Mustafa Qemal Ataturku
Mustafa Qemali ose Mustafa Qemal Ataturku (turqisht: Mustafa Kemal Atatürk; 19 maj 1881 (datë konvencionale) – 10 nëntor 1938) ishte një oficer ushtarak turk, revolucionar, themelues i Republikës së Turqisë, dhe kryetari i parë i saj që nga viti 1923 deri në vdekje. Ideologjikisht një sekularist dhe nacionalist, politikat dhe teoritë e tija u bënë të njohura si Qemalizëm. Për shkak të arritjeve të tij ushtarake dhe politike, Ataturku konsiderohet si një nga udhëheqësit politikë më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.
Mustafa Qemal Ataturku | |
---|---|
Presidenti i 1-rë i Turqisë | |
Në detyrë 29 tetor 1923 – 10 nëntor 1938 | |
Kryeministri | Ismet Inony Fethi Okjar Xhelal Bajar |
Paraprirë nga | Zyra u themelua |
Pasuar nga | Ismet Inony |
Kryeministri i 1-rë i Qeverisë së Asamblesë së Madhe Kombëtare | |
Në detyrë 3 maj 1920 – 24 janar 1921 | |
Zëvendës | Fevzi Çakmak |
Paraprirë nga | Zyra u themelua |
Pasuar nga | Fevzi Çakmak |
Kryetari i 1-rë i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë | |
Në detyrë 24 prill 1920 – 29 tetor 1923 | |
Paraprirë nga | Zyra u themelua |
Pasuar nga | Fethi Okjar |
Kryetari i 1-rë i Partisë Republikane Popullore | |
Në detyrë 9 shtator 1923 – 10 nëntor 1938 | |
Paraprirë nga | Zyra u themelua |
Pasuar nga | Ismet Inony |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Ali Rıza oğlu Mustafa (Mustafa djali i Ali Rıza) 1881[note 1] Selanik, Vilajeti i Selanikut, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 10 nëntor 1938 (57 vjet) Pallati Dolmabahçe, Stamboll, Turqi |
Vendi i prehjes | Muzeu Etnografik, Ankara (21 nëntor 1938 – 10 nëntor 1953) Anıtkabir, Ankara (që nga 10 nëntori 1953) |
Nënshtetësia | Turk |
Partia politike | Partia Republikane Popullore |
Lidhjet e tjera politike | Atheu dhe Liria Komiteti "Bashkim e përparim" (1907–1918) Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Anadollit dhe Rumelisë (deri në vitin 1923) |
Bashkëshortja/et | Latife Hanëm (1923–25) |
Prindër(it) | Ali Rıza Efendiu Zybejde Hanëm |
Të afërmit | 3, përfshirë Makbule Atadan |
Nënshkrimi | |
Shërbimi ushtarak | |
Aleanca | Perandoria Osmane (1893–1919) Qeveria e Ankarasë (1921–1923) Turqia (1923–1927) |
Dega/shërbimi | Ushtria Osmane Ushtria e GNA-së Forcat Tokësore Turke |
Grada | Major i Përgjithshëm (Ushtria Osmane) Marshal (Ushtria Turke) |
Ataturku u shqua për rolin e tij në sigurimin e fitores së turqve osmanë në Betejën e Galipolit (1915) gjatë Luftës së Parë Botërore.[2] Pas humbjes dhe shpërbërjes së Perandorisë Osmane, ai udhëhoqi Lëvizjen Kombëtare Turke, e cila i rezistoi ndarjes së Turqisë kontinentale midis fuqive fitimtare aleate. Duke krijuar një qeveri të përkohshme në kryeqytetin e sotëm turk Ankara, ai mundi forcat e dërguara nga aleatët, duke dalë kështu fitimtar nga ajo që u quajt më vonë si Lufta Çlirimtare Turke. Më pas ai vazhdoi të shfuqizojë Perandorinë e rrënuar Osmane dhe shpalli themelimin e Republikës Turke në vend të saj.
Si president i Republikës së sapoformuar Turke, Ataturku nisi një program rigoroz të reformave politike, ekonomike dhe kulturore me qëllimin përfundimtar të ndërtimit të një shteti kombëtar modern, progresiv dhe laik. Ai e bëri arsimin fillor falas dhe të detyrueshëm, duke hapur mijëra shkolla të reja në të gjithë vendin. Ai prezantoi gjithashtu alfabetin turk me bazë latine, duke zëvendësuar alfabetin e vjetër turk osman. Gratë turke morën të drejta të barabarta civile dhe politike gjatë presidencës së Ataturkut.[3] Në veçanti, grave u është dhënë e drejta e votës në zgjedhjet lokale me ligjin nr. 1580 më 3 prill 1930 dhe disa vite më vonë, në 1934, e drejta e plotë e votës universale.[4] Më vonë në vitin 1934 Kuvendi i Madh Popullor i jep emrin Atatürk (babai i Turqisë) në shënjë falenderimi për atë që ka bërë për popullin turk.
Në vitin 1981, në njëqindvjetorin e lindjes së Ataturkut, kujtimi i tij u nderua nga Kombet e Bashkuara dhe UNESKO, të cilat e shpallën Vitin e Ataturkut në Botë dhe miratuan Rezolutën për Njëqindvjetorin e Ataturkut, duke e përshkruar atë si "udhëheqës i luftës së parë të dhënë kundër kolonializmi dhe imperializmi" dhe një "promovues i shquar i ndjenjës së mirëkuptimit midis popujve dhe paqes së qëndrueshme midis kombeve të botës dhe se ai punoi gjithë jetën e tij për zhvillimin e harmonisë dhe bashkëpunimit midis popujve pa dallim". Ataturku përkujtohet nga shumë memorialë dhe vende të emërtuara për nder të tij në Turqi dhe në mbarë botën.
Biografia
RedaktoFëmijëria
RedaktoU lind më 1881 në Selanik, i biri i Ali Riza Efendiut i cili ishte shqiptarë dhe Zybejde Hanëm. Sipas Andrew Mango, familja e tij ishte myslimane, turqishtfolëse dhe në mënyrë të pasigurt të klasës së mesme.[5] I ati vinte nga fshati Koxhaxhik, i banuar nga turqit jorykë të vendosur që në fillimin e sundimit osman, ndërsa e ëma nga familje fshatarësh turq prej qytezës së Langadasit në rrethinat e Selanikut.[6][7][8][9] Pas vdekjes së babait, fillimisht nëpunës osman dhe më pas tregtar druri, dhe martesës së të emës me një ushtarak turk, Mustafai ishte një djalosh i pabindur i cili nuk pranonte të shkonte në shkollën fetare ku e regjistruan. Në moshën 12 vjeçare është regjistruar me iniciativën e tij në shkollën ushtarake në Selanik, në qendrën e nacionalizmit grek dhe sllav. Në këtë shkollë nga mësimdhënësit e ka marrë pseudonimin Qemal (“i përkryer”). Nga viti 1896 ka vazhduar Akademinë ushtarake në Manastir, ndërsa nga 1899 u pranua në Akademinë Perandorake Ushtarake ne Stamboll, të cilën e mbaroi më 1905 pasi kreu edhe një kurs special pranë Shtabit të Përgjithshëm. Që në moshë të re ai u interesua për letërsinë revolucionare, e cila konsiderohej e ndaluar nga autoritetet perandorake.
Karriera ushtarake
RedaktoPër shkak të aktivitetit të tij të jashtëligjshëm me Xhonturqit të cilët luftuan kundër regjimit aristokrat të Perandorisë Osmane Ataturkun regjimi e dërgon në Siri në një regjiment kavalerie që luftonte me rebelët, megjithatë nuk e lejojnë te marrë pjese në luftime. Në Damask formon organizatën Vatan ve Hürriyet (Atdheu dhe Liria). Në vitin 1907 është transferuar në Selanik dhe iu bashkua shoqatës Bashkim dhe Progres, të cilën e kishte themeluar Revolucioni i Xhonturqëve në korrik të vitit 1908. Ataturku merr pjesë në revulucionin xhonturk si shef i shtabit të Mahmut Shefqet-pashës, komandantit të armatës turke të Maqedonisë dhe merr pjesë gjithashtu në shuarjen e kondërevolucionit të Abdyl Hamitit në Stamboll në vitin 1909. Mori pjesë në luftë në Libi kundër Italisë (në vitin 1911-1912), ku u dallua për herë të parë si udhëheqës ushtarak i talentuar. Arrin një ndër fitoret e pakta turke në këtë luftë kur me batalionin e tij dhe disa qindra vullnetarë arabë arrin një fitore kundër një force italiane të konsiderueshme, duke marrë disa robër dhe gjithashtu duke kapur disa mitralozë. Në kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) organizoi mbrojtjen e Dardaneleve, pastaj ka qenë atashe ushtarak në Bullgari. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë, Ataturku arriti një sukses të padiskutueshëm në Fushatën e Galipolit në vitin 1915, ku arrin të mundë forcat Aleate që donin të zbarkonin në Dardanel. Përveç kësaj mori pjesë edhe në Fushatën e Kaukazit, si pjesë e Armatës së Kaukazit, komandant i Armatës së Dytë (1916-1917). Në këtë fushatë arriti gradën e gjeneralit e në fund edhe atë të pashait. Më vonë u transferua në frontin Palestinez si komandant i Armatës së Shtatë dhe pas nënshkruarjes së marrëveshjës për paqe kthehet në Stamboll.
Udhëheqës popullor
RedaktoNë vitin 1919, u largua nga ushtria dhe u vu në krye të Lëvizjes Kombëtare Turke kundër pushtimit grek dhe i Lëvizjes për Pavarësinë e Turqisë të cilën pas thyerjes së Perandorisë Osmane në fund të Luftës së Parë Botërore e kanë rrezikuar forcat fituese, në radhë të parë Britania e Madhe. Kjo shkaktoi luftën me Greqinë, të cilën Britania e Madhe dhe Franca e kishin ndihmuar me armatime. Ushtria greke kishte okupuar Izmirin (Smirnën) dhe bregdetin e Anadollit më 15 mars 1919. Ataturku menjëherë filloi të punojë për bashkimin Lëvizjes Kombëtare Turke dhe për krijimin e ushtrisë për mbrojtjen e vendit. Por së pari i është dashur të luftojë kundër regjimit të Sulltanit në Stamboll i cili kishte lejuar copëtimin e territorit. Atëherë kur qeveria e komprometuar u kishte lejuar Aleatëve të pushtonin disa pjesë të Turqisë, Ataturku në Ankara në maj të vitit 1920 kishte krijuar qeverinë e përkohshme, Kuvendi i Madh Popullor i së cilës e zgjedh kryetar qeverie më 2 maj të vitit 1920.
Lufta Greko-Turke dhe Presidenca
RedaktoPas disa humbjeve fillestare në luftë me grekët, megjithatë arriti të shënojë fitore në betejat vendimtare në lumin Sakarja (korrik të vitit 1921) dhe në Dulminpar (korrik të vitit 1922), duke e marrë Izmirin në muajin shtator. Në luftë me grek e rrëmben fitoren dhe e largon Greqinë nga Azia e Vogël dhe kështu shmang vendosjen e marrëveshjës nga e cila Greqisë i jepeshin disa pjesë të Azisë së Vogël. Pasi që shmangu rrezikun Grek, Ataturku iu kthye rrezikut të brendëshëm - dhe e largoi nga pushteti sulltan Mehmetin e e VI-të. Në muajin gusht 1923 Ataturku themelon Partinë Popullore, udhëheqës i së cilës ishte vetë (më vonë ia ndërron emrin në party Popullore Republikane ) dhe me këtë vendos sistemin njëpartiak i cili ka zgjatur deri në vitin 1945 (përveç dy eksperimenteve të shkurtra në vitin 1924-1925 dhe 1930). Kryetar i partisë mbeti deri në fund të jetës së tij. Më 22 tetor të vitit 1923 Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpallë Republikën, ndërsa Mustafa Qemali shpallet kryetar i parë i saj. Kuvendi ia dha edhe titull Gazi (fitimtar).
Qeveria e tij kreu një politikë turqizimi, duke u përpjekur të krijonte një komb homogjen dhe të bashkuar. Nën Ataturkun, pakicat joturke u bënë presion për të folur turqisht në publik. Parlamenti turk i dha atij mbiemrin Atatürk në vitin 1934, që do të thotë "Babai i turqve", në njohje të rolit që luajti në ndërtimin e Republikës moderne Turke. Ai vdiq më 10 nëntor 1938 në Pallatin Dolmabahçe të Stambollit, në moshën 57-vjeçare;[10] ai u pasua si president nga kryeministri i tij për një kohë të gjatë Ismet Inony dhe u nderua me një varrim shtetëror. Mauzoleumi i tij ikonë në Ankara, i ndërtuar dhe hapur në vitin 1953, është i rrethuar nga një park i quajtur Parku i Paqes për nder të shprehjes së tij të famshme "Paqe në shtëpi, paqe në botë". Sot Ataturku njihet si themeluesi i Turqisë së sotme.
Lidhje të jashtme
RedaktoShënime
Redakto- ^ Ditëlindja e Ataturkut nuk dihet. 19 maji është ditëlindja e tij simbolike pasi është dita kur filloi Lufta Kombëtare në Samsun. Përveç kësaj, është sugjeruar se Ataturku ka lindur në vitin 1880.
Referime
Redakto- ^ Andrew Mango Atatürk: The Biography of the Founder of Modern Turkey, Overlook Press, 2002, ISBN 978-1-58567-334-6, [1]
- ^ Zürcher, Turkey: a modern history, 142
- ^ Mastering Modern World History by Norman Lowe, second edition
- ^ Türkiye'nin 75 yılı, Tempo Yayıncılık, İstanbul, 1998, pp. 48, 59, 250
- ^ Andrew Mango Atatürk: The Biography of the Founder of Modern Turkey, Overlook Press, 2002, ISBN 978-1-58567-334-6, p. 25-27, p.27ff. – "Feyzullah's family is said to have come from the country near Vodina (now Edhessa in western Greek Macedonia). The surname Sofuzade, meaning 'son of a pious man', suggests that the ancestors of Zübeyde and Ali Rıza had a similar background. Cemil Bozok, son of Salih Bozok, who was a distant cousin of Atatürk and, later, his ADC, claims to have been related to both Ali Rıza's and Zübeyde's families. This would mean that the families of Atatürk's parents were interrelated. Cemil Bozok also notes that his paternal grandfather, Safer Efendi, was of Albanian origin. This may have a bearing on the vexed question of Atatürk's ethnic origin. Atatürk's parents and relatives all used Turkish as their mother tongue. This suggests that some at least of their ancestors had originally come from Turkey, since local Muslims of Albanian and Slav origin who had no ethnic connection with Turkey spoke Albanian, Serbo-Croat or Bulgarian, at least so long as they remained in their native land. But in looks Atatürk resembled local Albanians and Slavs.[...] But there is no evidence that either Ali Riza or Zübeyde was descended from such Turkish nomads." page 28; "It is much more likely that Atatürk inherited his looks from his Balkan ancestors.[...] But Albanians and Slavs are likely to have figured among his ancestors."
- ^ Mango, Andrew, Ataturk: The Biography of the Founder of Modern Turkey, (Overlook TP, 2002), p. 27.
- ^ Jackh, Ernest, The Rising Crescent, (Goemaere Press, 2007), p. 31, Kemal Atatürk albanian father and turkish mother
- ^ Isaac Frederick Marcosson, Turbulent years, Ayer Publishing, 1969, p. 144.
- ^ Richmond, Yale, From Da to Yes: understanding the East Europeans, (Intercultural Press Inc., 1995), 212.
- ^ "Turkey commemorates Atatürk on 78th anniversary of his passing". Hürriyet Daily News (në anglisht). Marrë më 21 nëntor 2017.