Wikipedia:Projekti Fjalori/Gjuhë/A
Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Gjuhë apo Vitrina Projekti Fjalori/A ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije |
A
Redakto- Absolutj-a
- Letërsia absolute në literaturë e njohur edhe si letërsia autonome apo letërsia e pastër janë shkrime në proza apo verse të cilat qëndrojnë pezull mbi realitetin, dhe qëndrojnë vetëm për veten e që nuk synojnë dëftimin e kuptimit të tyre.[1]
- Abstarktj-a (Abstraktum)
- Një substantiv i cili lidhet për një mendim, një ide, një ndjenë ose diçka tjeter të cilën materialisht nuk mund ta përthekojmë. Shembuj për abstrakten janë "Drejtësia", "Dashuria", "Fantazia", "Ëndrra" si dhe të tjera që e kundërshtojnë konkreten (konkretum).[1]
- Adaptim-i (Adaptation) Nga latinishtja adaptare "përshtatje".
- Ripërpunimi i një cope letrare, më së shpeshti i një vepre epike, me qëllim përshtatje një gjinije tjeter të caktuar (b.f. dramës, operës etj.) ose një mjeti tjetër komunikativ (b.f. filmit, radios, televizorit).[1]
- Aforizëm-i
- Shprehje që tregon për një fjali, zakonishtë të thjeshtë, e që rrjedhë nga një mendimi i shkurtë, apo nga një konkludim shpirtërorë. Në formë të ngushtë, formulohet në një shprehje nga një njohuri, nga një gjykim, apo nga një e vërtet e përgjithësuar ashtu që shprehja është e plotëfuqishme që të nxisë lexuesin të mendojë në mënyrë kritike. p.sh aforizma nga Verner Miçi (Werner Mitsch) "Mirëqenja është kur njerzit kanë më shumë Orë se sa kohë".[1] Me fjalë të tjera, një shprehje që në të njëjte kohë e afron lexuesin (dëgjuesin) me shkruesin (folësin) dhe e shtynë atë të zhytet në mendime. Në gjuhën e rrugës e njohur si "forre" si b.f. "Dy kuaj ti japë forre dhe me kali luajë"
- Akrostik-u (Akrostichon)
- Një vjershë, në të cilën ka hoka. Hokat ndërtohen nga shkronjat e para, rrokjet e para, ose shprehjet e para të verseve apo strofave të njëpasnjëshme ashqtu që kur të lexohen vertikalisht japin një fjalë, një emër apo edhe një fjali. Akrostiku adhurohej posaçërisht në antikë, më vonë edhe në mesjetë si dhe në letrat barokane. Në ditët tona shpeshë haset si pjesë e propagandës ekonomike.
- Kosovar jam
- O perendi
- Sa të jem gjallë
- Ora për mua le të bijë
- Vajzë shqiptare
- Arvanite të kem në shtëpi.[1]
- Aksion-i
- Akt-i
- Akti është një copë e mbyllur në vete, copë e madhe si pjesë e një vepre tek drama e cila nëpërmjet ramjes së perdesë markohet.[1]
- Alegorese
- (Allegorese në gjermanisht) Dëftimi i një mendimi të fshehur prapa fjalëve të një teksti. Do me thënja e këtij mendimi mund të jetë i natyrës filozofike, nat. teologjike apo nat. morale. Thuhet se ky llojë veprimi për herë të parë është përdorur në shkrimet e Homerit. Ky veprim është zgjeruar pakë sa në shkrimet e institucioneve krishtere gjatë përkthimeve të librit të shenjtë për të mos humbur anën shpirtrore të tij të shprehur fjalë për fjalë.[1]
- Alegori-a
- Shprehje figurative e një përkufizimi të veprimit abstraktë të thejshtë apo kompleks, nëpërmjet figurave të kapshme (apo seri e figurave të kuptueshme). Shpesh vihet apo pasonë si personifikim si b.f. drejtësia (latinisht "iustitia") nëpërmjet një figure të një gruaje. Thuhet që alegoritë janë përdorur edhe në antikë dhe kanë qenë bukur mirë të përhapura, mirëpo edhe në mesjetë e në kohën e rilindjes evropiane nuk janë lënë pas dore. Në kohen barokane thuhet se përdorimi dhe përhapja e tyre ka arrit kulmin e alegoris në evropë. [1]
- Aleksandrin
- Shkrime e përgjithshme që pikë qendrore kanë Aleksandrin. [1]
- Aliteracion-i
- Shprehje për të treguar tingëllimen e ngjajshme të dy e më shumë fjalëve. Nëpërmjet tyre synohet të arrihet veçimi i efektit të lidhjeve të shpehjeve që përnga kuptimi shkojnë bashkë. Nëpërmjet tyre nëpër vjersha bëhen pikturime të tilla të zanoreve që mund të arrijnë efekte muzikore të gjuhës. [1]
- Almanak-u
- (gjermanisht: almanach) Në fillim shprehje për të treguar një lloj tablo të përdorur në orient për të vizatuar e shënuar mbi të dhënat e përdorura austronomike. Aty nga shekulli i 13-të, në Evropë, për gjëra të ngjajshme ka filluar të përdoret tabloja "kalendari". Në to, përpos të dhënave të thjeshta jepeshin edhe të dhëna më të thella si dhe elemente argëtuese. Kështu filluan të krijohen kalendare të veçanta për tema të ndryshme si b.f për teatër apo letërsi. [1]
- Alhochdeutsch
- Shprehje që zakonisht përdoret nga shkruesit me prejardhje anglo-saksone në shkrimet në gjuhen shqipe e, që nënkupton shkallen e parë të zhvillimit të gjuhës së shkruar gjermane d.m.th shkalla e parë në të cilen bazohet gjuha standarte e përdorur nga folsit e gjermanishtes në ditët tona. Dëshmit e para të saj, thuhet të datojnë që nga shekulli 6/7 por nuk është e rrallë të thuhet se ajo ka filluar nga shekulli 8, sipas dorshkrimeve të dëshmitarëve të asaj kohe. Koha e ashtuquajtur "Alhochdeutch" (zakonisht e lexojin si Altho'dojç) përfundonë me fillimin e kohës tjetër të quajtur "Mittelhochdeutsch" (lexo:Mitelho'dojç) e cila merret të ketë filluar aty nga mesi apo fundi i shekullit 11. "Althochdeutsch" që ndoshta mund të përkthehej diçka si gjermanishtja e lashtë e lartë ku lartë duket të ketë kuptimin letrare, thuhet që ende nuk ishte një gjuhë e përbashkët e unifikuar e shoqërisë por që u shpërnda në dialekte relativisht të pavarura të fiseve si Frankëve, Baiern (sigurisht Bavarët) dhe Alemanët.[1]
- Aluzion-i
- Ambiguiteti
- (gjermanisht Ambiguiteat, nga latiishtaja "ambiguus" - "me dy kuptime - mendim dyftyrësh") Shprehje e retokrikës. Tregon si kuptimin e paqëllimt d.m.th kuptimin që merret si gabim si dhe kuptimin e dëshiruar si b.f. në kashtëlashta, hoka, gjëgjeza, shtosa, etj.[1]
- Ambivalenc-a
- (në gjermanisht Ambivalenz, nga latinishtja "ambi" - nga të dy anët, dhe "valens" i fuqishëm) Shprehje në literaturë dhe në shkencat e gjuhës, me të cilën shprehet paraqitja në të njëjten kohë e dy fenomeneve kundërthëse me njëra tjetren të cilat shpeshë fenomene verbuese. Flitet b.f për rryma ambivalente nëpër epoka apo për ambivalencën e këndëvështrimit të fjalëve.[1]
- Amfibrak-u
An
Redakto- Anaforë-a
- anafera (gjermanisht Anapher) - një figurë retorike, tek e cila një fjalë e thejeshtë apo e përbërë përsëritet në fillim të pjesës pasuese të fjalis ose në versen pasuese. Përdoret atëherë kur duhet të ndriçohet një e futur depërtuese apo që të bëhet një pasqyrë më e kapëshme.[1]
"Uji shushërit, uji gurgullon"[2] (Gother, "Der Fischer", 1779)[1]
- Anagramë-a
- Pështjellimi i vendeve të shkronjave të një fjale apo një grupë fjalësh me qëllim nxjerrje së një vargu të shkronjave të cilat paraqiten si fjalë me kuptim. I tërë veprimi bëhet pa shtuar apo lënë anash ndonjë shkronjë të fjalës së pshtelluar e cila duhet të gjendet nga lexuesi.[1]
- Anakolutë-a
- Anakreontike
- Anakronizëm-i
- (gjermanisht Anachronismus nga greqishtja "anachronismos" - "ndryshimi i segmenteve kohore") Në letërsin e vargjeve, anakronizmi d.m.th thymje e rrjedhes kohore kundër rrjedhes së renditur sipas historisë për persona, gjëra ose ngjarje. Anakronizmi mund të përdoret me qëllim edhe nga ana e autorit për të arritur efekte të qëllimta. Zakonisht përdoret për të nxitur një efekt komikë. Por edhe në bynat e teatrit nuk është rrallë të vërehet përdorimi i anakronizmit. Këtu përdoret me qëllim që materiali të mbetet i përgjithëkohëshe. Kjo ndodhë b.f. kur në kohën tonë në bynë luhet një dram nga Greqia antike dhe aty paraqiten me veshje moderne. Anakronizmi i padëshiruar krijohet nëpërmjet mangësisë së njohurive mbi çështjen.[1]
- Anakolut-i
- Në të vërtet është një gabim në strukturen gramatikore të fjalisë, pasi që pjesa e parë dhe pjesa e fundit e fjalisë nuk kanë lidhje ndërveti. Shërben si vegël e mirë stilizuese me qëllim veçimi të një shpartallimi apo veçimin e një personi të hutuar.[1]
- Anakreontik-a
- (gjermanisht Anakreontik) në kuptimin e ngushtë, shprehje për imitimin (çinimini) e rreptë në Oden-et greke të cilat thuhet se janë nga shekulli i 6 p.e.sonë dhe thuhet se i kishte lënë lyriku Anakresoni. Në kuptimin e gjërë lloj vjershe e cila temat dhe motivet i ka b.f. për lartësimin e miqëve për botën dhe në jeten e tyre. Anakreonet u muarren si shembull në Francen e shekullit të 16-të, si dhe për lyrikat e ashtuquajtura "gale" (galane) në shekullin e 17 dhe 18-të. Mirëmbajtës i dalluar i tyre i dalluar ishte Voltaire. Ky stil, pos ndikimit në lyriken folklorike (natyrale) të anglishtes, patë ndikim edhe zhvillimin e anakreotikës në literaturën gjermane. Në këtë të fundit, rreth vitit 1740 depërtojë e njohur si lyrika "Rokoko". Këtu një numër i temave variohet duke u ripërsëritur: Dashuria, Verëra, Natyra, Miqësia dhe Shoqëria, Vjershtaria si dhe "dituria e mirëpritur" (e argëtuese, e çeltë). Vendet e ngjarjeve në vjershta anakreontike zakonisht janë pejsazhe natyrore të adhuruara në të cilat paraqiten figura mitologjike (Amori, Bacchus-i, Nimfet, Musen-et dhe Graciat) dhe shpeshë edhe autori me të dashurën e tij. Përfaqsues kryesorë të Anakreontikës janë anëtarët e rrethit të vjershëtorëve në Hallem: Johan Ludwig Gleim, Johan Nikolaus Geotz dhe Johan Peter Uz. Këta i përkthyen, përshtatën dhe botuan anakreontiket antike. Përfaqsues tjerë të njohur janë Fridrich von Hagedorn, Gotthold Ephraim Lessing dhe Goethe.[1]
- Anale-t
- (Annalen - gjermanisht nga latinistja "annus" - viti, HZ-lenanajsananash) libra vjetor, vjetarë, libra të ndodhive apo ngjarjeve historike, në të cilat bëhet radhitja e tyre sipas viteve. Paraqitja e ngjarjeve është e "pastërt" mirëpo e vërshtison lidhjen logjike të ngjarjeve, pra është lineare[3], nga gjysma e dytë e shekullit 11, analet filluan që pjesërisht të lidhen me "kronikat". [1]
- Anapest-i
- Rrjedhë e një lloj versi (vër si ... vargë) tre pjesorë nga koha antike, format themelore të të cilit përbëhen nga dy rrokje të shkurta pa theksuara apo një rrokje e gjatë e theksuar. Në motet antike, anapesti përdorej për marsh apo për beteja, pasi që kombinimi i rrokjeve "shkurt-shkurt-gjatë" krijon efektin me karakterë shtytës. Si e kundërta e anapestit merret Daktilusi (Daktylus)[1]
- Anologji-a
- Shprehje që kryesisht nënkupton "Ngjashmërin" si rrjedhë e vetive, në gjuhën shkencore ka kuptimin e "përafërsia" e dy fjalëve, e dy formave të fjalëve apo edhe e si shkruhen ato. [1]
- Anastrof-a
- Shprehje për rikthimin e rradhitjes së zakonshme të fjalëve. Përdoret për shkakë të ritmt, fërkimit ose për të shfaqë një mënyrë të veçant të të folurit. b.f. "Buzë tua t'kuqe" dhe "T'kuqe tua buzë".[1]
- Anekdotë-a
- tregim i cektë, shpeshë i nxehtë ose qesharak në të cilin zbardhet veçoria karakteristike e, një person i njohur e, një dukuri e njohur e, një tip të njerzëve. Zakonisht, anekdota neutrale përfundojnë me pikë kthese të befasueshme të tregimit, apo edhe me thënjen e një personi nga i cili nuk do të pritej. Anektodta shpeshë pshtellohet me aforizmat, barcoletat dhe epigramet.[1]
- Anglocizmi
- Shprehje e përdorur nga anglo-saksonet me të cilën tregojnë trashëgëmin e përkatësis gjuhësore të fjalëve të anglishtes që kanë depërtuar apo huazuar në gjuhët tjera. Me të nuk ndahet vetm një fjalë por hynë edhe fjali të përbëra si b.f. "he shook my hand". Nganjëherë bëhen dallime në mes të anglocizmit dhe amerikanizmit, pra nga cila hapsirë ka arrdhë fjala apo shprehja. [1]
- Anonim-i
- (anonym - gjermanisht) Shprehje për të treguar libra autorët e të cilëve nuk janë të dhënë, nuk përmenden apo edhe nuk janë të njohur. Shkaku i mos njohjes së emrit të autorit mund të qëndrojë për vetë faktin që nuk dihet (ka botues e përmbledhës të shumë të veprave në mesjetë që nuk ju dihen autorët) ose vetë autori i vepres ka dëshirë që të mbetet anonimë. Për këta të fundit thuhet pseudonim, dhe shkaqet mund të jenë të ndryshme, të rastësishme, personale (arixhi ndaj publikut), për shkakë të përmbajtjeve të vepres (përmabjtje të natyrës politike, erotike etj.), që zakonisht pseudonimi paraqitet si nevojë e kohës. [1]
- Anotacion-i
- Antagonist-i
- Kundër luajtësi i herojit para së gjithash nëpër drama. Antagonisti zakonisht ka "vija" negative dhe nëpërmjet veprimeve të tij kushtëzonë katrastrofen apo së paku fatin e herojit. Në vepren "Grushti" (1808 "Faust" - Goethe) të Gëtes b.f. Mefistofelesi (gj.Mephistopheles) është antagonisti i Doktor Grushtit (Dr. Faust).[1]
- Antitezë-a
- Antologji-a
- Një përmbledhje të copave të teksteve që më parë nuk kanë pas lidhje ndërmjet tyre, ose tekst i nxjerrur nga një këndëvështrimin sistemati i pikave historike. Kështu mund të përmblidhen në një vepër tekste të ndryshme të një autori, grupi të autorve, një epoke apo një gjinie letrare.[1]
- Antonime
- Antonomazë-a
- Antik-a
- (Littera abtiqua, li të terët) shprehje për gjitha llojet e shkrimit të dorës tek të cilat harqet janë të rrumbullakta dhe nuk janë harqe të thyera si b.f. tek lloji "fraktura". Lloji i shkrimit antika, u krijua paralel me llojin fraktura aty nga mesi i shekullit 15. Mirëpo në Gjermani filluan të dominojnë nga viti 1941. Shkrimi që jeni duke lexuar tani është shkrimi i shtypit i llojit antikë.[1]
- Antipacion-i
- (Në gjermanishtë "Antizipation") ka dy kuptime:
- Në shkencat e letërsisë: një teknikë tregimi sipas së cilës nëpërmjet të dhënave, paralajmrohet apo dëftohet rrjedha e tij, rrjedhë e cila shumë më vonë në përmbajtje bëhet e qartë.[1]
- Në retorikë: Mënyrë e fjalimit, nëpërmjetë së cilës folës i heqë apo ju merr fuqin e kundërargumenteve të fjalimit të tij.[1]
- (Në gjermanishtë "Antizipation") ka dy kuptime:
- Antonim-a
- (Në gjermanisht "Antonym") një fjalë e përballuar me kuptimi e kundër të saj, b.f. "i madh"/"i vogë", "gjatë"/"shkurt". [1]
- Antrakt-i
Ap
Redakto- Apogje-u
- Apokrif-i
- Apokrife
- Apologji-a
- (në gjermanisht "Apologie") fjalim vetëmbrojtës apo shkrim vetëmbrojtës, me të cilat tentohet arsyetimi i veprimit ose botëkuptimeve kundrejt ngacmimeve. Apologjia më e njohur është ajo e Platonit pas vdekjes së mësuesit të tij, të cilën e përmbllodhi si "Apologjia e Sokratit" para gjyqit të Athinës. [1] Tek ne shqiptarët apologjia ka pasur kulminacionin në vitet 2003-2006. Kultivuesit më të mirë të saj kanë qenë mërgimtarët në Gjermani, ndërsa konkuret e saj kanë qenë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, po thuaj se anjë fjalim nuk ka përfunduar pa fjalën pyetëse gjykuese "A po jo" të sakatosur në fjalën pyetëse të pa përkufizuar "A po"?
- Apostrof-i dhe Apostrof-a
- (në gjermanisht "Apostrophe" - Apostrofa) nënkupton kthimin përballë e të drejtëpërdrejtë të shkrimtarit apo ndonjë figure, ndaj publikut, por edhe sendeve apo personave që mungojnë. Tekstet me apostrofa zakonisht janë si të "gjalla". Bertolt Breht (Bertolt Brecht) "Aty ku dembabadem ishte një fije bari, aty tani je ulur ti, kantë vajguri". (Wo ehedem ein Gras war Da sitzest jetz du, Oltank") [1]
- Apoteozë-a
- (në gjermanisht "Apotheose") - ngritja e një njeriu në nivel të Zotit, sidomos rrespekti për një sundues të gjallë apo të vdekur. Ngritje e till e lartë, e veçantë i është bërë Lekës së Madhë dhe cezarëve të Romës, b.f. Augustinit .[1]
- Apel-i
- (në gjermanisht "Appell") Ftesë apo vërejtje e depërtueshme, e thënë me theksë të veçantë për një veprim të caktuar.[1]
- Apendiks-i
- (në gjermanisht "Appendix") shprehje për shtesat e ngjitura si pasqyra apo përmbajtje një libri apo një vargu të mbyllur librash.[1]
- Argument-i
- ... në retorikë, është shprehe për të treguar thelbin e dëshmive mbi të cilat bazohet pohimi i paraqitur si i vërtetë.[1]
- ... shkencat e letërsisë, shprehje për fjalë hyrse në prozë apo rredhë, në të cilën hyrje jepet një llojë pasqyrimi i shkurtë përmbajtjes së tyre. Ky veprim ishte i adhuruar në antikë dhe në kohën barokane. Në epokat tjera, vihet re aty këtu nga ndonjë shkrimtarë. Ky veprim, zakonisht përdoret vetëm nëpër format e shkruara, përderisa prologu flitet, ai shpeshë e kryenë këtë funksion.[1]
- Arkaizëm-i
- Arkitektonikë-a
- Artikull-i
- Art-i
- Asindetë-a
- Asonancë-a
- Avantur-a
- Roman ngjarjesh apo avantuarave është shprehje për të treguara romanet në qendër të të cilëve gjendet një ndodhi ose përjetim.[1]
- Autobiografi-a
- Autograf-i
Dëftime
Redakto- ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa ab ac ad ae af ag ah ai aj ak al am an ao Vëretetuar nga dy, tre burime, përkthyer nga Hipi Zhdripi, paraqitur bazuar në serin për "duda" e "duduka" gjerman "Schuler Duden" Literatur, Ein Lexikon zum Deutschuntericht Das grundlegende Wissen zur Literatur, zu Schriftstellern und ihrem Werk, Einblicke in Theater-, Sprach- und Medienwissenschaft. Botues për duda e duduka me shpresë që më mirëkuptojnë: "DUDENVERLAG" Mannheim - Leipzig - Wien - Zurich, ISBN 3-411-05403-4.
- ^ Diçka qishtu, kryesorja me u kuptu Uji"
- ^ Pa e ditë saktësisht çka d.m.th anale edhe nuk më pëlqejke fjala "kronologjia" e kom provu me Vitviteja të krijoj një teks dixhital jolinear për të krijuar këtë "logjiken lidhëse të ngjarjeve" - qëllimi ka qenë Rilildja Kombëtare, por vështirë është për një personë, duhet së paku dy gjenerata të një klase të mesme. Njëra që gjatë nxjerrjes së shënimeve nga lëktyrat që ju jep mësuesi i dixhitalizon ato, gjenerata tjeter që i vërteton, komercialistat i bijin thikë - ahhaha. Sido që të jetë është e mundshme që të krijohet një hipertekst në gjuhën shqipe për historin pa pare, nxënsit për nxënsit.