Shkodra në periudhën osmane
Pushtimi dhe sundimi osman në qytetin e Shkodrës.
Pushtimi dhe sundimi përgjatë periudhës osmane
RedaktoPas dy rrethimeve dhe brendësimit në shtetin osman, Shkodra u bë qendra e sanxhakut me të njëjtin emër dhe Sanxhakbej ishte Koxha Jusuf beu, që mbahet si i pari i oxhakut të Bushatllinjve[1], brenda Elajetit të Rumelisë. Mbas vitit 1479 merr një timar Andrea Locha (Loha Zade, Ali Aga),[2] i cili cilësohet si i pari i familjes Lohja i vendosur në Shkodër, pranë kalasë. Mendohet se ky është timari më i vjetër në Shkodër[1]. Më 1485 në Shkodër kishte 27 vatra muslimane dhe 70 të krishtera, kurse në fundshekullin e ardhshëm do kishte 200 vatra muslimane dhe 27 të krishtera, gjegjësisht[3]. Gjatë shekujve të parë të pushtimit turk, katolikët e Shkodrës lejoheshin të banonin në Zues, Tej-Bunë, Bërdicë, Kuç e Rrëmaj. Në Tebunë ishte fshati ose lagjja e quajtur Chisen ose Chisagno, Kazenë ose Kishaj. Për popullimin e kësaj lagjeje njofton edhe Pjetër Budi në relacionin e 15 shtatorit 1621 se:
"Popujt që janë afër uret e rreth Shkodrës qesin 1000 luftëtarë e vendet e tyne janë Shirokë, Rizani etj."[4]
Më 1671 ky lokalitet bashkë me krejt hapësirën mes Shirokës e Shkodrës kishte plot 2000 frymë, emërtimi i të cilit sipas mikrotoponimeve mbijetoi në disa prona si Livadhi i Kishejve, Pusi i Kishejve; sepse u braktis mbas një epidemie murtaje më 1819[5][6][7]. Shkodra shekujt në vazhdim gëzoi një zgjerim e begati graduale, duke u bërë në fundshekullin e 18të e fillimshekullin e 19të edhe kryeqendër e Pashallëkut[8]. Udhëtari Evlija Çelebi në "Librin e Udhëtimeve" kur e vizitoi Shkodrën më 1645 e priti në sarajet e veta në Bushat sundimtari i quajtur Mehmet pasha, trashëgimtar i Jusuf beut të lartpërmendur. Tek përshkruan Varoshin (qytetin jashtë mureve) përcjell:
"Ka 1800 shtëpi muslimane me nga dy kate, të ndërtuara të gjitha me gurë, të mbuluara me rrasa e me tjegulla dhe të rrethuara me vreshta e kopshte. Ka 15 lagje, ndër të cilat më të përmendurat janë: lagjja Bajazid, Alibegaj, Hysenbegaj, e Sqelës, e Myftisë, Karahasej dhe lagjja e Gjykatores në fund të pazarit. Shkodra ka 11 xhami, prej tyre më me emër janë Xhamia e Bajazidit në krye të tregut, e cila ka përpara një pus shumë të mirë. Është e mbuluar me tjegulla dhe ka bashkësinë e madhe. Pastaj vjen Xhamia e Hysen beut në Alibegaj, Xhamia e Myftiut në Sqelë dhe ajo e Karahasejve. Veç këtyre ka edhe 70 mesxhide. Ka 7 mejtepe, por asnjë shkollë për recitimin e Kuranit apo Haditheve. Ka 500 dyqane në tregun e mbuluar, ku përfaqësohen të gjitha zejet. Tregu i peshkut kah sqela është i mirëmbajtur dhe me bollëk."[9]
Lagjja Alibegaj e përmendur mban këtë emër që kur i quajturi Ali beg, i biri i Smajlit, e la vakëf një pasuri të madhe xhamisë së lagjes më 1529 që Çelebi e quan si e Hysen beut. Xhamia sipas Dom Ejëll Radojës ishte njëherë Kisha e Shën Lorencit; xhamia qëndroi në këmbë deri pak para pavarësisë, kur edhe shumë banorë e braktisën lagjen prej rrezikut të malarjes dhe vërshimit të ujërave. Jo larg kësaj lagjeje, në hyrje të Pazarit ka pasë një Hamam të ndërtuar nga i quajturi Allaman begu me datë 1519, i njohur si Hamami i Vjetër. Pjetër Bogdani e përmend se në hyrje të hamamit kishte të shkruar në mermer me numra romakë (1470, 5 tetor)[7]. Bushati mendon se me lagjen Hysenbegaj ose me lagjen e Myftisë ka dashur të tregojë lagjen Ajasëm[7] - që është toponim grek dhe do të thotë "ujët i shenjtë", sidoqë i padokumentuar.[10][11]
Sipas kënges popullore "Zani i Kasnecave"[12] në vitin 1577 plasi një kryengritje e madhe kundër turqve dhe mbas një luftimi të rreptë dhe të përgjakshëm që u bë te "Lama e Spahive" ushtria turke u thye keqas dhe shkodranët fituan të drejtën që me qenë të qeverisur nga sundimtarë vendas dhe për ketë arsye u vunë Begollët e Pejës[5] - e dhënë kjo që nuk gjen përkim në radhitjet që bën studiuesi Hamdi Bushati mbi historikun e valinjve qytetit në monografinë e tij dyvëllimshe[1]. Më 1641 Frang Bardhi gjen sundimtar Mehmet beun, të përmendur edhe nga Evlija Çelebiu. Pas një boshllëku kohor në vitet 1683-1696 del në skenë Sylejman pasha, i Bushatllinjve, që përmendet deri më 1704[1]. Kah 1700 qela dhe famullia e Kazenës u transferuan në Tophanë, afër selisë së bajlozit venedikas. I pari që e ngrehu shtëpinë në Tophanë si nënkonsull, qe Anton Duoda[7]. Duoda shkruante më 1736 se qyteti kishte 1000 dyqane[13]. Më 1745 Tophana ishte qendra e famullitarit me 150 shtëpi e 680 frymë dhe kisha e ndërtuar aty i ishte kushtuar Shën Dodës. Regjistri i Imzot Pal Kamsit përmend këta vendbanime të katolikëve: Tophana, Rëmaji, Kazena, Sh'Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh[5]. Më 1730 emërohet sundimtar i Mehmet pashë Begolli që vritet te vendi i quajtur Hamami i Ri dhe pas tij më 1738 Hudaverdi pasha Mahmutbegolli. Më 1740 erdhi në fuqi Sylejman pashë Çausholli dhe meqenëse vdiq po atë vit, vendin e tij e zuri i vëllai Jusuf pashë Çausholli, i cili më 1743 u nis në luftë për në luftën Osmano-Perse. U emërua nipi i tij, Muhtar Pasha që vazhdoi gjer më 1745. Në këtë periudhë nisën grindjen e brendshme mes tarafeve të Terzinjve dhe të Tabakëve në qytet që mishëronin rivalitetin mes oxhaqeve feudale Çaushollaj-Begollaj që pikun e vet e pati më 1751 dhe zgjati deri më 1753.
Për ta shutitë gjendjen e tarafeve të familjeve e të disa agallarëve, dërgohet më 1745 Abdullah pashë Vlora, i cili mori masa dhe u dogji sarajet feudalëve dhe internoi disa anëtarë të familjes Tabaku. Begollët e mbanin selinë në Prizren apo në Pejë, ndërsa në Shkodër linin një zëvendës nga familja Gjylbegu[1], Kopliku-Xhabiej ose Dizdari[14]. Nga ana e Çaushollajve, familjet e agallarëve dhe spahinjve që i mbështetnin ishin Gradanikët dhe Maxharrët.
E gjithë kjo periudhë e gjysmës së parë të shek XVIII u shoqërua me trazira, që diktonte edhe postin e mytesarifit në qytet që shumicën e rasteve kalonte mes Begollajve, Çaushollajve dhe Abdullah pashë Gjakovës. Tetorin e 1755 Porta e Lartë emëroi Omer pashë Kavajën mytesarif. Ky pashë u muar kryesisht me dëbimin e Çaushollajve dhe më 3 dhjetor 1755 i detyroi me forcë të iknin. Dogji dhe plaçkiti pallatet e Mehmet pashë Çaushollit, Abaz beut dhe të Gradanikëve (dajat e Mehmet pashës).
Pashallëku i Shkodrës
Redakto- Artikulli kryesor: Pashallëku i Shkodrës
Më 1757 Porta e Lartë njohu zyrtarisht si mytesarif Mehmet pashë Plakun, që vazhdoi deri më 1775. Me këtë sundues fillon periudha e njëfarë autonomie, që kjo dinasti e mbajti brez pas brezi deri në kapitullimin më 1831[1]. Qyteti do të gëzonte ose pësonte ndikimet që luhateshin sipas politikave që ndiqte ky oxhak. Mehmet Pasha pati si faktor fitues pajtimin e esnafeve të terzinjve dhe tabakëve meqë ndikimet e feudalëve pararendës qenë fashitur tashmë, dhe një qasje më të butë me elementin katolik të rrethinave dhe afrimin e tyre për të banuar pranë qytetit, duke u dhënë hyxhet edhe toka në derdhje të Bunës, Drinit dhe Matit banorëve të Malësisë së Madhe. Më 1775 me vdekjen e Mehmet Plakut, Porta emëroi Mehmet pashë Kystendilin, i cili nuk u pranua nga paria e Shkodrës.
Së mbrami u emërua mytesarif nga sulltani Mahmut pashë Bushatlliu - një nga djemtë e Mehmet Plakut. Mytesarifi i ri shprehi në veprim prirje zgjeruese për kufijtë e pashallëkut dhe një lirshmëri po ashtu më të gjerë ndaj autoritetit të Portës. Në qershor 1785 futi nën sundim Malin e Zi, pastaj shtroi rivalët e vet në Shqipërinë e Mesme duke u përpjekur me Ahmet Kurt Pashën e Beratit dhe duke arritur me ushtrinë e tij deri në Lushnjë, Elbasan e Korçë; duke marrë kështu kështjellën e Peqinit. Më 1787 u shpall fermanli për herë të parë, Porta e Lartë e shkarkoi nga posti i kreut të pashallëkut dhe nisi kundër tij një ekspeditë luftarake[15] e cila në fillim gjeti mbështetjen e njërit prej më besnikëve të Bushatlliut, Tahir agë Jukën. Duke e rrethuar në kalanë e Shkodrës nga gushti deri në tetorin e atij viti, kohë gjatë së cilës i rrethuari forcoi pozitat e veta dhe nxiti besnikët që ishin jashtë që t'i bënin një sulm të dyanshëm rrethuesve, me një sulm ballor si nga skota e tij brenda kalasë ashtu edhe ndërhyrja më e befasishme e besnikëve nga prapavija në qytet dhe krahinë me në krye Tahir agë Jukën tashmë të rikthyer pas forcimit të pozitave Mahmudit dhe Haxhi Idriz agë Lohjen[16]. Rrethuesit e tij, përveç Mehmet pashë Çaushollit të cilit iu pre koka, u bënë miq të Mahmudit dhe dorëzanë të tij pranë Portës për ta falur[17] më 1789 me fronëzimin e Sulltan Selimit III. Qershorin e 1788 dënoi me prerje koke Tahir agën për tradhëti dhe i dogji sarajet në lagjen Parrucë. Më 1792 Kara Mahmudi u shpall fermanli për të tretën herë, u shkarkua nga posti i vezirnisë dhe u dënua me vdekje, më 1793 fushata ndëshkimore e radhës u dërgua ta rrethonte kalanë e Shkodrës dhe me po të njëjtën skemë të rrethuarit u liruan pas tre muajve. Fiton faljen prej ndërhyrjes së mbretit të Spanjës më 1794[16]. Me vdekjen e tij më 1796, pasuesi Ibrahim Pasha zvetënoi mëvetësinë në rritje të pashallëkut[15] dhe ndoqi një politikë më besnike ndaj Portës, por fryma e mëvetshme duke i dhënë edhe më zhvillim ekonomik tregut të qytetit rinisi me Mustafa Reshit Pashën.
Më 1786 nga një relacion i Imzot Gjergj Radovanit kumton se Tophana me Rrëmajin kanë 406 shtëpi katolike dhe 2131 frymë[18]. Me vendosjen e rendit publik e të ekuilibrave social, mbrojtjen e interesave të tregtarëve vendas zhduku anarkinë, nxitën prodhimin dhe tregtimin e mallrave. Pazari i Shkodrës gëzoi një lulëzim prej tregtisë së brendshme dhe asaj të jashtme, gjë që i dha gravitet të theksuar qytetit në marrëdhënie me krahinën dhe rajonin. Përveç punishteve-dyqane të zejtarisë, me dhjetra furra buke, mullinj drithi, vaji dhe derstila shajaku, punonin për nevojat e popullsisë qytetare e fshatare, kurse hanet e karvan-sarajet përreth pazarit, kafenetë e gjelltoret, u siguronin strehim të përkohshëm klientëve të ardhur nga fshatrat e Krajës, Malësisë së Madhe, Dukagjinit, Pukës, Mirditës, Malësisë së Gjakovës dhe deri në Pejë. Me karvanet e veta sillnin në treg prodhimet e tyre bujqësore e blegtorale: kafshë transporti e bagëti, lesh, lëkurë, drithra, bulmetra, vaj ulliri, fruta, lëndë druri, shqemë, dyll; prodhime artizanale si litarë, punime druri, rrëgozë. Pastaj ktheheshin në vendet e tyre me prodhime ushqimore si kafe, kripë, sheqer dhe prodhime industriale, si veshmbathje, enë e orendi të ndryshme, vegla metalike, vajguri, armë, stoli, etj[19]. E tillë qe begatia saqë në vakt të vezirit gjendeshin tabakhanet njëra pas tjetrës në lagjen e Tabakeve që merrte emrin nga esnafi i lekurëregjësve[20] dhe la një trashëgimi në lëmin e zejtarisë shtëpiake që zgjati deri në fundin e shek. të 18të, ku rreth 2000 tezgjahe tradicionale, ku gratë punonin sipas porosive të sipërmarrësve dhe kërkesave të tregut. U orientuan kulturat bujqësore, drithrave, ullirit, duhanit, pambukut, drejt tregut, zgjerimi i ekonomisë monetare në fshat ndikuan në zhvillimin e tregtisë së brendshme[19].
Kjo çoi drejt një lulëzimi të tregtisë përmes Adriatikut, kryesisht me Republikën e Venedikut, ku 130 kompani merkantile u ngritën nga tregtarët shkodranë[21] të cilët kishin ngritë një çetë tregtare të quajtur "Komiteti i pjacës së Shkodrës" qysh para vendosjes së pashallëkut[7]. Me Venedikun në grahmat e fundit dhe me fuqizimin detar të Francës, Holandës, Anglisë dhe të disa qyteteve italiane si Ankona, u hapën në qytet shumë agjenci konsullore sikurse ajo angleze, hollandeze, veneciane, raguziane, austriake, etj. Duke mbrojtur interesat e reshperëve shkodranë dhe reisëve ulqinakë, me të cilët këta bashkëpunonin, vezirët Bushatlinj arritën të venë dorë jo vetëm në tregtinë tranzite të skelës së Durrësit, por pothuaj të krejt bregdetit osman në Adriatik - gjë që bënte Venedikun të protestonte ashpër pranë Portës së Lartë.
Një nga karakteristikat e tregtisë shkodrane ishte pjesëmarrja e oxhaqeve të mëdha feudale. Përveç Bushatlinjve, në letrat e konsujve venedikas përmenden oxhaku i Koplikëve, Sokolëve. Nga dokumentet e konsullatave mësojmë emrat e shumë tregtarëve shkodranë:
Andrea Kambësi (1741), Anton Boriçi (1741), Hasan Vorfa (1741), Andrea Pema (1741), Hasan Kastrati (1744), Ali Mehmet Shkodrani (1746), Engjell Muzhani (1747), Hasan Parruca (1749), Hasan Garuci (1767), Halil Rrjolli (1768), Ali Meta-Shkodra (1768), Ndrek Zoga (1780), Gjon Melgusha (1784), Hasan Kçira (1784), Engjell Suma (1794), Gjon Serreqi (1798), etj.
Rol të madh për këtë tregti luante lundrimi i Bunës që lejonte lundrimin e anijeve të vogla deri në 90 ton. Mbi Bunë shërbente skela lumore e Pulajve në grykën e lumit, e Shirqit dhe e Obotit, në mes të tij dhe ajo e Pazarit, rrëzë kalasë. Kësodore komunikohej me Shëngjinin, Ulqinin që ishte thelbësor me kantierin e madh të anijeve dhe Tivarin, ideal për anijet e mesme e të mëdha[19].
Nga patriarku i pashallëkut u ndërtuan objekte me rëndësi për adhurimin, arsimin, kulturën dhe lëvizjen si: Ura e Bahçallëkut, e Moraçës, të Mesit, e Nikshiqit, Xhamia e Plumbit, Medreseja e Qafës,[7] dhe mbase edhe ajo e Tamarës. Në kohën e të birit, Karamahmud Pasha u ndërtua Medresja e Pazarit, Biblioteka e Vakëfit dhe në kohë të Ibrahim Pashës nisi ndërtimi i Bexhistenit[7].
Fundi i Pashallëkut, Tanzimati
RedaktoMe Vakinë e Sherrit siç u njoh në Ballkan, u shemb Oxhaku i Jeniçerëve, bëri që kjo jehonë të kishte ndikimin e vet edhe në Shkodër ku pas largimit që i bëri Karamahmud Pasha drejt Krujës, Mustafa Pasha i dha goditjen më të fortë bektashinjve. Me shkeljet e vazhdueshme të Mustafa Pashës e largimit të tij me reformat ndaj sistemit të ajanëve të Sulltan Mahmudit të IItë, pas masakrës së Manastirit vetëkuptohej se sitemi i oxhaqeve që kishin sundim me të drejtë trashëgimie do të ndryshohej me sistem të centralizuar emërimi me pashallarë jovendas.
Revolta e Tanzimatit
RedaktoNga pakënaqësitë që kishin ndjellur masat e marra, më 1835 Hafiz Pasha merr masa që të pushonte kundërshtarët e zëshëm dhe kërkon nga qytetaria 100 vetë për kalanë e Shpuzës plus koston e meremetimeve të kalasë. Ndër to përfaqësues i bejlerëve ishte Hysen beg Bushati, të zejtarëve Hamza Kazazi dhe Dasho Shkreli, dhe të klerit Haxhi Idriz Boksi e Ahmet efendi Kalaja; të cilët nisën kryengritjen kundër Hafiz Pashës[7].
Beteja te Mullinjtë e Vrakës 1870
RedaktoLufta shqiptaro-malazeze
RedaktoLufta e Kërnicës
RedaktoLuftat e Shpuzës
RedaktoLufta e Tivarit
RedaktoLufta në Rrezigaqe
RedaktoLidhja e Prizrenit dhe Dega e Shkodrës
RedaktoLufta dhe rrethimi nga serbo-malazezët
RedaktoShiko për më tepër: Rrethimi i Shkodrës (1912-13)
Qendresa e Shkodres, mbarimi i luftes dhe Konferenca e Ambasadoreve filluan te krijojne nje situate aspak te favorshme per ushtrite malazeze. Duke e kuptuar se situata ecte kunder tyre, malazezet shtuan sulmet dhe bombardimet, me idene per te nenshturar qytetin dhe per ta bere ate te tyrin perpara se te fillonte diskutimi per kufijte veriore. Kunder vullnetit rus, Konferenca e Ambasadoreve kishte njohur pavaresine e Shqipërise, por kishte bere "korrigjime" te frikshme te kufijve te saj ne favor te Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. Shkodra ishte parashikuar ne zonen Malazeze, por pak kohe me vone, Austro - Hungaria dhe Italia u kujtuan se ajo ishte qendra e katolicizmit shqiptar. Si pasoje, bashke me ndihmen e Anglise, ato vendosen qe qyteti t'i mbetet Shqipërise. Vete Cari i dergoi nje telegram Knjaz Nikolles te Malit te Zi dhe Mbretit te Serbise, ne te cilin i sqaronte per vendimin dhe per pamundesine e Rusise per te kundershtuar kete vendim. Menjehere pas ketij vendimi, trupat serbe u terhoqen nga rrethimi i Shkodres, ndersa Mali i Zi nuk pranoi. Ne pergjigje te kesaj, parlamenti britanik zhvilloi nje seance diskutimi per rrethimin e Shkodres dhe Ministri i jashtem Grey, u thirr per te dhene shpjegime. Grei mbajti një fjalim të hapur, por edhe shumë cinik.
- "Ne e dime, se pas ca kohesh femijet tane do ta shohin te gjithen kete si nje padrejtesi te madhe. Do te çuditen qe toka te banuara kryesisht prej shqiptaresh ose krejtesisht prej shqiptaresh i jane dhene fqinjeve te tyre. Kjo eshte e padrejte, por ata do te kuptojne se ekuilibri i Fuqive te Medha nuk mund te prishej per nje vend te quajtur Shqipëri".
Grei nuk harroi te sqaroje, se lufta qe Mali i Zi po bente ne Shkoder nuk ishte me nje lufte çlirimtare, por nje lufte e mirefillte pushtuese. Ai shtoi se kunder kesaj jane gjithe Fuqite e Medha[22]. Marrja e Shkodrës mund të konsiderohet se ishte vetëm një përpjekje e vonuar dhe e dështuar e Malit të Zi, pasi në vijim Fuqitë do ta dëtyrojnë (kontribut të madh dhanë diplomacia austro-hungareze me ministrin e jashtëm Berchtold e konti Mensdorf) atë të tërhiqet dhe ta lëshojë Shkodrën në duar të Komisionit Ndërkombëtar të Admiralëve. 13.6.1913 Naltohet në kështjellë të Shkodrës Flamuri Kombëtar Shqiptar, atdhetari Karlo Suma mban fjalimin.
Në nëntorin e 1913 ngrihet për të parën herë flamuri Kombetar në bashkinë e qytetit. Për Austro-Hungarinë pikësëpari ekzistonin arsye (nacionale) racore dhe fetare për të mos ia dorëzuar Shkodrën Malit të Zi. Dorezimi i Shkodres u konsiderua si tradheti me shume se sa si fitore. Ismail Qemali e priti me nderime Esta Pashen ndersa ky vinte ne Vlore per te marre postin e tij. Por dorezimi i Shkodres krijoi probleme per diplomacine pro shqiptare. Vendimi unanim i fuqive te medha per t'ia dhene Shkodren Shqipërise u komplikua nga prania malazeze atje. Rusia hyri perseri ne loje dhe i kerkoi Konferences se Ambasadoreve qe Gjakova, qyteti verilindor qe i ishte lene Shqipërise, t'i jepej Malit te Zi, me kushtin qe ky te hiqte dore nga Shkodra. Situata mes Austro - Humgarise dhe Rusise u tensionua prap, por gjithçka u zgjidh perseri ne favor te sllaveve. Nje mengjes te fillim majit 1913, Ambasadori Austro - Hugarez ne Londer, Konti Mensdorf i kerkoi nje takim urgjent Ministrit te jashtem Britanik, Eduard Grei. I sapo ngritur nga shtrati, Grei, u detyrua ta priste kontin i veshur me rroba shtepie. Ende pa hyre ne dere, konti shqiptoi me eufori: Austro - Hungaria dhe Rusia nuk kane me pse te grinden mes tyre. Ne pranojme qe Gjakova t'i kaloje Serbise ose Malit te Zi me kusht qe Shkodra te mbetet ne Shqipëri. Grei aprovoi po ate moment dhe pakti mori vlere zyrtare[22].
Më 14 prill 1913 malazezët djegin Pazarin e Shkodrës, mbasi e grabitën, dhe dalin këtej duke ìa lëshuar vendin në dorë ushtrisë nderkombëtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).
Çlirimi
RedaktoNën-Admirali Burney hyri ne qytetin qe digjej ende. Me 15 maj, u krijua Keshilli i Ri bashkiak, i perbere nga 6 katolike dhe gjashte myslimane. Te gjithe nen urdherat e nje britaniku. Pas me shume se 450 vjetesh, Shkodra ishte perseri e lirë[22].
Këto arsye Austria i lidhte edhe me aktet ndërkombëtare që i kishin përcaktuar asaj të drejten e protektoratit të kultit mbi katolikët shqiptarë.
- "Ndjenjat austriake,- shprehej ambasadori austriak në Londër Mensdorf,- do të ofendoheshin për vdekje në qoftë se kjo popullsi do të shkrihej brënda një shteti të vogël me të cilin nuk kishte afinitet race dhe religjioni."[23] Per t'i bërë presion Malit të Zi që të heqë rrethimin, disa luftanije austro-hungareze te shoqeruara nga anije italiane, angleze dhe franceze manifestuan n'ujrat e Adriatikut, perballë Tivarit[22].
Në 1913-1914 qyteti administrohet nga fuqitë e medha[24], nga komisioni Ndërkombetar me delegat austro-hungarezët. 1915 Në Shkodër ngrehet një qeveri e përkohshme, por është më tepër anarki. Zhvillohen luftime midis lagjeve ndërmjet nacionalistave dhe përkrahësve të Esat Pashë Toptanit. 5.6.1915 Krajl Nikolla Petroviq I, krajl i Malit të Zi, së bashku me ushtrinë e tij përshkohet nëpër Shkodër e del n'Itali.
6.1915 Ushtritë serbe të thyera përshkohen nëpër Shkodër, ku në Shtoj pushkatojnë Mustafa Qullin e Çerçiz Topullin, kapedanin e famshëm që kishte shkuar në veri të vendit për hir të çështjes shqiptare. 1916 Pararoja e ushtrisë austriake futet në Shkodër. 23.1.1916 Ushtritë austro-hungareze, si pushtojnë Shqipëninë e Veriut, Serbinë e Malin e Zi, dalin në Durrës.
3.1916 Vizitë zyrtare në Shkodër nga ana e Arqidukës Karl Salvator i Habsburgve.
1916-7 Krijohet në Shkodër "Komisija Letrare". 30.10.1918 Ushtritë austro-hungareze lanë Shkodrën e Shqipërinë. 11.1918 Hyjnë në Shkodër ushtritë aleate. Me mbarimin e Luftës I Botërore në Shkodër vendoset një administratë ndërkombëtare. Mbas Kongresit të Lushnjes, më 1920, qyteti administrohet nga qeveria shqiptare që doli nga ky kongres. 2.1920 Dalja e ushtrisë franceze nga Shkodra. Rreth vjetëve 1920 ndodhi lufta e Koplikut në të cilën mori pjesë Shkodra me rrethet e malsinat në dalëzotje të lirisë të cilën donin me ia grabitë disa shovinista serbo-malazez, me 1921 ngjau kryengritja e Mirditës kryesua nga dera e Gjonmarkajve kundra qeverisë qëndrore të Tiranës, edhe në këtë, Shkodra mori pjesë vullnetarisht për shuarjen e saj. Me 6 qershor 1924 plasi kryengritja kundra Ahmet Zogut dhe shkodranët, malsorë e fshatarë morën pjesë vullnetarisht.
Me 1926 shpërthei Kryengritja e Dukagjinit dhe mos të ishte tradhtia në mes, malsorët do futeshin në Shkodër, me marrë sundimin në dorë, mbasi kishin arritur deri te Ura e Mesit. Përshtypje jashtëzakonisht të madhe bëri në popullin e Shkodrës varja në litar e priftit katolik Dom Gjon Gazullit, me 4 mars 1927. Në shtator të vitit 1936, prefekti i Shkodrës, Javer Hurshiti, zbuloi vendin ku ishin varrosur Ç. Topulli e M. Qulli. I gjeti eshtrat e tyre, të cilat i vendosi në dy arkivole dhe ftoi bashkinë e Gjirokastrës që të dërgonte një delegacion për të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së eshtrave të tyre që do të zhvillohej nga bashkia e Shkodrës. Me këtë rast niset nga Gjirokastra një delegacion i kryesuar nga Beso Gega. Mbasi pushoi një ditë në Tiranë, delegacionit iu bashkëngjit edhe Enver Hoxha. Ceremonia u zhvillua para ndërtesës së Bashkisë së Shkodrës më 14 shtator 1936. Janë të njohura dhe të botuara, në shtypin e kohës, fjalimet që mbajtën me këtë rast Padër Anton Harapi, si dhe Ernest Koliqi. Me këtë rast doli nga rreshti i dytë, edhe Enver Hoxha, i cili mbajti një fjalim që nuk u botua kurrë, por që u fiksua nga fotografi Kel Marubi.
Në vitet 1924 deri më 1939 pati një zhvillim industrial me fabrika të vogla kryesisht në industrinë ushqimore dhe të çimentos. Në vitin 1939 kishte rreth 70 fabrika të tilla. Gjatë kësaj periudhe të monarkisë qyteti ka një administrim evropian, me institucione të rregullta, dhe kryhen një varg reformash perparimtare. Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga ushtritë fashiste te Italise, me 7 prill 1939, djelmnia shkodrane kërkoi armë për dalëzotje, por i qenë mohuar: me gjithëkëtê, këmishat e zeza të qeverisë fashiste i pritën nga kalaja dhe nga brigjet e Drinit të turbullt me pushkë në faqe. Dëshmi e gjallë qé vrasja e Toger Bombigi te Ura e Drinit.[25]
Referime
Redakto- ^ a b c d e f Bushati H., Shkodra dhe motet (traditë, ngjarje, njerëz) v. II, Shkodër: "Idromeno", 1999.
- ^ Bushati H., Shkodra dhe motet (pemë gjenealogjike familjesh shkodrane) v. III, Shkodër: "Idromeno", 1999.
- ^ Clayer N., Is̲h̲ḳodra, Encyclopaedia of Islam, Second Edition. Brill Online, 2012.
- ^ Zamputti I., Dokumente të shekujve XVI-XVII per historinë e Shqipërisë. Vëllimi III (1603=1621), Tirana 1989, ff. 376-389.
- ^ a b c Sheldija Gj., Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine, Shkodër, 1957-'58.
- ^ Armao E., Località, chiese, fiumi, monti, e toponimi varii di un'antica carta dell'Albania Settentrionale, Roma: Istituto per l'Europa Orientale, 1933. fq. 53.
- ^ a b c d e f g h Bushati H., Shkodra dhe motet v. I, Shkodër: Idromeno, 1999.
- ^ Elsie R., A Biographical Dictionary of Albanian History, I.B. Tauris, London-New York: 2012, së bashku me QSA. ISBN 978-1-78076-431-3.
- ^ Dankoff R., Elsie R. (red.): Evliya Çelebi in Albania and Adjacent Regions (Kosovo, Montenegro, Ohrid) Arkivuar 3 janar 2018 tek Wayback Machine, Leiden 2000, ff. 27-57. Translated from the Ottoman Turkish by Robert Elsie and Robert Dankoff. Duke e krahasuar me përkthimin e S. Vuçiternës dhe monografinë "Shkodra dhe motet" I&II të H. Bushatit, përktheu Sait N. Saiti më 20 qershor 2017.
- ^ Kamsi W., Shkodra, kryeqyteti historik i Shqipnisë, Art & Trashëgimi, 2012.
- ^ Valentini Z., Përfundime historike të nji dokumenti, Shkodër: revista "Leka", vj. VI, nr. VIII, fq. 260.
- ^ Ardian Vehbiu e çmon si hoax dhe osianizëm këngën, krijim i një poeti i shekullit XIX. Zef Jubanit pas gjase.
- ^ Studime historike, Volume 4, Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë 1967, fq 62.
- ^ Vlora E., Kujtime 1885-1952, përktheu Afrim Koçi, Tiranë: IDK, 2010.
- ^ a b Duka F., Sfida shqiptare ndaj shtetit osman: Pashallëku i Shkodrës, Art & Trashëgimi, 2012.
- ^ a b Bushati H., Bushatllinjtë, Shkodër: Idromeno, 2003.
- ^ Jazexhi O., Kara Mahmud Pashë Bushati Arkivuar 19 gusht 2018 tek Wayback Machine, dielli.net.
- ^ Sarro I., Gjendja e të krishtenëve të dioqezës së Shkodrës në fundin e shekullit XVIII, Hylli i Dritës, Shkodër: Botime Françeskane, Vjeti XXXI, Nr. 1.
- ^ a b c Tafilica Z., Veprimtaria tregtare e Shkodrës (Mesi i shek. 18 - fundi i shek. 19), Art & Trashëgimi, 2012.
- ^ Ippen Th., Skutari und die nordalbanische Küstenebene Arkivuar 17 janar 2018 tek Wayback Machine, Sarajevo 1907, ff. 27-32. Përkthyer nga gjermanishtja prej R. Elsie.
- ^ Saraçi A., The Trade Relations between the Sanjak of Scutari (Shkodra) and the Republic of Venice in the First Half of the XVIIIth Century Arkivuar 19 tetor 2018 tek Wayback Machine, Anglisticum Journal (AJ) shtator 2016, V. 5, nr. 9.
- ^ a b c d Tratativat diplomatike dhe dorezimi i qytetit[lidhje e vdekur] nga Blendi Fevziu
- ^ Çështja e Shkodrës në Konferencen e Ambasadorëve 1912-1913 deri në momentin e dorëzimit Malit të Zi Arkivuar 16 tetor 2007 tek Wayback Machine, Dr. Romeo Gurakuqi
- ^ "Nga Romeo Gurakuqi". Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2011. Marrë më 29 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sheldia". Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2007. Marrë më 22 qershor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)