Përdoruesi diskutim:Βατο/Arkivi

Latest comment: 4 vjet më parë by Βατο in topic Medalje
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Βατο/Arkivi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


TungWiki Redakto

Përshëndetje, Βατο/Arkivi!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Βατο/Arkivi, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.



Miresevjen Redakto

Përshëndetje B A T O, Edhe një herë mirë se vjen në Wikipedian Shqip. Më pëlqen puna që bën deri tani dhe redaktimet duken shumë cilësore në stampa dhe artikuj, si prej një përdoruesi me eksperiencë. Vetëm një këshillë, ndryshime pak më të rëndësishme si ikonat e Artikujve të zgjedhur si të mirë ose të përkryer është mirë të pyetet komuniteti. Momentalisht ikonat i kam kthyer ato që ishin të vjetrat, nëse dëshiron hap një diskutim/propozim në Kuvend, dhe te japin mendime dhe votojnë edhe anëtarët e tjerë të komunitetit. Për gjithcka që të duhet ndihmë lirisht më kontakto mua ose administratorët e tjerë. Punë të mbarë.--Liridon (diskutimet) 21 qershor 2017 19:51 (CEST)

Kutia Redakto

Tung. Mes është Stampa:Infobox Gjuha mirë sesa vëtum Gjuha? --Elmedinfeta (diskutimet) 9 shkurt 2018 22:48 (CET)

Përshëndetje @Elmedinfeta,. Stampa:Gjuha duhët të zëvëndësoj stampën:Infobox Gjuha sepse ka më shumë përmbajte dhe vepron në mënyr automatike: tek faqja dalin vetëm të dhënat që plotëson në infobox. P.S. Emri tjetër i artikullit vihet me "bold" dhe jo "italic", ky i fundit është për fjalët në gjuhët e tjera. Punë të mbarë.Βατο (diskutimet) 9 shkurt 2018 23:13 (CET)
Ok. Nesër kut te muaj e ndryshaj apet Gjuhën malteze. Unë pe provoj stilin e wikipedia gjermanisht me përkthy në shqip. Atje ne e shkruajm vëtum ëmrin i artikujt bold. Përshemble: Die Bistrica e Pejës (albanisch auch Lumi i Pejës...). Në Shqip: Bistrica e Pejës (shqip edhe Lumi i Pejës...) Apo marr vesh? Është ma mirë. --Elmedinfeta (diskutimet) 9 shkurt 2018 23:25 (CET)
@Elmedinfeta, Të shkruhet vetëm emri i artikullit "bold" ose të vihet gjithashtu edhe emri tjetër për mendimin tim është njëlloj. Por ësht e gabuar të shkruhet emri tjetër në shqip me "italic" përshembull "Gjuha gjermane ose gjermanishtja". Është i sakët të shkruhet "(në gjermanisht: Deutsch)".
Wikipedia në ship përgjithësisht ndjek stilin e Wikipedia-s Anglisht, prsh. faqja Gjithësia fillon me "Gjithësia apo universi" sepse mundët të vihen të dy si titull/emër i artikullit. Gjithashtu dhe fjala "Gjermanishtja" mundet të vihet si tutull i artikullit, por është vendosur "Gjuha gjermane". – Βατο (diskutimet) 10 shkurt 2018 00:22 (CET)

Kërkesë Redakto

Tungjatjeta Bato, a e ke të mundur të shohësh ç'më shkruan një përdorues tek faqja ime e diskutimit dhe të më shpjegosh se çfarë mëton. Të falënderoj paraprakisht

Përshëndetje Bato. A mund ta kandidoj Jeronim de Rada për ndonjë lloj cilësie artikulli? Gjeta një shtampë dhe e vura tek diskutimet e artikullit të Jeronimit, por si i bëhet më tej nuk e di... Të falënderoj paraprakisht. --Hormova (diskutimet) 18 Shkurt 2018 16:51 (CET)

Artikuj me "pending change review" Redakto

Kam pare se ke bere shqyrtime. Nese i ben nga "Ndryshimet e Fundit", jane te bezdisura per t'u pare. Ndoshta nuk e ke, po ky eshte linku. Gezuar '19.--1l2l3k (diskutimet) 2 janar 2019 15:01 (CET)

@1l2l3k, mirë, faleminderit. Gëzuar 2019! — Βατο (diskutimet) 2 janar 2019 16:07 (CET)

Stampa:Pr Redakto

Arsyeja pse bëra ndryshimet në stampën "PR" ishte sepse kopjova tekstin në en-wiki. Në en-wiki, nuk del një tabelë e tillë që kemi në këtë stampë. Detyra e stampës është të nxjerr artikullin në kategorinë përkatëse. Ja kalofsh mirë! — Alban (diskutimet) 21 janar 2019 17:43 (CET)

@Punetor i Rregullt5, jo, Stampa:Pa referenca shërben për të vendosur një njoftim në fillim të artikullit që dyshohet nga vërtetësia dhe ka nevojë për referenca. Kategoria shtohet automatikisht me stampën. Punë të mbarë. — Βατο (diskutimet) 21 janar 2019 17:58 (CET)

Baggio Redakto

Pershendetje Βατο, te falenderoj shum per rregullimet qe ke bere tek Baggio, ka qen nje artikull shum i lodhshen (mu deshen nja 25 dite per ta perfunduar), per tu shkruar dhe pavaresisht se e kam kontrolluar 3-4 her, prap e dija q kishte disa gabime gramatikore. Te falenderoj per voten pro dhe per rregullimet ne paragrafet qe kisha ber gabim. Gjithe te mirat.Sadsadas (diskutimet) 25 janar 2019 13:07 (CET)

@Sadsadas, e di që ka qenë shumë i lodhshëm, por me gjithë atë punë që ke bërë erdhi i shkëlqyeshëm. Gjithë të mirat. — Βατο (diskutimet) 25 janar 2019 13:17 (CET)

Kategoritë e shqipëruara të modulit CS1 Redakto

Përshëndetje!

Duke qenë administrator te Wikicitate sapo mbarova së krijuari të gjitha kategoritë e gabimeve në shqip për modulin CS1 atje. Të njëjtat kategori duhet të krijohen dhe këtu duke qenë se moduli është ekzaktësisht i njëjtë mes projekteve. A mund ta bësh ti këtë gjë? Kategoria kryesore është kjo dhe brenda saj gjenden 44 nënkategoritë përkatëse me shabllonin hyrës të standardizuar. Duhet vetëm të punohet copy-paste e thashë meqë sapo mbarova së marruri me to mos të filloj sërish nga fillimi pa pushim. Nëse nuk ke kohë merrem unë pas nja dy ditësh. :)

Nëse je i interesuar, do të të lutesha të lexoje fillimisht diskutimin këtu Përdoruesi_diskutim:Liridon#Moduli_CS1 si dhe të kujdeseshe që kopjimi të ishte ekzakt duke nisur që nga kategoria kryesore pasi përndryshe nuk do të funksiononin me modulin.

Gjithë të mirat! - Klein Muçi (diskutimet) 28 janar 2019 20:43 (CET)

Përshëndetje @Klein Muçi, faleminderit për punën që bëre! Këto ditë jam pak i zënë, mund t'a bëj sigurisht nga fundi i javës. — Βατο (diskutimet) 28 janar 2019 20:50 (CET)
Kënaqësi. Në rregull. Nëse nis punë do të të lutesha të më lajmëroje paraprakisht në mënyrë që të të them ku e kam lënë unë krijimin. Nëse ndodh ta kem nisur përpara. Faleminderit! :) - Klein Muçi (diskutimet) 28 janar 2019 20:56 (CET)
@Klein Muçi, mirë, do të lajmëroj paraprakisht, gjithë të mirat!
  U bë! @Klein Muçi, hidhi një sy. "Kategoria:Gabime CS1 : JFM" unë e bëra "Kategoria:Gabime CS1: JFM", ndikon për diçka në qoftë se e lë kështu? Ndërsa për "Kategoria:Gabime CS1: Konflikt URL–wikilink" mundet të përdoret "-" në vend të "–" dhe disa kategoria kanë shkronja të mëdhaja pas dy pikave dhe të tjerat i kanë të vogla, do ishte mirë të ishin të gjitha njëlloj. — Βατο (diskutimet) 1 shkurt 2019 16:10 (CET)
Faleminderit!   E pashë. Në fakt çdo ndryshim ndikon. Sepse artikujt kategorizohen automatikisht nga moduli dhe ai s'di të kuptojë që është e njëjta kategori por thjesht me vijë më të vogël. Por më thuaj emrat e kategorive që pretendon të ndryshojmë dhe t'i ndryshoj dhe te moduli po qe. Për atë me JFM ke të drejtë. Është gabim imi që është krijuar ashtu. Edhe vizën atje po shkoj ta ndryshoj te moduli (dhe te citatet). Për sa i përket kapitalizimit, a m'i rendit kategoritë që janë ndryshe nga shumica? Gjithashtu po pate gjë tjetër, më thuaj. :) - Klein Muçi (diskutimet) 1 shkurt 2019 16:18 (CET)
@Klein Muçi, do ishte mirë që t'u emroshin në mënyrë standarde. Për sa i përket kapitalizimit mund t'i shikosh tek "Kategoria:Faqe me gabime te burimet", psh. "Kategoria:Gabime CS1: kontribuesi" "Kategoria:Gabime CS1: Lidhjet e jashtme" etj. — Βατο (diskutimet) 1 shkurt 2019 16:25 (CET)

I pashë tani. Kategoritë që kanë shkronja të vogla janë kategori për gabime me parametra specifikë. Për shembull, me parametrin |contributer= (ajo për kontribuesin). Dhe meqe parametrat shkruhen me të vogël i kam lënë dhe unë me të vogël për tu veçuar nga të tjerat. E vetmja kategori që dallon këtu është ajo me vlerat e palejuara. Ajo s'ka pse të mos kapitalizohet me këtë logjikë dhe po shkoj ta ndërroj dhe atë. T'i vëmë stampën grise dhe ta ndërtojmë dhe njëherë, të mos i kemi me ridrejtime? Për sa i përket emërimit në përgjithësi, jam dakord me ty. Unë kam lexuar goxha për secilin parametër të përdorur nëpër burime përpara se të nisja punë me modulin. Me aq sa mësova, i shqipërova sa munda por s'është tekst i përkryer. Po pate ndonjë sugjerim specifik, ma thuaj dhe nëse s'prish punë e ndryshoj dhe te moduli. - Klein Muçi (diskutimet) 1 shkurt 2019 16:40 (CET)

@Klein Muçi, tani e kuptoj pse ishin ndryshe. Mirë i ke emruar, ke bërë një punë shumë të mirë, faleminderit!. Jam dakord që të grisen pa lënë ridrejtime. — Βατο (diskutimet) 1 shkurt 2019 16:46 (CET)
@Βατο, e krijova të renë dhe bëra dhe ndryshimet e nevojshme te moduli. Po deshe, vendosja ti stampën për grisje të vjetrës se pranohet më kollaj kur është gabim i krijuesit. :P Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve arrita të përfundoj tërë listën e kategorive në lidhje me modulin CS1, jo vetëm atë për gabime. Po munde, bëje dhe me to kopjimin kur të kesh kohë. Je tepër i kujdesshëm ndaj detajeve në këto procese kështu që do të doja ta mbyllje ti si punë. Këtu gjendet lista e plotë e kategorive. Si në këtë rast, më thuaj po vure re nevojën për ndonjë ndryshim. - Klein Muçi (diskutimet) 1 shkurt 2019 17:00 (CET)
Sa pa harruar, bëj dhe lidhjen në Wikidata për kategoritë sa herë të mundesh. Ma rikujtoi 1l2l3k tani. :P - Klein Muçi (diskutimet) 1 shkurt 2019 17:16 (CET)
@Klein Muçi, në rregull, do të përpiqem t'i bëj. — Βατο (diskutimet) 1 shkurt 2019 17:20 (CET)
@Klein Muçi, kjo nuk duhet lidhur me këtë? — Βατο (diskutimet) 1 shkurt 2019 17:36 (CET)

Po. :P Gabimi im. Siç thashë, prandaj duhesh ti. XD - Klein Muçi (diskutimet) 1 shkurt 2019 17:40 (CET)

@Klein Muçi, mund ta zëvëndësoj "Kategoria:Faqe me gabime te burimet" me "Kategoria:Gabime CS1" ashtu siç është në anglisht, atje janë dy kategori të veçanta. — Βατο (diskutimet) 1 shkurt 2019 18:26 (CET)
Po, e bëjmë. Me ridrejtim do e bëjmë? Sepse në të kundërt duhet të ndryshojmë çdo nënkategori gabimesh. Gjë që bëhet por... :P - Klein Muçi (diskutimet) 1 shkurt 2019 18:34 (CET)
@Klein Muçi, e bëj thjesht me HotCat :) — Βατο (diskutimet) 1 shkurt 2019 18:36 (CET)
A më mëson dhe mua si përdoret si vegël? Të bëj ndryshimet te citatet. - Klein Muçi (diskutimet) 1 shkurt 2019 18:45 (CET)
@Klein Muçi, shko tek "parapëlqimet" të cilat janë djathtas-sipër, anash "diskutimit" , atje shko tek "veglat" dhe seleksiono HotCat. Pastaj mund të redaktosh kategoritë direkt me +-. Provoje dhe më thuaj si gjindesh. Tani sa vura re që në Wikicitate s'është atje, nuk po e gjej dot — Βατο (diskutimet) 1 shkurt 2019 18:55 (CET)

Ta kontrolloj pak më vonë. Për siguri, @1l2l3k, di gjë nëse HotCat gjendet në çdo projekt? Apo duhet të bëj ndonjë gjë për ta sjellë si vegël? - Klein Muçi (diskutimet) 1 shkurt 2019 19:07 (CET)

Ne e kemi ne sqwiki (parapelqimet/Veglat/Mjete Redaktimi/Hotcat), po Wikicitate nuk ka fare "Veglat". --1l2l3k (diskutimet) 1 shkurt 2019 20:26 (CET)
Sapo e vura re. Duhet t'i shtoj ndonjë kod te faqet Mediawiki siç duket. Gjithsesi i bëra manualisht. Faleminderit për ndihmën! :) - Klein Muçi (diskutimet) 1 shkurt 2019 20:56 (CET)
@Klein Muçi, nuk po kuptoj pse ka dy kategori "Kategoria:Gabime CS1: vlerë e palejuar parametri" dhe "Kategoria:Gabime CS1: Vlerë e palejuar parametri" me dy artikuj brenda. U zgjidh — Βατο (diskutimet) 1 shkurt 2019 21:27 (CET)
@Βατο, kategoria me V të madhe ishte e duhura sipas parimit që diskutuam më sipër. shkronjat e vogla do i përdornim për parametrat dhe kapitalet për kategoritë që s'kishin lidhje të drejtpërdrejtë me parametrat. Kategoria për vlerat e palejuara është kategoria ku futet çdo artikull te parametrat e burimeve të së cilit janë vendosur fjalë që moduli s'i njeh. Pra, është kategori e përgjithshme në atë këndvështrim prandaj e kapitalizova shkronjën e parë. Unë mendoj se kategoritë ishin në rregull siç i lamë në fund. Vura re që ke bërë disa ndryshime te moduli. Mesazhet s'duhen ndryshuar pasi më pas nuk do të funksiononte faqja e ndihmës. Ose do të duhej të ndryshoheshin dhe atje (prandaj e ktheva një ndryshim). Por s'jam i sigurt si ke vepruar me ndryshimet te kategoritë. Më shpjego logjikën e ndjekur që po qe, ta replikoj dhe te citatet. - Klein Muçi (diskutimet) 2 shkurt 2019 06:56 (CET)
E kuptova tani. Ke ndjekur shembullin te EnWiki. Unë mendoj se do të ishin më mirë siç i kishim por nëse dëshiron, lëri ashtu. Paske mbaruar tërë lidhjet në Wikidata. Bravo! 2 faktorë që më kënaqin personalisht: 1. Kategoritë tashmë janë mbushur, çka do të thotë se moduli funksionon mirë. 2. Nga lidhjet e gjuhëve kupton se pak shtete kanë marrë mundimin të krijojnë "të gjitha" kategoritë. Tashmë renditemi dhe ne te këto. :) - Klein Muçi (diskutimet) 2 shkurt 2019 07:19 (CET)

@Klein Muçi, i ndryshova në mënyrë që të jenë të gjitha njëlloj, me një formë standard si në en.wiki. Ato dy faktorë kënaqin edhe mua :) — Βατο (diskutimet) 2 shkurt 2019 11:20 (CET)

Këto kohë po flas me personin që kujdeset më së shumti për modulin CS1 në EnWiki dhe u kujtova për diçka. Mesazhet te moduli mund të ndryshohen pa sjellë probleme, mirë e kishe. Janë spirancat (anchors) ato që s'duhet të ndryshohen se humbet lidhja me faqen e ndihmës. Bëra ndryshimet e nevojshme e mendova të të lajmëroja meqë isha unë që i ktheva. A mund t'i hedhësh një sy kategorive të cilësimeve CS1 përpara se të nis importimin e tyre këtu? (Mirëmbajtjen po e lë për në fund meqë ka më shumë.) Nëse ke ndonjë përkthim më të mirë për fjalën properties mund të përdorim dhe atë në vend të cilësime. - Klein Muçi (diskutimet) 4 shkurt 2019 18:29 (CET)
@Klein Muçi, sipas meje mund t'i vejmë kështu:
  • Kategoria:Vetitë CS1
    • Kategoria:Vetitë CS1: burime në gjuhë të huaj
    • Kategoria:Vetitë CS1: përdor kod në gjuhë të huaj‎
    • Kategoria:Vetitë CS1: paqartësi Julian-Gregoriane‎
    • Kategoria:Vetitë CS1: vlerë e madhe vëllimi‎
    • Kategoria:Faqe me burime që kërkojnë abonim me pagesë‎
    • Kategoria:Faqe me burime që kërkojnë regjistrim
Si të duket? — Βατο (diskutimet) 4 shkurt 2019 19:34 (CET)
Dakord me gjithçka. Veti është shumë më e kuptueshme se cilësime dhe emërtimi i nënkategorive ka më shumë rregullsi siç e ke shprehur ti. Do bëj ndryshimet e nevojshme te citatet fillimisht dhe pastaj do i importoj këtu. - Klein Muçi (diskutimet) 4 shkurt 2019 23:33 (CET)
@Klein Muçi, shumë mirë :) Sa po fillova "Kategoria:Mirëmbajtje CS1".
Bukur! Më thuaj kur të mbarosh nëse ke ndërmarrë ndonjë ndryshim te emërtimi ose moduli. - Klein Muçi (diskutimet) 4 shkurt 2019 23:56 (CET)

@Βατο, po i vendos nënkategoritë si Vetitë CS1: ... që të jenë njëlloj me Mirëmbajtjen e Gabimet. - Klein Muçi (diskutimet) 5 shkurt 2019 00:03 (CET)

I lidha vetitë dhe në Wikidata. Duhej një ndryshim i vogël te moduli dhe tani dhe ato për burime në gjuhë të huaj funksionojnë e po rriten në numër. Sigurisht mirë do të ishte të krijoheshin dhe kategoritë për gjuhët e tjera e jo vetëm për 5 gjuhë. Do të krijoj një kategori të veçantë për ato që përdorin burime në gjuhën shqipe, ta kemi për qëllime statistikore më shumë. - Klein Muçi (diskutimet) 5 shkurt 2019 01:33 (CET)
@Klein Muçi, shumë mirë! Kategoritë e gjuhëve të tjera mund t'i krijoj unë. Vura re që po krijon edhe faqet e diskutimeve, kjo gjë mund të bëhët në të ardhëmen thjesht nga një bot, i ruajmë energjitë për gjëra që s'bëhën dot automatikisht :) — Βατο (diskutimet) 5 shkurt 2019 10:28 (CET)
Faqet e diskutimeve shpesh herë i kam antistres. Kaloj kohën për pushim. :P Por mezi po e pres këtë robotin gjithsesi. - Klein Muçi (diskutimet) 5 shkurt 2019 12:29 (CET)
Kur të mbarosh dhe ato pak nënkategori që të kanë mbetur te mirëmbajtja, më thuaj që të të ndihmoj me lidhjet në Wikidata. Se s'doja të ndërhyja në emërtim. - Klein Muçi (diskutimet) 5 shkurt 2019 15:38 (CET)
  U bë!Βατο (diskutimet) 5 shkurt 2019 19:20 (CET)

Mund ta mbyllesh Redakto

Kete mund ta mbyllesh, kane kaluar disa dite dhe konsensusi eshte i qarte, pra edhe jo administratore mund ta mbyllin, nese arrihet marreveshja. --1l2l3k (diskutimet) 29 janar 2019 03:33 (CET)

Përshëndetje @1l2l3k, kur hapa votimin shkruajta që do zgjaste dy javë, pra do pres që të kaloj koha e dobishme. Ndërsa për këtë mbyllje do ishte mirë që votimi të zgjaste disa ditë të tjera sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme. Këtu në sq.wiki gjërat ecin me ngadalë sepse nuk ka shumë përdorues aktiv, dhe duhet dhënë mundësia për votim edhe atyre që nuk e kan parë akoma. — Βατο (diskutimet) 29 janar 2019 10:28 (CET)
Se po te pergjigjem nje cike me vonese: e rihapa dhe e bera per 30 dite. Po sinqerisht nuk jam shume optimist qe do na e japin ate mundesi teknikisht. --1l2l3k (diskutimet) 2 shkurt 2019 17:32 (CET)

Administrator Redakto

Pershendetje Βατο,

Përgëzime për punën tënde në sqwiki, për të cilën dhe po të vlerëson komuniteti. Shpresoj të vazhdosh dhe punosh edhe më shumë si administrator i sqwikit.--Liridon (diskutimet) 6 shkurt 2019 23:11 (CET)

Përshendetje @Liridon, faleminderit shumë! — Βατο (diskutimet) 6 shkurt 2019 23:17 (CET)

Suretë Redakto

@Βατο, Emri shqip është Sureja ose Surja, jo Suretu.--209.58.168.70 7 shkurt 2019 12:06 (CET)

Këtë herë po lë vetëm këtë, herën tjetër nuk mund të pranoj asgjë, pra, ju lutem mos redaktoni më. — Βατο (diskutimet) 7 shkurt 2019 12:26 (CET)

Zhvendosje Redakto

Kete zhvendosje e ke gabim duhet te jete ne te pashquar, "Gratë" eshte e shquar. --1l2l3k (diskutimet) 11 shkurt 2019 21:54 (CET)

@1l2l3k, e di, por i ktheva mbrapsht sepse jane dy kategori te ndryshme, shiko kategorizimin ne enwiki per te kuptuar per çfare e kam llafen. — Βατο (diskutimet) 11 shkurt 2019 22:03 (CET)
Kat:Gratë në Azerbajxhan është në lidhje me artikullin e Wikipedias përkatës, jo me njerëzit. Prandaj nuk e vazhdova ate punë — Βατο (diskutimet) 11 shkurt 2019 22:10 (CET)
@1l2l3k, kategoritë duhen standardizuar ose: "Kategoria:Gra kroate", ose: "Kategoria:Gra nga Kroacia". — Βατο (diskutimet) 12 shkurt 2019 12:04 (CET)
Mire do ishte te qe aq thjeshte. "Gra kroate" mund te jene kudo, "Gra nga Kroacia" mund te jene jo-kroate, po qe kane lindur ne kroaci.... Ne pergjithesi jane koncepte te ndryshme... --1l2l3k (diskutimet) 12 shkurt 2019 16:35 (CET)
@1l2l3k, Kështu që duhet të kemi 3 kategori të ndryshme?
  1. Kategoria:Gra kroate
  2. Kategoria:Gra në Kroaci
  3. Kategoria:Gra nga Kroacia
Sipas meje mjaftojnë dy si në enwiki, pra "Kategoria:Gra në Kroaci" e cila përmbanë "Kategoria:Gra kroate" — Βατο (diskutimet) 12 shkurt 2019 16:58 (CET)
Bato, dakord. Buonsensi te triumfoje. Gjithe vemendja ime ishte te hiqte te shquaren. --1l2l3k (diskutimet) 12 shkurt 2019 17:11 (CET)

Abuzues Redakto

Pershendetje Bato, do te doja te bllokoje ose te pakten nje lajmerin perdoruesit [POSEIDONPALLA], redaktimet e tij deri tani jan abuzime dhe vandalizime me artikujt, si dhe perdorimi i fjalit vandal redaktimet, si dhe une kerkoj ndjes per kete replike nga ana ime ndaj atij po nuk munda dot te mbahem.Sadsadas (diskutimet) 26 shkurt 2019 19:09 (CET)

@Sadsadas, e paralajmërova, në qoftë se vazhdon vandalizmat do ta bllokoj. — Βατο (diskutimet) 26 shkurt 2019 19:19 (CET)
@Βατο, – Të falenderoj per ndihmen dhe gatishmërinë. :)) Sadsadas (diskutimet) 26 shkurt 2019 19:20 (CET)

Pa frikë! Redakto

Mos u tremb nga njoftimet e shumta. :P Hidh një sy dhe nga faqet për tu grisur kur të mundesh. - Klein Muçi (diskutimet) 1 mars 2019 03:53 (CET)

@Βατο, është realisht e nevojshme ajo stampa historike te ato dy faqet? S'më duket se janë shumë ndryshe nga faqet e tjera që grisëm. Dhe për sa i përket foto-albumit të filmave, vetë faqja duhet grisur besoj se praktika e foto-albumeve (që s'e dija që e kishim pasur) është tashmë e vjetruar dhe never caught on por për afishet e filmave më erdhi keq se mezi gjenden dhe në internet. - Klein Muçi (diskutimet) 1 mars 2019 15:25 (CET)
@Klein Muçi, faqja "Wikipedia:Nospam" shërben për administruesit, ndërsa faqja "Wikipedia:Foto pa licencë të caktuar" përmbanë votime dhe nuk mund të griset pa arkivim, pra mirë është si "historike". — Βατο (diskutimet) 1 mars 2019 17:55 (CET)
@Βατο, e di si është puna me atë faqen por s'besoj se është e nevojshme më tani. Besoj se është krijuar në një kohë kur këto teknikalitetet s'ishin si tani dhe është krijuar, si kjo, si ato dy faqet e tjera si regjistra. Për të treja mundësitë tani ka vende teknike specifikisht për ato punë, pa pasur nevojë të krijojmë faqe. Prandaj më duket e pavend. Ndërsa për sa i përket asaj me fotografitë, e kuptoj logjikën që ndjek por s'më duket ndonjë gjë me rëndësi të madhe. Thjesht janë fshirë disa fotografi, pa ndonjë diskutim, pa ndonjë arsye të jashtëzakonshme... :P Po si të mendosh ti më mirë. - Klein Muçi (diskutimet) 2 mars 2019 06:58 (CET)

Kontribute nga një regjistrues i paregjistruar Redakto

Hidh një sy këtu. Më duken kontribute të mira. Kemi ndonjë mënyrë për të komunikuar me të, t'i themi të hapë një llogari? - Klein Muçi (diskutimet) 5 mars 2019 20:40 (CET)

@Klein Muçi, është përdorues shumë i mirë, shiko këtu, pas diskutimit krijoj llogaritë Përdoruesi:Avosok dhe Përdoruesi:RAVOSOK por nuk i përdori më. — Βατο (diskutimet) 5 mars 2019 21:54 (CET)
I shkrova dhe unë njëherë. Mbase na bashkohet. :P - Klein Muçi (diskutimet) 6 mars 2019 04:54 (CET)

Aksione problematike të GrepfrutAroma Redakto

Këtu, këtu, këtu dhe këtu GrepfrutAroma ka bërë zhbërje duke vazhduar qasjen agresive dhe vandaliste kundër redaktimeve të mia. Ka hequr material të referencuar me justifikime të pakuptimta, ngase nuk i pëlqen referenca ime. Pasi i ka bërë 4 zhbërje dhe ka hequr gjithë atë që unë kam shtuar, për të na vënë para aktit të kryer i shton burimet e veta në mënyrë që ti të mos e zhbësh më.(E njëjta qasje si tek artikulli Ahmet Zogu). Këtu shpif që unë kam bërë vandalizëm, jo ai. Kurse tek artikulli Koalicioni antifashist ka bërë një zhvendosje nga titulli i dakorduar në një titull tjetër. E kemi diskutuar më parë titullin e artikullit dhe kemi rënë dakort që të jetë Koalicioni Antifashist në Luftën e Dytë Botërore. Artikullin e kam krijuar unë në titullin Koalicioni antifashist, socku i Hatakes me nofkën Lludha e kishte zhvendosur tek Aleatët, dhe pas një diskutimi me 1l2l3k e zhvendosëm tek Koalicioni Antifashit. Çuditërisht GrepfrutAroma bën të njëjtën zhvendosje si socku i Hatakes. Në kushte të tilla, redaktimi i lirë në Wikipedia bëhet i pamundur. Nuk është hera e parë që më pengon në redaktimin e artikujve në Wiki, edhe tek artikulli Ahmet Zogu ka tjetërsuar një pjesë të mirë të artikullit që e kisha shtuar unë.--Udha (diskutimet) 8 mars 2019 17:57 (CET)

Në kushte të tilla, personalisht, po të isha administrator do të kisha propozuar një votim për bllokim të përkohshëm të të dyve. :P Po bëhen vite që vazhdon kjo histori dhe aktualisht po t'i futesh zanafillës ka material mjaftueshëm për ta nxjerrë një mini-serial nga e gjitha kjo. Besoj se jemi të gjithë në moshë madhore. Mos u kapni si macja me miun kudo se nuk është e frytshme për askënd. Stresi që i shkaktoni vetes me këto varevingot është i panevojshëm. Besoj se na bëhet qejfi të gjithëve që diskutoni me kaq pasion për tema të ndryshme por vjen një pikë kur s'ia vlen më barra qiranë. - Klein Muçi (diskutimet) 8 mars 2019 18:34 (CET)
@Klein Muçi, si moshe madhore, a te kane qerasur me ndonje petull per kontributin tend po ashtu disavjeçar per kozmosin e H. Potterit? :) --GrepfrutAroma (diskutimet) 8 mars 2019 18:38 (CET)
@Klein Muçi, I nderuar Klein, cili është faji im aty? Shihe historikun e artikullit. Unë redaktova në një artikull ku ai person nuk kishte redaktuar më parë dhe menjëherë vjen ai e më zhbën duke hequr referencat e mia sepse nuk i pëlqenin. Dhe shihe me çfarë justifikimi! E zhbëra tre herë aq sa është e lejuar të zhbëhet brenda 24 orëve por e kuptova që ishte e kotë të vazhdoja më tutje. Unë nuk kam faj që ai më vjen prapa kudo që shkoj për të ma bërë redaktimin e Wikipedisë të pakëndshëm.--Udha (diskutimet) 8 mars 2019 18:44 (CET)
@GrepfrutAroma,@Udha, po vazhdoni sjelljen e mëparshëme për të cilën u bllokuat, doni të vazhdoni në këtë drejtim përsëri dhe t'u bllokoni prap? Unë ju këshilloj që të përpiquni të bashkëpunoni duke zgjidhur mosmarrëveshjet me diskutim përpara redaktimit dhe pasi që të keni arritur një zgjidhje që kënaq të dy vazhdoni redaktimin. Lexoni këtë udhëzim të Wikipedia-s dhe kërkoni ta zbatoni, përndryshe nuk do arrini me asnjë vend. — Βατο (diskutimet) 8 mars 2019 19:19 (CET)
@Βατο, siç e kemi diskutuar, konvencionet e en.wiki-t paskan konseguence ne sq.wiki (siç kane konvencionet qe na caktojne nderkombetare/ambasadoret ne mbarevajtjen e viseve shqiptare). Deri ketu u pajtova sepse edhe kontributoret e tjere, me te kalitur ne en.wiki, nuk duan te shkoqisin partikularitetet e historise sone te afert para-komuniste - duke qene se edhe fushat e tyre te ekspertizes nder diskutime te ndryshme jane per te mbrojtur çdo karte identitare apo gati-identitare tonen ne dobi tonen, gje per te cilen ua çmoj mundin. Por, pa kaluar java e diskutimeve Udha ndermori t'i shtonte jopak njesi materiali te referencuar duke ia nderruar emertimet nenparagrafeve nenshtruar references se tij. Pak e njenashme kjo, nuk mendon? Sigurisht qe po ta krahasosh, premisa qe i dhashe une artikullit me redaktimet e rregullimet, shpiejne drejt nje insight-i tjeter, pa tonin inkuizitor pseudo-akademik qe ka ajo reference ne segmente te ndryshme te saj. Shumatorja e referencave dikton ritmin e emertimeve, jo vetem njera qe i duket e vetmja dritare e se vertetes nje perdoruesi.--GrepfrutAroma (diskutimet) 8 mars 2019 19:28 (CET)
Per t'u shtuar: une si Grep nuk kam ngrene ndonje bllokim, siç mund te shihet, kontribuoj bollekshem ne leminj te ndryshem. Revolucioni Kulturor per çudi, nuk mori aq vemendje, e nuk e quaj OWN megjithese e kam bere nga hiçi artikullin. --GrepfrutAroma (diskutimet) 8 mars 2019 19:31 (CET)

Me Baton po punojmë për çmimet dhe dekoratat tani. Mund të propozosh dhe petulla. :P Përtej humorit, i qëndroj çfarë thashë. Nëse ndonjëherë bëhem administrator, do të jetë nga gjërat e para që do të ndërmarr, nëse përballem me një fenomen të tillë. Po e deklaroj publikisht, ta keni parasysh nëse do të votoni. XD Hë për hë, e di Bato ama. :)

Kategoria:Shkenca formale Redakto

Përshëndetje Βατο, vërejta që ke bërë zhvendosjen e kategorisë Shkencë formale në Kategoria:Shkenca formale. Koncenzusi ka qenë që kategoritë të jenë në trajtën e pashquar (shih p.sh. kategorinë amë, "Shkencë"). A mund të ma tregosh arsyjen e kësaj zhvendosjeje? --Λeternus 15 mars 2019 09:25 (CET)

Përshëndetje @Aeternus, fillimisht ishte: Kategoria:Shkenca formale, edhe unë duke menduar si ti e ndryshova në trajten e pashquar: Kategoria:Shkencë formale, por më pas vura re që në wiki të tjera si ajo në anglisht përdorin shumësin: Category:Formal sciences, pra e riemërtova në shumësin e pashquar: Kategoria:Shkenca formale. — Βατο (diskutimet) 15 mars 2019 09:44 (CET)

Redaktim problematik Redakto

Kjo IP krijoi këtë artikull me përmbajtje "Subscribe to pewdiepie". Kjo frazë është problematike--Udha (diskutimet) 19 mars 2019 14:21 (CET)

@Udha, u gris, kishte vetëm ate përmbajtje, mjaftonte të shtohesh stampa {{Grise}}. — Βατο (diskutimet) 19 mars 2019 15:18 (CET)
Nuk është problemi vetëm tek faqja, por tek domethënia anti-myslimane e asaj fraze. Terroristi në Zelandën e Re e përdori këtë frazë para sulmit terrorist në Xhami.--Udha (diskutimet) 19 mars 2019 15:21 (CET)

Heqje vandale Redakto

Këtu dhe këtu përdoruesi GrepfrutAroma i hoqi disa referenca që sapo i shtova. Për shkak të hounding të vazhdueshëm po humb lezeti i redaktimit të Wikipedisë.--Udha (diskutimet) 20 mars 2019 16:58 (CET)

Prapë është duke ma bërë hounding. Erdhi tek artikulli Andon Zako Çajupi ku po redaktoja unë dhe ku ai nuk kishte redaktuar më parë. Gjithashu dëshiron të ndryshojë titullin në hyrje pa konsensus dhe i bëri tri zhbërje përkundër ftesës që i bëra për të diskutuar.Zhbërje 1,zhbërje 2, zhbërje 3.--Udha (diskutimet) 22 mars 2019 14:02 (CET)
1, 2, 3, 4, 5, 6 zhbërje nga GrepfrutAroma.--Udha (diskutimet) 25 mars 2019 19:12 (CET)
@Udha, @GrepfrutAroma, në këtë rast jam një involved editor, nevojitet një admin uninvolved. — Βατο (diskutimet) 25 mars 2019 19:22 (CET)
@Βατο, a perfshin rregullorja masa per fishing dhe sjellje te tjera jokonstruktive qe demtojne punen vullnetare qe po bej? --GrepfrutAroma (diskutimet) 25 mars 2019 19:26 (CET)
@GrepfrutAroma, Une mund te sjell Diffs pafund per sjelljet tua jokonstruktive dhe pengesat e vazhdueshme qe mi ke bere nga dhjetori e tutje, ndonese nuk kemi pasur kontakt me pare.--Udha (diskutimet) 25 mars 2019 19:30 (CET)
Sepse po kandidon per nje vend nderi te munguar ne gjyqet e Inkuizicionit? Sillme ndonje diff qe ka varferuar ndonje artikull.--GrepfrutAroma (diskutimet) 25 mars 2019 19:32 (CET)
@Βατο, Grepi i ka bere 4 revert ketu, ketu, ketu dhe [1].

Sulme personale Redakto

Përshëndetje!

Pas paralajmërimit nga ti i bëri dhe 7 sulme personale.1, 2 , 3,4,56 7.--Udha (diskutimet) 30 mars 2019 14:39 (CET)

Prapë vazhdoi me sulme.8,9.--Udha (diskutimet) 30 mars 2019 15:37 (CET)
Peshendetje Bato, i bera apel per paqe por disa minuta pas kthimit GreprutAroma prape vandalizoi artikullin Lidhja e Lezhës.--Udha (diskutimet) 1 prill 2019 20:54 (CEST)
Ja dhe një sulm personal--Udha (diskutimet) 2 prill 2019 06:23 (CEST)
GrepfrutAroma menjehere pas kthimit theu 3RR dhe beri sulme personale.--Udha (diskutimet) 2 prill 2019 10:07 (CEST)
3RR: 1,2,3,4, 5
Sulm personal: 10--Udha (diskutimet) 2 prill 2019 10:15 (CEST)
GrepfrutAroma është sock dhe i ka bërë gjithë shkeljet e renditura më lart. Përveç tyre që nga dhjetori më ka bërë hounding për të ma pamundësuar qëndrimin në Wiki.1--Udha (diskutimet) 2 prill 2019 12:59 (CEST)

Merr masa Redakto

Pershendetje Bato. Ky editim me duket shqetesues per nga tagret qe nje perdorues tjeter i thjeshte i jep vetes, te lutem merr masa, meqe shnderrimin e sq.wiki-t ne battleground po e anashkalojme keshtu si ne heshtje. Ketu per se dyti pasi e zhbera njehere. --GrepfrutAroma (diskutimet) 2 prill 2019 12:54 (CEST)

I nderuar, GrepfrutAroma, së pari nuk është faqja jote e diskutimeve por e Batos prandaj mos bëj zhbërje të tilla këtu, së dyti unë nuk e kam bërë wikipedinë "Battleground", je ti ai që nga dhjetori më ke bërë hounding, më ke vandalizuar kontributet e mia, ke bërë sulme personale (dhe për të gjitha kam fakte) ndërsa unë nuk ta kam kthyer me të njëjtën monedhë, por tani u kuptua perse paske bërë gjithë këtë.--Udha (diskutimet) 2 prill 2019 13:02 (CEST)
Nëse Bato dëshiron ta heqë komentin tim më lart është ok.--Udha (diskutimet) 2 prill 2019 13:11 (CEST)

Zevendesimi i q me ç Redakto

Pershendetje, bato, ashtu sic thot edhe titulli i subjektit, ju lutem, si administrator q je, ndryshoi keto artikuj: Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq ne emrin origjinal ose sic duhet ne gjuhen letrare [standarte], po te lej edhe kategorine Kategoria:Politikanë serbë (ka plot q i kan ndryshuar emrin). Si adm q je, ndoshta mund te dish ndonje metode qi emri ti ndryshohet automatikisht te gjithave (ne emrin origjinal, ose shqip; ps Aleksandar Vuçiç. Sinqerisht kjo gje duhet te perfundoj, keta q i ndryshojn emrat po me smurin. Faleminderit :)) Sadsadas (diskutimet) 3 prill 2019 13:06 (CEST)

@Sadsadas,   U bë! manualisht, nuk njoh mënyra automatike :) — Βατο (diskutimet) 3 prill 2019 14:49 (CEST)
Je fantastik, te falenderoj :D Sadsadas (diskutimet) 3 prill 2019 23:59 (CEST)

Gostitje Redakto

Për ndihmën e vazhduar në projektin e vlerësimeve.

  Byrek
Urdhëro një copë byreku.

- Klein Muçi (diskutimet) 6 prill 2019 15:21 (CEST)

3RR Redakto

1, 2, 3, 4 zhbërje masive dhe heqje e materialit të rëndësishëm mbi vendimet e Besëlidhjes së Lezhës. Burimi thotë besa por Grepit prapë vazhdoi me zhbërje.--Udha (diskutimet) 12 prill 2019 00:43 (CEST)

Artikuj Redakto

Pershendetje Βατο! A mund të miratoni ndryshimet e mia në artikuj Drenica dhe Kërligata?--Ookuninusi (diskutimet) 27 prill 2019 21:05 (CEST)

Përshëndetje @Ookuninusi,   U bë!Βατο (diskutimet) 29 prill 2019 10:07 (CEST)

Move to Redakto

Ciao Βατο. I have seen you have moved "Stampa:Komunat e Provincës Sud Sardenja" to "Stampa:Komuna të provincës së Sud Sardenjas". Based on this, I should move these templates and even this categories (es.: Komunat e Provinca e Nuoros ---> Komuna të Provinca së Nuoros). Is this correct? - Discanto (diskutimet) 9 maj 2019 18:08 (CEST)

Ciao @Discanto, ti ringrazio per il tuo contributo. Se sei interessato potresti dare una lettura a questa voce: en:Albanian morphology e cercare ulteriori informazioni qui in modo da capire un po' le basi della grammatica albanese. Per i template e le categorie, su sq.wiki abbiamo deciso di utilizzare la descrizione indefinita, mentre per i titoli delle voci la descrizione definita (en:Definiteness), così utilizziamo: Kategoria:Komuna të Sardenjas (Categoria:Comuni della Sardegna) e Komunat e Italisë (I comuni d'Italia) o Provincat e Italisë (Le province d'Italia). Da questo puoi vedere che nella descrizione indefinita si usa per il plurale indefinito, mentre si usa e per il plurale definito. Nel caso di: Stampa:Komuna të provincës së Nuoros si usa të provincës (della provincia) e non të provinca, seguito da e non da e perché è preceduto da provincës e non provinca. Per i vari utilizzi del genitivo, vedi la voce Provincat e Italisë. So che può essere abbastanza complicato da capire per coloro che non sono madrelingua, se hai bisogno di chiarimenti puoi contattarmi, cercherò di aiutarti volta per volta. — Βατο (diskutimet) 9 maj 2019 22:29 (CEST)
A metà nella lettura della tua risposta, stupito, ho pensato: "caspita, mi faccio dire che traduttore automatico usa" ma, un po' scettico, sono andato sulla tua pagina utente e dal babel ho capito… ;)
Grazie per la spiegazione. Si, a primo acchito non sembra così semplice ma, inglese a parte, è così per tutte le lingue. Comunque non ho intenzione, qui, di scrivere alcunché non sia stato supervisionato. Come forse avrai già notato, sto inserendo degli stubbini sui comuni della Sardegna dove, nel modello già controllato da un altro utente, cambio soltanto i numeri; dovrei quindi essere a prova di errore. Ho provato a sbilanciarmi con le categorie prendendone altre come modello ma evidentemente ho interpretato male. Ti ringrazio per la disponibilità che ricambio. Saluti. Discanto (diskutimet) 9 maj 2019 23:56 (CEST)
Grazie a te @Discanto, buon proseguimento. — Βατο (diskutimet) 10 maj 2019 11:55 (CEST)

Kategorizimi Redakto

Të falënderoj që bëre ndryshimet e nevojshme por problemi me riemërimet e kategorive mbetet rikategorizimi i të gjithë artikujve që ishin te kategoria e vjetër. A mund të merresh dhe më atë pjesë? Vura re se kategoritë e reja ishin bosh. Unë po merrem me rishikimin në tërësi e mendova të mos i futem "detajeve" të tilla që të mos humb rendin e ritmin. Nëse nuk ke kohë, s'ka gjë se i bëj vetë ngadalë. :) - Klein Muçi (diskutimet) 11 maj 2019 17:59 (CEST)

@Klein Muçi, më duket se vetem "Kategoria:Administratorë të arteve" është bosh. — Βατο (diskutimet) 11 maj 2019 20:35 (CEST)
@Βατο, tani gjithçka është në rregull. :) - Klein Muçi (diskutimet) 11 maj 2019 21:54 (CEST)

Assemini Redakto

Ciao Βατο, scusa se ti disturbo. Quando hai tempo potresti controllare la voce Assemini, categoria compresa? Grazie. -- Discanto (diskutimet) 20 maj 2019 19:50 (CEST)

Ciao @Discanto,   U bë!. — Βατο (diskutimet) 22 maj 2019 17:28 (CEST)
Grazie. Discanto (diskutimet) 22 maj 2019 22:40 (CEST)

Ambasada e italishtes Redakto

Ciao, Bato! :)

Sapo mbarova së rinovuari faqen e ambasadave. Kam parë aftësitë e tua në gjuhën italiane. Mos dëshiron ta vendosësh veten si ambasador për atë gjuhë? Nëse po, shiko lidhjet te pjesa e majtë dhe do ta gjesh lehtësisht. - Klein Muçi (diskutimet) 27 maj 2019 17:59 (CEST)

Medalje Redakto

  Medalje
Për punën e mirë që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!


Bato, po te vlersoj me kete medalje per bashkpunim e palodhur dhe te pashok qe ke pasur me mua, qe me ke ndihmuar disa here u lodhur dhe qe je gjithmon i gatshem te me ndihmosh. Jam shum i kenaqur qe kam nderin te punoj me nje wikipedian si ty dhe uroj qe te vazhdojm te punoj per wikipedian shqiptare. Flm :)— Sadsadas (diskutimet) 26 qershor 2019 23:03 (CEST)

@Sadsadas, shumë faleminderit! Është gjithashtu kënaqësia e ime të bashkëpunojmë :) — Βατο (diskutimet) 28 qershor 2019 14:32 (CEST)
Return to the user page of "Βατο/Arkivi".