Sllavët e Jugut janë popull sllav që flasin gjuhët sllave të jugut dhe banojnë në një rajon të afërt të Evropës Juglindore që përfshin Alpet lindore dhe Gadishullin Ballkanik. Të ndarë gjeografikisht nga sllavët perëndimorë dhe sllavët lindorë nga Austria, Hungaria, Rumania dhe Deti i Zi, sllavët e jugut sot përfshijnë boshnjakët, bullgarët, kroatët, maqedonasit, malazezët, serbët dhe sllovenët.

  Vendet ku një gjuhë sllave e jugut është gjuha kombëtare
  Vendet ku lindore dhe gjuhët perëndimore sllave janë gjuhë kombëtare

Në shekullin e 20, shteti i Jugosllavisë (nga serbo-kroacishtja, me kuptimin "Sllavia e Jugut") bashkoi shumicën e popullit dhe të tokave të sllavëve jugorë-me pëjashtim të bullgarëve dhe Bullgarisë-në një shtet të vetëm. Koncepti pan-sllav i Jugosllavisë u shfaq në Kroacinë e fundit të shekullit të 17-të, në atë kohë pjesë e monarkisë së Habsburgëve, dhe fitoi rëndësi përmes lëvizjes ilire të shekullit të 19-të. Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, e quajtur Mbretëria e Jugosllavisë në vitin 1929, u shpall më 1 dhjetor 1918, pas bashkimit të shtetit të sllovenëve, kroatëve dhe serbëve me mbretëritë e Serbisë dhe Malit të Zi. Me shpërbërjen e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990, u formuan disa shtete të pavarura sovrane si Serbi dhe Mali i Zi.