Portal:Shqipëria
Hyrja
Shqipëria është një shtet në Evropën Juglindore. Kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndmi, Kosova në verilindje, Republika e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug dhe juglindje. Në perëndim laget nga Deti Adriatik, ndërsa në jugperëndim nga Deti Jon.
Paraardhësit e shqiptarëve janë ilirët, të cilët banonin një territor në Ballkanin perëndimor nga lumi Sava, Drava në veri dhe deri në Gjirin e Ambrakisë në jug. Trevat e banuara nga shqiptarët kanë qënë për shumë kohë pjesë të Perandorisë romake, bizantine dhe otomane. Shqipëria shpalli pavarësinë në vitin 1912.
Shqipëria është anëtare e OKB, NATO, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Këshilli i Evropës, Organizata Botërore e Tregtisë, Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe një nga anëtarët themelues të Bashkimit për Mesdheun. Shqipëria ka qenë një kandidat potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga janari i vitit 2003, dhe aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE më 28 prill 2009.
Artikulli i muajit
Bjeshkët e Nemuna (gjithashtu e njohur si Alpet shqiptare dhe Bjeshkët e Nâmuna) janë vazhdimësi e Maleve Dinarite shtrihen në veri të Shqipërisë, në perëndim të Kosovës dhe në jug-lindje të Malit të Zi. Bjeshkët e Nemuna shtrihen deri te lugina e Ibrit rreth 50 km në gjatësi. Në anën e Kosovës ngritën nga fundi i fushës (500-600 m) dhe arrijnë lartësinë mbi 2,000 m, në disa vende prehen nga luginat të thella lumore, të lumit të Pejës, Deçanit, Erenikut dhe kanë si kufi jugor Drinin. Ky grup malor përbëhet prej disa malesh: Gjeravica (mali më i lartë në Kosovë 2,656 m), Mali i Junikut, Strellci, Lumbardhit, Kopranikut, Hajlës, Zhlebit, Rusolinës, Moknës etj. Të gjitha këto male e tejkalojnë lartësinë prej 2,000 m. Ato janë të pjerrëta, në pjesën e sipërme janë në formë të rrafsheve, ku gjenden kullota të mira dhe gjatë dimrit mund të bëhet skijim.
Shqiptarët shquajnë mandej anën perëndimore të maleve, do të thotë që vështron për nga ultësirat e Shkodrës dhe në veri tek Përroi i thatë, me emrin Malësia e Madhe, dhe ajo jug/jug-lindore me emrin Malësia e Vogël. Këto emërime ndryshojnë vetëm pjesërisht në ndryshime lartësisë apo të morfologjisë. këtë vit, befasisht Polonia vendosi të tërhiqej nga gara për shkak të rezultatit të keq në vitin 2011, në të cilën u rendit e fundit.
A e dini se...
- ... Skënderbeu me ushtinë e tij kanë vrare mbi 1,500,000 ushtarë osmane.
- ... Shqipëria dhe Spanja janë të parët për ditët diellore në Evropë.
- ... Shqiptarët dhe Grekët ishin banorët e parë në Evropë.
- ... Bregdeti shqiptar është 316km i gjatë.
- ... Ahmet Zogu - Mbreti i Shqipërisë ka hyre në librin e rekordeve gines si njeriu i cili ka thithur më shume cigare në botë.
- ... Shqipëria ndahet në 12 njësi administrative të quajtura "qark" të cilat ndahen më tutje në 61 nën-njësi të quajtura "bashki". Kryeqyteti Tirana ka një status të veçantë. ...
Fotografia e muajit
Jetëshkrimi i muajit
Angjelina Araniti Komneni (l. shek. XV, Berat - v. 30 korrik 1520, Krushedoli) ishte një despoteshë e shekullit të XV, bashkëshortja e despotit serb Stefan Brankoviç. Ajo rridhte nga familja fisnike shqiptare e Aranitëve dhe ishte kunatë e Skënderbeut.
Pas vdekjes së të shoqit në vitin 1476, ajo iu përkushtua fesë. Ndërtoi Manastirin e Krushedolit, ku vazhdojnë të ruhen ende eshtrat e saj dhe familjes së saj. Për jetën e saj të devotshme ajo është shpallur shenjtore dhe nderohet si e tillë nga Kisha ortodokse serbe. Ajo shkroi një hagiografi të njohur si Hagiografia e Nënë Angjelinës. Emrin dhe portretin e saj e mbajnë shumë kisha në Serbi. Në Beograd një rrugë mban emrin Majke Angeline.
Thënie
Burri lidhet për gjuhë, kali për kapistre.
— Elbasan
Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.
— Kolonjë
Ku është besa aty është dhe shpresa.
— Korça
Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.
— Korça
Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj.
— Korça
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret.
— Korça
Ruaje atedhenë si Shqiponja folenë.
Gjuha ruhet atje ku shkruhet.
— Korça