Ismail Strazimiri

Patriot shqiptar i shek.XX

Ismail Strazimiri (1868 - 1943), ishte një patriot, influencues dhe veprimtar i spikatur i lëvizjeve kombëtare e demokratike shqiptare te fillimive te shekullit te XIX. I lindur në zonën e Dibrës emri i tij lidhet me disa nga ngjarjet kryesore të kësaj periudhe në këtë zonë. Si aktivist i lëvizjes "Përparim dhe Bashkim" të inicuar nga xhonturqit ai përmendet fillmisht për kontributin e tij në Kongresin e Dibrës të vitit 1908, ku u kërkua hapja e shkollave në gjuhën shqipe. Së bashku me evoluimin e opinionit shqiptar drej idesë së pavarësisë dhe jo më autonomisë Ismaili mbështeti shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Ai luajti më pas role të rëndësishme në administratat e paqëndrueshme deri në fundin e Luftës I Botërore. I tërhequr më pas nga jeta politike ai shkroi një nga dëshmitë më origjinale të kësaj periudhe mbi rolin e dibranëve në historinë shqiptare. Jeta e tij do të mbyllej në moshën 75 vjeçare duke përkrahur Partizanët dhe komunizmin, përkrahje që i kushtoi atij dhe jetën duke vdekur me pushkë në dorë në mbrojtjen e Dibrës nga sulmi i Kolaboracionistëve shqiptarë me mbështetjen e ushtrisë gjermane. Ismail Strazimiri do të mbetej kështu, me arritjet dhe kontradiktat e tij, si një provë e proçesit të gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt krijimit të një shteti shqiptar.

Ismail Strazimiri

Biografia Redakto

Ismail Strazimiri ishte një nga drejtuesit e klubit patriotik "Bashkimi" në zonën e Dibrës në fillimet e lëvizjeve për pavarësi të popullit shqiptar. Fillmisht nën kuadrin e lëvizjeve të xhonturqve për modernizimin e jetës në Perandorinë osmane ai luftoi për një formë autonomie të shqiptarëve, autonomi që duhej të kalonte patjetër nga një gjuhë e shkruar. Këshu ai ishte një nga organizatorët e Kongresit të Dibres. Kongresi i hapi rrugën alfabetit me 36 gërma latine që ne përdorim ende sot në të Kongresin e Parë të Manastirit.

Mori pjesë në kryengritjen antiosmane të vitit 1910. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912, ishte komandant i çetës, që zhvilloi veprime të armatosura në krahinën e Dibrës në mbrojtjen e zonës nga ofensiva serbe. Ismail Strazimiri iu kundërvu lëvizjeve të Esat Pashës për një autonomi nga Turqia dhe aleancë me serbët.Ai përshëndeti shpalljen e Pavarësisë dhe përkrahu veprimtarinë e Qeverisë jetëshkurtër të Vlorës dhe Ismail Qemalit.

Gjatë viteve 1914-1915 ai mbajti funksionet e Nën-prefektit dhe Prefektit të Dibrës, detyra në të cilat ai u dallua për ndershmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

Vitet që pasuan pavarësinë ishin vite të turbullta në Ballkan i cili u bë teater i luftërave ballkanike dhe botërore. Në vitin 1920 gjatë konflikteve u internua nga pushtuesit serbë. Në vitet 1920-1921 ai luftoi kundër tyre përkrah forcave popullore të komanduara nga Isuf Elezi. Isufi do të ishte gjatë shumë viteve një nga njërëzit më të aftër të Ismailit deri në vdekjen e tij në v.1924.

Ishte pjesëmarrës i Revolucionit të qershorit te drejtuar nga Fan Noli (1924) dhe kundërshtar i mënyrës të qeverisjes zogiste të mëpasme.

Në vitin 1943 u bashkua me forcat partizane dhe ndikoi për bashkimin e popullit të Dibrës rreth Frontit Nacionalçlirimtar dhe për shuarjen e hasmërive. Në këtë mënyrë Ismaili doli kundër forcave Nacionaliste dhe kolaboracioniste të bajraktarëve të veriut ,të cilët dhe e ndëshkuan. Ismaili bie dëshmor në luftimet mes tyre në Sllovë në nëntor 1943 pikërisht në shtëpinë e Elez Isufit, emrin e të cilit vazhdonte ta ruante i biri, Cen Ai njihet si një nga dëshmoret me moshë më të madhe vdekur në frontet e Luftës II Botërore. Elezi. Ismail Strazimiri morri pas vdekjes dekoratën "Dëshmor i Atdheut".


Vepra historike


Ismail Strazimiri shkruajti në vitin 1931 një libër kujtimesh historike për periudhën 1910-31, ku ai prezanton në mënyre kronologjike faktet historike nga këndvështrimi i një dëshmitari të privilegjuar.

"Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë” është parë me shumë interes nga studiuesit dhe historianët, si një thesar të fshehtash “përvëluese” për intrigat që kanë gërryer luftën e drejtë të patriotëve për liri dhe pavarësi. Në këtë libër, shkruan studiuesi Shaban Sinani, gjenden shumë të vërteta të rezervuara prej studimeve historiografike deri më sot, nga droja se mos historia kombëtare mos po bëhet jo aq kombëtare, nga vetë karakteri monumentalizues i historiografisë tradicionale, nga presionet që ushtrohen mbi historishkrimin për shkak të protagonizmit të zgjatur nga koha në kohë. Në këtë kontekst, le të çmojmë kurajën e një njeriu që e deshi shumë Shqipërinë, e deshi deri në dhimbje, nuk arriti “ta shohë zonjë” si shumë e shumë idealistë të tjerë dhe u përpoq që edhe me fjalën të shërojë dhe të mos përsëritet pjesa e keqe e së shkuarës”.


Sipas Prof.Dr. Kristo Frasherit : "..Tjetër figurë e respektuar dibrane që jetonte në vitet e monarkisë ishte Ismail Strazimiri(1868 – 1943). Ai ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike. Mori pjesë në mënyrë aktive në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare në vitet e fundit të sundimit osman. Mori pjesë gjithashtu në Lëvizjen Kombëtare për çlirimin e vendit nga zgjedha turke dhe më pas kundër synimeve të shovinistëve serbë. Përkrahës i Revolucionit të Qershorit. Më 1931 botoi librin e tij “ Kujtime Historike mbi Lëvizjen Kombëtare në Qarkun e Dibrës”. Qëllimi i botimit ishte të shpaloste kontributin që dha populli dibran në luftën për pavarësi, demokraci e përparim...”.


Jeta Familjare


Familja Strazimiri ishte një familje e njohur në zonën e Dibrës për aktivitetin politik dhe shoqëror. Ashtu si Ismaili shumë Strazimirë vdiqën gjatë përpjekjeve dibrane dhe shqiptare për emancipim, kulturë, pavarësi dhe shtet. Emrin e Ismail Strazimirit e mbajnë sot disa rrugë në Peshkopi dhe Tiranë. Fëmijët e tij u bënë më pas personalitete të shquara në fushat ku punonin. Ndër ta mund të përmendim:

Inxhinier Lutfi Strazimiri është ndoshta ndërtuesi dhe projektuesi më i suksesshëm i urave në historinë e Shqipërisë. I diplomuar për "Inxhinieri" në Berlin te Gjermanisë, ndër punimet e tij numërohen pothujse te gjitha urat e rëndësishme, të ndërtuara në terrene tejet të vështira dhe me shpenzime, makineri e teknologji të reduktuara.

Arkitekt Gani Strazimiri, i shkolluar në TorinoItalisë e me pas i diplomuar Bashkimin Sovjetik për "Arkitekture", është projektuesi i një sere ndërtimeve ambicioze te kohës si kompleksi i Pallateve "Shallvare" dhe "Agimi" në Tirane, te cilat ende sot vazhdojnë t'i rezistojnë kohës si komplekse tejet funksionale nga pikëpamja e organizimit. Me pas si drejtor i Institutit te Monumenteve te Kulturës dha një kontribut te rëndësishëm në ruajtjen e vlerave arkitekturore te traditës shqiptare, duke shpëtuar nga shkatërrimi veç te tjerash edhe një numër te rëndësishëm objektesh fetare në vitin 1967. Në nderim te tij, në vitin 2007 Instituti i Monumenteve të Kulturës mori emrin "Gani Strazimiri".

Kolonel Siri Strazimiri, i shkolluar gjithashtu ne Itali, ishte një nga themeluesit e artilerisë shqiptare dhe më pas ai kreu detyra të rëndësishme administrative në shtetin shqiptar të pasluftës.

Regjisorja Drita Strazimiri Agolli ishte një artiste e shquar e teatrit shqiptar.

Shih edhe Redakto