Borja Valero Iglesias (Spanjisht: [ˈboɾxa βaˈleɾo]; lindur më 12 janar 1985) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mesfushor për klubin italian Fiorentina.

Borja Valero

Valero në aksion me Fiorentinën (2012)
Të dhënat vetjake
Emri i plotëBorja Valero Iglesias
Datëlindja12 janar 1985 (39 vjeç)
VendlindjaMadrid, Spanjë
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Fiorentina
Numri6
Karriera me të rinjtë
1995–2004Real Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2005Real Madrid C0(0)
2005–2007Real Madrid B76(4)
2007–2008Mallorca34(4)
2008–2011West Bromwich Albion31(0)
2009–2010Mallorca (huazim)33(5)
2010–2011Villarreal (huazim)35(3)
2011–2012Villarreal36(5)
2012–2017Fiorentina165(14)
2017–2020Internazionale82(4)
2020–Fiorentina2(0)
Karriera ndërkombëtare
2002–2003Spanja U1715(3)
2003Spanja U183(1)
2004Spanja U194(2)
2011Spanja1(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 shtator 2020

Valero njihet më së miri për teknikën dhe pasimin,[1] dhe është produkt i akademisë së Real Madridit; megjithatë, ai nuk mundi të luajë asnjë ndeshje me ekipin e parë, duke bërë që të kalonte te Mallorca, e më pas te West Bromwich AlbionAngli. Në vitin 2010, ai u rikthye në Spanjë te Villarreal, kurse nga viti 2012 luan në Itali.

Gjatë pesë sezoneve, Valero koleksionoi 139 ndeshje dhe 16 gola në La Liga.

Karriera me klube

Redakto

Real Madrid

Redakto

Valero ka lindur në Madrid dhe filloi karrierën e tij si futbollist me ekipet e moshave të Real Madrid.[2] Ai zhvilloi paraqitjen e parë me ekipin B në një ndeshje të Segunda División B; ai më pas luajti edhe në fazën play-off që i siguroi ekipit ngjitjen në Segunda División ku Valero luajti dy sezone të plota.

Valero luajti dy ndeshje me ekipin e parë; debutimi i tij erdhi nën drejtimin e trajnerit Fabio Capello më 25 tetor 2006, ku ai zëvëndësoi Javi Garcían pas 60 minutash të ndeshjes kundër ÉcijaKupën e Mbretit,[3] si dhe zhvilloi edhe një ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, kundër Dynamo Kyiv në fazën e grupeve, ku ai zëvëndësoi Miguel Ángel Nieto.[4]

Mallorca

Redakto

Në gusht 2007, Valero firmosi një kontratë pesë-vjeçare me Majorkën pas largimit të tij nga Real Madridi.[5] Ai shënoi golat e parë në La Liga më 9 mars 2008 në fitoren tenistike 7–1 kundër Recreativos,[6] si dhe shënoi edhe një herë një muaj më vonë, këtë herë në një barazim 1–1 ndaj ish ekipit të tij.[7]

Më 11 maj, Valero shënoi golin e parë të Majorkës e cila përmbysi disavantazhin 2–0 ndaj Barcelonës për të fituar në ndeshjen e fundit të Frank Rijkaard si trajner i katalanasve.[8] Gjatë sezonit të tij të parë, Valero luajti 17 herë si titullar dhe koleksionoi 1,892 minuta duke ndihmuar skuadrën të arrite një vend të shtatë në kampionat.

Në mes të gushtit 2008, presidenti i klubit deklaroi se ai kishte refuzuar një ofertë nga West Bromwich Albion për Valeron dhe Óscar Trejon,[9] por brënda asaj jave, Valero firmosi për klubin, që sapo ishte ngjitur në Premier League, për 7 milion (4.7 milion £), duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i klubit. Ai firmosi për katër sezone me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.[10]

West Bromwich Albion

Redakto

Valero debutoi me klubin katër ditë pas firmosjes së kontratës në një disfatë 1–3 në League Cup kundër Hartlepool United.[11] Trajneri Tony Mowbray tha se ai do të përfitonte nga ndeshja e tij e parë në futbollin anglez, vetëm disa orë pasi kishte marrë lejen.[12]

Pas rrëzimit të ekipit në Championship pas vetëm një sezoni, Valero shprehu synimin e tij për të qëndruar në klub: "Kam edhe edhe tre vite në kontratë dhe dua të jem vërtetë për këtë. Sigurisht të luash në divizonin e dytë nuk është ideale. Por nëse do ta vendos atëherë do ta vendos."[13] Megjithatë, nga fillimi i sezonit të ri, ai kishte ndryshuar mëndje: "Papapëlqej të luaj me Mallorcën sesa të jem në divizonin e dytë në Angli. Jam i gatshëm për një rikthim si i huazuar por duhet arritur marrëveshja midis klubeve."[14]

Vetëm disa orë para përfundimit të merkatos së verës, Valero u huazua te Mallorca për sezonin 2009–10. Më 13 shtator, në ndeshjen e parë të tij pas rikthimit, ai shënoi golin e 1000të për klubin në elitën e futbollit spanjoll në barazimin 1–1 jashtë fushe ndaj Villarreal.[15] Në një tjetër ndeshje si vizitor, ai shënoi një gol në momentet e fundit të ndeshjes ndaj Atlético Madrid në tetor, duke i dhënë ekipit të tij me nëntë lojtar një barazim 1–1.[16] Ai zhvilloi 33 paraqitje në kampionat të cilën Mallorca e mbylli në vend të pestë, duke siguruar kualifikimin për në UEFA Ligën e Evropës; ai gjithashtu fitoi çmimin prestigjoz Don Balón si lojtari më i mirë spanjoll i kampionatit.[17]

Në fund të sezonit, Valero u kthye të klubi i tij mëmë pasi Mallorca deklaroi se nuk mund të përballonte tarifën 2.5 milion £ për ta bërë transferimin e përhershëm.[18]

Villarreal

Redakto

Për sezonin 2010–11, u raportua se Valero do t'i bashkohej Villarrealit në një kontratë pesë-vjeçare,[17] por në fund klubet ranë dakord për një transferim në formë huazimi për një sezon me mundësi për ta bërë transferimin e përhershëm pas përfundimit të saj.[19] Ai shënoi në debutimin e tij në shtëpi, në një fitore 4–0 kundër Espanyolit më 12 shtator 2010,[20] si dhe luajti rregullisht gjatë sezonit me Villarrealin që siguroi një vend të katërt në kampionat dhe kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

Më 1 korrik 2011, Villarreali shfrytëzoi mundësinë për ta bërë transferimin e përhershëm, për një shumë të pacaktuar.[21] Ekipi, megjithatë, ra nga kategoria në sezonin 2011–12, dhe u raportua se ai ishte një nga lojtarët që priteshin të largoheshin pas përfundimit të sezonit.[22]

Fiorentina

Redakto

Më 1 gusht 2012, Fiorentina ra dakord me Villarrealin për transferimin e Valeros.[23] Transferimi u zyrtarizua tre ditë më pas, me Valeron i cili u prenzua sëbashku me mbrojtësin argjentinas Gonzalo Rodríguez;[24] ai deklaroi se largimi nga Villarreal nuk ishte i lehtë, dhe se ai ende nuk e kishte marr veten nga rënja nga kategoria.[25]

Valero pati një ndikim të menjëhershëm te Viola, duke shënuar pesë gola në 37 ndeshje në kampionat në sezonin e tij të parë, si dhe asistoi 11 gola.[26] Performancat e tij ndihmuan ekipin të siguronte një vend të Ligën e Evropës. Ai shënoi golin e parë për sezonin 2013–14 më 15 shtator në barazimin 1–1 në shtëpi kundër Cagliarit,[27] kurse më 2 nëntor, kontriboi në suksesin 2–0 ndaj MilanitSan Siro;[28] në fund, ai u emërua në ekipin e sezonit të Serie A nga Goal.com.[29]

Më 15 korrik 2014, Valero firmosi një kontratë të re me Fiorentinën deri në qershor 2019.[30]

Internazionale

Redakto

Më 10 korrik 2017, Valero u transferua te Inter në një marrëveshje tre-vjeçare.[31] Inter pagoi 5.5 milion € për transferimin dhe 1.5 milionë € të tjera bonuse.[32]

Në përfundim të sezonit 2019–20, Valero u largua nga Interi si lojtar i lirë; në tre sezone me Zikaltrit, ai regjsitroi 100 ndeshje dhe 5 gola në të gjitha kompeticionet.[33]

Rikthimi te Fiorentina

Redakto

Më 16 shtator 2020, në moshën 35 vjeç, Valero u rikthye te Fiorentina duke nënshkruar një kontratë një-vjeçare.[34]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Valero përfaqsoi Spanjën nën-19Kampionatin Evropian 2004. Në finale kundër Turqisë, ai hyri në fushë si zëvëndësues në minutën e 85të, dhe në minutën e dytë të kohës shtesë, shënoi golin e vetëm të takimit.[35]

Më 4 qershor 2011, Valero bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë në një ndeshje miqësore ndaj Shteteve të Bashkuara në Foxborough, Massachusetts. Ai zëvëndësoi David Silvën në përfundimin e pjesës së parë, si dhe asistoi golin e fundit të takimit të shënuar nga Fernando Torres.[36][37]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 26 shtator 2020[38][39]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa1 Kontinenti Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Real Madrid B 2005–06 Segunda División 39 2 39 2
2006–07 37 2 37 2
Gjithsej 76 4 76 4
Real Madrid 2006–07 La Liga 0 0 1 0 1 0 2 0
Mallorca 2007–08 La Liga 34 4 6 0 40 4
West Bromwich Albion 2008–09 Premier League 30 0 4 0 34 0
2009–10 Championship 1 0 1 0 2 0
Gjithsej 31 0 5 0 36 0
Mallorca (huazim) 2009–10 La Liga 33 5 5 0 38 5
Villarreal 2010–11 La Liga 35 3 5 0 13 2 53 5
2011–12 36 5 2 1 6 0 44 6
Gjithsej 71 8 7 1 19 2 97 11
Fiorentina 2012–13 Serie A 37 1 4 1 41 2
2013–14 32 6 4 0 11 1 47 7
2014–15 28 2 3 0 11 0 42 2
2015–16 37 4 0 0 5 0 42 4
2016–17 31 1 2 0 6 1 39 2
Gjithsej 165 14 13 1 33 2 211 17
Internazionale 2017–18 Serie A 36 2 1 0 37 2
2018–19 27 0 1 0 10 0 39 0
2019–20 19 2 1 1 5 0 25 3
Gjithsej 82 4 3 1 15 0 100 5
Gjithsej karriera 491 39 40 3 68 4 599 46

1Te West Bromwich Albion, përfshihen FA Cup dhe Football League Cup.

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 4 qershor 2011[39]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja
2011 1 0
Gjithsej 1 0
Fiorentina[39]

Kombëtarja

Redakto
Spain nën-19

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "The brilliance of Borja Valero" [Madhështia e Borja Valeros] (në anglisht). Football Italia. 18 dhjetor 2013. Marrë më 14 maj 2014.
  2. ^ "Borja Valero: 'No me arrepiento de haber venido a Inglaterra'" [Borja Valero: 'Nuk pendohem që erdha në Angli'] (në spanjisht). RCDM. 10 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2018. Marrë më 26 maj 2012.
  3. ^ Trueba, Juanma (26 tetor 2006). "Écija penetra en la galaxia" [Écija hyn në galaksi] (në spanjisht). Diario AS. Marrë më 12 maj 2017.
  4. ^ "Ronaldo salva al Real Madrid del ridículo ante el Dinamo de Kiev (2–2)" [Ronaldo shpëton Real Madridin nga turpi kundër Dynamo Kiev (2–2)] (në spanjisht). Libertad Digital. 6 dhjetor 2006. Marrë më 12 maj 2017.
  5. ^ "Real starlet to join Mallorca" [Ylli i Real Madridit i bashkohet Mallorcës] (në anglisht). Sky Sports. 26 mars 2007. Marrë më 26 maj 2012.
  6. ^ "Barça lose ground with Villarreal loss" [Barça humbet terren me humbjen ndaj Villarrealit] (në anglisht). UEFA.com. 9 mars 2008. Marrë më 29 maj 2012.
  7. ^ "Ten-man Madrid held in Mallorca" [Real Madridi me dhejtë veta ndalon në Mallorca] (në anglisht). UEFA.com. 6 prill 2008. Marrë më 29 maj 2012.
  8. ^ "Barcelona 2–3 Mallorca" (në anglisht). ESPN FC. 11 maj 2008. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2012. Marrë më 26 maj 2012.
  9. ^ "Mallorca reject Baggies' bid" [Mallorca refuzon ofertën e Baggies] (në anglisht). Sky Sports. 15 gusht 2008. Marrë më 26 maj 2012.
  10. ^ "Baggies complete Valero capture" [Baggies kompletojnë blerjen e Valeros] (në anglisht). West Bromwich Albion F.C. 22 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2008. Marrë më 22 gusht 2008.
  11. ^ "Hartlepool vs WBA" (në anglisht). West Bromwich Albion F.C. 26 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2010. Marrë më 26 maj 2012.
  12. ^ "Baggies' belief in Borja" [Besimi i Baggies te Borja] (në anglisht). Sky Sports. 27 gusht 2008. Marrë më 26 maj 2012.
  13. ^ James Dall (28 maj 2009). "Valero plans Baggies stay" [Valero planifikon qëndrimin te Baggies] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 26 maj 2012.
  14. ^ "Valero seeks Mallorca return" [Valero kërkon rikthimin te Mallorca] (në anglisht). Sky Sports. 14 gusht 2009. Marrë më 26 maj 2012.
  15. ^ Paul Macdonald (13 shtator 2009). "Villarreal 1–1 Mallorca: Borja Valero snatches point for the islanders" [Villarreal 1–1 Mallorca: Borja Valero kap një pikë për ishullorët] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 29 maj 2012.
  16. ^ "More misery for Madrid" [Më shumë mizori për Madridin] (në anglisht). ESPN FC. 24 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2018. Marrë më 25 mars 2012.
  17. ^ a b "Valero bound for Villarreal" [Valero gati për Villarrealin] (në anglisht). Sky Sports. 8 korrik 2010. Marrë më 20 janar 2011.
  18. ^ Acedo, Francisco (17 maj 2010). "Valero set for Baggies return" [Valero gati të rikthehet te Baggies] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 26 maj 2012.
  19. ^ "West Brom's Borja Valero joins Villarreal on loan" [Borja Valero i West Bromit bashkohet me Villarrealin në huazim] (në anglisht). BBC Sport. 19 korrik 2010. Marrë më 28 shtator 2010.
  20. ^ "Rossi grabs brace in Espanyol defeat" [Rossi shënon dopietë në disfatën e Espanyolit] (në anglisht). ESPN FC. 12 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 20 janar 2011.
  21. ^ "Valero leaves West Brom" [Valero largohet nga West Brom] (në anglisht). Sky Sports. 1 korrik 2011. Marrë më 25 maj 2012.
  22. ^ "Villarreal: Giuseppe Rossi, Bruno Soriano, Cristian Zapata, Nilmar, Borja Valero y el exilio tras el descenso" [Villarreal: Giuseppe Rossi, Bruno Soriano, Cristian Zapata, Nilmar, Borja Valero largohen pas rënjes] (në spanjisht). Goal.com. 18 maj 2012. Marrë më 26 maj 2012.
  23. ^ "Fiorentina agree fee with Villarreal to sign Borja Valero" [Fiorentina pranon shumën e Villarrealit për transferimin e Valeros] (në anglisht). Goal.com. 1 gusht 2012. Marrë më 19 mars 2019.
  24. ^ "Borja Valero, Gonzalo Rodriguez and Aquilani to Fiorentina" [Borja Valero, Gonzalo Rodriguez dhe Aquilani te Fiorentina] (në anglisht). ACF Fiorentina. 4 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2016. Marrë më 19 mars 2019.
  25. ^ "Fiorentina-bound Valero still perplexed by Villarreal relegation" [Lojtari i Fiorentinës Valero ende i hutuar nga rënja e Villarrealit] (në anglisht). Goal.com. 2 gusht 2012. Marrë më 21 gusht 2012.
  26. ^ "Le nostre pagelle: Ecco a voi il Borja Valero show nella giornata delle prime volte" [Shenjat tona: Zonja dhe zotërinj shfaqja e Borja Valeros në ditët e herëve të para] (në italisht). Fiorentina News. 11 nëntor 2012. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2014. Marrë më 29 janar 2014.
  27. ^ "Fiorentina held at home" [Fiorentina ndalet në shtëpi] (në anglisht). Al Jazeera. 15 shtator 2013. Marrë më 19 mars 2019.
  28. ^ "Milan-Fiorentina 0–2: Diavolo in crisi, Vargas e Valero non perdonano" [Milan-Fiorentina 0–2: Djajtë në krizë, Vargas dhe Valero nuk falin] (në italisht). Goal.com. 2 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2014. Marrë më 29 janar 2014.
  29. ^ "Serie A Team of the Season: Tevez & Toni head the star cast" [Serie A Ekipi i sezonit: Tevez & Toni udhëheqin kastin e yjeve] (në anglisht). Goal.com. 6 maj 2014. Marrë më 14 maj 2014.
  30. ^ Peter Thompson (15 korrik 2014). "Valero signs new five-year deal with Fiorentina" [Valero firmos një kontratë të re pesë-vjeçare me Fiorentinën] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 19 mars 2019.
  31. ^ "Zyrtare/ Inter blindon mesfushën, Borja Valero vishet zikaltër". BalkanWeb.com. 11 korrik 2017. Marrë më 19 mars 2019.
  32. ^ "Zyrtare: Përforcohet Inter". Gazeta Express. 10 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 19 mars 2019.
  33. ^ "Borja Valero konfirmon largimin nga Interi: Nder që vesha këto ngjyra". Top-Channel.tv. 29 gusht 2020. Marrë më 28 shtator 2020.
  34. ^ Erjon Halili (16 shtator 2020). "Borja Valero mbetet në kampionatin italian, rikthehet te Fiorentina". Supersport.al. Marrë më 28 shtator 2020.
  35. ^ Andrew Haslam (24 korrik 2004). "Valero ensures victory for Spain" [Valero i siguron fitoren Spanjës] (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2012. Marrë më 28 maj 2012.
  36. ^ Kyle McCarthy (4 qershor 2011). "Spain overpower experimental US side in 4–0 romp" [Spanja mbizotëron ekipin amerikan eksperimental në fitoren 4–0] (në anglisht). Major League Soccer. Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2015. Marrë më 28 maj 2012.
  37. ^ Paul Macdonald (5 qershor 2011). "Cazorla & Silva shine, Negredo nets, Torres returns – Spain extract maximum satisfaction from comfortable USA triumph" [Cazorla & Silva shkëlqejnë, Negredo shënon, Torres rikthehet – Spanja merr kënaqësi maksimale nga triumfi komod ndaj Shba] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 28 maj 2012.
  38. ^ "Borja Valero Player Profile" [Profili i lojtarit Borja Valero] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 19 mars 2019.
  39. ^ a b c "Borja Valero" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 26 maj 2015.
  40. ^ "Borja Valero" (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 29 janar 2014.
  41. ^ "Three key Viola men to watch out for" [Tre lojtarë kyç të Violës që duhen parë] (në anglisht). Juventus F.C. 19 prill 2015. Marrë më 18 dhjetor 2015.
  42. ^ "Gran Gala del Calcio 2013 – Winners" [Gran Gala del Calcio 2013 – Fituesit] (në anglisht). Forza Italian Football. janar 2014. Marrë më 23 tetor 2015.
  43. ^ "UEFA Europa League squad of the season" [Skuadra e sezonit të UEFA Ligës së Evropës] (në anglisht). UEFA. 3 qershor 2015. Marrë më 7 korrik 2015.

Lidhje të jashtme

Redakto