Letërsia rilindase u zhvillua përreth humanizmit, teoria e re që theksonte rolin zanafillor të qenies njerëzore mbi çdo konsideratë tjetër, veçanërisht fetare. Në këtë epokë bota mori një shtysë të madhe me shpikjen e makinës së shtypshkrimit nga Johannes Gutenberg-u, fakt që mundësoi aksesin e letërsisë te publiku i gjerë. Kjo krijoi një shqetësim më të madh për drejtshkrimin dhe gjuhësinë, duke nxierë sistemet e para gramatikore në gjuhët popullore dhe shfaqja e akademive të para në gjuhët kombëtare.[1]

Letërsia e re u frymëzua si dhe arti nga tradita greko-latine, megjithëse mori gjithashtu një ndikim të madh nga filozofia neoplatonike e zhvilluar njëkohësisht. Nga ana tjetër, pasqyroi idealet e reja njeriut rilindas, që duhej të zotëronte njësoj si armët ashtu dhe letrat, si dhe të kishte hijshmëri natyrore pa artifica.[2]

Risia ndikoi si te temat ashtu edhe format. Midis të parave mund të dallohet antropocentrizmi, interesi për natyrën dhe rekuperimi i mitologjisë klasike. Filozofia rekuperoi idetë platonike dhe i vendos në shërbim të krishtërimit. Kërkimi i kënaqësisë ndjesore dhe shpirti kritik dhe racional kompletuan idetë e epokës. Përsa i përketë aspekteve formale, u rekuperua parimet klasike (rrënjët e të cilës gjenden në Poetikën e Aristotelit), të bazuara në parimet artistike të imitimit. U zhvilluan gjithashtu gjini të reja (si eseja) dhe modelet metrike (midis të cilëve dallohet soneti si formë strofash dhe italisht: endecasillabo (njëmbëdhjetë rrokëshi) si tip vargëzimi.

Itali, djepi i stilit të ri, vazhduan disa jehona nga autorët e mëdhenj mesjetarë të konsideruar herë pas here si prekursorë të lëvizjes së re: Dante Alighieri, Françesko Petrarka dhe Xhovani Bokaço. Ndikimi i saj u përhap në Francë, ku u shquan François Rabelais, Pierre de Ronsard, Michel de Montaigne dhe Joachim du Bellay. Në Gjermani, reforma protestante nxiti një maturi më të madhe si dhe tematikat fetare, të kultivuara nga Ulrich von Hutten, Sebastian Brant dhe Hans Sachs. Në Angli, duhet përmendur Thomas More, Edmund Spenser, Michael Drayton, Henry Constable, George Chapman, Henry Howard dhe Thomas Wyatt. Në Portugali u shfaq figura mbizotëruese e Luís de Camões.[2]

Figura e Dante Alighierit luajti një rol të rëndësishëm në formimin e veprave të Katërqintës spanjolle

Katërqinta dhe Humanizmi në Spanjë

Redakto

Poezia: Manrique dhe nisja e romance-s

Redakto

Shekulli iXV inauguroi një periudhë të rafinuar në veprat letrare, në mënyrë të veçantë të poezisë, falë edhe kontributit të mjedisit të «oborreve të dashurisë provencalë» dhe ndikimit gjithmonë e më të madh të lëvizjes kulturore italiane, që do të arrinte kulmin e saj në shekullin pasues.[3] Veprat e Dantes, Bokaços dhe Petrarkës patën vlerësim të madh edhe në territorin spanjoll dhe disa arritën të ndiqnin indikacionet, si markezi i Santillana-s (1398-1458), që përhapi në mënyrë efikase teoritë humaniste dhe ndaj të cilit përmendet dituraku i parë kritiko-linguistik në të folurën kastiliane me titull Letër hyrëse kryekomandantit Don Pedro i Portugalisë;[3] ndërsa të tjerë, u kufizuan me imitimin e formave poetike të letërsisë italiane, duke u përpjekur të kopjonin njëmbëdhjetërrokëshin dantesk, duke arritur rezultate jo të shkëlqyera por gjithësesi duke i hapur rrugën përdorimit të vargut që do të merrte një pozicion mbizotërues në metrikën e lirikës spanjolle.[3] Pjesa më e madhe e poetëve vinte nga mjediset më të larta: autorët i përkushtoheshin në mënyrë të veçantë 'canzoniere-ve', ku një shembull nga më të rëndësishmit është Cancionero de Baena, i hartuar pikërisht nga Juan Alfonso de Baena1445.[3] Kush shkruante spanjisht: cancionero ishte zakonisht i paguar për këtë aktivitet, sepse cancionero-t' ishin shpesh të porositur nga zotërinjtë që dëshironin tu bëheshin homazhe fushatave të tyre me vepra në vargje që të nënvizonin bukurinë si dhe cilësitë.

Midis veprave që përmendnin më shumë autorët italianë qenë ato të Miçer Francisco Imperial, që me sonetet dhe poemat e tij alegorike u frymëzua nga Dante Alighieri; ndërsa Ferrant Sánchez-i me spanjisht: Decir de las vanidades del mundo është ai që përzien bashkë me njëmbëdhjetë rrokëshat me shije italiane, dymbëdhjetë rrokëshat më të përshtatshëm për ritmet dhe tingujt e spanjishtes.[4] Ndërsa Juan de Mena (1411-1456) qe autori i spanjisht: El laberinto de fortuna, ose spanjisht: Las trescientas (Treqintat, emër që tregon numrin e strofave me të cilat është formuar vepra), tjetër vepër që i referohej Dantes për përmbajtjen (vizione onirike me komponente të fortë simbolike) dhe një metrikë që, duke i besuar oktavave, kërkon ti afrohet akoma krijimeve në italisht. Shembulli kryesor i 'cancionero-s' janë spanjisht: Coplas a la muerta de su padreJorge Manrique (1440-1478), nipi i Gómez Manrique (1412-1490); metrika e veprës paraqet skemën 8a-8b-4c-8a-8b-4c.[5] Tema ka të bëjë me vdekjen, të trajtuar me qetësi dhe aty për aty: vdekja paraqitet si pika ideale e barazisë që i vendos të gjithë në të njëjtin plan, duke anulluar diferencat shoqërore. Referimet ndaj botës klasike, të shpeshta në veprat mesjetare, mungojnë te Coplas:[6] dhe pikërisht vepra e Manrique-s vendoset si mbyllje ideale e Mesjetës spanjolle.[7]

Romance është një krijim tipik i poezisë së lartë, të kultivuar, fortësisht e lidhur me traditën orale të këngëvve, dhe në mënyrë të vecantë me chanson de geste.[7] Te romance muzikaliteti është thelbësor dhe në fakt gati të gjitha romance-t (përveç një përmbledhjeje të publikuar në Shekullin e XVII) duhet të këndoheshin.[7] Romance-s i detyrohet edhe futja e një kombinacioni të ri metrik, që mban të njëjtin emër; José María Valverde e shpjegon kështu metrikën e realizimit të romance-ve:

Vargu bëhet tetërrokësh (apo mo mirë, me tetë plus tetë rrokje), siç e kishin zakon ata të 'canciones', të organizuara në njësi prej katër tetërrokëshash, duke u përsëritur ose variuar herë pas here në këndimin e dy të fundit, ose katër, me një rimë të vecantë me karakter të vazhduar.

— José María Valverde
 
Romancero i titulluar Libro de los cincuenta romances (1525)

Këtu, romance dallon nga kompozimet zakonisht të përdorura në letërsinë italiane, si tetërrokëshi, pasi spanjishtja kërkon një shpërndarje të ndryshme të thekseve (me distancë më të madhe se ata të italishtes, të përdorur, te tetërrokëshi, çdo katër rrokje).[8] Struktura paraqet veçanti të tjera: për shembull, në vend që të filloi dhe mbaroi gradualisht, romances ka një fillim dhe fund të menjëhershëm, për të rritur përmbajtjen e misterit të veprës.[8] Karakteristikat e lart përshkruara, gjithësesi, janë për tu konsideruar indikative, pasi disa përmbledhje romance-sh të periudhave të ndryshme, si ato të hartuara nga Ramón Menéndez Pidal ose Dámaso Alonso, paraqesin romance rrënjësisht të ndryshme midis tyre.[9] Romance-ja pati përhapje dhe popullaritet të madh në Katërqintën, sa që ishte të shumtë ata që e dinin përmendësh, pavarësisht kushteve ekonomike dhe niveli i tyre i arsimimit.[9] Romance-ja kontribuoi edhe në llojin e spanjishtes arkaike të folur në popullsitë hebreje sefardite, të Selanikut dhe të tjerë me origjinë spanjolle, pasi fakti që kishin mësuar përmendësh këto kompozime ndikoi në njohjen e gjuhës.[9] Në mes të Shekullit të XVI u shfaqën shumë romanceros, dmth. përmbledhje romances-ash, që bëheshin të shkruara, të shtypura në letër dhe jo më të përcjella gojarisht (për më tepër, natyra pastërtisht gojore e romances-ave i çoi shumë prej tyre në pësimin e shumë variacioneve në përmbajtje). Në kundërshtim me atë që ndodhte ndonjëherë në letërsinë mesjetare, te romances magjia është argument shumë pak i trajtuar dhe madje gati plotësisht i injoruar. Romances kanë përbërë një pjesë themelore të letërsisë spanjolle, aq sa e ruajtën popullaritetin edhe gjatë spanjisht: El Siglo de Oro-s, duke u bërë një traditë e vërtetë.[10]

Midis italianistëve të kësaj epoke qenë Iñigo López de Mendoza, markezi i Santillana-s (1398-1458) dhe Enrique de Villena (1384-1434[11]) që përktheu Komedinë Hyjnore.

 
Kopertina e Celestina-s

Proza: Celestina dhe kronistët

Redakto

Proza e Katërqintës spanjolle pa dy lëvizje kryesore, kronikat dhe shembujt e parë të 'novela-s' dhe të dytën te ajo teatrale. Prirjet e reja humaniste u shtrinë edhe te kronikat, duke i shëndruar gjuhën: megjithëse mbetën gjithmonë vepra me frymëzim popullor, ato nisën të përshkruanin realitetin në një prozë më të rafinuar dhe artistike.[12] Midis kronistëve të ndryshëm të periudhës, janë për tu përmendur Fernán Pérez de Guzmán (autor i Mar de historias), Hernando del Pulgar, Gonzalo Chacón, Diego Enríquez del Castillo dhe Mosén Diego de Valera (këta dy kronistë mbretëror)[12] si dhe Gutierre Díaz de Games, autor i El Victorial.[13] Autorë të kritikave më pak aderente me realitetin dhe me më shumë elemente fantastike janë Pedro de Corral (spanjisht: Crónica sarracina) dhe Ruy González de Clavijo, të cilët realizuan dy libra udhëtimesh (spanjisht: Andanccas e viajes de Pero Tafur por diversas partes del mundo avidos dhe spanjisht: Vida y hazañas del Gran Tamorlán).[13] Përveç kronikave, vazhduan përrallat morale: një shembull është spanjisht: Libro de los gatos, me autor anonim; ndërsa Enrique Pacheco-s realizoi disa vepra me përmbajtje të pazakontë.[13] Gjithësesi, ngjarja e rëndësishme në prozën spanjolle të Shekullit të XV është lindja e romanit (La novela).[13] Duke nisur nga vepra të mëparshme si spanjisht: La Gran Conquista de Ultramar dhe spanjisht: El caballero Zifar, u formuan karakteristikat e para të romanit kalorsiak spanjoll;[13] ndërsa romani sentimental, u përfaqësua nga spanjisht: El siervo libre de amor, vepër e Juan Rodríguez de la Cámara që frymëzohej nga romanet italiane dhe në mënyrë të veçantë nga spanjisht: Cárcel de amor i Diego de San Pedro, libër i publikuar në 1492 që pati sukses të madh në dy shekujt pasues.[14] Cárcel de amor u krahasua, në përmbajtje dhe formë, me Dhimbjet e djaloshit WertherJohann Wolfgang von Goethe.[14]1499 u publikua një libër i shkruar nga Fernando de Rojas dhe i titulluar spanjisht: Tragicomedia de Calisto y Melibea, i njohur edhe si spanjisht: La Celestina.[14] Autori pohon se e kishte gjetur të përfunduar aktin e parë dhe se e zgjeroi veprën deri sa ta bënte të arrinte gjashtëmbëdhjetë akte gjatësi (21 në botimin e vitit 1502): Celestina tregon një histori dashurie midis dy të rinjve, Callisto-s dhe Melibea-s, që pas një zhvillimi intensiv përmbyllet me vdekjen e të dyve.[15] Vepra është një lloj «romani i dialoguar», megjithëse nuk përmban elemente teatrale;[14] Personazhi më i veçantë është Celestina, e moshuara që në vepër ka detyrën ti bënte të takoheshin dy të dashuruarit, e pajisur me një gjuhë «të gjallë dhe të drejtpërdrejtë».[15] I gjithë romani është i karakterizuar nga «ashpërsia» dhe «pesimizmi»:[15] rikthehet referimi nga frymëzimit klasik, vecanërisht i bazuar te poetët latinë.

Një tentativë për të shkruar vepra teatrale i detyrohet Gómez Manrique-s: dy shkrime të tij, spanjisht: Representación del Nacimiento de Nuestro Señor dhe spanjisht: Lamentaciones fechas para Semana Santa, megjithëse jo me rëndësi të madhe, janë ndër shembujt e parë të teatrit në letërsinë spanjolle.[16] Gjinia teatrale, në fakt, ishte injoruar gjatë gjithë Mesjetës dhe Manrique ofroi një impuls të izoluar dhe paraprirës që do të vazhdohej pastaj nga Juan del Encina, autor i spanjisht: églogas[17] (përshtatje të EglogaveVirgjilit[16]), dhe gjatë spanjisht: El Siglo de Oro.[18]

 
Karli V, mbreti i parë i El Siglo de Oro

El Siglo de Oro (1492-1681)

Redakto

I ashtuquajturi spanjisht: El Siglo de Oro (shekulli i artë) është ajo periudhë në të cilën kultura spanjolle përjetoi një lulëzim të madh, me aktivitete të zjarrta letrare dhe pushteti të madh politik.[17][19] Nuk ka njëtrajtësi burimesh për sa i përket datës së fillimit të kësaj periudhe: për disa është 1492, viti i zbulimit të Amerikës; ndërsa të tjerë tregojnë vitin 1516, data e hipjes së Karlit të V një fron.[17] Ndërsa për të treguar fundin e 'Shekullit të Artë', përgjithësisht është përdorur viti 1681, me vdekjen e Calderón de la Barca-s.[17] Zakonisht, Shekulli i Artë ndahet në tre periudha të mëdha: 1516-1555 (mbretërimi i Karlit V); 1555-1635 (nga mbretëria e Filipit II deri në vdekjen e Lope de Vega-s); 1635-1681 (deri pikërisht në vdekjen e Pedro Calderón de la Barca-s).[17][19] Në gjysmën e parë të Shekullit të XVI qenë themelore veprat e Bartolomé Torres Naharro dhe të portugezit Gil Vicente. Veçanërisht i dyti, autor i shkrimeve si në spanjisht ashtu dhe në portugalisht, kontribuoi në formimin e themeleve që, në të ashtuquajturën «periudhë tranzicioni» midis Katërqintës dhe Shekullit të Artë, do të ripërdoreshin nga shkrimtarët në dekadat pasuese për hartimin e veprave të tyre.[20]

Ekspansioni i territoreve spanjolle bëri që vendi iberik të ishte më lehtësisht subjekt i ndikimeve kulturore të prejardhura nga kombet e trera: një shembull i tillë është prurja e dhënë nga Rilindja italiane në veprat e kësaj periudhe;[19] përveç kulturës italiane, midis territoreve të pushtuara qe thelbësor ndikimi i Amerikës (si kontinent).[19]

Periudha e parë (1516-1555)

Redakto

Periudha e parë e spanjisht: El Siglo de Oro-s u karakterizua nga një mentalitet i hapur ndaj ndikimeve kulturore të ardhura nga Italia dhe Amerika.[21] Humanizmi, gjithmonë e më i pranishëm në Spanjë, bëri që të mernin famë idetë e Erazmit të Roterdamit, mendimi i të cilit, megjithëse jo i vendosur në kundërshti të plotë me besimin katolik, mori megjithatë forma kritike përkundrejt hierarkive kishtare, duke sjellë një koncept «besimi» më të lidhur me brendësinë e individit sesa pjesëmarrjen në porositë e kishës.[21] Këto ide morën emrin erasmizëm, dhe u përhapën nga disa autorë si Juan dhe Alfonso Valdés.[17] Besimi në aftësitë dhe në mundësitë e njeriut çoi në futjen e shkencës në art: kjo u zbatua në mënyrë të veçantë në letërsi.[17]

Poeti më i madh i kësaj periudhe është Garcilaso de la Vega (1505-1536) që bëri të njohur metrikën e poezisë rilindase italiane.[16] De la Vega, duke u frymëzuar nga veprat e Petrarkës, shtoi elemente të reja muzikaliteti, tashmë të shfaqur me shkrimet e Juan Boscán (autor i pasur me ndikime italiane, veçanërisht të marra nga Pietro Bembo dhe Bernardo Tasso).[17] Në kuadër të poezisë lirike qe në këtë mënyrë Garcilaso de la Vega figura mbizotëruese e fazës së parë të Shekullit të Artë: karakteristikat e tij thellësisht rilindase – poezia si «zëri i dashurisë», dashuri e idealizuar dhe gjithmonë e paarritshme, intimiteti i vargjeve, eleganca e stilit – impresionuan shumë autorë bashkëkohës dhe ata menjëherë pas tij, që shpejt u frymëzuan nga ai.[22] Viti 1542, me publikimin e lirikave të de la Vega-s dhe Boscán-it, i dha rrugë stilit të ri poetik spanjoll.[23]

Për sa i përketë prozës, faza e parë e spanjisht: El Siglo de Oro pa prirje të ndryshme: një nga ato është «proza didaktike», eksponentët kryesor të të cilës qenë vëllezërit Valdés, Juan Valdés dhe Alfonso Valdés, mbështetës të erasmizmit.[24] Në përmbajtjen e veprave të tyre, të dy kritikonin korrupsionin e pranishëm në Kishë;[24][25] ndërsa në këndvështrimin e stilit Juan Valdés deklaron nevojën për një prozë që vendoset ndërmjet thirrjeve latine dhe afërsisë së stilit të popullit, duke e paraqitur te spanjisht: Diálogo de la lengua i tij.[26] Vëllezërve Valdés mund tu bashkohet Cristóbal de Villalón, edhe ai autor veprash të pasura me opinione kritike.[26] Predikuesi Antonio de Guevara (1480-1545) qe kronisti i Karlit V: spanjisht: Epístulas familiares të tij patën shumë sukses në Spanjë, ndërsa jashtë qe shumë i përhapur shkrimi i tij i quajtur spanjisht: Relox de príncipes y Libro de Marco Aurelio;[26] Guevara kontribuoi në lindjen e 'eufuizmit' në territorin anglez.[24]

spanjisht: Amadís de Gaula qe romani më i rëndësishëm kalorsiak e periudhës: ai inauguroi pikën maksimale të ekspansionit të kësaj gjinie letrare (te e cila bëri pjesë një tjetër roman, spanjisht: Palmerín de Oliva, i publikuar në 1511 dhe ai shumë i lexuar).[24] Por ngjarja kryesore në fushën e prozës letrare qe futja e romanit pikaresk.[24][27] Si hapsja e rrugës së kësaj gjinie qe vepra spanjisht: Lazarillo de Tormes: realizmi i librit, që i kundërvihej idealizmit dhe abstragimit të romaneve kalorsiakë,[24] përfaqëson një formë evazive, zbavitjeje, por e ndryshme përkundrejt asaj të ofruar nga veprat kalorsiake; protagonisti, spanjisht: pícaro (mashtruesi) tregon me cinizëm dhe zhgënjim, me tone ndonjëherë shakatore, duke e marr jetën si ti vinte.[28] Pícaro-ja është i shtrënguar të jetoi në një botë ku është e nevojshme të ndeshesh me armë të pandershme; megjithëse, nuk është një personazh negativ, duke parë se e bën se ska alternativa.[28] Stilistikisht romani pikaresk solli me vete risi të rëndësishme: në radhë të parë, mungesa e një çështjeje qendrore, e zëvendësuar nga një prozë narrative e lirshme, gjithmonë në vetë të parë;[28] në radhë të dytë, ndryshoi këndveshtrimin: duke munguar një problem që të fokusoi vëmendjen e lexuesit, ai zhvendoset te personaliteti i protagonistit, të shfaqur nga veprimet dhe nga mendimet e rrëfimtarit.[29]

Prodhimtaria teatrale u rrit, duke parë sasinë e madhe të autorëve që iu përkushtuan realizimit të teksteve të kësaj gjinie: përveç të lartpërmendurve Gil Vicente dhe Torres Naharro, kontribuan edhe Fernán López de Yanguas dhe Lucas Fernández.[24]

 
Luis de León

Periudha e dytë (1555-1635)

Redakto

Ndërsa periudha e dytë, ajo e mbretërimit të Filipit të II, pa një ngurtësi më të madhe, një rigorozitet të futur dhe inkurajuar nga luftrat fetare të pranishme në Evropë në ata vite.[21]

Poezia

Redakto

Kjo fazë e dytë pa të lindëte dy shkolla të reja poetike: ajo seviljane (e Seviljes) dhe ajo salmankase (d.m.th. e Salamankës).[24] E para, e drejtuar nga Fernando de Herrera (1534-1597), karakterizohej nga një stil i gjallë, i pasur dhe elokuent;[30] nga e dyta eksponenti më i madh qe frati Luis de León, teolog i pallatit, filolog dhe poet shumë i vëmendshëm ndaj pastërtisë gjuhësore, sa të krijonte një alfabet të ideuar posaçërisht për poetët, për ti ndihmuar në shqiptimin e vargjeve.[30] Midis elementeve kryesorë të shkollës seviljane ishte Baltasar de Alcázar (1530-1606); për shkollën salamankase mund të përmenden Francisco de Medrano (1570-1607) dhe Francisco de Aldana (1537-1578).[31] Luis de León, me stilin e tij «të kthiellët dhe klasikexhant»,[24] qe midis poetëve më të vlefshëm të epokës së tij:[32][33] i mbyllur në burg për akuzat e herezisë të bëra nga kundërshtarët,[34] aty shkroi veprat e tij më domethënëse.[35] Në poezitë e León-it gjenden aspekte me frymëzim klasik (harmonia universale e marr nga Pitagora dhe Platoni) si dhe humanist (përpjektja për të njohur sekretet e Gjithësisë) dhe një stil i ngritur, me vëmendje të madhe te kadenca e vargjeve.[36]

Në poezinë epike u kërkua të riprodhohej në «oktava reale italiane» një poemë kombëtare: gjithësesi, ky synim nuk u arrit.[33] Epika u çua përpara midis epopeve fetare të shkruara nga Cristóbal de Virués, Diego de Hojeda dhe Lope de Vega si dhe epopetë historike si ato të Pedro de la Vezilla Castellanos, Juan Rufo Gutiérrez dhe Juan de la Cueva, ose spanjisht: La Araucana e Alonso de Ercilla-s, vepër mbi pushtimin e Kilit e frymëzuar nga Eneida.[24][33] Autorë të tjerë epikë janë Luis Barahona de Soto (1548-1595)[24] dhe Bernardo de Balbuena (1582-1625).[37]

Lirika baroke pati dy përfaqësues të rëndësishëm: Francisco de Quevedo dhe Luis de Góngora.[38] Luis de Góngora (1551-1627) mund të konsiderohet një pararendës i shkollës seviljane,[24] në virtyt të stilit latinexhant, forca e imazheve dhe përdorimi i shpeshtë i hiperbolave.[39] Poezitë e Góngora-s i dhanë jetë një rryme të re, të quajtur «kulturorizëm»[39] ose «gongorizëm»,[24] fortësisht të kundërshtuara nga bashkëkohësit Lope de Vega dhe Francisco de Quevedo, që do të kërkonin ta tallnin me satira dhe kritika.[24][39] Veprat më të rëndësishme të Góngora-s qenë spanjisht: Fábula de Polifemo y Galatea (1612) dhe spanjisht: Soledades (1613);[40] këto të fundit i dhanë origjinë një «revolucioni estetik» të mirëfilltë, për shkak të përdorimit të fjalëve të pazakonta, thellësisht të frymëzuara nga latinishtja, me rendin e fjalëve shpesh të përmbysur, referimet e shpeshta te mitologjia që kontribuoi në krijimin e një «gjysëm errësire irreale» të paparë ndonjëherë, nga e cila ndonjëherë dalin papritur imazhe të çuditshme.[40] Francisco de Quevedo, i lindur në Madrid1580 nga një familje me origjinë fisnike, qe një poet dhe prozator «me mendim të thellë»,[41] një nga figurat më të rëndësishme për spanjisht: el Siglo de Oro.[42] Shkroi shumë vepra të pasura me satira dhe kritika ndaj kategorive të veçanta të personave (si për shembull mjekët, avokatët, gratë etj.): Quevedo qe autor i zhdërvjelltë, pasi në jetën e tij shkroi libra teologjie dhe filozofie si spanjisht: Providencia de Dios, politikë si Marco Bruto, i frymëzuar nga stoicizmi, kritike letrare dhe veçanërisht satire humoristike.[42] spanjisht: Historia de la vida del Buscón është një parodi e romanit pikaresk ku figura e pícaro-s është çuar në ekstrem, ashtu si përmbajtja;[42] në të gjitha veprat e Quevedo-s haset një humorizëm i spikatur, i përdorur për të përshkruar gjithëçka, që nga vizionet infernale[43] deri te bujtinarët dhe rojet gjyqësore.[44] Ai qe autori kryesor konceptist dhe në shkrimet e tij poetike mund të identifikohet një mendim i ngjashëm me atë të ekzistencializmit të mëvonshëm.[44]

Midis poetëve që nuk morën pjesë në konvencionet e poezisë baroke, duke parapëlqyer një stil më pak të ndërlikuar dhe formal, më të kthjellët, qenë Lupercio de Argensola (1559-1613) dhe Bartolomé Leonardo de Argensola (1561-1634), dy vëllezër,[45] Alonso Fernández de Andrada dhe Francisco de Rioja (1583-1659).[46] Ndërsa midis të tjerëve, që nuk i përkitën të ashtuquajturës «linja antibaroke» por u shkëputën megjithatë nga baroku, mund të përmenden Luis Barahona de Soto, Andrés Rey de Artieda, Pedro de Espinoza dhe Juan de Jáuregui;[46] me prirje akoma më të ndryshme qe vepra e dy kontëve: Juan de Tassis y Peralta, kont i Villamediana-s, që shkroi vepra ku tregohet me këmbëngulje pesimizmi,[47] dhe Diego de Silva y Mendoza, kont i Salinas-it, i pajisur me një stil më të gjallë por më pak formal, i pasur me introspeksione psikologjike.[48]

 
Teresa d'Ávila

Zhvillim dhe lartësim të madh pati letërsia fetare,[49] ose «mistike».[24] Ajo arriti pikën e famës kulminante në gjysmën e dytë të Pesëqintës, falë veprave të San Giovanni della Croce (1542-1591),[49] frati Luis de Granada (1504-1588) apo Shën Teresa d'Ávila (1515-1582).[50] Ky rikthim te letërsia fetare ndodhi në vazhdim të lëvizjes rilindase që, ndërsa nga ana letrare solli futjen e shkencës në art, nga ajo fetare solli një kujdes më të madh për individin, që përpiqej të bashkohej me figurën hyjnore nëpërmjet brendësisë së vetë dhe jo më duke ndjekur (dhe madje ndonjëherë kapërcyer) direktivat e kishës.[51] Luis de Granada u vu në dukje për forcën e oratorisë së vetë dhe për vëmendjen ndaj natyrës (prirje kjo që e çoi të dyshohej si iluminist nga Inkuizicioni, që arriti ti ndaloi veprat e tij për pak kohë);[52] Ndërsa Pedro Malón de Chaide qe një agustinian që, ndryshe nga Alonso de Orozco, imitoi letërsinë profane në përpjekje për ta përballte me stilin e vetë.[53] Vepra e Shën Teresa de Ávila, e lindur si Teresa de Cepeda y Ahumada, fillimisht qe e përkushtuar ndaj meditimit, për tu maturuar pastaj, në vazhdim të një vizioni, në një letërsi më aktive dhe të gjallë, të pasur me imazhe të gjalla dhe nga proza spontane dhe tradicionaliste, ku ndonjëherë shfaqen disa popullarizma.[50] Shkrimi më i rëndësishëm i Teresa-s është spanjisht: Vida, ku ofron interpretimin e vetë të disa «çështjeve shpirtërore».[54] San Giovanni della Croce, dishepull i Shën Teresa-s,[55] lindi me emrin Juan de Yepes në Fontiveros;[56] me spanjisht: Cántico espiritual ai përshkroi ekstazat e tij në një gjuhë fortësisht simbolike, e pasur me citime dhe lirizëm.[57]

 
Miguel de Cervantes

Ndërsa për sa i përket romanit u regjistrua një gjini e re, romani pastoral, ku personazhet janë pjesëtarë të botës fshatare, zakonisht barinjë. Kjo gjini ka origjinë në shkrimet italiane me ambjentim bukolik si për shembull italisht: Ninfale fiesolano i Xhovani Bokaços, ose Carmen Bucolicum i Petrarkës.[58] Ata janë libra me përmbajtje të lehtë, me histori dashurie me portagonistë barinjë dhe fshatarë, të karakterizuar nga një farë shkëputjeje nga realiteti nëpërmjet përshkrimit të peizazheve idilike të jashtme nga shoqëria dhe nga kontaminimet e saj.[58] Shembulli i parë i këtij tipi tekstesh është Diana, vepra në spanjisht e shkrimtarit portugez Jorge de Montemayor (1520-1561);[55] në ndjekje të linjës qe Lope de Vega me Arcadia-n dhe Miguel de Cervantes me Galatea-n, dhe kështu romanet pastorale patën sukses të madh.[55] Një tjetër gjini romani që pa dritën është romani moresk, në të cilin arabi spanjoll merr rolin e personazhit kryesor, duke u idealizuar.[55] Pas veprës së parë të kësaj gjinie, spanjisht: Historia del Abencerraje y la hermosa Jarifa, gjinia u bë e njohur me spanjisht: Guerras de Granada, e shkruar nga Ginés Pérez de Hita (1554-1619).[55]

Miguel de Cervantes (1547-1616) konsiderohet si romancieri më i madh spanjoll i të gjitha kohëve dhe ndikimi i tij mbi letërsinë spanjolle qe i tillë sa spanjishtja është përkufizuar si «gjuha e Cervantes» dhe atij i është dedikuar Istituti i gjuhës dhe kulturës spanjolle.[59] Pas La Galatea e vitit 1585, romani Don Kishoti i Mançës (spanjisht: El ingenioso hidalgo don Quijote de la Mancha), kryevepra e Cervantes-it u publikua në dy kohë, pjesa e parë në 1605 dhe e dyta në 1615, pas shfaqjes së një vazhdimi 'pirat' me autor Alonso Fernández de Avellaneda.[55] Te Quijote Cervantes zbulon "përmasën e katërt" të shkrimit narrativ, duke inauguruar epokën e gjatë dhe të larmishme të romanit modern[60]. Formimi kulturor i Cervantes-it u zhvillua në fazën e kalimit midis shekullit të XVI në klimën e Rilindjes së plotë dhe kalimit nga Rilindja te baroku gjeti te ai një interpretues thellësisht të rrënjosur në problemet e njeriut të asaj kohe.[61] Në veprën e Cervantes-it vërehet nevoja për të zbuluar ëndrrën, fantazinë, të panjohurën, çmendurinë, instinktin për të sjellë në jetë vetëdijen njerëzore[62].

Teatri spanjoll i Rilindjes

Redakto

Teatri spanjoll e nis Rilindjen me një vepër mjeshtërore, spanjisht: La Celestina, e Fernando de Rojas (1499 dhe 1502), një prurje e fortë në favor të realizmit që u vazhdua nga vepra të tjera të gjinisë çelestineske si spanjisht: La lozana andaluza (1528) e Francisco Delicado dhe spanjisht: Segunda Celestina (1534) e Feliciano de Silva mes të tjerave, paraprirëse e fiksioneve të idealizuara të librave kalorsiakë (spanjisht: Amadís de Gaula, 1508, spanjisht: Palmerín de Inglaterra, 1547-1548 dhe spanjisht: Tirante el Blanco, 1511 përkthimin e tij në gjuhën kastiliane); të romanit pastoral (spanjisht: Los siete libros de la Diana (1559) e Jorge de Montemayor); të romanit moresk (spanjisht: Historia del Abencerraje y la hermosa Jarifa, 1565) dhe të romanit sentimental (spanjisht: Cárcel de amor, 1492, i Diego de San Pedro dhe spanjisht: Proceso de cartas de amores, 1548, i Juan de Segura). Vazhdoi teatri i gjysmës së parë të shekullit të XVI me figurat e shquara si dhe muzikantin Juan del Encina dhe spanjisht: Églogas e tij, të Gil Vicente dhe spanjisht: Tragicomedia de Don Duardos e tij, të Bartolomé Torres Naharro me komeditë romane të përfshira te Propalladia e tij (1517 dhe 1520) dhe, megjithëse në gjysmën e dytë të shekullit të XVI, Lope de Rueda me spanjisht: Pasos e tij komike (1567) që i paraprinte entremés-it, Jerónimo Bermúdez me spanjisht: Nises e tij, tragjedi klasiciste mbi mitin e famshëm të Inés de Castro; Miguel de Cervantes, me po aq klasicisten spanjisht: El cerco de Numancia (1585) dhe komeditë e tij mbi robërit si dhe formula skenike revolucionare të feniksit të gjeniut Lope de Vega (1562-1635), autori më prodhimtar i teatrit botëror dhe dishepujt e tij të parë Guillén de Castro (15691631) dhe Juan de la Cueva (1543-1612).

Referime

Redakto
  1. ^ Mariantònia Lladó dhe García Montserrat: Histori e shkurtër e letërsisë së përbotshme, 1999, La Magrana, Barcelona, katalonjisht, isbn=84-8264-198-0, fq. 119-128
  2. ^ a b AA.VV.: Diccionario de Literatura, 2003, Spes, Barcelona, isbn 84-8332-389-3, fq. 257.
  3. ^ a b c d José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 48.
  4. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 49
  5. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 51-52
  6. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 53
  7. ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 57
  8. ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 58
  9. ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 59
  10. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 60-62
  11. ^ Data e vdekjes është caktuar në 1434 nga Fernando Báez, Storia universale della distruzione dei libri, Viella, Roma, 2009, fq.151
  12. ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 70
  13. ^ a b c d e José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 71
  14. ^ a b c d José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 72
  15. ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 73
  16. ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 77
  17. ^ a b c d e f g h Camillo Berra; Paolo Pignata; Flaviarosa Rossini, zëri 'Letteratura spagnola' te AA.VV., L'Enciclopedia, vol. 18, Roma, La Repubblica/UTET/De Agostini, 2003, fq. 800
  18. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 79
  19. ^ a b c d José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 82
  20. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 78-79
  21. ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 83
  22. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 85-86
  23. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 92
  24. ^ a b c d e f g h i j k l m n o Camillo Berra; Paolo Pignata; Flaviarosa Rossini, zëri 'Letteratura spagnola' te AA.VV., L'Enciclopedia, vol. 18, Roma, La Repubblica/UTET/De Agostini, 2003, fq. 801
  25. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 94
  26. ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 95
  27. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 111
  28. ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 114
  29. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 115
  30. ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 123
  31. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 124
  32. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 125
  33. ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 137
  34. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 126
  35. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 127
  36. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 129
  37. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 138
  38. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 157
  39. ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 158
  40. ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 159
  41. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 163
  42. ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 164
  43. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 165
  44. ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 166
  45. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 226
  46. ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 227
  47. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 229
  48. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 231
  49. ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 141
  50. ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 145
  51. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 142
  52. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 143
  53. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 144
  54. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 146
  55. ^ a b c d e f Camillo Berra; Paolo Pignata; Flaviarosa Rossini, zëri 'Letteratura spagnola' te AA.VV., L'Enciclopedia, vol. 18, Roma, La Repubblica/UTET/De Agostini, 2003, fq. 802
  56. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 149
  57. ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 152
  58. ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 113
  59. ^ Instituto Cervantes (red.). "Presentazione istituzionale" (në italisht). Marrë më 30 shtator 2012.
  60. ^ Dario Puccini: introduzione a 'Cervantes, Don Chisciotte della Mancia', Garzanti, Milano, 1981, faqja XV
  61. ^ Carmine Benincasa: L'Altra scena: saggi sul pensiero antico, medievale, controrinascimentale (në italisht). Bari: Dedalo. 1979. fq. 545–54.
  62. ^ Giulia Farina: Enciclopedia della letteratura, Garzanti, Milano, 1997, faqe 199

Bibliografia

Redakto
  • Carlos Alvar, José-Carlos Mainer, Rosa Navarro, Storia della letteratura spagnola, Einaudi, 2000, pp. 2 voll..
  • Carmine Benincasa: L'Altra scena: saggi sul pensiero antico, medievale, controrinascimentale, Dedalo, Bari, 1979.
  • Camillo Berra; Paolo Pignata; Flaviarosa Rossini, zëri 'Letteratura spagnola' te AA.VV., L'Enciclopedia, vol. 18, Roma, La Repubblica/UTET/De Agostini, 2003.
  • Richard Eugène Chandler; Kessel Schwartz, A New History of Spanish Literature, Louisiana State University Press, 1991.
  • Giulia Farina: Enciclopedia della letteratura, Garzanti, Milano, 1997.
  • Iván Fernández González, Letteratura spagnola, Alpha test, 2003.
  • Juan Martín; Antonio Rey Hazas, Antología de la literatura española hasta el siglo XIX, Madrid, SGEL, 1992. (Spanjisht)
  • Di Pinto; Guazzelli; Mancini; Martinengo; Rossi; Samona, Storia della letteratura spagnola, Milano, BUR, 1998.
  • Dario Puccini, introduzione a, Cervantes, Don Chisciotte della Mancia, Milano, Garzanti, 1981.
  • José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, traduzione di Francesco Tentori Montalto, III edizione riveduta e ampliata, Torino, ERI, 1969.