Ndeshja Serbi-Shqipëri ishte një ndeshje e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016, e cila u zhvillua më 14 tetor 2014 në stadiumin e Partizanit në Beograd. Ndeshja u ndërpre pas hedhjes së flakadanëve dhe objekteve të tjera në fushë nga ana e tifozëve serbë. Në atë moment, në stadium futet një dron që mbante një flamur me simbole patriotike shqiptare. (Dy fotografi të Ismai Qemalit dhe Isa Boletinit, harta e Shqipërisë etnike me në qendër shqiponjën e Skënderbeut dhe mbishkrimi "Autochthonous".)[1][2]

Serbi - Shqipëri (2014)
NgjarjaEliminatoret e UEFA Euro 2016
Ndeshja u ndërpre pas 42 minutash; Shqipëria fitoi në tavolinë me rezultatin 0-3.
Data14 tetor 2014
VendndodhjaStadiumi Partizan, Beograd
GjyqtariMartin Atkinson (Anglia Angli)
Pjesëmarrja25,200
Moti24 °C (75 °F), i kthjellët

Gjatë ndërprerjes së lojës, mbrojtësi serb Stefan Mitrović hidhet për të marrë flamurin. Menjëherë lojtarët shqiptarë shkojnë drejt tij për t'ia marrë atë dhe Bekim Balaj arrin ta rrëmbejë flamurin, duke e dërguar atë te gjyqtari i katërt. Kjo shkaktoi hyrjen e tifozëve serbë në fushë, të cilët filluan të godisnin futbollistët shqiptarë, të ndihmuar edhe nga kujdestarët e stadiumit.[3]

Më 24 tetor 2014, UEFA vendosi që ndeshja të fitohej nga Serbia me rezultatin 3-0. Gjithashtu vendosi që t'i heqë 3 pikë Serbisë, të detyrojë Serbinë të luajë 2 ndeshjet e ardhshme në shtëpi pa tifozë si dhe të dënojë të dyja federatat me nga 100.000 euro secilën.[4] Si Shqipëria, ashtu edhe Serbia e apeluan këtë vendim,[5][6] por apeli la në fuqi vendimin e parë.[7] Më pas, të dyja federatat e apeluan sërish atë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).[8] Me 10 korrik 2015 CAS vendosi të refuzojë apelimin e Serbisë, si dhe të pranojë pjesërisht apelimin e Shqipërisë duke i dhënë fitoren 0-3 Shqipërisë dhe duke lënë në fuqi vendimet e tjera të UEFA-s.[9] Një vendim i tillë e la Serbinë në vend të fundit me -2 pikë, duke i hequr çdo mundësi për tu kalifikuar në UEFA Euro 2016.

Situata përpara ndeshjes

Redakto

Situata përpara ndeshjes ka qenë mjaft e tensionuar. Për shkak të natyrës së kësaj ndeshjeje, rreth 3500 policë serbë ishin caktuar për tu kujdesur për sigurinë jashtë stadiumit.[10]

Edhe pse kjo ndeshje kishte rrezikshmëri të lartë, UEFA vendosi që këto dy skuadra të mos ndahen në grupe të ndryshme, pasi sipas asaj këto shtete kurrë nuk ishin përfshirë në një luftë kundër njëra-tjetrës[11] pavarësisht mosmarrëveshjeve mbi Kosovën. Gjithashtu UEFA theksoi se asnjëra nga federatat nuk kishte kërkuar që skuadrat e tyre të ndaheshin.[12]

UEFA, Federata Shqiptare e Futbollit, si dhe Federata Serbe e Futbollit kishin rënë dakord që ndeshja të luhej pa praninë e tifozëve shqiptarë.[13]

Situata në grup përpara ndeshjes

Redakto
Pos Skuadra NL F B H GP GK GN P
1   Danimarka 2 1 1 0 3 2 +1 4
2   Shqipëria 2 1 1 0 2 1 +1 4
3   Serbia 1 0 1 0 1 1 0 1
4   Armenia 2 0 1 1 2 3 −1 1
5   Portugalia 1 0 0 1 0 1 −1 0
Përditësuar në lojën/rat e luajtur/a më 14 tetor 2014. Burimi: UEFA

Detajet e ndeshjes

Redakto
Serbia  0–3
Fituar në tavolinë
  Shqipëria
Raporti
Stadiumi i Partizanit, Beograd
Pjesëmarrja: 25,200
Gjyqtari: Martin Atkinson (Angli)
 
 
 
 
 
 
Serbia
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Shqipëria
PT 1 Vladimir Stojković
MB 5 Matija Nastasić
MB 6 Branislav Ivanović (c)   35'
MB 11 Aleksandar Kolarov
MB 13 Stefan Mitrović
MF 7 Zoran Tošić
MF 8 Nemanja Gudelj
MF 14 Nemanja Matić
MF 10 Dušan Tadić
SM 18 Danko Lazović
MF 19 Filip Djuričić
Trajner:
  Dick Advocaat
PT 1 Etrit Berisha
MF 2 Andi Lila
MB 4 Elseid Hysaj
MB 7 Ansi Agolli   34'
MB 15 Mërgim Mavraj
MF 3 Ermir Lenjani
MB 5 Lorik Cana (c)
MF 13 Burim Kukeli
MF 14 Taulant Xhaka
MF 22 Amir Abrashi
SM 19 Bekim Balaj
Trajner:
  Gianni De Biasi

Ngjarjet gjatë ndeshjes

Redakto

Që përpara se të fillonte ndeshja, tifozët serbë bërtisnin "Vritini, vritini shqiptarët"[14] dhe gjatë ekzekutimit të himnit shqiptar, ata filluan të fërshëllenin, duke e bërë pothuajse të pamundur dëgjimin e tij.[15]

Gjatë fillimit të ndeshjet, tifozët serbë dogjën një flamur të NATOs.[16] Pas 15 minutash lojë, hidhet flakadani i parë në fushë. Rreth 10 minuta më vonë, tifozët serbë ngrenë një flamur grek. Dhjetë minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, tifozët hedhin sërish një flakadan në drejtim të Ansi Agollit, i cili po gjuante një goditje nga këndi.[17] Objekte të tjera vazhdojnë të hidhen drejt tij si dhe drejt gjyqtarit anësor. Ndeshja ndërpritet përkohësisht dhe Lazovic dhe Kolarov përpiqen të qetësojnë tifozët. Pas 40 sekondash, loja rifillon. Në minutën e 40, një shishe hidhet në drejtim të Bekim Balajt dhe disa tifozë serbë përpiqen të hyjnë në fushë.[18]

Në minutën e 42, gjyqtari ndërpret sërish ndeshjen për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë nga ana e tifozëve serbë.[19] Ndërkohë që ndeshja ishte ndërprerë, një dron me një flamur të Shqipërisë etnike futet në stadium. Mbrojtësi serb Stefan Mitrović, hidhet dhe kap flamurin. Më pas, Andi Lila dhe Taulant Xhaka vrapojnë drejt tij, për t'i marrë flamurin, dhe në fund Bekim Balaj arrin ta marrë atë. Ndërkohë që Balaj po dërgonte flamurin te gjyqtari i katërt, një tifoz serb e godet atë me një stol në kokë. Lorik Cana, e hedh në tokë tifozin dhe fillon ta godasë. Më pas, situata përkeqësohet dhe në grindje përfshihen shumë lojtarë shqiptarë, serbë, tifozë dhe kujdestarë të stadiumit.[20] Huliganë serbë u futën në fushë duke goditur futbollistët shqiptarë me karrige dhe objekte të tjera, duke e detyruar gjyqtarin të drejtojë lojtarët shqiptarë për në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë që ata futeshin në tunel, u goditën me objekte të ndryshme. Në fushë u vu re edhe prania e Ivan Bogdanov, edhe pse i dënuar për të mos u futur në stadiume, pas incidentit në Genova në ndeshjen Itali-Serbi.[21] Pas 30 minutash, loja ndërpritet përfundimisht, ndërkohë që futbollistët shqiptarë ishin të rënduar fizikisht dhe psikologjikisht.[20]

Përpara se skuadra shqiptare të largohej, policia serbe kontrolloi çantat e të gjithë personave të delegacionit të mbështetësve nga Shqipëria, në një përpjekje për të gjetur pultin e dronit, por pa sukses.[22][23]

Reagimet

Redakto

Pas ardhjes nga Beogradi, skuadra shqiptare u prit me duartrokitje dhe festime nga rreth 5000 tifozë shqiptarë në aeroportin e Rinasit.[24] Rreth 15.000 njerëz dolën për të festuar në orët e para të mëngjesit në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë.[25] Festime u organizuan gjithashtu edhe në Prishtinë,[26] Shkup,[27] Strugë,[28] dhe Kumanovë.[29]Tetovë, shqiptarët që festuan u gjobitën me 200 euro nga autoritetet maqedonase për shkak të zhurmës së krijuar.[29] Disa ditë më vonë, kombëtarja shqiptare dekorohet me medalje mirënjohjeje dhe nderi në Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Bajram Curri për mbrojtjen e simboleve kombëtare.[30]

Pala serbe u shpreh se ky ishte një provokim politik nga pala shqiptare dhe akuzuan vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën si drejtuesin e dronit. Olsi Rama e hodhi menjëherë poshtë këtë akuzë.[31] Zyra e kryeministrit serb tha se Rama ishte arrestuar dhe më pas ishte dërguar në shtëpi në Shqipëri, ndërsa qeveria shqiptare e hodhi poshtë këtë pretendim.[32] Më vonë, Igli Tare deklaroi se ai kishte qenë me Olsi Ramën, dhe sipas Tares, Rama po mbante vetëm një kamer.[33]

Nga ana tjetër, presidenti i UEFAs, Michel Platini se ishte "thellësisht i trishtuar" nga ajo që ndodhi, duke shtuar: "Futbolli supozohet t'i bashkojë njerëzit dhe loja jonë nuk duhet të ngatërrohet me asnjë lloj politike. Skenat në Beograd natën e kaluar ishin të pafalshme." Presidenti i FIFAs, Sepp Blatter tha: "Futbolli nuk duhet përdorur kurrë për mesazhe politike. E dënoj ashpër atë që ndodhi natën e kaluar në Beograd."[34]

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se incidenti i flamurit ishte një "provokim politik" duke shtuar: "Pyetja kryesore për mua është se si do të reagojnë Bashkimi Evropian dhe UEFA, sepse nëse dikush nga Serbia do të kishte nxjerrë një flamur të Serbisë së Madhe në Tiranë apo Prishtinë, kjo do të ishte në axhendën e Këshillit të Sigurimit të OKB.[35] Më 16 tetor, ministri i brendshëm serb Nebojša Stefanović tha se policia po ekzaminonte dronin për të përcaktuar drejtuesin e tij si dhe vendin e blerjes.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq tha se ai i kishte paralajmëruar përfaqësuesit e BE-së pesë herë përpara ndeshjes për një provokim të mundshëm të zyrtarëve shqiptarë gjatë lojës, duke theksuar se disa nga zyrtarët kishin vënë shaje të UÇK-së, duke thënë se "ishte e qartë se kishin ardhur me një qëllim të pastër për të provokuar pritësit".[36]

Edi Rama u përgjigj: "Serbia Normale do jetë realitet veç kur Serbia Reale do kuptojë se Shqiperia e Madhe eshte makthi i tyre jo projekti ynë".[37]

Agim Cana, babai i Lorik Canës deklaroi se sjellja e tifozëve serbë ishte raciste dhe fashiste.[38]

Incidentet

Redakto

Në Serbi

Redakto

Në Serbi, pas ndeshjes, disa dyqane buke dhe ushqimesh në pronësi të shqiptarëve u dogjën në Sambor dhe Stara Pazova, dhe në një rast u përdor edhe një bombë.[39]

Në Mal të Zi

Redakto

Ambasada shqiptare në Podgoricë u sulmua me gurë duke shkaktuar thyerjen e dritareve. Ambasadorit të Malit të Zi në Tiranë, iu dërgua një notë proteste lidhur me incidentin në fjalë.[40]

Shqiptarët në Mal të Zi festuan në Ulqin, Plavë dhe Tuz. Disa grindje midis shqiptarëve dhe malazezëve u regjistruan pranë Podgoricës dhe katër studentë u dërguan në spital.[41]

Në jug të Shqipërisë

Redakto

Në Shqipëri, sapo mbaroi ndeshja, një grup nacionalistësh shqiptarë sulmuan shtëpi, dogjën makina dhe shkatërruan fasada dyqanesh në fshatin e banuar nga grekët Derviçan në jug të Gjirokastrës. Aktiviteti i tyre u ndalua me ndërhyrjen e policisë. Ambasada greke kërkoi që autorët e këtyre akteve të çoheshin në gjyq.[42] Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha se "reagimi i shpejtë dhe efiçent i policisë bëri të mundur identifikimin e personave përgjegjës".[43]

Në Austri

Redakto

Pas ndeshjes, rreth 50 shqiptarë hodhën shishe drejt një kafeneje serbe në Vienë. Disa makina, duke përfshirë edhe makina policie, u dëmtuan.[44]

Vendimet

Redakto

Vendimet e UEFAs

Redakto

Ditën pas ndeshjes, UEFA nisi procedimin disiplinor ndaj Federates Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Serbe të Futbollit.[45] Serbia akuzohej për hedhje të fishekzjarreve dhe flakadanëve në fushë, shqetësim nga turmat, hyrje në fushë të tifozëve dhe përdorimin e lazerave. Shqipëria u akuzua për refuzim për të luajtur dhe shfaqjen e një flamuri të paligjshëm.

Më 24 tetor 2014, UEFA vendos fitoren në tavolinë për Serbinë me rezultatin 3-0. Gjithashtu Serbisë i hiqen 3 pikë dhe detyrohet të luajë dy ndeshjet e ardhshme në fushën e saj pa tifozë. Të dyja federatat u gjobitën me nga 100.000 euro. Vendimi u apelua si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Serbia,[5][6] por UEFA la përsëri në fuqi vendimin e mëparshëm.[7]

Reagimet mbi vendimet e UEFAs

Redakto
  • Sulmuesi shqiptar Bekim Balaj që u godit me stol në kokë nga një tifoz serb, postoi në faqen e tij në Facebook një koment ironik ndaj Platinisë dhe UEFAs: "Më fal Platini për stolin që desh e theva me kokë, bravo UEFA".[46]
  • Presidenti i FSHF Armando Duka deklaroi: "Jam i zhgënjyer sepse ne po pretendonim se do të kishte një vendim juridik të drejtë nga UEFA. Nuk e di se çfarë precedenti mund të krijojë ky vendim kur një skuaduar godet lojtarët kundërshtarë dhe merr 3 pikë. Nuk e di nëse ka ndonjë skandal më të madh se ky." Ai deklaroi se do ta apelonte vendimin.[47]
  • Trajneri shqiptar Gianni de Biasi deklaroi në media se vendimi ishte skandaloz, ndërsa kapiteni i Shqipërisë Lorik Cana tha se vendimi ishte tërësisht i padrejtë, pasi gjyqtari nuk i kishte kërkuar kurrë Shqipërisë të rikthehej në fushë, por vetëm i kishte pyetur ata nëse ishin në gjendje të luanin sërish.[48] Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit Fadil Vokrri e quajti konsideroi gjithashtu vendimin skandaloz.[49] Ish-futbollisti Sokol Kushta tha se UEFA kishte bërë një gabim të pafalshëm me vendimin dhe shtoi se "në një shtëpi publike nuk ka vajza të mira".[50]
  • Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se UEFA nuk dha drejtësi, megjithatë ai premtoi se do ta mirëpriste Serbinë në stadiumin e rinovuar të Shkodrës, Loro Boriçi.[51]
  • Më 25 tetor 2014, në NionZvicrës, disa mbështetë shqiptarë organizuan një protestë përpara zyrave qendrore të UEFAs kundër vendimit.[52] Protesta të tjera u organizuan në Tiranë,[53] Prishtinë, Podgoricë dhe Tetovë.[54]
  • Disa media të huaja e kritikuan gjithashtu vendimin e UEFAs për t'i dhënë fitoren në tavolinë Serbisë pas dhunës së ushtruar nga e tifozëve serbë, pavarësisht se Serbisë iu hoqën 3 pikë.
  • Ardit Gjebrea bëri thirrje për bojkot të produkteve serbe në dyqanet shqiptare.[55]

Vendimi i CAS

Redakto

Të dyja federatat ishin të pakënaqur me vendimin e UEFAs dhe e apeluan atë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).[8] Me 10 korrik 2015, CAS refuzon apelimin e Serbisë dhe pranon pjesërisht atë të Shqipërisë, duke i dhënë fitoren 0-3 në tavolinë Shqipërisë. CAS e arsyetoi këtë vendim duke thënë se nuk ka patur ndonjë urdhër të qartë nga ana e gjyqtarit për të rifilluar lojën dhe prandaj konsideron Serbinë dhe jo Shqipërinë përgjegjëse për mosvazhdimin e ndeshjes.[9]

Reagimet mbi vendimin e CAS

Redakto
  • Lorik Cana u shpreh se drejtësia triumfoi dhe se kombëtarja shqiptare ishte shumë pranë kualifikimit pas këtij vendimi.[56]
  • Gianni De Biasi deklaroi se ishte shumë i kënaqur me vendimin.[57]
  • Pas vendimit të CAS, Edi Rama shkruan në faqen e tij në Twitter: “Supeeeer! Ja ç'dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!! #ForcaShqiperia”.[58]
  • Kryeministri serb Vuçiç, duke iu përgjigjur Edi Ramës deklaroi se "drejtësia europiane u shndërrua në një padrejtësi botërore".[59]
  • Kryetari i Kuvendit Ilir Meta uroi kombëtaren për 3 pikët e marra: "E uroj ekipin kombëtar dhe të gjithë shqiptarët kudo ku janë për vendosjen e drejtësisë dhe triumfin e sportit. Uroj në mënyrë të veçantë familjarët e futbollistëve, të cilët përjetuan me ankth momentet e dhunës në atë ndeshje. Uroj dhe shqiptaro-italianin Gianni De Biasi"[60]
  • Federata Serbe e Futbollit e quajti vendimin e CAS, një "vendim politik".[61]

Referime

Redakto
  1. ^ "Qualifier in Serbia abandoned because of drone carrying Albanian flag". ESPNFC.com. 14 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ames, Nick; Ibrulj, Saša (14 tetor 2014). "Serbia v Albania abandoned after players and fans brawl on pitch". The Guardian. Marrë më 14 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Four Albania players were said to be injured after Euro 2016 qualifier was abandoned following mass brawl". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Disciplinary decision on Serbia-Albania match". UEFA.com. 24 tetor 2014. Marrë më 27 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b AFP (24 tetor 2014). "Albania to appeal UEFA punishment over Serbia". Business Insider. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2018. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b "Serbia to appeal UEFA decision". Goal.com. 24 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b "Decisions upheld for Serbia-Albania match". UEFA.com. 2 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b "The football associations of Albania and Serbia file appeals at the Court of Arbitration for Sport (CAS)" (PDF). http://www.tas-cas.org. Court of Arbitration for Sport. Marrë më 8 janar 2015. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b "FOOTBALL: The CAS rejects the appeal filed by the Serbian FA, upholds in part the appeal filed by the Albanian FA: the match Serbia-Albania is deemed to have been forfeited by Serbia (0-3)". Tribunal Arbitral du Sport / Court of Arbitration for Sport. 10 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2015. Marrë më 10 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Gjendje lufte! 3500 policë për Serbi-Shqipëri". PORTALB. 14 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "UEFA chief on why Serbia and Albania wound up in same group". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "UEFA defends decision not to keep Serbia and Albania apart after brawl". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Likmeta, Besar (14 tetor 2014). "Albania Fans Barred from Belgrade Football Match". Marrë më 23 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Ibrulj, Sasa (15 tetor 2014). "Serbia vs Albania: The inside story of Balkan football's latest defeat to political violence". Marrë më 23 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Ames, Nick (15 tetor 2014). "Serbia-Albania brawl impossible to believe". Marrë më 23 tetor 2014. {{cite news}}: Lidhje e jashtme në |ref= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Payne, Marissa (14 tetor 2014). "Drone toting pro-Albanian flag causes riots that end Albania vs. Serbia Euro 2016 qualifier early". Washington Post. Marrë më 24 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Drone in campo: Serbia-Albania sospesa per rissa" (në italisht). Il Piccolo. 15 tetor 2014. Marrë më 1 nëntor 2014.
  18. ^ Gargini, Marco (16 tetor 2014). "CALCIO – Serbia-Albania, colpa dell'Uefa". Toscana News. Marrë më 24 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Ames, Nick (15 tetor 2014). "Reflecting on the chaos of Serbia vs. Albania in Belgrade". Nr. ESPN. ESPN. Marrë më 22 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ a b Mackey, Robert (14 tetor 2014). "Soccer Match in Serbia Erupts in Riot Set Off by Drone". New York Times. Marrë më 23 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Vladimir Novakovic (16 tetor 2014). "There was a familiar face in Serbia v Albania riot – but why was he there?". The Guardian. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Jones, Simon (15 tetor 2014). "Albania players had their bags searched by Serbian police for remote control of drone... and players 'feared for their lives'". Dailymail. Marrë më 23 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ T. J. (15 tetor 2014). "Spark meets tinderbox". The Economist. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Bota Sot (15 tetor 2014). "Pritje madhështore e kombëtares kuq e zi në Rinas". Bota Sot. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Agolli, Ilirjan (15 tetor 2014). "Festime në Tiranë pas kthimit të ekipit të futbollit nga Beogradi". Zeri i Amerikes. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Anadolu Agency (15 tetor 2014). "Pas ndeshjes Serbi – Shqipëri festë e madhe në Prishtinë". Anadolu Agency. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Anadolu Agency (15 tetor 2014). "Maqedoni, ndeshja Serbi – Shqipëri ndiqet në sheshin "Skenderbe"". Anadolu Agency. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Drini (15 tetor 2014). "Struga e "kalli" si kurrë më parë për kombëtaren shqiptare". Drini. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2014. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ a b Alsat M (15 tetor 2014). "Ndeshja Serbi-Shqipëri, pushtoi zemrat e shqiptarëve gjithandej". Alsat M. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2014. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ Gazeta Tema (23 tetor 2014). "Folklorizmi shkon deri ne ekstrem". Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2014. Marrë më 25 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ The Associated Press (25 tetor 2014). "Serbia accuses Albania of provocation after drone brawl during Euro Championship qualifier". Associated Press. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "This page has been removed - News - The Guardian". the Guardian. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2015. Marrë më 16 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ BalkanWeb (15 tetor 2014). "Igli Tare: Isha me Olsi Ramën në stadium, flamuri në fushë nuk ishte ideja e tij". BalkanWeb. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2014. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ AFP (15 tetor 2014). "Platini calls Serbia-Albania clash 'inexcusable'". AFP. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2015. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Serbia-Albania match abandoned following drone stunt, brawl". Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2015. Marrë më 10 gusht 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "PM: Gravest political provocation, possibly because of Putin". Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2014. Marrë më 10 gusht 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Rama: Serbi normale, kur ta kuptojnë që "Shqipëria e Madhe" është vetëm një makth i tyre". Lajmi.net. 17 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ Rilindja Demokratike (18 tetor 2014). "Flet babai i Canës: Serbët bënë sjellje raciste dhe fashiste". Rilindja Demokratike. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2014. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ Nationalism gaining Strength in Serbia and Albania.DW
  40. ^ Albeu (15 tetor 2014). "Podgoricë, goditet me gurë ambasada shqiptare. Tirana notë proteste Malit të Zi". Ora News. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2014. Marrë më 25 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Ndeshja Serbi-Shqipëri, përleshje mes studentëve në Mal të Zi". Bota Sot. Marrë më 16 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "Greek Demarche to Albania over Terrorism of Greek Village". Proto Thema. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ Greek ambassador denounced an incident taken place in a minority area in Albania Independent Balkan News Agency.
  44. ^ "Skandalmatch Serbien gegen Albanien führte zu Wiener Polizeigroßeinsatz". der Standard. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Proceedings opened against Serbia and Albania". UEFA.com. 15 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ S E. "Balaj ironizon Platininë: Më fal për stolin që desh e theva me kokë, bravo UEFA!". SportEkspres.com. Marrë më 16 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ Payne2, Marisa (24 tetor 2014). "UEFA awards Serbia a win over Albania in abandoned Euro 2016 qualifier, but deducts points for bad behavior". Washington Post. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  48. ^ Halilaj, Jetmir (24 tetor 2014). "Cana: Gjyqtari nuk na urdhëroi për të riluajtur. De Biazi: Sa absurde, lanë duart si Ponc Pilati". Panorama-Sport. Marrë më 24 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ Panorama (24 tetor 2014). "Fadil Vokrri: Ky është një vendim skandaloz". Panorama. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2014. Marrë më 24 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ Panorama (24 tetor 2014). "Sokol Kushta: UEFA, gabimi i pafalshem". Panorama. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2014. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ Panorama (24 tetor 2014). "Edi Rama: UEFA nuk dha drejtësi, Serbinë e presim në "Loro Boricin" 20 mijë vendesh". Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2014. Marrë më 24 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ Panorama (24 tetor 2014). "Nyon i Zvicrës, shqiptarët protestojnë para selisë së UEFA-s". Panorama. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2014. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ Albeu (25 tetor 2014). "Protestë në Tiranë: UEFA, mos e kruaj me shqiptarët!". Albeu. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2014. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ GazetaExpress (25 tetor 2014). "Mbyllet protesta, Platini përfundon në bërllok". GazetaExpress. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2014. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ Gazeta LAJM (25 tetor 2014). "Ardit Gjebrea: Mos bleni prodhime serbe!". Gazeta LAJM. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2014. Marrë më 26 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ "Lorik Cana për Top Channel: Triumfoi drejtësia, tani të shkojmë në Francë". Top Channel. 10 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2015. Marrë më 12 gusht 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ "De Biasi: I lumtur për vendimi e CAS". TV Klan. 10 korrik 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ "Gëzohet Edi Rama: Ja ç'dmth drejtesi europiane!". Bota Sot. 10 korrik 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ "Vendimi i CAS, Vuçiç: Drejtësia europiane u shndërrua në një padrejtësi botërore". Top Channel. 10 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2015. Marrë më 12 gusht 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ "Edi Rama: Ja ç' domethënë drejtësi europiane!". PortAlb. 10 korrik 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ "Reagon Federata Serbe e Futbollit: Vendim i CAS-it është politik". Shqiptarja.com. 10 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2015. Marrë më 12 gusht 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)