Lista e fjalëve në Islam
Qëllimi i krijimit të kësaj liste të fjalëve arabe e që shpesh përdoren në literaturën fetare shqipe e edhe në literaturat botërore fetare Islame është lehtësimi i të kuptuarit të teksteve në të cilat përdoren këto fjalë. Këto fjalë përdoren nga pamundësia e përkthimit adekuar përmbajtësorë. Kjo listë është që të ofrohet një lehtësim për ata që lexojnë temat fetare islame. Kjo listë është me domethënie të madhe për shqiptarët dhe shqipfolësit jo mysliman që janë të intersuar për temat e ndryshme islame.
A
Redakto- Adab (أدب) - edep, mirësjellje.
- Abd (عبد) - rob, adhurues , besimtar
- Adhan (أذان) - Lajmërim nga Xhamia përmes thirrjes se ka hyrë koha e fillimit të Namazit (Lutjes) së caktuar.
- Adl (عدل) - drejtësi
- Ahl al Kitab (أهل الكتاب) - të krishterët dhe hebrenjtë
- Ahad (أحد) - Një
- Ahkam (أحكام) - dispozitat
- Ahl al Bayt (أهل البيت) - familja
- Akhlaq (أخلاق) : Moral
- Alamin (عالمين) - Sunduesi i të gjitha botërave
- Alhamdulillah (الحمد لله) Falendërimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar
- Allahu Akbar (الله أكبر) - Zoti është më i madhi
- Al-isra (الإسراء) - Titulli i sures 17 të Kur'anit famëlart. Ka kuptimin e udhëtimit natën të profetit Muhammed (s.a.u.s) prej Mekës, Arabia Suadite deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem. Shih dhe Miraxh (ngjitje në sferat e larta qiellore)
- Akhirah (آلآخرة) - bota e ardhshme
- Alim (عالم) - i ditur, dijetar
- Amanah (أمانة) - Amanet
- Ameen (آمين) - O Allah pranoje këtë lutje apo këtë vepër
- Amir al-Muminin (أمير المؤمنين) - Prijës i besimtareve
- Ansar (أنصار) - Ndihmues
- Aqidah' (عقيدة) - Besimi, shpallje (deklarim i besimit).
- Aql (عقل) - logjik
- Arba'in (اربعين) - Dyzet (40)
- Asr (العصر) - namazi i obligueshëm i pasdites (ikindia).
- As-Salamu Alaykum (السلام عليكم) - Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju
- Astaghfirullah (أستغفر الله) - Kërkesë drejtuar Allahut të na falë gabimet.
- Audhu billah (أعوذ بالله) - Eudhubilahi mine shejtani rraxhim. Mbrohem me Allahun nga shejtani i mallkuar.
- Awlia (أولياء) - te dashurit e ALlahut
- Awrah (عورة) - pjesë të trupit që nuk duhet t’u zbulohen të tjerëve. Për mashkujt kjo është prej kërthizës deri tek gjuri. Për femrat është i tërë trupi përveç duarve dhe fytyrës.
- Ayah (آية) (plural ayat, آيات) - Domethënia Arabe e Ajeh është: mrekulli apo shenjë. Kur’ani konsiderohet të jetë mrekulli në vete. Secili varg apo fjali quhet Ajeh. Shumësi i Ajeh quhet Ajat, që do të thotë mrekullitë.
- Ayatollah ( آية الله) - shenje nga Zoti i madheruar, argument
- Azhan(أذان) - Ezani
- 'Azl (عزل) - hajgare
B
Redakto- Baitullah (بيت الله) - shtëpia e Zotit
- Barakah (بركة) - të mira (si materiale)
- Barzakh (برزخ) - pengës,qe ndan diçka,
- Basher (بشر) - njerëzim
- Basirah (بصيرة) - perceptim, pasqyrë
- Bid'ah (بدعة) - risi
- Bint (بنت) - vajzë
- Bismil-lahi Rrahmanirr-Rrahim (بسم الله الرحمن الرحيم) - Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
- Burda (بردة) -xhybe
D
Redakto- Dexhal (دجّال) - Kjo Krijese me emrin Dexhal, do te paraqitet para Kijametit (Fundi i kësaj Bote), kur të paraqitet ky është një nga shenjat e mëdha të Kijametit. Do të ketë shumë Pushtet dhe dukuri mbi njerëzore, dhe shumë njerëz do ti besojnë atij. Ai do të etikohet nga njerëz me besim të dobët si Zot ! E kjo e gjithë normal që do të ndodh me dije të Allahut, sepse përfundimisht do të sprovohen njerëzit përmes tij, e sprova e fundit është natyrishtë më e rënda. Ai do të jetë në një sy i verbër !
- Dalal (ضلل) - devijim,humbje
- Dar al-`Ahd (دار العهد) - vend i mareveshjes
- Dar al-Amn (دار الأمن) - vend i sigurt
- Dar ad-Dawa (دار الدعوة) - vend i thirrjes
- Dar al-Harb (دار الحرب) - vend i luftës
- Dar al-Islam (دار الإسلام)- vend i islamit
- Dar al-Kufr (دار الكفر) - vend i kufrit (mosbesimit)
- Dar ash-Shahada (دار الشهادة) -vend i deshmis
- Da`wah (الدعوة) -thirrja në rrugë të All-llahut, apo veprimtaria fetare. Në gjuh do të thotë:Thirje/ ftesë
- Dīn (الدين) - Fe si dhe ka kuptimin 'mënyrë e jetës.'
- Diyya Dija (دية) - është kompensimi financiar që i paguhet trashëgimtarëve të viktimës. Në arabisht, fjala përdoret për parat e gjakut dhe shpërblim.
- Dua (دعاء) - lutje.
- Dhikr (ذكر) -Përmendja e Allahut
- Dhuhr (الظهر) - Namazi i drekës
- Dunya (دنيا) - jeta e kësaj bote, e kundërta me Jetën e Përtejme.
E
Redakto- Eid (عيد) -Fjala ‘Eid është fjalë Arabe që do të thotë kremtim, festim, lumturi periodike, dhe gosti. Në Islam janë dy Eid-e, që do të thotë festa e Ramadanit (Eid el-Fitr) dhe festa e Sakrificës (Eid el-Edhhe). Eid-i i parë kremtohet nga myslimanët pas agjërimit të muajit të Ramadanit në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje ndaj të Plotëfuqishmit Allah. Kjo zë vend në ditën e parë të muajit Sheual, muaji i dhjetë i kalendarit hënor. Eid-i i dytë është Festa e Sakrificës në përkujtim të pejgamberit Ibrahim në orvatjen e tij që ta sakrifikojë të birin e tij (Ismailin). Ky Eid zgjat katër ditë në mes ditës së dhjetë dhe të trembëdhjetë Dhul-Hixheh, muaji i dymbëdhjetë i kalendarit hënor.
- Eid ul-Adha (عيد الأضحى) - festa e Kurban bajramit
- Eid ul-Fitr (عيد الفطر) - festa e bajramit (pas ramazanit)
F
Redakto- Fajarah "Fexhrah"(فجرة) - kuprimi i par ne gjuhe vjen si shperthim, vend ku shperthen uji ndersa ne Sheriat vjenme kuptimi e daljes se drites se mengjesit.
- Fajr (فجر) - Agimi i Diellit, prej Agimi të Diellit e deri te lindja e Diellit duhet të falet Namazi i Sabahut (Lutjet e Mëngjezit).
- Fard (فرض) - Farz- Vaxhib -diçka që është e obligueshme për myslimanin. Nganjëherë kjo përdoret si referencë ndaj pjesës obligative të namazit.
- Fasik (فاسق) - personi me karakter dhe moral të ulët, i cili bën mëkate të ndryshme.
- Fetva (فتوى) - opinion juridik lidhur me Ligjin Islamik; verdikt fetar.
- Fikh (فقه) - domethënia e fjalës është: të kuptuar, përfshirje, dituri, dhe jurisprudencë në Islam.
- Fi sabil Allah (في سبيل الله) - Gjithçka që bëhet në emër të Allahut, për hir të Allahut, vetëm për Allah. P. sh. i ndihmon dikujt pa shpërblim, i ndihmon për Allah etj.
- Fitne (فتنة) - konflikt civil, luftë, trazirë.
- Fitrah (فطرة) - Jepet nje shumë e caktuar për person para Bajramit të Ramazanit, e ato jepen zakonisht në Bashkësi Islame, e ato i shpërndajnë për nevojtarët.
- Furkan (فرقان) -Dallues
G
Redakto- Gafara (غفر) - Falës (e faligabimin)- emër dhe cilësi prej cilsive të Allahut.
- Gaflah (غفلة) - Padituri
- Gaib (غيب) - E Panjohura. Sendet e padukshme, p. sh. Bota e ardhshme.
- Gusëll (غسل) - që do të thotë: Larja e trupit të njeriut me ujë duke e përfshirë atë në tërësi (lagja e çdo pjese të trupit me ujë) sipas një mënyre të caktuar nga Sheriati. Gusli duhet të merret p. sh. pas marrëdhënieve seksuale.
H
Redakto- Hadi (هادي) - I qehtë si dhe thuhet se si fjala ka rrenje nga arbishtja dhe persishtja.
- Hidaya (هداية) - Udhëzim i Zotit
- Hadith (حديث) - transmetimet mbi thëniet dhe traditat e Pejgamberit (qofshin ato autentike apo jo) apo atë çka ai e ka dëshmuar dhe miratuar quhen Hadith. Thëniet e tija gjinden në librat e quajtura Librat e Hadithit.
Disa nga koleksionistët e famshëm të hadithit janë: Imam el-Buhari, Imam Muslim, Imam en-Nesa'i, Imam Ebu Daud, Imam et-Tirmidhi, dhe Imam Maxheh. Ka edhe shumë të tjerë.
- Hallall (حلال) - diçka që është e ligjshme dhe e lejuar në Islam.
- Hafiz (حافظ) - Ai i cili e memorizon Kuranin.
- Haxhxh (الحجّ) - Haxh është fjalë Arabe që do të thotë bërja e pelegrinazhit në Meke në Arabi. Kjo është njëra prej pesë shtyllave të Islamit. Myslimani duhet të bëjë Haxhin së paku një herë në jetën e tij/saj, nëse këtë e lejojnë shëndeti dhe mundësitë.
Në këtë ka rregulla dhe norma specifike për t'u zbatuar. Kjo zë vënd gjatë muajit të fundit të kalendarit hënor të muajit Dhul-Hixheh.
- Hakim - Udhëheqës; në disa vende myslimane.
- Hanif (حنيف) -njerëzit të cilët gjatë periudhës së Xhahilijetit refuzuan idhujtarinë në shoqërinë e tyre. Këta njerëz ishin në kërkim të fesë së vërtetë të pejgamberit Ibrahim.
- Haraam (حرم) - Një prej vendeve të shenjta në Islam.
- Haram (حرام) - diçka që është e paligjshme apo e ndaluar në Islam.
- Hasan (حسن) - Hasen - 'i mirë', përdoret për një hadith i cili është autentik por nuk e mbërrin kategorinë e lartë të Sahi-së.
- Hixhab (حجاب) - Mbules për gruan, përvec fytyrës duarve, dhe këmbëve.
- Hixhra (الهجرة) migrim. Hixhreti i referohet migrimit të Pejgamberit prej Mekes në Medine. Ky është fillimi i kalendarit mysliman. Fjala Hixhret do të thotë lënia e një vendi për të kërkuar strehë apo liri nga persekutimi i fesë apo ndonjë tjetër qëllim. Hixhret po ashtu do të thotë lënia e një rruge të keqe për një rrugë më të mirë apo më të drejtë.
- Hima - pyll i mbrojtur, vendi ku kullotja e kafshëve është e ndaluar.
- Hizb - 1/60 e Kuranit.
- Huri - gratë dhe djem të bukur në parajsë.
- Huda (حدا) - Udhëzim
- Hudna (هدنة) - Armëpushim
- Hudud (حدود) - kufi zone kufitare
- Hukm (حكم) - Vendim gjyqësor
I
Redakto- Ibadah (عبادة) : Adhurim
- Iblis (إبليس) : Emri i Dreqit
- Iftaar (إفطار): Darka pas Agjerimit
- Ihram (إحرام) : Rrobat e Haxhit
- Ihsan (إحسان): Myslimanë të cilit e adhurojnë Allahun si me pa atë, edhe pse nuk e shohin. Ata besojnë se ai i sheh ata.
- Ijaz : Mrekulli
- Ijma (إجماع) : Konsensusi i juristëve të gjitha vendeve ku gjinden myslimanët, për ndonjë çështje të caktuar që mundet të paraqitet gjatë jetës së tyre të përditshme e që nuk gjendet ndonjë argument i qartë në burimin e parë dhe të dytë.
- Ijtihad (إجتهاد) : Mendime të ndryshme
- Ilah (إله): Hyjni
- Ilm (علم) : Shumë dituri.
- Imam (إمام) : Prijës
- Imamete (إمامة) : Pasardhësi i profetit Muhammed.
- Iman (إيمان) : besimi vetiak
- Infaq : Bazë për bamirësi
- Injeel (الإنجيل) : Ky është libër i'u zbrit Isës (Jezusit).
- Insha'Allah (إن شاء الله) : Nëse do Allahu
- Iqamah : Thirrje per namaz pas Ezanit
- Isha (عشاء): Jacia
- Islam (الإسلام) : Fjalë arabe që do të thotë paqe, pastërti.
- Isnad (إسناد) : zinxhiri i ndonjë hadithi
- Isra dhe Miraxh (الإسراء) : Udhetimi i Profetit s.a.v.s prej Mekes deri në Jerusalem
- Istislah (إستصلاح) : Një burim i sheritatit
- Istishhaad (إستشهاد) : Dëshmor
- Itmaam al-hujjah : kompletim, realizim
J
Redakto- Jazakallahu Khayran (جزاك الله خيرًا): Allahu te shperblefte me t'mire
K
Redakto- Ka'bah : Ndërtesë në formë kuboidi, Të gjithë myslimanët duhet falen drejt Qabes.
- Kafir : (كافر) : Prej fjalë kafara që do të thotë "të fsheh".
- Kalem : (علم الكلم) : Teologji Islame.
- Kalif : (خليفة) - prijes, udheheqes, princ, mbret, sulltan, shah.
- Kalifat' : (خليفة) : Kalifat, pasardhës fetar i profetit Muhammed.
- Khatib : Folës në namazin e Xhumasë.
- Khilafa : (خلافة) : që do të thotë e përkthyer fjalë për fjalë „mëkëmbës i zotit“ ose „pasardhës i të dërguarit të zotit“.
- Kharaj : (خراج) : Taksë i një vendi
- Khutbah : Hutbe në namazin e Xhumasë
- Kitab : Libër; Fjala "Al-Kitab" shpesh i referohet Kuranit.
- Kufr (كفر) : Mosbesim
- Kun : Urdhëri i Zotit tek universi: Bëhu!
L
Redakto- Laghw : E pavërtetë
- La ilaha illallah : S'ka zot tjetër përveç Allahut.
- 'la'nat (لعنة) : Mallkim
- Laylat al-Qadr : Është nata ku Muhammedit i'u zbrit ajetet e para të Kuranit.
- Labbayka -llāhumma (لبّيكَ اللّهُم) : O Zot, po të përgjigjem (gjatë haxhit)
M
Redakto- Madhab (مذهب) : Shkollë fetare.
- Madrasa (مدرسة) : shkollë, universitet
- Maghrib (مغرب): Akshami
- Mahdi (مهدي) : Udhëzues, poashtu Mehdi është person i cili do të shfaqet me profetin Isa në fund të kohës, sipas Islamit, Mehdiu do t'a mbush botën me drejtësi aq që është bërë me padrejtësi.
- Mahram (محرم) : Shoqërues i një gruaje i cili është e ndalueshme për të martesa.
- Makrouh : Diçka e papëlqyeshme.
- Malaikah : engjëjt
- Manzil : Një e shtata pjesë e Kuranit
- Masha Allah (ما شاء الله) : Zoti ka dashtë.
- Masih : Messiah i referohet profetit Isa (Jezusi).
- Masjid (مسجد) : që do të thotë "xhami", vendi ku falen myslimanët".
- Maulana (مولانا) : Fjalë arabe që do të thotë "Zoti ynë".
- Maulvi (مولوی) : tiull i një lideri fetarë.
- Meka (مكّة) : qytet i shenjtë në Islam.
- Medina : "qytet"; Medinat-un-Nabi means "Qyteti i Profetit".
- Minaret : Një kullë e ndëtuar ku thirret ezani.
- Minber (منبر) : vendi ku Imami mban hutbe.
- Miraxhi (المعراج) : Ngritja nën shtatë katë qiell.
- Mufti (مفتى) : Dijetar i cili ka aftësi të jep fetva
- Muhajabah : gratë të cilat veshin hixhab
- Muezzin : Personi i cili jep ezanin
- Muhajireen : Myslimanët e parë të cilit kanë udhëtuar në Medinë.
- Mu'min : besimtarë
- Munafik : hiprokritë
- Munaqabah : gratë të cilat veshin nikab
- Myslim : Ndjekës i fesë Islame
N
Redakto- Nabi : profet
- Nafs (النفس) : shpirt
- Najaasah : papastërti
- Nakir and Munkar : dy engjëjt i cili e pyesin të vdekurin
- Niqab (نقاب) : mbulimi i fytyrës, i krejt trupit përveç syve.
- Naseeha : këshillë
- Noor : dritë. Myslimanët besojnë që engjëjt janë krijuar nga drita.
Q
Redakto- Qadar : Fat
- Qadi (قاضي) : Gjykimi i sheriatit
- Qiblah : Myslimanë kur falen kthehen kah Kibla.
- Qiyamah : Ringjallja; Dita e Gjykimit
- Qisas (قصاص) : Paratë e gjakut
- Qiyas (القياس) : Analogji
- Qudsi : Klasifikimet e haditheve që besohet se janë transmetuar Muhammedit nga Zoti.
- Qur'an (القرآن) : Fjala "Kuran" domethënë recitim. Myslimanët besojnë se Kurani është fjalë e Zotit, Kurani i'u zbrit Muhammedit në shpellën Hira nga Xhibrili.
R
Redakto- Rab : Zot
- Rahman : Mëshirues
- Rahim : I mëshirshëm
- Radiya-llahu anhu : Allahu qoftë i kënaqur me të
- Rasul (رسول) : I dërguar
- Ramadan (رمضان) : Muaj i cili myslimanët agjërojnë
- Riba (ربا) : Kamatë; i cili është e ndalueshme në Islam
- Ruku : Përkulje; i cili bëhet gjatë namazit
S
Redakto- Sabr (صبر) : durim
- Sadaqah : bamirësi
- Sahabah (الصحابة) : shokë e profetit Muhammed
- Sahih : Nëse hadithi thotë se është "sahih" dmth se është e "vërtetë"
- Sajda : përulje
- Salah (صلاة) : Namaz; shtylla e dytë Islame
- Salam (سلام) : paqe
- 'Shahadah (الشهادة) : Shtylla e parë Islame; dëshmia e fjalës: La ilahe ila Allah. Muhammedun resulu-llah. (S'ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i tij).
- Shahid (شهيد) : Dëshmor
- Sharia (الشريعة) : ligj fetar
- Sharif (شريف) : Titull e dhënë Hasanit, dhëndëri i Ali ibn Abi Talibit.
- Shaytan : djall, i njohur si Iblis
- Shi'ah (الشيعة) : Dega e dytë më e madhe në Islam
- Shirk (شرك) : Idhujtari; besimi në zota tjerë.
- Sirah (السيرة) : Jeta ose biografia e Muhammedit
- Sirat al-Mustaqim : Rruga e drejtë
- Subhanahu wa ta'ala : Shprehje e përdorur pas emrin "Allah"; që dmth kur e përmendim Allahun pas kësaj themi "subhanehu ue te'ala"
- Subhan'allah (سبحان الله) : Myslimanët e pëdorin këtë fjalë kur kanë ndonjë ndjenjë të fortë.
- Suhoor : Gjatë Ramazanit, myslimanë hajnë para agimit.
- Sunnah (السنّة) : Diçka që ka bërë. ka thënë ose ka pranuar profeti Muhammed gjatë jetës së tij.
- Sunni (سنّي) : Dega më e madhe Islame
- Surah (سورة) : kaptinë; Kurani ka 114 kaptina
- Salawat : Pershendetje per Muhamedin salAllahu alejhi we selem
T
Redakto- Taba'een - Gjenerata pas Sahabeve
- Tafsir (تفسير) - shpjegim i fjalëve dhe domethënieve të Kur'anit.
- Taghut - idhujtar
- Tahajjud - Namaz nate
- Taharah - Pastërtia
- Tahir - i pastër
- Tajwid (تجويد) -Rregullat e leximit te Kuranit
- Takbir -madhërim; të deklarosh Madhështinë e Allahut.
- Takfeer -të gjykuarit mbi njerëz me pabesim.
- Taqlid (تقليد) - të ndjekesh ulema ose medhhebe verberisht - pa kontrollu.
- Taqiyya (تقيّة) -
- Taqwa -dashuria dhe frika që myslimani e ndjen ndaj Allahut. Njeriu me takua dëshiron që të jetë i kënaqshëm për Allahun dhe të rri sa më larg atyre gjërave që e iritojnë Allahun. Ai është i kujdesshëm që mos t'i tejkalojë kufijtë e vendosur nga Allahu.
- Tarawih - Taravija quhet namazi (lutjet) gjatë muajit të Ramazanit. Eshtë Namaz vullnetar. Ka 20 rekate, falet pas jacisë (lutjet e nates), dhe para vitrit (namaz tri rekatshe), namazi i fundit gjatë ditës!
- Tarkib (تَرْكِيب) - Studimi i gramatikës arabe prej Kuranit.
- Tariqa (طريقة) - rrugen e largimit prej dynjase per te fituar ahiretin (shih Tarikati)
- Tartil (ترتيل) - ngadalëshëm, meditues i recitimit të Kuranit.
- Taslim (تسلم)-'të dhënit selam'; përshëndetja myslimane e paqes.
- Tawbah - Pendim
- Tasawwuf (التصوّف) - sufi
- Tawaf - të sillurit rreth Ka'bës shtatë herë. Njerëzit zakonisht e bëjnë këtë gjatë Umres apo Haxhit.
- Tawheed (توحيد) - njësim, njëshmëri
- Tawrat - Shpallja të cilën Allahu ia ka zbritur Musait.
- Tayyib - mire
U
Redakto- Ulema (علماء) - Njerëzit e ditur në Islam.
- Ummah (الاُمّة) - Umeti është komunitet apo popull. Kjo përdoret si referencë ndaj komunitetit të besimtarëve apo myslimanëve.
- Umrah - Kjo është pelegrinazh më i vogël i cili s'është i detyrueshëm dhe mund të bëhet në çfarëdo kohe.
- ʿUqūbah (عقوبة) - Dega e sheriatit që ka të bëjë me dënim.
- Usul al-Fiqh - Studimi i origjinës dhe praktika e fikhut.
W
Redakto- Wa alaykum selam - Paqja qoftë edhe mbi ty
- Wahn - që do të thotë "ligësi". Sipas një hadithi: Dashuria e kësaj bote dhe urretja e vdekjes.
- Wali -Kujdestar i ligjshëm. Mik apo mbrojtës. Dikush që duhet të përkujdeset për interesat e juaja.
- Wasat - Rruga e mesme
- Witr -tek; namazi i fundit natën, që përbëhet prej një numri tek rekatesh.
- [Abdesi|Wudu]] - Abdes
Y
Redakto- Ya Allah - o Allah
- Yaum Al-Qiyâmah (يوم القيامة)- Dita e Kijametit
- Yaʾjūj wa-Maʾjūj (يأجوج ومأجوج ) - Jexhuxhët dhe Mexhuxhët
- Yarḥamuk-Allāh (يرحمك الله) - Myslimani duhet t'i thotë "Allahu të mëshiroftë" atij që tështin.
Xh
Redakto- Xhahannam : Ferri
- Xhahiliya (الجاهليّة) : Koha e injorancës para se të vinte Islami
- Xhahl : Injorance
- Xhamia (جامعة) : tubim, universitet, xhami.
- Xhanaza : I Vdekuri
- Xhannah : Parajsa
- Xhihad (جهاد) : Përpjekje
- Xhilbāb : veshje e gjatë e grave
- Xhinn (جنّ) : krijesa të krijuara nga Allahu prej zjarri
- Xhizya (جزية): një taksë e cila paguhet prej jo-muslimanët tek muslimanët (nën kontrollin politik muslimanë)
- Xhumuah (جمعة) : lutja e së premtes
- Xhuz' (جزء) : pjesë e Kur'anit
Z
Redakto- Zalimun - poleteistë, zullumqarë, i padrejtë.
- Zina (زناء , زنى) - mardhënje seksuale jashmartesore.
- Zakat al-Fitr - Bamirësi i cili jepet në fund të Ramazanit.
- Zindīq (زنديق) - ateist
- Zeburi - Libri që iu shpall Davudit a.s.
- Zekat (زكاة) - Njëra prej pesë shtyllave të Islamit është Zekati, që do të thotë pastrim dhe shtim i pasurisë së personit.
Myslimani i cili posedon para përtej sasisë së caktuar, duhet të paguajë zekatin. Kjo po ashtu quhet lëmoshë e obliguar. Kjo duhet të përdoret në tetë kategori për pasurinë e shoqërisë që përmendet në Kur'an, që do të thotë: të varfërit, nevojtarët, ngushëlluesit, të zënit robër, borxhlinjtë, për kauzën e Allahut, udhëtarët, dhe për ata që e grumbullojnë atë.
Sasia të cilën duhet mbledhur është 2,5 %, 5 %, apo 10 %, varësisht prej pasurisë dhe metodës së përdorur për prodhimin e saj. Për shembull, janë 2,5 % të pronës që kanë qenë në posedim për një vit, 5% nga gruri kur të vaditet nga bujku, dhe 10 % të grurit që vaditet nga shiu.´