Sebastiano Esposito
Sebastiano Esposito (lindur më 2 korrik 2002) është një futbollist profesionist italian i cili luan si sulmues për klubin italian SPAL, në huazim nga Internazionale.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 2 korrik 2002 | ||
Vendlindja | Castellammare di Stabia, Itali | ||
Gjatësia | 1.86 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | SPAL (në huazim nga Internazionale) | ||
Numri | 21 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2011–2014 | Brescia | ||
2014–2019 | Internazionale | ||
Karriera si profesionist* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2019– | Internazionale | 7 | (1) |
2020 | → SPAL (huazim) | 10 | (1) |
2021 | → Venezia (huazim) | 19 | (2) |
2021–2022 | → Basel (huazim) | 23 | (6) |
2022–2023 | → Anderlecht (huazim) | 14 | (1) |
2023 | → Bari (huazim) | 11 | (4) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2017–2018 | Italia U16 | 12 | (8) |
2018–2019 | Italia U17 | 20 | (14) |
2019– | Italia U18 | 2 | (1) |
2019– | Italia U19 | 3 | (2) |
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 25 shtator 2020 ‡ National team caps and goals correct as of 21 dhjetor 2019 |
Karriera me klube Redakto
Internazionale Redakto
2019–2021: Debutimi me ekipin e parë dhe huazimet Redakto
Esposito bëri debutimin e tij zyrtar me Interin më 14 mars 2019 në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Evropës kundër Eintracht Frankfurt, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 73të në vend të Borja Valeros. Inter u mposht 1–0 në San Siro dhe u eliminua nga kompeticioni.[1]
Esposito zhvilloi paraqitjen e parë të tij për sezonin 2019–20 më 23 tetor 2019 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Borussia Dortmund; ai zëvëndësoi Romelu Lukakun në pjesën e dytë dhe fitoi një penallti e cila u humb nga Lautaro Martínez. Pavarësisht kësaj, Inter triumfoi 2–0 në San Siro.[2] Ai u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2002 që luan në Ligën e Kampioneve, si dhe lojtari më i ri i Interit (17 vjeç dhe 113 ditë) që nga Giuseppe Bergomi në vitin 1981 që luan në një kompeticion evropian për Interin.[3]
Më 21 dhjetor, në ndeshjen e tij të parë si titullar në Serie A, Esposito shënoi me penallti në fitoren 4–0 ndaj Genoas në ndeshjen e fundit për vitin 2019.[4] Në moshën 17 vjeç e 172 ditë, ai u bë golashënuesi i dytë më i ri i të gjitha kohërave për Interin në Serie A, pas Mario Corsos (17 vjeç e 97 ditë).[5]
Më 25 shtator 2020, Esposito u huazua për një sezon në Serie B te SPAL. Atje ai gjeti vëllain e tij Salvatore Esposito, me të cilin kishte luajtur edhe me të rinjtë e Interit.[6] Më 15 janar 2021, ai u huazua te klubi tjetër i Serie B, Venezia.[7]
2021–2022: Huazimi te Basel Redakto
Më 13 korrik 2021, Esposito u huazua te klubi zviceran Basel, që kishte të drejtën e blerjes së lojtarit në përfundim të sezonit.[8] Baseli zyrtarizoi transferimin një ditë më pas dhe lojtari u bë pjesë e ekipit të drejtuar nga Patrick Rahmen.[9] Ai debutoi më 22 korrik në fitoren 3–0 kundër Partizanit në raundin e dytë kualifikues të UEFA Ligës së Konferencës.[10] Ai debutoi në kampionat tre ditë më vonë duke shënuar një nga dy golat e fitores kundër Grasshoppers.[11]
Në fund të sezonit, klubi vendoste të mos e blinte lojtarin. Esposito e mbylli sezonin 2021–22 me 39 ndeshje dhe 9 gola në të gjitha kompeticionet.[12]
2022–vazhdon: Huazimet e ndryshme Redakto
Më 4 korrik 2022, Esposito j'u bashkua klubit belg Anderlecht në huazim.[13]
Më 31 janar 2023, Esposito u rikthye në Itali duke firmosur me Barin në Serie B deri në fund të sezonit në formë huazimi.[14]
Esposito e kaloi fazën përgatitore të sezonin 2023–24 me Interin, duke shënuar disa gola në miqësore, përfshirë një kundër Paris Saint-Germain.[15] Megjithatë, më 22 gusht 2023, Esposito u huazua te Sampdoria, duke u rikthyer në Serie B.[16]
Statistikat e karrierës Redakto
- Redaktuar më 17 gusht 2020[17]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Internazionale | 2018–19 | Serie A | 0 | 0 | 0 | 0 | 1[a] | 0 | — | 1 | 0 | |
2019–20 | 7 | 1 | 2 | 0 | 5[b] | 0 | — | 14 | 1 | |||
Gjithsej | 7 | 1 | 2 | 0 | 6 | 0 | — | 15 | 1 | |||
Gjithsej karriera | 7 | 1 | 2 | 0 | 6 | 0 | — | 15 | 1 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
Referime Redakto
- ^ "Tronditet Interi, Frankfurti i nxjerr jashtë Europës!". BalkanWeb.com. 14 mars 2019. Marrë më 24 tetor 2019.
- ^ "Inter merr fitoren e parë në Champions, Napoli vuan për 3 pikët". Top-Channel.tv. 23 tetor 2019. Marrë më 24 tetor 2019.
- ^ "17 vjeç e 113 ditë, Espozito debuton dhe fiton skenën: E kisha ëndërr, por kërkoi falje për…". Panorama Sport. 24 tetor 2019. Marrë më 24 tetor 2019.
- ^ "Interi e mbyll 2019-n me hap kampioni, kryevepra e Lukakut është për "kornizë"". Sport Ekspres. 21 dhjetor 2019. Marrë më 22 dhjetor 2019.
- ^ "Inter 4-0 Genoa, all you need to know" [Inter 4-0 Genoa, të gjitha që duhet t'i dini]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 22 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2019. Marrë më 22 dhjetor 2019.
- ^ Adi Metaliu (25 shtator 2020). "Zyrtare, Candreva te Sampdoria, Esposito te SPAL-i". Supersport.al. Marrë më 25 shtator 2020.
- ^ "Football Italia" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 15 janar 2021.
- ^ "Sebastiano Esposito joins Basel" [Sebastiano Esposito i bashkohet Baselit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 13 korrik 2021.
- ^ "Sebastiano Esposito leihweise zum FCB" [Sebastiano Esposito në huazim te FCB] (në gjermanisht). FC Basel 1893 AG. 13 korrik 2021. Marrë më 13 korrik 2021.
- ^ "3:0 gegen Partizani – klarer Sieg zum Saisonauftakt" [3:0 kundër Partizanit – fitore e pastër në nisje të sezonit] (në gjermanisht). FC Basel 1893 AG. 22 korrik 2021. Marrë më 22 korrik 2021.
- ^ "2:0-Sieg bei GC zum Auftakt in die Meisterschaft" [Fitore 2-0 kundër GC për të nisur kampionatin] (në anglisht). FC Basel 1893 AG. 25 korrik 2021. Marrë më 25 korrik 2021.
- ^ "Sebastiano Esposito - FCB statistic" (në gjermanisht). Verein "Basler Fussballarchiv”. 2022. Marrë më 30 qershor 2022.
- ^ "Sebastiano Esposito joins Anderlecht" [Sebastiano Esposito i bashkohet Anderlechtit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 4 korrik 2022. Marrë më 4 korrik 2022.
- ^ "Benvenuto Sebastiano Esposito !" [Mirëseerdhe Sebastiano Esposito!] (në italisht). S.S.C. Bari. 31 janar 2023. Marrë më 31 janar 2023.
- ^ "PSG without Neymar, Mbappe goes down 1-2 to Inter Milan in pre-season friendly" (në anglisht). Sportstar. 1 gusht 2023. Marrë më 17 shtator 2023.
- ^ "Sebastiano Esposito moves to Sampdoria". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 22 gusht 2023. Marrë më 22 gusht 2023.
- ^ "Sebastiano Esposito" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 24 tetor 2019.
Lidhje të jashtme Redakto
- Profili te TuttoCalciatori.net