjetjen dhe shkatërrimin e objekteve me sekretin e pavdekësisë së Lordit Fluronvdekje - Horkrukseve. Filmimi filloi më 19 shkurt 2009 dhe u plotësua më 12 qershor 2010.[4] Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë është shfaqur në gjithë botën në kinematë 2D dhe ato IMAX më 19 nëntor 2010.[5][6][7][8]

Në fundjavën e parë të filmit në gjithë botën, Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë grumbulloi 330 milionë dollarë, e treta prej serisë për nga përfitimet dhe e para në fillim të vitit 2010, si dhe e 8-ta prej përfitimeve të fillimit të viteve të të gjitha kohërave.[9] Me një shumë totale botërore prej 960 milionë dollarësh, Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë radhitet e treta për nga fitimprurja për vitin 2010, pas Toy Story 3 dhe Alice in Wonderland[10], dhe e treta prej serive të filmave të Harry Potter, pas Dhuratave të Vdekjes Pjesa e Dytë dhe Gurit Filozofal.[11] Filmi, atëbotë u bë i dhjeti prej filmave më fitimprurës të të gjitha kohërave, kurse tani (korrik 2018) është i 42-ti.[12] Përveç kësaj, ky film u nominua në Academy Awards, edicioni i 83-të për prodhimit më të mirë të dizajnimit dhe efektet më të mira vizuale.

Skenari

Redakto

Ministri i Magjisë, Rufus Ulërimsi jep një deklaratë për mediat e Botës së Magjisë, duke shpallur se Ministria qëndron e fortë, edhe pse Lordi Fluronvdekje ka shtuar fuqinë e tij. Hamortët kanë kryer vrasje masive të babanacëve dhe kanë depërtuar në Ministri. Harri, Roni dhe Hermiona kanë vendosur ta plotësojnë misionin që Urtimori ia ka lënë Harrit: gjetjen dhe shkatërrimim e Horkrukseve të Fluronvdekjes. Severus Pitoni informon Lordin Fluronvdekje dhe Hamortët për datën e nisjes së Harrit nga Privet Drive. Fluronvdekja sekuestron shkopin magjik të Lusius Mallfoit, sepse shkopi i Fluronvdekjes nuk mund të përdoret për ta vrarë Harrin duke qenë se shkopinjtë e tyre kanë të njëjtën zemër.

Urdhri i Feniksit e shoqëron Harrin për sigurim duke përdorur Shurupin Shumëlëngjësh për të krijuar Harri Potera jo të vërtetë. Gjatë fluturimit ata sulmohen prej Hamortëve, të cilët e vrasin Mësysh Mudin dhe Hedvigun, e plagosin Xhorxh Uezlin dhe e rrëzojnë Rubeus Hagridin. Pasi arrijnë në Shtrofkë, Harri përjeton një vegim ku sheh Fluronvdekjen teksa torturon mjeshtrin e shkopinjëve magjikë, Ullianderin. Të nesërmen Ulërimsi vjen te Shtrofka me Testamentin e Albus Urtimorit. Ronit i takon Fikësi i Urtimorit, Hermionës i përket një kopje e librit Rrëfenjat e Bardit Bidëll, kurse Harrit i ka lënë Topthin e Artë, të parin që kishte zënë në një ndeshje Kuidiçi. Ulërimsi tregon se Harrit i është besuar edhe Shpata e Godrik Grifartit. Ministri i shpjegon Harrit se shpata nuk i përkiste Urtimorit, kështu që as Harri nuk mund ta merrte.

Hamortët e vrasin Ulërimsin dhe e zëvendësojnë me Pius Trashaluqin, ndërkohë që Ministria i arreston dhe i persekuton magjistarët dhe magjistricat me gjak babanacësh. Gjatë dasmës së Bill Uezlit dhe Flër Delakurit Hamortën kryejnë edhe një sulm, por Patronusi i Kingsli Shekëllbolltit i paralajmëron dasmorët për sulmin dhe shumica e dasmorëve arrin të largohet. Harri, Hermiona dhe Roni Shtrupëzohen në Londër, por edhe atje sulmohen prej Hamortëve në një bar-restorant. Treshja gjen strehim në Grimolld Pllejs 12, ku zbulojnë se R.A.B. nga medaljoni Horkruks është Regulus Arkturus Bleku, vëllai i vogël i Sirius Blekut. Kriçeri, xhuxhi i shtëpisë së Blekëve iu tregon atyre se Mundungus Fleçeri ka hyrë dhe ka vjedhur shumë gjëra, duke përfshirë edhe medaljonin e vërtetë. Dobi dhe Kriçeri e gjejnë Fleçerin, i cili tregon se medaljonin e posedon Dolores Umbrixhi. Duke përdorur Shurupin Shumëlëngjësh, treshja hyn në Ministri dhe gjen se medaljoni është në qafën e Umbrixhit. Harri ysht Umbrixhin, kurse Hermiona merr medaljonin. Të tre ata: Harri, Roni dhe Hermiona, largohen prej aty, por Ronin e plagosin, kështu që ata nuk do të mund të Trupëzohen përsëri derisa ai do të shërohej.

Pas përpjekjeve pa sukses për të shkatërruar Horkruksin, treshja vendos ta mbajnë me radhë për të dobësuar fuqinë e tij. Harri përjeton edhe një vegim të Fluronvdekjes duke e marrë në pyetje e pastaj duke e vrarë një mjeshtër të shkopinjëve magjikë Gregoroviçin, i cili pohon se një djalosh ka vjedhur të famshmin Shkopin Magjik prej Shtogu prej dyqanit të tij.

Derisa Roni e mban medaljonin, atë e pushtojnë ndjenja negative, grindet me Harrin dhe i braktisë Harrin e Hermionën.

Hermiona nxjerr në përfundim se shpata e Grifartit mund t'i shkatërrojë Horkrukset dhe vendos që me Harrin të shkojnë te Gufalla e Godrikut. Ata i vizitojnë monumentet e prindërve të Harrit dhe shtëpinë ku ishin vrarë. E takojnë Batilda Bagshotin që besojnë se ajo mund ta ketë shpatën. Batilda i fton Harrin e Hermionën në shtëpinë e saj dhe zbulohet se, në fakt, ishte Nagini, i cili po e kontrollonte kufomën e Batildës nga brenda saj. Hermiona dhe Harri arratisen në Malin e Dinit, por Hermiona pa dashje i thyen Harrit shkopin magjik teksa e luftonte Naginin.

Hermiona e gjen se hajduti misterioz në vegimet e Harrit është Gelert Grindelvaldi.

Harri sheh një patronus në formë të një drenushe, i cili e çon te një pellg i ngrirë. Shpata e Grifartit gjendet nën akullin e pellgut, të cilin Harri e thyen dhe zhytet brenda pellgut për ta marrë shpatën. Medaljoni që ka rreth qafës e ngulfatë, por Roni arrin dhe e shpëton Harrin. Harri flet Gjarpërisht për ta hapur medaljonin dhe Roni e shkatërron Horkruksin me shpatë. Hermiona dhe Roni pajtohen dhe të tre ata vendosin të shkojnë te Ksenofilius Lovëgudi për të mësuar më shumë rreth simbolit të vizatuar në librin që Urimori i kishte lënë Hermionës.

Lovëgudi iu shpjegon atyre se simboli tregon Dhuratat e Vdekjes, tri objekte magjike që mund ta bëjnë një magjistar Zotëri të Vdekjes.

Hermiona e lexon tregimin e Dhuratave dhe pas një bisede të rëndë, treshja përpiqet të ikë, por i ndalon Lovëgudi. Ai iu tregon atyre se Luna është kidnapuar dhe i thërret Hamortët. Tenton ta japë Harrin në këmbim të Lunës, por Harri, Roni dhe Hermiona zhduken, teksa shtëpia e Lovëgudit shkatërrohet.

Me t'u kthyer te vendi i qëndrimit, treshja ndërtojnë një tendë, por ata i gjejnë Kërkuesit. Hermiona përdor një mallkim për të ndryshuar tiparet e fytyrës së Harrit dhe Rrëmbyesit i dërgojnë ata te Vila e Mallfonjve. Bellatriks Lestrejnxhi i burgosë Harrin dhe Ronin në një qeli me Lunën, Ullianderin dhe qipullin Unçi-unçi. Bellatriksi e torturon Hermionën për t'i nxjerrë informata në lidhje me marrjen e shpatës së Grifartit, për të cilën Bellatriksi thotë se gjendej në dhomën e saj të blinduar në Gringot. Harri kërkon ndihmë, duke komunikuar me një pjesë të thyer të pasqyrës që mbante.

Dobi shfaqet në qeli, për t'i shpëtuar ata. Harri dhe Roni vrapojnë ta shpëtojnë Hermionën dhe fillon një betejë që përfundon me çarmatosjen e Drako Mallfoit dhe të tjerëve. Dobi lëshon një abazhur mbi Bellatriksin, duke e detyruar ta lëshojë Hermionën. Bellatriksi hedh thikën e saj drejt tyre, tamam kur Dobi i merr të gjithë dhe zhduken. Ata mbërrijnë te Vila Guaska dhe vërejnë se thika e Bellatriksit, tragjikisht e kishte therrur Dobin. Harri insiston që Dobin ta varrosin pa përdorur fare magjinë.

Fluronvdekja thyen varrin e Urtimorit dhe vjedh Shkopin Magjik prej Shtogu, të cilin Urtimori e posedonte.

Aktorët

Redakto

Prodhimi

Redakto

Pjesa e Parë është filmuar bashkë me Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë prej 19 shkurtit 2009 deri më 12 qershor 2010.[13][14] Regjisori David Yates që e bëri filmin përkrah drejtorit të fotografisë Eduardo Serra, e cilësuan Pjesën e Parë si vërtetë reale' ; një film rruge është pothuajse si një dokumentar i vërtetë.[15][16]

Tendenca origjinale për një shfaqje të vetme kinematografike, ideja për të ndarë librin në dy pjesë ishte propozuar prej prodhuesit ekzekutiv Lionel Wigram gjë që David Heyman e quajti krijim urgjent. Heyman fillimisht e vlerësoi negativisht idenë, po Wigram e pyeti: Jo, David. Si do ta bëjmë? Pas rileximit të librit dhe bisedës me autorin e filmit Steve Kloves, u pajtua me ndarjen.[17]

Prodhimi i filmit u bë te Dartford Crossing për ndjekjen dramatike ku Hagridit me Harrin i zënë pritën Hamortët.[18]

Ndërtimi

Redakto

Stuard Craig, dizajneri i strukturës për të gjithë filmat Harry Potter u rikthye për dy pjesët finale. Ai tha: Ne bëmë një lloj krejt tjetër filmi, që ishte bërë një marrëveshje e shkëlqyer për vendndodhjen. Udhëtuam vërtetë shumë larg, ndërtuam grupazhet dhe ata kaluan një kohë të gjatë në një pyll, shpjegon ai Ndërtuam tërësi pyjesh dhe i harmonizuam ato në pyje të vërteta, kështu që, aty kishte sfida, siç mund ta paramendoni.[19] Craig, së fundi ishte nominuar për Academy Award për punën e tij në Pjesën e Parë.[20]

Në tendën e dasmës për dasmën e Billit dhe Flërit në Pjesën e Parë, Craig komentoi: Në vend që të bëjmë zgjerimin e shtëpisë, gjë që do të dukej e çuditshme dhe "shtëpiake", ne vendosëm ta bëjmë elegante... me shandanë të bërë me mëndafsh dhe të bukur duke pluskuar. Kështu që është një goxha ndryshim me shtëpinë. Për setin e Ministrisë së Magjisë ai vuri në dukje: Kjo është një botë nën tokë; kjo është ministri, kështu që shkuam te ministritë e vërteta, ministritë e babanacëve në Whitehall, në Londër dhe menduam se ministria jonë magjike ishte një lloj universi paralel me këto ministritë reale.[21]

Craig komentoi edhe për dizajnimin e Vilës së Mallfonjve, duke thënë se është një set arkitektural shumë i fortë. Pamja e jashtme është bazuar në një shtëpi elizabetiane, këtu në këtë shtet, që quhet Hardwick Hall, ka dritare të gjera dhe këto dritare janë, si të themi të blinduara. Grilat janë të punuara dhe janë sikurse dritaret e blinduara, kështu ato duken sikur të jenë prezente, një prezencë kërcënuese dhe kështu ato na dhanë bazën për një eksterier të mirë. Tavani magjik i jashtëzakonshëm është i vendosur dhe i rrethuar me dru pyjesh, që vërtetë nuk janë aty, por përsëri është prej mekanizmave që e bëjnë të duket frikësues dhe misterioz.[21]

Veshjet

Redakto

Veshjet për Pjesën e Parë janë dizajnuar nga Jany Temime, që ka qenë dizajnerja e veshjeve të produksionit Harry Potter që prej Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit (2004).[22] Temime ishte futur në polemikë në lidhje me punën e saj në fustanin e martesës së Flër Delakurit. Ishte akuzuar se e kishje kopjuar dizajnin prej një fustani të ngjashëm nga Koleksioni i Vjeshtor Alexander McQueen 2008.[23] Ajo foli për fustanin duke thënë se deshi që të jetë një fustan dasme për magjistrica dhe jo fustan për Halloween. Fustani është i bardhë, por duhej të përmbante diçka fantastike. Kështu që zbukurim u bë feniksi, zogu, i cili është simbol i dashurisë në njëfarë mënyre, sepse ai rilind dhe dashuria nuk vdes kurrë, ajo lind përsëri.[22]

Efektet vizuale

Redakto

Pas punës me çdo film prej I Burgosuri i Azkabanit Double Negative ishte pyetur nëse do të kujdesej për efektet vizuale edhe për vendosjen finale të tregimit, për Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë dhe e Dytë. Duke punuar bashkë me mbikëqyrësin e VFX të filmit Tim Burkle, ekipi ishte udhëhequr nga mbikëqyrësi i VFX-së, David Vickery dhe Prodhuesen e VFX-së, Charlotte Loughlane. Ekipi kryesor përfshinte edhe mbikëqyrësin e 3D-së, Rick Leary dhe mbikëqyrësin s 2D-së, Sean Stranks.

Puna e Double Negative për Pjesën e Parë përfshinte markën Warner Brothers dhe zgjerimin e mjedisit të Shtrofkës me rrethinë. Çështja e mjedisit shtesë u realizua në shtëpinë e Ksenofilius Lovëgudit duke e bërë në 3D dhe duke kulminuar tek sulmi i Hamortëve. Double Negative rregulloi edhe efektet e tymit të Hamortëve. Puna e mbetur përfshinte shortinë Patronus që ndërhyn në dasëm për të informuar mysafirët se Fluronvdekja ka shtënë në dorë Ministrinë e Magjisë.[24]

Kompania për efektet vizuale Framestore prodhoi shumicën e krijesës CGI, sikurse në filmat paraprakë, njësoj si të animuarin Rrëfenja e Tre Vëllezërve, që ishte prodhuar dhe dizajnuar nga Ben Hibon.[25]

Muzika

Redakto

Kompozitori Nicholas Hooper, që kishte kompozuar Urdhrin e Feniksit dhe Princin Gjakpërzier, nuk u rikthye për Dhuratat e Vdekjes. Në vend të tij Alexandre Desplat, u pajtua të kompozonte Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë.[26] Filmi paraqiti edhe këngën O Children nga Nick Cave and the Bad Seeds.[27]

Shpërndarja

Redakto

Marketingu

Redakto

Fotografia e parë zyrtare për filmin e parë është hedhur më 1 dhjetor 2009, që tregonte Harrin, Ronin dhe Hermionën në një rrugë në Londër. Një klip ishte lëshuar zyrtarisht më 8 dhjetor 2009, bashkë me shfaqjen e Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier në Blu-ray dhe DVD.[28] Në kongresin ShoWest të 2010-ës, Alan F. Horn dha premierën me vargje figurash prej të dy filmave.[29] MTV Movie Awards, i vitit 2010 dha edhe më shumë vargje me figura nga tematika e Dhuratave të Vdekjes.[30] Fill pas kësaj, pason publikimi i posterit kryesor zyrtar, që tregon datën e nxjerrjes së Pjesës së Parë dhe të Dytë dhe një kështjellë të shkatërruar Hoguortsi.[31] Intervistat dhe skenat shtesë nga të dyja pjesët u dhanë prej emisionit familjar ABC, që filloi më 8 korrik 2010. Një trailer 2-minutësh për filmin u dha botërisht më 22 shtator 2010.[32] A two-minute trailer for the film was released worldwide on 22 September 2010.[33]

Më 29 shtator 2010, tre postere të personazheve të Pjesës së Parë të Harrit, Ronit dhe Hermionës u publikuan nga Yahoo! Movies.[34] Të nesërmen ishte shfaqur një poster kinemaje për Pjesën e Parë ku dukej treshja duke vrapuar në një pyll. Posteri i kinemasë kishte moton Askund s'është sigurt, dhe versioni tjetër anonim kishte moton Fundi po fillon.[35] Posterë të ndryshëm për personazhet tjerë për Pjesën e Parë ishin nxjerrë më 6 tetor 2010, ku përfshiheshin: Harri, Roni, Hermiona, Lordi Fluronvdekje, Bellatriks Lestrejnxh, Severus Piton dhe Fenrir Grejbek.[36] Më 12 tetor, u lëshuan edhe katër posterë me personazhe të rinj.[37] Posterët kishin temën Mos i beso askujt dhe Ndjekja po fillon.

Më 15 tetor 2010, biletat filluan të shiteshin në Fandango për shfaqjen amerikane të Pjesës së Parë dhe më 19 tetor në Scream Awards 2010 ishte transmetuar një klip prej 50 sekondash, që përmbante skena që s'ishin parë më herët. Më 16 tetor, reklama e dytë televizive, ishte dhënë në Cartoon Network, gjatë një premiere të Scooby-Doo! Curse of the Lake Monster.[38] Më 25 tetor 2010, Yahoo! Movies lëshoi një pjesë ekskluzive të filmit.[39] Më 30 tetor 2010, Entertainment Weekly dha dy pjesë të reja që titulloheshin "Horkruksët" dhe "Tregimi" dhe përmbanin goxha ngjarje që s'ishin parë kurrë. Po atë ditë, faqja e internetit për Harry Potter, Warner Bros. kishte lajmëruar se do të bënte publike dymbëdhjetë pjesë të vogla nga filmi.

Më 3 nëntor 2010, Los Angeles Times kishte lëshuar një klip të zgjeruar të Harrit, kur kishte lënë Shtrofkën për të gjetur Horkruksët, që titullohej "Askush tjetër s'do të vdesë për mua". Më 4 nëntor, një klip i ri ishte publikuar nga faqja e Facebook-ut Harry Potter dhe titullohej "Shtatë Harri Poterat". Edhe dy klipe ishin dhënë në dy ditët e ardhshme, duke përfshirë skenat kur sulmohen në bar-restorantin dhe kur vendosen në Vilën e Mallfonjve.

Shfaqja nëpër kinema

Redakto

Më 26 gusht 2010, regjisori David Yates, dhe prodhuesit David Heyman dhe David Barron dhe me kryesuesin e Warner Bros. Alan F. Horn u morën me një testim, për Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë në Çikago. Filmi i papërfunduar pati komente të shumta nga testuesit, disa prej të cilëve e emërtuan mahnitës dhe i errët dhe filmi më i përkryer i serisë Harry Potter. Të tjerët thanë se është adoptuar plotësisht romani, normalisht me disa probleme vetjake të librit.

Warner Bros. Pictures ishte gati të jepte Pjesën e Parë të Dhuratave të Vdekjes në formatin 2D dhe 3D. Më 8 tetor 2010, ishte folur se plani për një version 3D të Pjesës së Parë ishte prishur. Warner Bros. Pictures kishte vendosur të jepte Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë në 2D në të dyja kinematë ato tradicionale dhe IMAX, sepse nuk kishin një version 3D të kompletuar. Pavarësisht përpjekjeve që bëmë, nuk kishim mundësi ta kryenim filmin në tërësi dhe ta bënim me standardet më të larta të kualitetit. Pjesa e Parë e Dhuratave të Vdekjes u shfaq në Blu-ray 3D si më i bleri i veçantë. Pjesa e dytë ishte akoma e shfaqur në formatin 2D, 3D dhe IMAX.

Premiera botërore për Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë u mbajt në Leicester Square në Londër më 11 nëntor 2010, me fansa nga e gjithë bota, disa prej të cilëve kishin ngritur kampe për ditë të tëra në shesh. Kjo shfaqje u pasua me premierën belge më 12 nëntor dhe premiera amerikane në New York më 15 nëntor.

Vetëm 48 orë pas hedhjes zyrtare të Pjesës së Parë në Amerikën Veriore, 36 minutat e parë të filmit u përhapën në internet. Edhe para përhapjes, filmi ishte edhe ashtu i pesti prej gjeneratorëve që shitën më së shumti bileta në histori, pasi u shit në 1000 kinema në Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht thashethemeve që qarkullonin shumë, gjoja se ajo pjesë që ishte përhapur ishte një marifet reklamimi.

Në Australi, filmi kishte premierën e tij më 13 nëntor në Botën e Filmit Warner Bros. që ndodhet në Bregdetin e Artë, Queensland. Treqind veta morën pjesë në premierë, që ishte shfaqur zyrtarisht e dyta në botë, pas asaj angleze. Premiera e filmit në Kuvajt u dha më 16 nëntor, kurse në Izrael, Estoni e Zelandë të Re u dha më 18 nëntor.

Media shtëpiake

Redakto

Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë u paraqit në disk njësh dhe dysh DVD-je dhe disk tresh Blu-ray më 11 prill 2011 në Mbretërinë e Bashkuar dhe më 15 prill 2011 në Shtetet e Bashkuara. Më 28 janar 2011, në faqen angleze të Facebook-ut për Harry Potter, Emma Watson kishte përmendur se ndjekësit e faqes do të duhej të votonin për mbulojcën që pëlqenin më shumë për Pjesën e Parë të Blu-ray. Mbulcojca me më së shumti vota do të bëhej mbuloja e diskut. Votimi filloi atë ditë. DVD-ja dhe Blu-ray përfshinin tetë skena të fshira, që përmbanin edhe pjesën hapëse prej Pjesës së Dytë ku Harri dhe Ullianderi bisedonin në lidhje me Dhuratat e Vdekjes. Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë kreu mirë shitjet e DVD-ve, duke shitur 7,237,437 copë dhe duke i shtuar edhe 86,932,256 dollarë shumës së përgjithshme të të ardhurave të filmit, duke e bërë atë 1,043,331,967 dollarë.

Pritja në publik

Redakto

Suksesi financiar

Redakto

Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë grumbulloi 24 milionë dollarë në Amerikën Veriore vetëm gjatë mesnatës së shfaqjes, duke thyer kështu rekordin për grumbullimet më të larta të serive në natën e parë, të cilin deri atëherë e mbante Princi Gjakpërzier, me 22.2 milionë dollarë. Filmi gjithashtu u bë i treti për fitimin më të lartë për natën e parë nga filmat e asaj kohe, pas The Twilight Saga: Eclipse dhe The Twilight Saga: New Moon, që morën 30 milionë dollarë dhe respektivisht 26.3 milionë dollarë. Ky film theu rekordin edhe për fitimet më të larta për një natë në IMAX, me 1.4 milionë dollarë, duke e kaluar kështu edhe Eclipse që kishte fituar 1 milionë. Të gjitha këto rekorde u thyen më vonë më 2011 nga pasuesi i këtij filmi, Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë.

Në Amerikën Veriore filmi mblodhi 61.7 milionë dollarë në ditën e parë, duke e bërë të gjashtin grumbullim më të madh për një ditë të vetme atëkohë. Ky u bë më i larti fitim prej serive të Harry Potter, një rekord ky, të cilin deri atëherë e mbante Princi Gjakpërzier me 58.2 milionë dollarë, para se të thyhej prej Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë, me 92.1 milionë. Filmi grumbulloi një total prej 125 milionë dollarësh në fundjavën e hapjes, duke e bërë më të lartin, që deri atëherë e mbante Kupa e Zjarrit dhe doli përsëri i dyti nga Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë. Ishte gjithashtu i dyti për muajin nëntor, pas The Twilight Saga: New Moon me 142.8 milionë dollarë, i nënti për fundjavën hapëse me fitimet më të larta të të gjitha kohërave në arkën e Amerikës Veriore dhe i dyti për fundjavën hapëse me fitimet më të larta për vitin 2010 në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada pas Iron Man me 128.1 milionë dollarë. Filmi qëndroi në top listë për dy javë duke përfituar edhe 75 milionë dollarë për pesë ditët e ardhshme, duke sjellë gjithsej 219.1 milionë dollarë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Maltë, filmi theu rekordet për fitimet më të larta të së premtës (5.9 milionë funte), të së shtunës (6.6 milionë funte) dhe të së dielës (5.7 milionë funte). Përveç kësaj, filmi bëri fitimin më të lartë njëditësh (6.6 milionë funte) dhe treditësh (18,319,721 funte), rekord ky që mbahej nga Quantum of Solace, i cili kishte mbledhur 15.4 milionë funte. Më 13 janar 2011 u publikua se Pjesa e Parë grumbulloi 52,404,464 funte (86,020,929 dollarë), duke u bërë i dyti për fitimet më të larta për vitin 2010 në atë shtet, pas Toy Story 3 me 73,405,113 funte.

Jashtë Amerikës Veriore, filmi mblodhi 205 milionë dollarë në fundjavën e hapjes, duke u bërë i gjashti, prej gjithë kohës, i pari për vitin 2010 dhe i dyti prej serisë për nga përfitimet, pas Princit Gjakpërzier. Botërisht filmi grumbulloi 330 milionë dollarë në fundjavën e hapjes, duke u rankuar i shtati në diagramin e të gjitha kohërave.

Ishte filmi më fitimprurës për vitin 2010 në Indonezi me 6.1 milionë dollarë, në Singapor me 4.5 milionë, në Tajlandë me 4.9 milionë, Belgjikë dhe Luksemburg me 8.9 milionë, në Francë dhe në regjionin e Magrebit me 51.1 milionë, Gjermani me 61.4 milionë, në Holandë me 13.7 mililnë, Norvegji me 7.1 milionë, Suedi me 11.2 milionë dhe në Australi me 41.3 milionë. Të ardhurat gjithsej, kaluan Gurin Filozofal, me 657.2 milionë, duke u bërë kështu më i larti prej serisë Harry Potter atëbotë.

Më 7 prill 2011, Pjesa e Parë përfundoi me 295,983,305 dollarë në SHBA dhe Kanada, duke e bërë të pestin film më fitimprurës për vitin 2010 në ato regjione, dhe 664,300,000 dollarë nga vendet tjera nëpër botë, për një total ndërbotëror prej 960,283,305 dollarësh, i treti për nga fitimet për vitin 2010 pas Toy Story 3 dhe Alice in Wonderland, si dhe i 38-ti botërisht për të gjitha kohërat dhe i treti prej serisë Harry Potter pas Dhuratave të Vdekjes Pjesa e Dytë dhe Gurit Filozofal.

Sipas suksesit në Gjermani, Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë mund të vendosej numër 9 në kutitë për kimematografinë për vendin me gjithsej 28,000 shikues në korrik 2011.

Kritika kinematografike

Redakto

Faqja e internetit për shqyrtim-grumbullim Rotten Tomatoes i dha filmit një vlerësim miratimi me 79%, duke u bazuar në 261 rishikime, me një rezultat mesatar 7.1/10. Konsensuesi i faqes thotë: "S'mund të bëjë më shumë për hyrjen që ky film prezanton, por Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë është një vendosje e parafundit e filmuar bukur dhe emocionalisht e kënaqshme për seritë Harry Potter." Në Metacritic, që transferon vlerësimet për rishikime, filmi ka një rezultat 65 nga 100, bazuar në 41 kritika, duke shënuar edhe rishikimet përgjithësisht të preferuara. Në CinemaScore, audienca i dha filmit gradën "A" në masën A+ deri në F.

Faqja e internetit për shqyrtim-grumbullim Rotten Tomatoes i dha filmit një vlerësim miratimi me 79%, duke u bazuar në 261 rishikime, me një rezultat mesatar 7.1/10. Konsensuesi i faqes thotë: "S'mund të bëjë më shumë për hyrjen që ky film prezanton, por Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë është një vendosje e parafundit e filmuar bukur dhe emocionalisht e kënaqshme për seritë Harry Potter." Në Metacritic, që transferon vlerësimet për rishikime, filmi ka një rezultat 65 nga 100, bazuar në 41 kritika, duke shënuar edhe rishikimet përgjithësisht të preferuara. Në CinemaScore, audienca i dha filmit gradën "A" në masën A+ deri në F.

Çmimet

Redakto

Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë ishte nominuar për regjinë më të mirë dhe efektet më të mira vizuale në Academy Awards, edicioni i 83-të. Është filmi i dytë në serinë e filmave Harry Potter që nominohet për çmim Oscar për efektet vizuale (i pari është Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit (filmi). Filmi ishte listuar për tetë kategori të ndryshme, duke përfshirë: kinematografia më e mirë, dizajni i prodhimit dhe rezultati origjinal në BAFTA awards, edicioni i 64-të dhe në fund ishte nominuar për efektet vizuale dhe makiazhi i veçantë më i miri.

Referime

Redakto
  1. ^ Frankel, Daniel (17 nëntor 2010). "Get Ready for the Biggest 'Potter' Opening Yet". TheWrap. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2019. Marrë më 21 nëntor 2010. Warner officials say shooting parts 1 and 2 of "Deathly Hallows" (the second part comes out in July) kept cost below the more than $250 million that was spent on 2009's "Half-Blood Prince." {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Lang, Brent (14 korrik 2011). "'Harry Potter' Looks to Shatter Box Office Record With $150M+ Debut". TheWrap. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2019. Marrë më 30 nëntor 2012. Parts 1 and 2 of "Deathly Hallows" were filmed at a cost of roughly $250 million, essentially giving Warner Bros. a license to print money off the profits it will bank over the upcoming weekend. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Warner Bros. Pictures (13 mars 2008). "Warner Bros. Plans Two-Part Film Adaptation of "Harry Potter and the Deathly Hallows" to Be Directed by David Yates". Press release. http://www.businesswire.com/portal/site/google/?ndmViewId=news_view&newsId=20080313005332&newsLang=en. Retrieved 6 shtator 2012. "...expand the screen adaptation of Harry Potter and the Deathly Hallows and release the film in two parts." 
  4. ^ Schwartz, Alison (14 qershor 2010). "Daniel Radcliffe Calls Wrapping Up Harry Potter Devastating". People. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2011. Marrë më 9 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Release Date Set for Harry Potter 7: Part I". Coming Soon. 25 prill 2008. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2008. Marrë më 24 maj 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "IFCO: Irish Film Classification Office – Reviews of Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 1". Ifco.ie. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2015. Marrë më 6 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "WB Sets Lots of New Release Dates!". Comingsoon.net. 25 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2009. Marrë më 25 shkurt 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Tyler, Josh (8 tetor 2010). "Part 1 Not in 3D". Cinema Blend. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 12 nëntor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Worldwide Openings". Box Office Mojo. Marrë më 19 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "2010 Worldwide Grosse". Box Office Mojo. Marrë më 9 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "2010 Worldwide Grosse". Box Office Mojo. Marrë më 9 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "All Time Worldwide Box Office Grosses". Box Office Mojo. Marrë më 9 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Harry Potter at Leavesden". Warner Bros. Entertainment Inc. 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2012. Marrë më 5 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Schwartz, Terri (14 qershor 2010). "'Harry Potter' Filming Wraps -- For The Last Time". MTV News. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2011. Marrë më 6 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Woerner, Meredith (13 gusht 2010). "Find out where Harry Potter and the Death Hallows Part 1 will end". io9. Marrë më 20 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Hunter, Rob (13 gusht 2010). "If The Two 'Harry Potter and the Death Hallows' Films Were A Person This Would Be Perineum". Film School Rejects. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2011. Marrë më 20 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "David Heyman 'Fantastic Beasts & Where To Find Them' script is wonderful". YouTube. 25 nëntor 2014. Marrë më 25 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Harry Potter and the Deathly Hallows Part 1 2010". Kent Film Office. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Warner, Kara (24 nëntor 2010). "'Deathly Hallows' Designer Reveals Scene Secrets". MTV. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2013. Marrë më 22 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Oscar 2011: Art Direction". Oscar.go.com. Marrë më 22 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ a b Ordoña, Michael (14 nëntor 2010). "Stuart Craig, Harry Potter's production designer". San Francisco Chronicle. Marrë më 15 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ a b Boucher, Geoff (21 tetor 2010). "'Harry Potter' countdown: The 'Deathly Hallows' wedding is last festive moment in grim finale". Los Angeles Times. Marrë më 12 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Did Harry Potter's Costume Designer Steal A Dress From Alexander McQueen? – Fashionist". Fashionist.ca. Arkivuar nga origjinali më 2012-03-11. Marrë më 25 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Harry Potter and the Deathly Hallows Part 1". Double Negative Visual Effects. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2010. Marrë më 30 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Animated Sequence in "Harry Potter and the Deathly Hallows"". Cartoon Brew. 20 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2011. Marrë më 30 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Alexandre Desplat Scoring Harry Potter & the Deathly Hallows". FirstShowing.net. 21 janar 2010. Marrë më 18 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Todd Martens (7 dhjetor 2010). "So how did a Nick Cave song end up in 'Harry Potter and the Deathly Hallows - Part 1'?". Los Angeles Times. Chicago Tribune. Marrë më 18 dhjetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Sue. "Harry Potter and the Deathly Hallow Sneak Peek Online". The Leaky Cauldron. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2009. Marrë më 9 dhjetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Weintraub, Steve (18 mars 2010). "Warner Bros. Hits a Home Run At Showest". Collider. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2010. Marrë më 20 mars 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ Warner, Kara (4 qershor 2010). "DH Clip". Moviesblog.mtv.com. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2010. Marrë më 23 qershor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ Clark, Krystal. "Harry Potter and the Deathly Hallows Teaser Poster". Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 2 korrik 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ Gorman, Bill (25 qershor 2010). "ABC Family's 'Harry Potter Weekend' Airs From July 8–11th – TV Ratings, Nielsen Ratings, Television Show Ratings". TVbytheNumbers.com. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2010. Marrë më 25 qershor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ Billington, Alex (22 shtator 2010). "Second Epic Harry Potter & the Deathly Hallows Official Trailer". FirstShowing.net. Marrë më 22 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ Turgis, Chloe (29 shtator 2010). "Yahoo! Movies Posters". Yahoo! Movies. Arkivuar nga origjinali më 2011-07-18. Marrë më 29 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Part 1 Theatrical". MSN movies. 1 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2010. Marrë më 1 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "More 'Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 1' Character Banners Debuts". 6 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2011. Marrë më 6 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Don't Get Caught! Exclusive "Deathly Hallows: Part One" Banners – The Leaky Cauldron". The Leaky Cauldron. 11 tetor 2010. Marrë më 11 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Harry Potter and The Deathly Hallows TV Spot". YouTube. 16 tetor 2010. Marrë më 17 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "WB Released New Harry Potter Deathly Hallows Scream Movie Trailer". OnTheFlickx. 26 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2010. Marrë më 26 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto