Akademia Politike
Akademia Politike e Partisë Socialiste ose thjesht Akademia Politike (shkurt: AP) është shkolla e parë e lidershipit të së majtës moderne në Shqipëri. Është një akademi e themeluar nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe me kontributin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert.
Lloji | Akademi politike |
---|---|
Kampusi | Durrës |
Faqja zyrtare | http://www.akademiapolitike.com |
Stafi dhe lektorët
RedaktoStafi i Akademisë Politike përbëhet nga pedagogë të përzgjedhur dhe profesionistë në fushat e tyre, të përkushtuar dhe të motivuar për t’u dhënë studentëve njohuritë e duhura. Lektorët janë politikanë të shquar, parlamentarë, udhëheqës të niveleve të ndryshme, diplomatë, profesorë universiteti dhe analistë të njohur, studiues e gazetarë, që do të kontribuojnë me dijen, përvojën, studimet dhe analizat e tyre.
Disa nga lektorët e Akademisë Politike aktualisht janë:
- Alfred Moisiu, ish President i Republikës së Shqipërisë
- Pëllumb Xhufi, historian dhe ish nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim
- Arta Dade, ish ministre e jashtme dhe e kulturës
- Servet Pëllumbi, ish kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
- Maqo Lakrori,
- Përparim Kabo,
- Shkëlqim Cani, ish guvernator Bankës së Shqipërisë
- Ermelinda Meksi, ish ministre dhe aktualish antare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë
- Mimi Kodheli, ish nën kryetare e Bashkisë së Tiranës, aktualisht deputete
- Arben Malaj, ish ministër i financave
- Adriana Berberi,
- Luan Omari, konstitucionalist
- Fatmir Xhafaj, deputet
- majlinda Dhuka,
- Erion Braçe, deputet
- Lisien Bashkurti, ish ambasador i Shqipërisë në Hungari
- Ditmir Bushati, deputet
- Taulant Balla, deputet
- Luan Hajdaraga, ish ministër i brendshëm
- Bashkim Rama,
- Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale
- Valentina Leskaj, deputet
- Preç Zogaj, ish deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë
- Endri Fuga,
- Henri Çili, një nga themeluesët Universitetit Europian i Tiranës
- Ilir Zela, themelues i FRESH-it
- Musa Ulqini, ish deputet
- Namik Dokle, ish kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
- Elteva Bisha,
- Ethem Ruka, ish ministër i mjedisit
- Genci Gjonçaj,
- Ben Blushi, ish ministër i shtetit
- Blendi Klosi, ish ministër i kulturës
- Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë në Kuvend
- Bashkim Fino, ish kryeministër
- Florenc Vangjeli, gazetarë
Programi i Akademisë Politike
RedaktoAP do të mundësojë kryerjen e një cikli të plotë teorik dhe praktik duke u dhënë informacion mbi:
- Të majtën në Shqipëri dhe në botë, Partinë Socialiste dhe të majtën internacionale;
- Socialdemokracinë, vlerat dhe parimet universale të së majtës tradicionale dhe moderne;
- Raportet e politikës shqiptare me institucionet dhe pushtetet;
- Integrimin evropian dhe efektet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO;
- Modelet ekonomike të së majtës, mirëqeverisja dhe mirëqenia sociale ;
- Komunikimi publik dhe mediatik i të majtës moderne ;
- Fushata elektorale dhe menaxhimi elektoral ;
- Mendimi kritik dhe analitik në proceset politike ;
- Njohuritë e përvetësuara do ti japin mundësi studentëve ;
- Të përfshihen drejtpërdrejtë në proceset e funksionimit dhe vendimmarrjes politike të Partisë Socialiste në çdo nivel të saj si dhe të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ;
- Të njihen më thellë dhe do të prekin nga afër problemet aktuale që ka Shqipëria në fushën politike, ekonomike dhe sociale ;
- Të vënë në praktikë dijet e tyre duke propozuar zgjidhje të mundshme për probleme aktuale ;
- Të sugjerojnë rrugët e mënyrat më efikase për të eliminuar problemet dhe përshpejtuar ritmet e zhvillimit ;
- Të angazhohen në mënyrë strategjike në proceset politike të vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar.
Veprimtaria
RedaktoAkademia realizon veprimtarinë e saj në fushën e trajnimit fillestar dhe vazhdues, duke u dhënë mundësi të rinjve të përgatiten për funksionet e tyre në të ardhmen. Metoda e mësimdhënies do të ndërthuret ndërmjet orëve teorike dhe praktike, në formë ligjërate, dialogut dhe mësimit interaktiv, debatit, punës në grup, studim i rastit, loja me role, prezantime, stimulime etj.