Duhet menduar se një pjesë e mirë e elementit shqiptar kosovar i ka rrënjët e tij në popullsinë e vjetër ilire-shqiptare që mbisundonte aty që prej antikitetit.[1]

struktura etnike e popullsisë së Evropës viti 1896
Harta etnike e Kosoves 2011
Demografia e Kosovës
Ilirët
Dardanët
Dyndja sllave
Per. Osmane
Shqipëria
Kolonizimi
Republika
Kosova

Sipas historianit çek, Konstantin Jireçeku, në veprën e tij ‘’Historia e serbëve’’ shqiptarët në mesjetën e hershme kanë humbur shumë tokë nga serbët, por megjithatë ata janë një popull që ka treguar vitalitet edhe në kohëra të vështira. Nga këto dhe shkrime të tjera bëhet e ditur që këtë territor e kanë banuar shqiptarët. Që në mesjetë ata merreshin si një popull i vjetër krishter me kulturë të lartë qytetare. [2]

Lashtësia e popullit serb në Kosovë, siç e pretendon politika serbe, nuk ka kurrfarë mbështetje shkencore. Para së gjithash, dihet fare mirë se shteti serb nuk është krijuar në trevën e Kosovës, (as në qytetin e sotëm Rashkë, siç mund të mendohet, i cili ndodhet në Serbi afër Kosovës), por shumë më larg në Rashkë, siç quhej atëherë Serbia. ‘’Në shekullin 10 formacionet e tyre (serbe) të para kompakte ishin Rashka (Rascia) në luginën e Ibrit në perëndim të Moravës, dhe Zeta, që i përgjigjet në vija të trasha Malit të Zi të sotëm’’.[3]

Me ndarjen e kishës së krishterë më 1054 në Kishën ortodokse të lindjes dhe në Kishën katolike të perëndimit, një pjesë e shqiptarëve të Kosovës lindore, që nga Kaçaniku deri në Mitrovicë, kanë qenë kryesisht ortodoksë, nën ndikimin e shtetit Bizantin ortodoks, kurse pjesa tjetër e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë kryesisht katolikë, nën ndikimin e Romës e të Venedikut.[4]

Nemanja depërtoi në një pjesë të vogël të Kosovës, ku në atë kohë nuk ka patur serbë. Madje, siç shkruan shkencëtari francez, Michel Aubin, vendosja në një territor të caktuar i pushtetit politik e ekonomik, nuk përcakton përkatësinë etnike të popullsisë së nënshtruar. ‘’Kështu, despoti i vogël ‘’serb’’ i Seresit në Greqinë Veriore, mund të sundonte nga 1355 deri më 1371 një popullsi, pjesa më e madhe e së cilës ishte greke.’’[5]

Shqiptarët në Kosovë përmenden edhe në dokumente (krisobula) kishtare-shtetërore serbe në kohën e sundimit të Nemanjiqëve në shek. XIV, sidomos fshatrat rreth Prizrenit, dhe në Drenicë, me zhbërjen e shtetit të car Dushanit mbas vdekjes se tij ne 1355, dokumentet raguziane dhe osmane dëshmojnë se Prizrenin, Pejën dhe krejt Rrafshin e Dukagjinit e zotëruan kryezotërinjtë shqiptarë Ballshajt, Kastriotët e Dukagjinët. Janë të shumtë dokumentet historike për prezencën masive të shqiptarëve në Kosovë e në Maqedoni në mesjetë. Te pakten Kosova Perendimore dhe Qendore ishte ne pushtetin e Princave Shqiptare para kapjes se Kosoves nga Osmanet ne 1455.

Ka pasur edhe lkevisje te klerti serb per sllavizimin e shqiptareve, edhe pse duhet thene se koncepti i kombit '' serb'' ne ate kohe nuk ekzitonte dhe se Shqiptare si qytetare dhe kriues te Perandorise Romake te Lindjes te njohur edhe si Bizant, ishin ne shumice derrmuese Ortodokse. Per faktin se Shqiptart ishin shumcia Ortodokse, kjo con ne manipulime nga ana e Serbise duke e paraqitur Kosoven si shumice sllave ne mesjete.

Lëvizja e numrit të popullsisë

Redakto

Për të njohur lëvizjen numrit të popullsisë së Kosovës në të kaluarën është shumë e vështirë, për shkak se nuk kemi të dhëna të sakta. Njohja e numrit të popullsië mund të bëhet nga viti 1880, mandej me regjistrimin e popullsisë së vitit 1921 dhe në vitin 1931 në kohën e Jugosllavisë së parë, pas Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavinë e Dytë me regjistrimin e popullsisë së viteve 1948, 1953, 1967 dhe 1981.

Në vitin 1880 vlerësohët se Kosova kishte rreth 240 000 banorë, ndërsa pas 100 vitesh ( 1981) arrin në 1584 000 banorë, ose 6.6 herë më shumë.

Parë për një periudhë të gjatë, popullsia e Kosovës shënoi rritje pozitive, mirpo, nëse analizohet lëvizja në periudha më të shkurta kohore, atëherë del në pah se Kosova shënoi humbje në numër mes viteve 1910-1921 prej 36 000 vetash, sepse bëhen shpërngulje të popullsisë shqiptare dhe myslimane drejt Turqisë e vendeve të tjera gjatë periudhës 1930 – 1941, pas Luftës së Dytë Botërore në vitet 1951 – 1966 ( rreth 250 000 banorë) si dhe pas vitit 1990 e deri në pëfundim të Luftës në qershor të vitit 1999 ( rreth 500 000 banorë).

Rritja e shpejtuar e popullsisë në Kosovë pas viteve 60-të të shekullit XX, ishte rezultat i shtimit të lartë natyrorë, për shkak të zvoglimit të shkallës së mortalitetit si dhe për shkak të ndërprerjes së shpërnguljeve të popullsisë deri në vitet 90-të.

Popullsia e Kosovës për 43 vite ( 1948 – 1991) shënoi rritje prej 1223 000 banorësh gjithësej ose prej 2,67 herë, pra, kishte rritje vjetore nga 23 deri në 1000 banorë. Dyfishimi i popullsisë ndodhi për 29 vite , ndërsa dyfishimi tjetër mund të ndodhte në vitin 2006, mirpo për ndryshimeve të rrethanave ekonomike e politike, përkatësisht emigrimit të gati 0,5 milion banorëve të rinj, kryesisht shqiptarë dhe zvoglimit të shtimit natyrorë, ky dyfishim do të shtyhej më larg, ngase Kosova në vitin 2003 nuk i kishte 2.4 milion banorë të pranishëm, por diku rreth 2 milion. Vlerësohet se Kosova ka 2,126,708 (2007 vlersim)banorë.[6]

Statistikat vitale

Redakto
Popullsia mesatare Lindjet Vdekjet Ndryshimi natyror Shkalla e lindjes(per 1000) Shkalla e vdekshmërisë
(per 1000)
Ndryshimi Natyror(per 1000) Shkalla totale e fertilitetit Popullsia femërore fertile(15–49 vjeç)
1950 764,000 35,222 12,991 22,231 46.1 17.0 29.1 7.70 164,096
1951 780,000 29,299 14,833 14,466 37.6 19.0 18.5 6.17 169,877
1952 793,000 35,619 13,867 21,752 44.9 17.5 27.4 7.23 175,660
1953 813,000 34,595 16,726 17,869 42.6 20.6 22.0 6.62 181,445
1954 832,000 38,595 13,201 25,394 46.4 15.9 30.5 7.16 185,718
1955 842,000 36,736 15,292 21,444 43.6 18.2 25.5 6.62 189,992
1956 859,000 37,819 13,692 24,127 44.0 15.9 28.1 6.56 194,265
1957 873,000 34,159 15,300 18,859 39.1 17.5 21.6 5.84 192,596
1958 890,000 39,285 11,598 27,687 44.1 13.0 31.1 6.62 195,341
1959 921,000 37,364 12,878 24,486 40.6 14.0 26.6 6.14 199,359
1960 944,000 41,631 13,365 28,266 44.1 14.2 29.9 6.64 203,954
1961 967,353 40,561 11,759 28,802 41.9 12.2 29.8 6.26 208,550
1962 994,676 41,336 15,024 26,312 41.6 15.1 26.5 6.23 212,149
1963 1,022,218 41,525 12,423 29,102 40.6 12.2 28.5 6.13 217,556
1964 1,051,498 42,557 12,731 29,826 40.5 12.1 28.4 6.14 224,326
1965 1,082,170 43,569 11,767 31,802 40.3 10.9 29.4 5.97 233,584
1966 1,118,003 42,429 10,266 32,163 38.0 9.2 28.8 5.66 240,125
1967 1,150,622 44,001 11,308 32,693 38.2 9.8 28.4 5.71 248,992
1968 1,182,952 44,627 10,781 33,846 37.7 9.1 28.6 5.64 257,056
1969 1,189,140 46,480 10,892 35,588 39.1 9.2 29.9 5.69 267,271
1970 1,219,996 44,496 10,829 33,667 36.5 8.9 27.6 5.40 268,960
1971 1,253,975 47,060 10,312 36,748 37.5 8.2 29.3 5.74 270,050
1972 1,290,965 47,943 10,270 37,673 37.1 8.0 29.2 5.57 283,885
1973 1,327,853 47,714 10,358 37,356 35.9 7.8 28.1 5.35 293,340
1974 1,365,879 49,847 10,075 39,772 36.5 7.4 29.1 5.40 303,396
1975 1,404,977 49,310 10,018 39,292 35.1 7.1 28.0 5.19 313,611
1976 1,446,001 51,355 10,149 41,206 35.5 7.0 28.5 5.24 324,297
1977 1,486,816 49,849 9,811 40,038 33.5 6.6 26.9 4.92 334,581
1978 1,525,960 49,027 9,776 39,251 32.1 6.4 25.7 4.66 344,970
1979 1,565,995 48,125 9,575 38,550 30.7 6.1 24.6 4.51 349,520
1980 1,552,779 53,147 8,909 44,238 34.2 5.7 28.5 4.82 354,068
1981 1,594,451 48,111 9,677 38,434 30.2 6.1 24.1 4.55 351,396
1982 1,634,893 52,865 10,479 42,386 32.3 6.4 25.9 4.71 361,232
1983 1,676,325 49,645 11,040 38,605 29.6 6.6 23.0 4.29 372,615
1984 1,716,884 55,243 10,573 44,670 32.2 6.2 26.0 4.58 391,155
1985 1,760,132 53,925 11,826 42,099 30.6 6.7 23.9 4.30 403,640
1986 1,803,579 54,519 10,446 44,073 30.2 5.8 24.4 4.18 415,407
1987 1,848,111 56,221 10,307 45,914 30.4 5.6 24.8 4.12 429,439
1988 1,894,131 56,283 10,257 46,026 29.7 5.4 24.3 3.96 441,867
1989 1,938,794 53,656 10,181 43,475 27.7 5.3 22.4 3.63 454,260
1990 1,987,056 55,175 8,214 46,961 27.8 4.1 23.6 3.59 472,145
1991 1,967,675 52,263 8,526 43,737 26.6 4.3 22.2 3.52 454,214
1992 2,007,978 44,418 8,004 36,414 22.1 4.0 18.1 2.83 478,108
1993 2,043,740 44,132 7,804 36,328 21.6 3.8 17.8 2.71 492,412
1994 2,079,234 43,450 7,667 35,783 20.9 3.7 17.2 2.57 506,408
1995 2,115,020 44,776 8,671 36,105 21.2 4.1 17.1 2.55 521,049
1996 2,152,545 46,041 8,392 37,649 21.4 3.9 17.5 2.56 535,873
1997 2,188,083 42,920 8,624 34,296 19.6 3.9 15.7 2.33 549,826
1998 2,127,795 41,752 8,123 33,629 19.6 3.8 15.8 2.34 543,799
1999 2,067,507 40,020 7,569 32,451 19.4 3.7 15.7 2.28 537,773
2000 2,007,219 38,687 7,115 31,572 19.3 3.5 15.7 2.31 531,747
2001 1,946,932 37,412 6,672 30,740 19.2 3.4 15.8 2.26 525,719
2002 1,886,644 36,136 5,654 30,482 19.2 3.0 16.2 2.22 519,692
2003 1,826,356 31,994 6,417 25,577 17.5 3.5 14.0 2.00 513,664
2004 1,766,068 35,063 6,399 28,664 19.9 3.6 16.2 2.21 507,639
2005 1,743,780 37,218 7,207 30,011 21.3 4.1 17.2 2.38 501,613
2006[7] 1,719,536 34,187 7,479 26,708 19.9 4.3 15.5 2.24 495,586
2007 1,733,404 33,112 6,681 26,431 19.1 3.9 15.2 2.21 489,559
2008 1,747,383 34,399 6,852 27,547 19.7 3.9 15.8 2.32 483,531
2009 1,761,474 34,240 7,030 27,210 19.4 4.0 15.4 2.36 477,507
2010 1,775,680 33,751 7,234 26,517 19.0 4.1 14.9 2.38 471,479
2011 1,786,229 27,626 7,111 20,515 15.5 4.0 11.5 1.99 465,452
2012 1,807,126 27,743 7,317 20,426 15.4 4.0 11.3 1.95 475,454
2013 1,818,119 29,327 7,135 22,192 16.1 3.9 12.2 2.02 486,248
2014 1,812,788 25,929 7,634 18,295 14.3 4.2 10.1 1.81 483,078
2015 1,788,274 24,594 8,202 16,392 13.8 4.6 9.2 1.74 479,210
2016 1,777,568 23,416 8,495 14,921 13.2 4.8 8.4 1.66 478,783
2017 1,791,019 23,402 8,721 14,681 13.1 4.9 8.2 1.65 485,648
2018[8] 1,797,086 22,761 8,998 13,763 12.7 5.0 7.7 1.60 486,169
2019[9][10][11] 1,788,891 21,798 9,430 12,368 12.2 5.3 6.9 1.55 482,351
2020*[12] 1,790,152 21,952 12,971 8,981 12.3 7.2 5.0
Popullsia mesatare Lindjet Vdekjet Ndryshimi natyror Shkalla e lindjes(per 1000) Shkalla e vdekshmërisë
(per 1000)
Ndryshimi natyror (per 1000) Shkalla totale e fertilitetit Popullsia femërore fertile(15–49 vjeç)
Totali 1950-2018 2,851,694 685,509 2,166,185 1866.7 448.7 1418.0
Mesatarja 1950-2018 1,527,644 41,329 9,935 31,394 27.1 6.5 20.6 3.60 372,118

(* Të dhënat paraprake për vitin 2020 nuk janë të plota)

Lindshmëria

Redakto

Numri i lindjeve ka shënuar ulje vitet e fundit. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2010 janë regjistruar gjithsej 33.966 lindje, në vitin 2016 janë evidentuar 23.494 lindje kurse në vitin 2019 21,798 lindje.[13]

Faktorët kryesorë shkaktarë të rënies së natalitetit në Kosovë mendohet se janë kushtet e vështira ekonomike, ligji i lehonisë, planifikimi familjar, si dhe emancipimi i femrës.[14]

Dendësia e popullsisië

Redakto

Rritjen e dendësisë së popullsisë e shkakton shtimi intenziv i popullsisë , imigrimi i popullsisë, zhvillimi ekonomik, rritja e popullsisë në qytete. Në Kosovë dendësia e popullsisë për 43 vite është rritur nga 67 b /km 2 në vitin 1948 në 176 b/km2 në vitin 1991, ose për 2,67 herë. Dendësia e popullsisë nuk është e njejt në të gjitha viset e saja. Ajo është më e më e vogël në viset malore, ndërsa më e madhe në viset fushore, luginat lumore, në qytete dhe afër tyre. Në viset fushoe dendësia e popullsisë në vitet e 90ta kishte arritur në rreth 300 b/km2, gati si në shtetet më të dendura të Evropës ( Beneluksit).

Deri në vitin 1953 në pjesën më të madhe të komunave tëKosovës dendësia sillej në mes 51 – 100 b/km2, ndërsa në vitin 1991 sillej në mes 150 e 300 b/km2. dendësiamë të madhe kanë komunat me më shumë banorë dhe me qytete të mësme e të mëdha. Dendësia e arritur e populsisë në Kosovë është e lartë duke krahasuar nivelin e ulët të zhvillit ekonomik.

Lëvizja natyrore e popullsisë

Redakto
Lëvizjet natyrore të popullsisë, 2006
Variablat Për 1.000 banorë
Natalitet 16,3
Mortalitet 3,6
Shtimi natyror 12,7
Diferenca natalitete
Viti Nr i popullsisë Shtimi
2003 2 016 000 25577
2004 2 041 000 28664
2005 2 070 000 30011
2006 2 100 000 26708
2007 2 126 000 26431[15]

Kosova dallohet me shtim të lartë të popullsisë, si rerezultat i lindshmërisë së lartë dhe vdekshmërisë së ulët, sidomos pas viteve të 60-ta të shekullit XX. Lëvizja natyrore e popullsisë në Kosovë mund të përcillet prej dekadës së parë të shekullit XX e deri në ditët tona. Në bazë të përcjelljes së shkallës së një shekullore, mund të vërehen dy periudha më karakteristike:

  • perudha derinë vitet e 60-ta të shekullit XX, dhe
  • periudha e pas viteve të 60- të shëkullit XX.

Periudha e parë dallohet meshkallë të lartë të lindshmërisë rreth 40 ‰, shkallë e lartë të vdekshërisë me mbi 30‰ e 20‰ (deri kah viti 1935), vdekshmërisë së lartë të foshnjave ( në mes 200‰ e 145‰). Këto shkallë të larta të lindshmërisë dhe të vdekshmërisë kishin për pasojë shtimin natyror shumë të ulët (deri në 5‰ në vitet 1911 – 1920), përkatësisht të mesëm në mes viteve 1921 – 1940 ( në mes 15‰ e 20‰). Në vitet e pas luftës së Dytë Botrore, lindshmëria rritet mbi 40‰). Vdekshmëria ngritet pak për shkak të viteve të rënda ekonomike e sociale, por nga vitet e 60-ta fillon rënia e dy komponentave natyrore. Lëvizjet e tilla të komponentave natyrore ishin pasojë e nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik, social-kulturor dhe shëndetsor, gjendjes së rëndë politike, me presionepër shpërngulje të popullsisë shqiptare, pothuajse për tërë gjysmën e parë të shekullit XX.

Periudha e pasviteve të 60-ta dallohet me rënje të shkallës së vdekshmërisë, rënies së ngadalshme te lindshmërisë, mbajtjes së shtimit natyror në nivel të lartë ( mbi 25%) deri në vitet e 80-ta, kur fillon rënia më e nduieshme e shtimit natyror, e sidomos pas viteve të 90-ta kur emigrojnë numër I madh I të rinjëve ( kryesisht s ( 15.7% në vitin 1997) shqiptar)në botën e jashtme.Me emigrimin intenziv të popullsisë së re nga Kosova në vitet e 90-ta dhe me krizën ekonomike e politike, dukshëm u zvoglua shkalla e shtimit natyror e cila zbrit nën 20% ( 15.7% në vitin 1997). Periudha e pas vitreve të 60-ta veqohet me dinamikë diqka më të larytë të zhvillimit ekonomik, social-kulturor, me lëqvizjëe të drejt qyteteve e vëndbanimeve të mëdha , emancipimit të popullsisë , sidomos të femrës.

Ndryshimet ekonomike, sociale-kulturore e shëndetësore ishin më dinamike gjat periudhës 1966-1980. Ato filluan të ngadalsohen pas vitit 1981, u ashpërsua dukshëm pa svitit 1989/90 dhe eskaluan me luftën e vitit 1999.

Struktura gjinore e popullsisë

Redakto

Deri në vitet e 90-tapopullsia e kosovës veçohej me pjesmarrje më të lartë të popullsisë mashkullore - 51,6 % se ajo femrore – 48,4 %. Ndërsa pas luftës popullsia eKosovës ka pjesmarrje më të lartë të popullsisë femrore - 51,2% se ajo mashkullore 48,8% për shkak të emigrimit të popullsisë mashkullore.Komuna më e madhe me numrin e Gjinisë mashkullore është Prizreni me 131.435 meshkuj, pasuar nga Prishtina me 75.696. Ndërsa Komuna me gjininë me të lartë femrore është Mitrovica me rreth 36.884 femra. Kosova dallohet me shtim të lartë të popullsisë, si rerezultat i lindshmërisë së lartë dhe vdekshmërisë së ulët, sidomos pas viteve të 60-ta të shekullit XX. Lëvizja natyrore e popullsisë në Kosovë mund të përcillet prej dekadës së parë të shekullit XX e deri në ditët tona. Në bazë të përcjelljes së shkallës së një shekullore, mund të vërehen dy periudha më karakteristike: perudha derinë vitet e 60-ta të shekullit XX, dhe periudha e pas viteve të 60- të shëkullit XX. Periudha e parë dallohet meshkallë të lartë të lindshmërisë rreth 40 ‰, shkallë e lartë të vdekshërisë me mbi 30‰ e 20‰ (deri kah viti 1935), vdekshmërisë së lartë të foshnjave ( në mes 200‰ e 145‰). Këto shkallë të larta të lindshmërisë dhe të vdekshmërisë kishin për pasojë shtimin natyror shumë të ulët (deri në 5‰ në vitet 1911 – 1920), përkatësisht të mesëm në mes viteve 1921 – 1940 ( në mes 15‰ e 20‰). Në vitet e pas luftës së Dytë Botrore, lindshmëria rritet mbi 40‰). Vdekshmëria ngritet pak për shkak të viteve të rënda ekonomike e sociale, por nga vitet e 60-ta fillon rënia e dy komponentave natyrore. Lëvizjet e tilla të komponentave natyrore ishin pasojë e nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik, social-kulturor dhe shëndetsor, gjendjes së rëndë politike, me presionepër shpërngulje të popullsisë shqiptare, pothuajse për tërë gjysmën e parë të shekullit XX. Periudha e pasviteve të 60-ta dallohet me rënje të shkallës së vdekshmërisë, rënies së ngadalshme te lindshmërisë, mbajtjes së shtimit natyror në nivel të lartë ( mbi 25%) deri në vitet e 80-ta, kur fillon rënia më e nduieshme e shtimit natyror, e sidomos pas viteve të 90-ta kur emigrojnë numër I madh I të rinjëve ( kryesisht s ( 15.7% në vitin 1997) shqiptar)në botën e jashtme.Me emigrimin intenziv të popullsisë së re nga Kosova në vitet e 90-ta dhe me krizën ekonomike e politike, dukshëm u zvoglua shkalla e shtimit natyror e cila zbrit nën 20% ( 15.7% në vitin 1997). Periudha e pas vitreve të 60-ta veqohet me dinamikë diqka më të larytë të zhvillimit ekonomik, social-kulturor, me lëqvizjëe të drejt qyteteve e vëndbanimeve të mëdha , emancipimit të popullsisë , sidomos të femrës. Ndryshimet ekonomike, sociale-kulturore e shëndetësore ishin më dinamike gjat periudhës 1966-1980. Ato filluan të ngadalsohen pas vitit 1981, u ashpërsua dukshëm pa svitit 1989/90 dhe eskaluan me luftën e vitit 1999.

Struktura ekonomike e popullsisë

Redakto

Struktura ekonomike e popullsisë tregon raportin e popullsisë aktive dhe jo aktive dhe shpërndarjen e popullsisë aktive sipas veprimtarive. Popullsia e Kosovës është dalluar për pjesmarrje të ulët të popullsisë aktive mes 24-28%, për shkak nivelit të ultë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror për një kohë të gjatë deri pas viteve të 60 të shekullit XX. Pjesmarrja e lartë deri atëherë e popullsisë bujqësore fshatare, niveli i ultë i arsimit sidomos i femres shqiptare, industrializimi, urbanizimi, familja e medha dikur në shkallen e ultë të popullsisë aktive edhe pse femra përbën gjysmën e popullsisë. Shkalla e aktivitetit ekonomik ndër popullsinë shqiptare ishte dukshëm më e ulët se te popullësia Malaziase dhe Serbe.

Kosova është nje vend shumë i bukur dhe i larmishëm.


Struktura arsimore e popullsisë

Redakto
Numri i fëmijëve, nxënësve dhe i studentëve për 2005/2006
Niveli arsimor Gjithsej Femra Meshkuj
Parafillor 25.721 12.361 13.390
Fillor 322.864 154.873 167.991
I mesëm 74.635 32.807 41.828
Fillor special 703 267 436
I mesëm special 94 36 58
Universitar 28.707 15.453 13.254
Gjithsej 6.452.724 6.472.924 236.957[16]



Pas tërheqjes së Turqisë , në asnjë sferë të jetës shoqërore, nuk ndryshoi gjë në të mirë të shqiptarëve. Regjimi hemonist i Jugosllavisë së Versajës (1919) jo vetëm që nuk lejoi hapjen e shkollave dhe veprimtarinë botuese në gjuhën shqipe, por edhe e ndaloi përdorimin e kësaj gjuhe në jetën publike. Në këtë periudhë gati ë tërë popullsia shqiptare ishte analfabete. Ky regjim as që kishte gatishmëri dhe përpjekje që njerzve t’u sigurohente baza e arsimit elementar dhe të njohurive profesionale, veçanarisht jo për kombin shqiptarr, i cili shkollat e para në gjuhën e vet do t’i fillojë vetëm pas Luftës së II Botërore. Pas kësaj lufte Kosova dhe shqiptarët trashëguan një përqindje shum të lartë të analfabetizmit, prandaj edhe ky fakt paraqitej si pengesë e madhe në çrrënjosjen e tij të plotë.[17]

Kosova në kohën e Pas Luftës së Dytë Botërore njihej si territor me pjesëmarrje të lartë të popullsisë analfabete , në vitin 1948 në Kosovë ishin 62,5% analfabetë, ndër femra ishin 78,4 % analfabete. Kjo gjendje ishte e tillë në mungesë të shkollave shqipe. Me hapjen e tyre zvoglohet numri dhe pjesmarrja e analfabetëve dhe rritet numri i të shkolluarëve i profileve të ndryshëe. Në vitin 1981 kishte 17,6 % analfabet në tërësi, edhe pse kjo përqindje te të moshuarit ishte mjaft e lartë. Në vitin 1999 pjesmarrja e analfabetëve vlerësohej në 6,5%, ndër meshkuj tëmoshuar 10%, ndër femra 50%.

Popullsia e Kosoves për dy dekada të ndryshimeve intensive shoqërore, ka arritur që t.a ngrisë nivelin e arsimimit të popullsisë për 3 here, Bosna e Hercegovina për 2 here etj. Gjate përiudhes 20 vjeçare Kosova e ngriti pjesëmarrjen e popullsisë me arsim të mesem për 4,4 here(prej 3,9 në 17,3%), ndërsa të popullsisë me arsim të lartë e superior për 5,5 here (prej 0,6 në 3,3%)

Të dhënat për vitin 1953 tregojnë se 54,8% e popullsisë me 10 e më shumë vjet ishte analfabete (38% mashkujt dhe 72,1% femrat), 16,4% kishte 1-3 klasë, 22,8% kishte 4-7 klasë, vetem 1,9% 8 klasë dhe 1,1% ndonjë shkollë të mesme.

Në vitin 1961 numri mesatar i viteve të shkollimit ishte 2,15 vite, % e popullsisë analfabete 41,1 (29,8% mashkujt dhe 58,4% femrat), 13,1% kishte të kryer 1-3 klasë, 34,7% 4-7 klasë, 4,4% 8 klasë, 3,2% ndonjë shkollë të mesme dhe 0,5% ndonjë shkollë të lartë ose fakultet. Në vitin 1971 numri mesatar i viteve të shkollimit për popullsinë mbi 15 vjet ishte ngritur në 3,57 vite, duke pasur 31,5% analfabet, 7,8% me 1-3 klasë, 36,8% me 4-7 klasë dhe 14,9% me 8 klasë, 6,9% ndonjë shkollë të mesme (3 ose 4 vjeçare) dhe 1,3% shkollë të lartë ose fakultet. Në bazë të regjistrimit të vitit 1981 numri mesatar i viteve të shkollimit ngritet në 6,29 vite (7,59 vite për mashkuj dhe 4,92 vite për femra), përqindja e analfabetve zvoglohet në 17,6% (9,4% mashkujt dhe 26,4% femrat), përqindja e popullsise me 1-3 klasë bie në 2,1%, e asaj me 4-7 klasë 17,1%, ndërsa pjesëmarrja e popullsisë me shkollë fillore të kryer u ngrit në 34,4% prej 5,2% sa ishte në vitin 1961 ose 1,9% në vitin 1953. Pjesëmarrja e popullsisë me ndonjë shkollë të mesme rritet në 17,3% ndaj 3,9% në vitin 1961. Me shkolla të larta dhe fakultete në vitin 1981 ishte 3,3% e popullsisë me 15 e më shumë vjet, ndaj 0,6% në vitin 1961.

Për 20 vite numri i popullsisë me 8 klasë të kryera rritet për 11 here, me gjimnaz 12 here, me ndonjë shkollë të mesme profesionale 10 here dhe numri i atyre me ndonjë shkollë të lartë apo fakultet u shtua për 6 here. Këto ndryshime të mëdha në sferen e arsimit ndodhen si rezulltat i angazhimit të madh të shoqërisë së atëhershme dhe përtrirjes së shpejtë të popullsisë, respektivisht pjesëmarrjes së lartë të popullsisë së re ( popullsia nën 19 vjet merrte pjesë me mbi 50% ndaj tërë popullsisë ).

Popullsia e Kosoves mjaft shpejt e ka zbritur pjesëmarrjen e popullsisë analfabete prej 41,1% në vitin 1961 në 31,5% në vitin 1971 dhe 18% në vitin 1981. Pjesëmarrja e popullsisë analfabete në vitin 1961 në nivelin komunal levizi në mes 53,4% në komunen e Gllogofcit dhe 29,1% në komunen e Leposaviqit (raporti 1,8:1), në vitin 1971 vlerat ekstreme levizen në mes 41% në komunen e Kaçanikut dhe 23% në komunen e Mitrovices, raporti 1,78:1), ndërsa në vitin 1981 vlerat ekstreme levizen në mes 22% në Deçan e Kamenicë dhe 14% në Mitrovicë e Prishtinë (raporti 1,57:1).[18]

Shkollimi masiv i popullsisë i të gjitha etnive , e ndryshoi dukshëm gjendjen. Për njëzet vite nga viti 1961 deri 1981 numri i popullsisë me 8 klasë të kryera u rrit për 11 herë, me gjimnaz 12 herë, me shkolla të mesme profesionale 10 herë, me shkolla të larta e fakultete 6 herë.

Numri i mësimdhënësve sipas nivelit arsimor në vitinr shkollor 2005/2006
Niveli arsimor Gjithsej Femra Meshkuj
Parafillor 1.141 11.071 70
Fillor 16.705 6.534 10.171
I mesëm 4.558 1.346 3.212
Fillor special 138 92 46
I mesëm special 51 28 23
Universitar 980 243 737
Gjithsej 23573 9.314 14.259[16]
Shkalla e anafalbetizmit në Kosovë, sipas regj. të pop. 1921-1981, sipas gjinisë (në %)
Gjinia 1921 1931 1948 1953 1961 1971 1981
Meshkuj 94.8 74.,5 46,9 39,0 29,8 21,3 9,0
Femrat 98,5 93,9 78,4 72,1 59,4 43,5 26,3
Gjithsej 95,5 84,2 62,5 54,8 43,9 32,0 17,6[19]










Struktura nacionale e popullsisë

Redakto

Gjat shekullit të XX-të në Kosovë pat disa ndryshime sa përket strukturës nacionale. Në fillim të shek XX rreth 82% e popullsisë ishte e përkatësisë nacionale shqiptare, ndërsa pas kolonizimit serb e malazias dhe emigrimit të shqipatrëve, në vitin 1921 dhe 1931 , kjo pjesëmarrje ran ë rreth 65 %.

Pas Luftës së Dytë Botërore mvarësisht nga rrethanat politike, pjesëmarrja e popullsisë shqiptare lëvizi në mes 68 % në vitin , 1965 dhe 67 % në vitet 1953 dhe 1961, atëherë kur bëhej propagandë për deklarimin e shqiptarëve në turq. Pas ndërprerjes të presionit politik, me regjistrimin e popullsisë e vitit 1971 pjesëmarrja e shqiptarëve ngritet në 74 %, e serbëve bie nga 24%. Deri në vitet e 70-ta popullsia myslimane-boshnjake deklarohej malaziase, serbe ose e pacaktuar.

Ne vitin 1981 përqindja e shqiptarëve ngritet në 77,3% në vitin 1991 në 82% dhe në vitin 2000 në 88%. Kjo ndodhi si rezultat i shtimit më të lartë të popullsisë shqiptare, shtimit mëtë ulët të popullsisë serbo-maslazeze dhe emigrimit të saj pas viteve të 60-ta për në viset e tjera të Jugosllavisë. Në vitin 2000 vlerësohet se 7% të popullsisë e përbëjnë serbët dhe 5% grupet e tjera etnike: boshnjakët 1,9 %, turqit 1%, romët, ashkalitnjtë dhe egjiptianët 1,7% etj.[20] struktura nacionale:

Shqiptarë 88%, Serb 7%, tjerë 5% (Boshnjak, Goran, Rom, Turq, Ashkali, Egjyptian)[6]

Struktura sipas moshës

Redakto
Shpërndarja sipas moshës
Mosha Përqindja (%)
0-14 vjet 100 %
15-64 vjet 61 %
65 - 65+ vjet 6 %
Jetëgjatësia mesatare, 2003
Gjinia Vite
Femra 71
Meshkuj 67
Mesatarja e dy gjinive 69[21]

Shtimi i lartë natyrorë i popullsisë ka shkaktuar pjesëmarrjen e lartë të popullsisë së re. Sipas regjistrimit të vitit 1981 pjesëmarrja e popullsisë së re prej 0 – 19 vjet ishte rreth 52%, e popullsisë së moshuar – mbi 65 vjet, ishte 4,6 %, e popullsisë së mesme – 20 deri 64 vjet ishte 43,4%. Të dhënat e mëvonshme, në bazë të vlerësimeve për vitin 2000 tregojnë për zvogëlimin e ngadalshëm të popullsisë së re 42,5%, rritjen e popullsisë së mesme në 52% dhe të moshuar në 5,5%.

Mosha mesatare e popullsisë së Kosovës në vitin 2000 ishte 22,2 vjet, që tregon se popullsia e Kosovës është e re. Madhësia mesatare e familjes vlerësohet se është rreth 6 anëtarë, më e madhe në fshat se në qytet dhe më e madhe ndër shqiptarë se ndër serb.

Kosova aktualisht ka popullsinë më të re në Evropë dhe një shkallë të pjellorisë të vlerësuar prej 2.2 fëmijë për grua[22].

Migrimet e popullsisë

Redakto

Strukturat e ndryshme serbe , institucionet shkencore , mandej dhe institucionet kulturore në vazhdimsi kanë akuzuar popujt tjerë, posaçrisht shqiptarët, për spastrime etnike, krime dhe gjenocid. Bartësit kryesor të spastrimeve etnike në Kosovë dhe rreth Kosovës janë vetë serbët dhe regjimet e tyre. Pas luftërave sebo-turke dhe Kongresit të Berlinit (1878), pushteti serb, per të realizuar misionine vet kombëtarë, doli me qëndrimin që kishte edhe rol të urdhërit – që sa më pak shqiptarë të mbeten në territoret e çliruara nga Turqia, aq më i madh do të jetë kontributi për shtetin dhe ai që shpërngul sa më shumë shqiptarë do të ketë merita më të mëdha për atdhe.[23]

Me qëllim të krijimit të shetit të pastër etnik serb, pushteti serb shpërnguli me dhunë shqiptarët nga më shum se 600 fshatra të rrethit të Prokuples ( Toplica, Kosanica, Dobriqi, Pusta Reka), , të Vranjës e Loskovcit ( Polanica, Jabllanica, Masurica, Veternica, Gërdelica, të Nishit merrethinë dhe të qyteteve të këtyre rretrheve( Prokupla, Kurshumlia, Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Bella Pallanka). Shqiptarët e shpërngulur me dhunë nga këto troje i lan të gjitha pronat e patundshme dhe tërë pasurinë tjetër që patën.[24]

Është e pabesueshme se Jovan Cvijiq ( 1865 – 1927) , si shkencëtar i cili i kishte vu bazat gjeografike të synimeve hegjenmoniste serbe në ballkan, pohonte se vetëm në vitin 1877 nga Toplica me rrethinë janë ndjekur më se 30.000 shqiptarë. [25]


 
Të dëbuarit në rruget e Stambollit

Lidhur me vrasjet dhe masakrat gazeta beogradase “Rad”, e datës 5 gusht 1925, shkruan:“Qe disa ditë shtëpitë shqiptare digjen në flakë. Është vështirë të dëgjosh britmën e fëmijëve dhe pleqve që keqtrajtohen dhe merren nëpërkëmbë me qëllim që të plaçkiten”.., “Në Arnautlluk jehojnë pushkët. Vise të tëra të banuara me shqiptarë vlojnë nga trazirat e ngjashme me ato në Irlandë... Serbia ka formuar... një provincë me qytetarë të rendit të dytë. Atje kallen fshatra të tëra, vriten shumë njerëz, mizoritë janë të pakufishme. Askush më në këtë vend nuk ka turp. Si kanibal i fundit, pushteti predikon shfarosjen e një popullsie për shkak të urrejtjes fetare dhe nacionale. Askush nuk pyet se kush i shtyri ata njerëz të arratisen. Askush nuk do të shohë se duhet ndaluar policët dhe nëpunësit tanë, që janë fajtorë për gjakun që atje po derdhet që nga “çlirimi”. Mirëpo po predikohen therje e gjakderdhje të reja. Fshatrat shqiptare ngjajnë në kaspahane të vërteta”... “Punisha deri më tash ishte më dorëmbarë, gratë dhe fëmijët shqiptarë i therrte me sukses. Ai dinte që t’i vriste me një plumb nga gjashtë. Derisa lodhej therte me thikë njerëz në Kosovë”.[26]

Shqipatrët e dëbuar, të të njohur me emrin muhaxhirë, u vendosën në Kosovë dhe rreth sajë, në jug të kufirit serbo-turk. Deri vonë ka pasur edhe dëshmitarë të gjallë që e mbanin mend këtë terror masiv të regjimit të atëhershëm serb mbi popullatën shqiptare të viseve të zëna në gojë, të cilën e përsëritën edhe në vitit 1998/99 në Kosovë

Migrim të popullsisë nga Kosova ka pasur edhe gjat periudhës së sundimit turk, por, shpërnguljet më masive fillojnë me rastin hyrjes së trupave serbe në Kosovë në vitin 1912. Këto shpërngulje ishin orientura kah Turqia. Sipas vlerësimeve në mes të viteve 1910 dhe 1921 prej Kosove janë shpërngulur rreth 150.000 banorë.

Burimet turke trgojnë të dhëna të ndryshme për myslimanët e imigruar në Turqi.Spas gazetave turke “ Rumeli ve Anadolu postlari” numri i imigrantëve prej jugosllavisë në turqi vlerësohej rreth 350.000 persona. Ky burim nuk tregon për strukturën kombëtare të imigruarëve. Burimet tjera si “Türkie Instatistik Yiligi 1959/68 T.C. Baŝkanlik Devlet Istatistik Enstitüsû baŝkanligi” cekin se në mes të viti 1934 e 1945 për në Turqi janë shpërngulur 2296 familje me 8919 anëtarë, kurse deri në vitin 1968 janë shpërngul 49 343 familje me 187.8333 banorë. Sipas Federatës Turke të Amzës së të shpërngulurve, në Turqi prej vitit 1946 deri në vitin 1968 kan arritur 41.950 familje me 159.030 anëtarë.[27]

Pas krijimit të Jugosllavisë së parë , respektvisht pas viti 1920, drejtë Kosove fillon rryma migruese e serbëve, malazezëve, hercegovasëve etj. Prej viseve pasive të shtetit të atëhershëm. Deri në vitin 1939Kosovë u vendosën 11.383 familje të kolonistëve me 53.884 anëtarë, prej të cilëve 49 244 persona ishin serbë dhe malazezë, 5148 kroatë, 162 sllovenë të vendosur në rreth 340 vendbanime të Kosovës.[28]

Kjo ishte vala e parë e fuqishme e kolonizimit të Kosovës, [29]që kishte për qëllim jo zgjidhjen e çshtjes agrare dhe suprimimin e mardhënjeve çifligare, siç arsyetonte pushteti i atëhershëm, por ndjekjen sa më të shpejtë e më massive të shqiptarëve dhe serbizimin e Kosovës.[30]

Duke parë se kolonizimi me elementin sllav dhe shpërngulja e shqiptarëve nuk po jep rezultatet e duhura, sipas dëshirës dhe mendimeve të qarqeve borgjeze sunduese, në këtë drejtim të gjitha ministritë shtetërore dhe organet tjera, u angazhuan edhe më tepër. Në këtë drejtim u angazhua edhe Klubi Kulturor serb, i cili bëri plane dhe hartoi elaborate se si të zbatohet me sukses kolonizimi dhe serbizimi i Kosovës dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi e në Shqipëri. Në elaboratin voluminoz të Vasa Çubrilloviqit, me titull “Shpërngulja e Shqiptarëve” i 7 marsit 1937, veçojmë: “Shqiptarët nuk është e mundur t’i thyesh vetëm me kolonizim gradual; ky është i vetmi popull që arriti në këto një mijë vjet të fundit... të mbijetojë drejt bërthamës së shteti tonë... pse nuk patëm sukses nga viti 1912, ky është faj yni mbasi pushtetin nuk e shfrytëzuam si duhet. Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm, është dhuna brutale e një shteti të organizuar, në ç‘drejtim ne prore ishim përpara tyre”. “Përpos njerëzve të besueshëm këtë konflikt duhet përgatitur mirë; konflikti duhet të masivizohet, që të jetë më lehtë të shpjegohet se shqiptarët kanë ngritur krye, ndërsa gjithë gjendjen duhet paraqitur si një konflikt vëllazërie a fisi dhe sipas rastit t’i jepet edhe dimensioni ekonomik. Në shkallë të fundit, mund të shkaktohet edhe kryengritje lokale, të cilat do të shuheshin me gjak dhe me mjete efikase, por jo gjithaq me ushtri, sa me kolonistë, fise malazeze dhe çetnikë. Mbetet edhe një mjet, të cilin Serbia në mënyrë shumë praktike e kishte përdorur pas vitit 1878: djegia e fshehtë e fshatrave shqiptare dhe të lagjeve të qyteteve...”. “Deri në fund të shfrytëzohen ligjet për t’ua bërë shqiptarëve jetën sa më të hidhur: gjobat, arrestimet, zbatimit i pakufishëm i gjithë ndjekjeve policore, dënimi i kontrabandës, i prerjes së pyjeve, ndjekja për lëshimin e qenëve, detyrimi me angari dhe të gjitha mjetet tjera, që mund t’i ketë në dorë një polici..”. “Me rastin e krijimit të psikozës për shpërngulje, duhet bërë gjithë ç‘është e mundshme të largohen fshatra të tëra, ose së paku familje të tëra. Duhet përdorur të gjitha mjetet për të penguar mbetjen e një pjese të familjes këtu...”. “Me rastin e krijimit të kolonive të reja, sa herë që i kërkon nevoja, duhet përdorur forca ushtarake...”. “.... duke ditur çfarë dëshirohet dhe duke mos kursyer as para as gjak, shteti ynë do të mund të bëjë që Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit të shndërrohen në Toplicë të re”.[31]

Migrimet e popullsisë nga Kosova dhe drejt Kosovës kanë qenë gati dukuri ciklike, të lidhura për ciklet e zhvillimit politik dhe ekonomiko –shoqërorë të Kosovës dhe hapësirës për rreth. Pr t’ikuptuar më mirë migrimet e reja të shqipëtarëve në Evropë dhe kontinentet tjaera, duhet dhënë një pasqyrë të shkurtër të zhvillimit politik, ekonomik dhe demografik të kosovës gjat periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore. Periudha kohore e pas Luftës së Dytë Botërore në aspektin politik mund të diferencohet në disa periudha:

a) nënperudha (( 1945 – 1948) e barazisë politike e sociale,

b) nënperiudha (1948 – 1951) e inforbyros dhe e përgaditjes së proceseve politike dhe e presioneve.

c) nënperiudha (1952 – 1956 ) e presioneve politike, policore dhe e shpërnguljeve të shqiptarëve për në Turqi.

d) nënperiudha ( 1966- 1980) e autonomisë politike, e emancipimit politik, ekonomik, kulturor e shqiptarëve dhe e tjrëve.

e) nënperiudha ( 1981-1988) postautonomike dhe e pacifikimit të Kosovës.

f) nënperiudha (1989-1999) e syprimimit të autonomisë, e shkatrrimit të ekonomisë, kulturës dhe arsimit, e largimit nga puna dhe e shpërnguljeve masovike të popullsisë shqiptare në botën e jashtme.[32]

Edhe pas Luftës së Dytë Botërore , preokupim kryesor i serbëve ishte spastrimi i Kosovës dhe viset rreth saj nga popullata shqiptare. Këtë qëllim përsëri mundoheshin ta arrijnë me anë të shpërnguljes për Turqi dhe me anë të asimilimit. Menjëherë pas përfundimit të luftës V. Çubriloviq ministër në qeverinë e atëhershme të Titos, paraqitet me elaboratin e dytë për shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve me zbatimin e e forcës ushtarake, por edhe të bashkësive tjera etnike me prejardhje josllave dhe krijimin e shtetit të pastër të sllavëve të jugut. [33]

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri kah vitet e 60-ta në Kosovë janë vendosur disa ish kolonist të cilët kishin ikur nga Kosova në vitet 1941/45, pastaj banorë serb e malazez nga viset për rreth Kosovës, nga Jabllanica, Vranja, Toplica, Plava, Ulqini, Podgorica, Sanxhaku etj. Si fuqi punëtore dhe kuadra. Gjat periudhës 1946/61 në Kosovë u vendosën 15. 428 banorë, ndërsa gjatë periudhës 1961/71 edhe 23 071 banoë prej viseve tjera jasht Kosoves, ose gjthësej deri në vitin 1971 38.499 banorë.Derisa vazhdonte shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi, në Kosovë pasoi vala e dytë e fuqishme e kolonozimit: shum serb e malazezë nga Serbia dhe Mali i Zi. [34]

Gjat priudhës 1944/66 nga Kosova për në Turqi sipas shënimeve turke u shpërngulën mbi 40 000 familje me rreth 160 000 anëtar, shumca e të cilëve rreth 80% ishin shqiptarë.[35]

Planet e fundit dhe veprimet per rikolonizimin e Kosovës me populate serbo-malazeze në fund të viteve të 90-ta

Redakto

Edhe pse në Kosovë kishte filluar lufta për çlirim kombetar nga ana e popullatës shqiptare në krye me UÇK-së, ushtria, policia dhe paramilitarët serbe bënin gjenocid mbi popullatën shqiptare, partia politike serbe në pushtet “SPS” (Socijalisticka Partija Srbije), perkatesisht “Keshilli Krahinor i “SPS” për Kosovë e Metohi” bënte plane dhe kishte hartuar projekte për këtë qëllim. Ajo kishte hartuar dokumentin me titull “Predlog mera za resavavanje aktualnih problema na Kosovu i Metohiji (“Propozim i masave për zgjidhjen e problemeve aktuale në Kosovë e Metohi”), Prishtinë, 15 dhjetor 1998.

Perkitazi me kolonizimin e Kosovës, në piken 3 dhe 6 të atij Projekti, parashihen lokacionet e vendeve se ku mund të ndërtohen vendbanimet, kush mund të jetojë ne to dhe burimet për ekzistencë:

Komuna e Kamenicës: Vendbanimi mund të ndërtohet në ngastrën e fshatit Kololeç, në vendin “Pjesa e Dytë”, ku janë afro 25 ha tokë punuese. Kjo do të shërbejë si për refugjatë dhe për te gjithë ata, që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në këtë komunë. Punësimi do te behej ne qytet. Posedon me 260 ha siperfaqe tokesore, prone e Kooperatives Bujqesore.

Komuna e Vitisë: Për shkak të shpërnguljës së kroatëve nga BL në Letnicë janë krijuar kushtet për kolonizimin e 3000 serbëve dhe malazezëve. Në ngastrën e fshatit Sadovinë, në pronat që i shfrytezon “Agromorava” për arsye strategjike, propozohet ndërtimi i vendbanimit me ekzistencë nga bujqesia dhe pjesërisht punësimi në ekonomi. Janë ndare 250 ha toke punuese për serbe e malazeze që dëshirojnë të jeojnë në Kosovë.

Komuna e Gjilanit: Në këtë komunë ka lokalitete të shumta të përshtatshme për ndërtimin e vendbanimit. Në lagjen “Park” në qytet janë ndarë 100 troje dhe 120 të tjerë duhet t’u ndahen familjeve serbe. Duhen mjete për infrastrukturë, sepse me planin urbanistik është paraparë ndertimi i Lagjës serbe. Ne fshatin Livoçi i Poshtem ekziston lokacioni shoqëror prej disa ha, mjaft të përshtatshëm për vendbanim me 100 shtepi. Ka mjaftë të interesuar dhe ekzistenca e tyre sigurohet nga puna në ekonomi, bujqësi dhe institucione të tjera.[36]

Vendbanimet

Redakto
Numri i vendbanimeve sipas komunave
Komuna Nr i vendbanimeve
Deçan
Rahovec
Gjakovë
Gjilan
Kamenicë
Viti
Skënderaj
Vushtrri
Leposaviq
Mitrovicë
Zveçan
Zubin Potok
Pejë
Klinë
Istog
Obiliq
Fushë Kosovë
Lipjan
Prishtinë
Podujevë
Novobërdë
Gllogovc
Dragash
Suharekë
Malishevë
Prizren
Shtime
Kaçanik
Shtërpcë
Ferizaj
40
36
88
63
76
43
49
67
75
47
35
61
79

54
50
20
18
70
49
77
10
35
36
41
44
77
23
42
16
45

Gjithsej 1.466 [37]

Kosova ka histori të gjatë zhvillimi të vendbanimeve, të tipave të ndryshëm. Vendbanimet ilire ishin të vendosura kryesisht në viset bregore, ku mund të punohej toka më lehtë, ku mund të mbaheshin kafshët dhe ku popullsia e ndiente veten më të sigurt.

Depërtimet romake në Kosovë ndikun në ndërtimin e vendbanimeve në udhëkryqe ose pran rrugëve të rëndësishme. Ato kishin planimetri tjetër në krahasim me vendbanimet ilire, sikur p.sh. Ulpiana. Nga kohai ilire kaneë mbetur vendbanimet kalatë të cilat janë shfrytëzuar edhe më vonë sidomos në mesjetë.

Zhvillimi i civilizimit sllav e bizantn dhe ndërtimi i kishave ndikoi në zhvillimin e e vendbanimeve pran objektev të tilla sakrale.

Sundimi turko-osman rreth pesshekuj la shenja të tjera në vendbanimet e Kosovës. Sjellja e fesë islame dhe ndërtimi j objekteve fetare islame, ndikoi në mënyrën e veçantë të vendbanimeve me tipare të tjera si ndëtimi i xhamive,shkollave, hamameve, urave, çeshmave, sahatkullave, haneve, garnizonave, shtëpive me kopshte të rrethuara me mure, me rrugë të ngushta e pa planimetri të caktuar në mungesë të institucioneve shtetrore të planit


Burim i të dhënave

Redakto
  1. ^ (Michel Aubin, Du mithe..., f.2; G. Ostrogorski, Serska oblast posle Dushanove smrti, Beograd, 1965; S. Novakoviq, Srpske oblasti X i XI veka; Skënder Anamali – Muzafer Korkuti, Ilirët dhe gjeneza shqiptare, Tiranë 1971, etj.).
  2. ^ K. Jireçek, Istorija Srba, Beograd, 1952,f.86
  3. ^ Prof. Alen Dyselje, (Tuluz - Francë), A e kanë pushtuar shqiptarët Kosovën?, revista ‘’Kosova’’, nr.8, Prishtinë,2000, f.51
  4. ^ Argumentet dhe metodat e politikës ekspansioniste serbe Arkivuar 9 shkurt 2007 tek Wayback Machine - Mark Krasniqi
  5. ^ Michel Aubin, Du mithe serbe au nationalisme albanais, ‘’Le monde’’, 5-6 pril, Paris, 1981,
  6. ^ a b "CIA - The World Factbook" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2016. Marrë më 2 dhjetor 2008.
  7. ^ "Demographic changes of the Kosovo population 1948-2006" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 gusht 2021. Marrë më 4 mars 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Statistical Yearbook of the Republic of Kosovo 2019" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 gusht 2021. Marrë më 4 mars 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Birth Statistics in Kosovo, 2019". Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2020. Marrë më 20 korrik 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Death Statistics in Kosovo, 2019" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2021. Marrë më 4 mars 2021.
  11. ^ "Population Estimation, 2019" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 korrik 2020. Marrë më 4 mars 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Quarterly Bulletin, Q4 2020" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shkurt 2021. Marrë më 4 mars 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2020. Marrë më 20 korrik 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  14. ^ https://www.koha.net/arberi/78797/lindjen-ne-kosove-ne-trend-te-renies/
  15. ^ "Agjencia e Statistikave të Kosovës - Â". Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2008. Marrë më 25 nëntor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ a b Burimi: ESK, ”Statistikat e Arsimit 2005-2006”
  17. ^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faqe 159.
  18. ^ http://www.see-educoop.net/education_in/pdf/quant_lev_ed-kos-aln-t01.pdf Arkivuar 12 tetor 2007 tek Wayback Machine.
  19. ^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faqe 161.
  20. ^ Prof. dr. Asllan Pushka: Aspekte gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë 2000.
  21. ^ (http://www.ks-gov.net/esk/ Arkivuar 11 prill 2008 tek Wayback Machine).
  22. ^ Shkalla e pjellorisë, totale (lindje për grua), Banka botërore
  23. ^ J. Hadživasiljević, Arbanska liga, Beograd 1909. faqe 14.
  24. ^ S. Uka, “ Vendbanimet e sanxhakut të Nishit të banuara mepopullatë shqiptare dhe të përzier në vitet 1877/78, Gjurmime albanologjike,XII, Prishtinë 1983.
  25. ^ J. Cvijic, Osnove za geografiju i geologiju Makedonije i stare Srbije, Beograd 1911.
  26. ^ http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9
  27. ^ Adem Mripa: Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, punim diplome, Prishtinë 1978.
  28. ^ Obradović,M,: Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu, Prishtinë 1981, faqe 221.
  29. ^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faq 180.
  30. ^ Obradović,M,: Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu, Prishtinë 1981, faqe 221-222..
  31. ^ http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9#cite_note-33
  32. ^ Prof. dr. Asllan Pushka: Aspekte gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë 2000,faqe 302.
  33. ^ V. Čubrilović, Manjinski problem u novoj Jugoslaviji, Beograd, 3. 11. 1944 .
  34. ^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faq 185.
  35. ^ Prof. dr. Islami, H.: Kosova dhe shqiptarë, Prishtinë 1990.
  36. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2011. Marrë më 14 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  37. ^ Burimi: ESK, Hartografi

shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto