Cristian Tello Herrera (lindur më 11 Gusht 1991) është një futbollist spanjoll që luan aktualisht në Serie A për klubin e Fiorentina, në huazim nga Barcelonës. Tello mund të luaj si mesfushor sulmues dhe si një sulmues kryesor.

Cristian Tello

Tello duke luajtur për Barcelonën në vitin 2012.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëCristian Tello Herrera
Datëlindja11 gusht 1991 (33 vjeç)
VendlindjaSabadell, Spanjë
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues / Mesfushor–Sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Betis
Numri11
Karriera me të rinjtë
1999–2002Can Rull
2002–2008Barcelona
2007–2008→ CF Damm (huazim)
2008–2010Espanyol
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010Espanyol B4(1)
2010–2012Barcelona B39(9)
2011–Barcelona37(10)
2014–2016Porto (Huazim)36(7)
2016–2017Fiorentina (Huazim)51(6)
2017–Betis48(6)
Karriera ndërkombëtare
2010Spanja U–193(0)
2011Spanja U–205(1)
2012–2013Spanja U–2112(2)
2012Spanja U–236(0)
2013Spanja1(0)
2013Katalonja2(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 8 shkurt 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 gusht 2013

Karriera me klube

Redakto

Vitet e herëshme / Espanyol

Redakto

Christian Tello lindi në Sabadell të Barcelonës, dhe e filloi karrerën e tij futbollistike tek skuadra e CF Can Rull, më pas u transferua tek akademia e FC Barcelonës, dhe më pas u huazua për një vit tek skuadra e CF Damm.

Në vitin 2008, kontrata e Tellos skadoi, dhe RCD Espanyol e bleu, dhe e vendosi në skuadrën B. Tello bëri debutimin e tij me skuadrën B në sezonin 2009–10, ku luajti katër ndeshje në divizionin e tretë.

Barcelona

Redakto

Në qershor 2010, Tello u rikthye sërisht te skuadra e Barcelonës B, që ishte skuadra e dytë.[1] Më 9 nëntor 2011, Tello bëri debutimin e tij me skuadrën e parë, duke luajtur 90 minuta në fitoren 1–0 të Barcelonës kundër CE L'Hospitalet në raundin e parë të Copa del Rey,[2] dhe shënoi golin e tij të parë në ndeshjen e kthimit, ku Barcelona fitoi me rezultatin 9–0.[3]

Tello bëri debutimin e tij në La Liga, duke u zëvëndësuar në minutën e 75të me Adrianon, në barazimin 0–0 me Villarrealin.[4] Javën tjetër, Tello ishte në formacionin e parë në ndeshjen kundër Real Sociedad, ku Tello shënoi golin e parë në minuten e tetë dhe Lionel Messi shënoi golin e dytë, ndeshja përfundoi me rezultatin 2–1 për Barcelonën.[5]

 
Tello në aksion me BarcelonënLigën e Kampioneve kundër Bayer Leverkusen.

Më 7 mars 2012, Tello zëvëndësoi Andrés Iniestën në pjesën e dytë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Bayer 04 LeverkusenCamp Nou, duke bërë edhe debutimin e tij në Ligën e Kampioneve: në dy minutat e para shënoi golin e parë pas një asisti të Cesc Fàbregas, dhe golin e dytë e shënoi gjashtë minuta më vonë, pesë golat e tjerë të ndeshjes i shënoi Lionel Messi, dhe FC Barcelona fitoi me rezultatin 7–1 (10–2 gjithsej).[6]

 
Tello duke luajtur për Spanjën U–23Lojërat Olimpike Verore 2012.

Edhe pse e ardhmja e tij u duk e pasigurtë,[7][8] Tello arriti që të bindë trajnerin e ri Tito Vilanova që të qëndronte te Barcelona në sezonin 2012–13. Më 19 Shtator 2012, Tello shënoi golin e hapjes, dhe asistoi në golin e Lionel Messit në fitoren 3–2 në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Spartak MoscowCamp Nou, dhe u përzgjodh si lojtari i ndeshjes.[9]

Më 13 dhjetor 2012, Tello firmosi një kontratë të re me Barcelonën, që do ta mbante atë në Camp Nou deri në vitin 2016.[10] Nëntë ditë më vonë, Tello shënoi pas 30 sekondash në ndeshjen e fundit të vitit ndaj Real Valladolid, ku [Barcelona fitoi jasht fushe me rezultatin 3–1.[11]

Tello pësoi një rënje drastike në sezonin 2013–14, pas ardhjes së Neymar.[12][13] Ai shënoi golin e parë të sezonit më 11 dhjetor në fitoren 6–1 kundër Celticfazën e grupeve të Ligës së Kampioneve,[14] dhe vetëm gjashtë ditë më vonë, gjeti rrugën e rrjetës në fitoren 3–0 kundër FC CartagenaCopa del Rey (7–1 rezultati i përgjithshëm),[15] Po në këtë kompeticion, Tello shënoi tregolshin e parë si profesionist në fitoren 1–4 kundër Levantes në ndeshjen e parë të çerek–finales së kupës.[16]

Huazimi te Porto

Redakto

Më 16 korrik 2014, Tello u huazua te klubi portugez PortoPrimeira Liga për dy vite.[17]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Tello ishte pjesë e ekipit nën-23Lojërat olimpike verore 2012 që u zhvillua në Londër, ku Spanja dështoi që të kalonte fazën e grupeve.[18]

Statistikat e karrierës

Redakto

Redaktuar më 22 Janar 2014 [19]

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër[nb 1] Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Espanyol B 2009–10 4 1 1[nb 2] 0 5 1
Total 4 1 1 0 5 1
Barcelona B 2010–11 23 4 23 4
2011–12 16 5 16 5
Total 39 9 39 9
Barcelona 2011–12 15 3 4 2 3 2 0 0 22 7
2012–13 22 7 6 0 4 1 2 0 34 8
2013–14 12 0 4 3 2 1 0 0 18 4
Total 49 10 14 5 9 4 2 0 74 19
Karriera në total 92 20 14 5 9 4 3 0 118 29
  1. ^ Përfshirë kompedicione të tjera si: Supercopa de España, UEFA Super Kupa, FIFA Kupën e Botës për Klube
  2. ^ Përfshirë 2010 Segunda División B Relegation play-off (1 ndeshje)

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 14 gusht 2013[20]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2013 1 0
Gjithsej 1 0
Barcelona

Kombëtarja

Redakto
Spanja U21

Referime

Redakto
  1. ^ "El Espanyol espera alguna contraprestación a la marcha de Tello al Barça" [Espanyol pret kompensim nga largimi i Tellos te Barça] (në spanjisht). Sport. 2 korrik 2010. Marrë më 23 dhjetor 2019.
  2. ^ "Otro 'Iniestazo'" [Një tjetër 'Iniestazo'] (në spanjisht). Marca. 9 nëntor 2011. Marrë më 23 dhjetor 2019.
  3. ^ "Escabechina antes de Navidad" [Vrasje para Krishtlindjeve] (në spanjisht). Marca. 22 dhjetor 2011. Marrë më 23 dhjetor 2019.
  4. ^ "Barca slip up again to lose ground" [Barça rrëshket sërisht dhe humbet terren] (në anglisht). ESPN FC. 28 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2012. Marrë më 23 dhjetor 2019.
  5. ^ "Barcelona stay in the hunt" [Barcelona qëndron në gjueti] (në anglisht). ESPN FC. 4 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2012. Marrë më 4 shkurt 2012.
  6. ^ "FC Barcelona - Bayer 04 Leverkusen: The champions are a goalscoring machine (7-1)" (në anglisht). FC Barcelona. 7 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2012. Marrë më 8 mars 2012.
  7. ^ La negociación por Tello aún no ha arrancado (Tello negotiations have not started yet) Arkivuar 12 qershor 2013 tek Wayback Machine; El Mundo Deportivo, 22 qershor 2012
  8. ^ El futuro de Tello, una incógnita (E ardhmja e Tellos në ajër) Arkivuar 15 korrik 2012 tek Wayback Machine; Merca Fútbol, 13 korrik 2012
  9. ^ "Messi's Barcelona show sees off Spartak" [Shfaqja e Messit të Barcelonës heq qafe Sparkatun] (në anglisht). UEFA.com. 19 shtator 2012. Marrë më 20 shtator 2012.
  10. ^ "Tello ends uncertainty with new Barcelona deal" [Tello i jep fund paqartësive me një marrëveshje të re me Barcelonën] (në anglisht). UEFA.com. 13 dhjetor 2012. Marrë më 13 dhjetor 2012.
  11. ^ "Barcelona stay nine clear" [Barcelona qëndron nëntë pikë para] (në anglisht). ESPN FC. 22 dhjetor 2012. Marrë më 22 dhjetor 2012.
  12. ^ "'I can deal with Neymar competition' – Tello" ['Mund t'a përballoj konkurencën me Neymar' – Tello] (në anglisht). Goal.com. 19 korrik 2013. Marrë më 10 janar 2014.
  13. ^ "Tello: "No quiero escuchar ofertas, quiero triunfar en el Barça"" [Tello: “Nuk dua të dëgjoj rreth asnjë ofertë, dua të triumfoj te Barça”] (në spanjisht). La Ronda. 19 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2014. Marrë më 10 janar 2014.
  14. ^ "Neymar treble helps Barcelona canter past Celtic" [Tripleta e Neymar ndihmon Barcelonën të kaloj Celtic] (në anglisht). UEFA.com. 11 dhjetor 2013. Marrë më 23 janar 2014.
  15. ^ "Felices fiestas para Neymar" [Gëzuar Krishtlindjet Neymar] (në anglisht). Marca. 18 dhjetor 2013. Marrë më 10 janar 2014.
  16. ^ "Messi cocina y Tello se pone las botas" [Messi e gatuan dhe Tello e ndez] (në anglisht). Marca. 22 janar 2014. Marrë më 23 janar 2014.
  17. ^ "Transfer news: Barcelona forward Cristian Tello joins Porto on two-year loan deal" [Merkato: Sulmuesi i Barcelonës Cristian Tello i bashkohet Porton në huazim për dy vite] (në anglisht). Sky Sports. 16 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2014. Marrë më 16 korrik 2014.
  18. ^ "Spanja eliminohet nga Londra 2012". Telegrafi.com. 27 korrik 2012. Marrë më 11 shkurt 2019.
  19. ^ "Cristian Tello" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 dhjetor 2019.
  20. ^ "Cristian Tello" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 11 shkurt 2019.

Lidhje të jashtme

Redakto