Fatmir Sejdiu
Fatmir Sejdiu (i lindur më 23 Tetor 1952) në Pakashticë të Podujevës, është profesor universitar dhe politikan shqiptar nga Kosova. Ai shërbeu si Presidenti i Dytë i Republikës së Kosovës, gjatë viteve 2006–2010 duke e zëvendësuar ish-Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën. Ai ishte kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK-së) nga data 9 Dhjetor 2006 deri më 7 Nëntor 2010.
Fatmir Sejdiu | |
---|---|
Presidenti i Dytë i Republikës së Kosovës | |
Në detyrë 10 Shkurt 2006 – 27 Shtator 2010 | |
Paraprirë nga | Nexhat Daci (aktrim) |
Pasuar nga | Jakup Krasniqi (aktrim) |
Kryetar i Lidhjes Demokratike për Kosovën (LDK) | |
Në detyrë 9 Dhjetor 2006 – 7 Nëntor 2010 | |
Paraprirë nga | Ibrahim Rugova |
Pasuar nga | Isa Mustafa |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 23 Tetor 1952 Pakashtica e Epërme, Komuna e Podujevës, ish–Jugosllavia, (sot Kosova) |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) (2006–2010) |
Bashkëshortja/et | Nezafete Sejdiu |
Arsimimi | Universiteti i Prishtinës |
Punësimi | Politikan Profesor i Universitetit |
Nënshkrimi | |
Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Podujevë. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës më 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po në këtë Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratës.
Për studime të thelluara, Prof.Fatmir Sejdiu ka qëndruar në Francë (Universiteti Paris 2) dhe në SHBA (Arizona State University), ndërsa ka pasur qëndrime më të shkurtra studimore edhe në universitete të tjera. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha juridike – historike dhe juridike kushtetuese. Është autor librash të veçantë nga këto fusha.
Dr.Fatmir Sejdiu punoi si profesor në Fakultetin Juridik dhe atë të Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës.
Ai ishte pjesëmarrës i Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 23 dhjetor 1989. Në Kuvendin e Parë Zgjedhor në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më 1992 anëtar i Kryesisë së LDK-së, ndërsa më 1994 Sekretar i Përgjithshëm i LDK së, detyrë të cilën e kryen edhe sot.
Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, mbajtur më 1991. Ka qenë ndër njerëzit kryesorë për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që janë mbajtur më 1992 dhe 1998.
Fatmir Sejdiu është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 1992 dhe më 1998. Po kështu, më 1998 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese.
Më 2001, në zgjedhjet e para demokratike të pasluftës, është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit. Deputet dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit është zgjedhur sërish më 2004. Z. Sejdiu ka qenë gjithashtu anëtar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike.
Më 10 shkurt, 2006, pas rethit të tretë të votimeve në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Sejdiu u zgjodh kryetari i dytë i Kosovës. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, Dr. Fatmir Sejdiu rizgjidhet më 9 janar 2008 për një mandat të dytë pesëvjeçar. Ai kështu u bë presidenti i parë i Republikës së Kosovës së pavarur. Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës më 27 shtator 2010.[1]
Kryetari i Kosovës
RedaktoPas marrjes së postit të kryetarit dhe më vonë, në kabinetin e tij presidenti Fatmir Sejdiu këtë ekipë: Isa Mustafa në funksion të këshilltarit për ekonomi; Vjosa Osmani nga 1 gushti i vitit 2006 në funksionin të këshilltarës për Çështje Ligjore dhe Ndërkombëtare ndërsa nga 27 gushti 2009 është zgjedhur edhe shefe e stafit të Presidentit të Republikës; Naim Jerliu nga janari i vitit 2007, në funksion të këshilltarit politik; Shqipe Mjekiqi nga 23 janari i vitit 2008, në funksinon të këshilltarës për Integrim Evropian; Korab R. Sejdiu nga 19 marsi i vitit 2008, në funksion të këshilltarit ligjor; Berim Ramosaj nga nëntori i vitit 2009 në funksion të këshilltarit për ekonomi;[2]
Tituj
Redakto- "Honoris Causa" dhënë nga Universitetit i Tiranës më 28 qershor 2006.
- Urdhri i artë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", iu akordua më 3 nëntor 2008 ,me dekret nga Presidenti i Shqipërisë.
- “Distinguished Global Leadership” i akorduar nga Arizona State University në SHBA.
- Doctor Honoris Causa dhënë nga Sakarya University në Turqi.
- Titulli "Qytetar Nderi" i qyteteve Shkodër, Shëngjin, Bajram Curri dhe Margegaj në Shqipëri.
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Robert Elsie, Fjalori Historik i Kosovës, Skenderbeg BooksTiranë 2011. F. 276
- ^ "Amëza zyrtare e presidentes së Kosovës". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 2 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Faqja zyrtare e Presidentit të Kosovës
- 24-ore.com
- Intervistë dhënë RTK me rastin e zgjedhjes - internet google prill 2007.
Stema e shtetit |
|