Alessandro "Sandro" Mazzola (Italisht: [ˈsandro matˈtsɔːla]; lindur më 8 nëntor 1942) është një ish futbollist profesionist italian i cili ka luajtur si Sulmues ose mesfushor sulmues për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren italiane.

Sandro Mazzola

Mazzola si kapiten i Interit (1971)
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAlessandro Mazzola
Datëlindja (1942-11-08) 8 nëntor 1942 (82 vjeç)
VendlindjaTorino, Itali
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Mesfushor sulmues
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1960–1977Internazionale417(116)
Karriera ndërkombëtare
1963–1974Italia70(22)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Ai konsiderohet gjerësisht të jetë një nga lojtarët më të mëdhenjë italian të të gjitha kohërave, si dhe një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, kjo falë shpejtësisë, krijueshmërisë, intensitetit të punës dhe instiktit të golit;[1][2] ai u rendit i dytu në edicionin e vitit 1971 të Topit të Artë.[3] Duke qënë se ka shpenzuar të 17 sezonet e karrierës së tij te Interi, Mazzola mban nderin e të qënit lojtar që e ka shpenzuar të gjithë karrierën me një klub të vetëm (one-club men). Me Interin, ai fitoi katër tituj të Serie A (1963, 1965, 1966 dhe 1971), dy Kupa Evropiane (1964 dhe 1965) dhe dy Kupa Ndërkontinentale (1964 dhe 1965). Në aspektin personal, ai u shpall golashënuesi më i mirë në Serie A në sezonin 1964–65, ku arriti edhe në finalen e Coppa Italias, ku u mposht, duke humbur mundësinë për të plotësuar një tripletë historike me klubin.

Me kombëtaren italiane, Mazzola fitoi UEFA Kampionatin Evropian në vitin 1968, duke qënë një nga lojtarët e zgjedhur në Ekipin e Turnamentit; ai gjithashtu arriti edhe finalen e Kupës së Botës 1970. Mazzola mori pjesë edhe në edicionet 1966 dhe 1974 të Kupës së Botës me Italnë.

Ai është djali i futbollistit italian Valentino Mazzola, lojtar Grande Torinos i cili vdiq në tragjedinë ajërore të Supergës. Vëllai i tij më i vogël, Ferruccio Mazzola, ishte gjithashtu një futbollist; ai vdiq në vitin 2013.[1]

Jeta e hershme

Sandro Mazzola lindi në Torino disa javë pasi babai i tij, Valentino Mazzola, kishte firmosur për Torinon nga Venezia. Vëllai i tij i vogël, Ferruccio, i cili iu vu emri në nder të presidentit të klubit, lindi dy vite më vonë. Prindërit e tyre u divorcuan në vitin 1946, por babai fitoi kujdestarinë e Sandros, i cili ishte gjashtë vjeç kur babai i tij vdiq në aksidentin ajëror të Supergës.[2][4]

Karriera me klube

Pavarësisht se babai i tyre Valentino kishte luajtur për Torinon, Mazzola dhe vëllai i tij Ferruccio firmosën për Interin. Ndyshe nga vëllai i tij, Sandro shpenzoi të gjithë karrierën e tij me Zikaltrit, duke shënuar 116 gola në Serie A në 417 paraqitje. Ai debutoi në kampionat nën drejtimin e trajnerit Helenio Herrera gjatë sezonit 1960–61, sëbashku me shumë të rinjë të tjerë, kundër rivalëveJuventusit më 10 qershor 1961, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij me penallti në një disfatë 9–1; ishte paraqitja e tij e vetme gjatë sezonit.[5] Herrera ishte bashkuar me Interin një vit më parë nga ekipi spanjoll Barcelona, sëbashku me gjeneralin e mesfushës Luis Suárez, i cili shërbeu si organizatori kryesor i ekipit gjatë viteve 1960'.

Interi i Herrerës në atë kohë përbëhej edhe nga Tarcisio Burgnich dhe Giacinto Facchetti si mbrojtësa, braziliani Jair si anësor, Mario Corso si mesfushor i majtë, Armando Picchi si mbrojtës i lirë, dhe Mazzola, i cili luajti në krah të djathtë të sulmit. Sëbashku, ata e transformuan Interin në ekipin më të mirë të Italisë, Evropës, dhe botës gjatë viteve 1960', i cili njihej si Grande Inter.[6] Ata njiheshin për taktikën e famshme mbrojtëse të njohur si "catenaccio" si dhe aftësinë për të shënuar nga kundërsulme të shpejta dhe befasuese. Mazzola fitoi katër tituj të Serie A me Interin, përfshirë edhe dy rresht në vitet 1965 dhe 1966; ai u shpall edhe golashënuesi më i mirë në të dytin me 17 gola, por atë vit humbën edhe rastin për të realizuar tripletën.

Në vitin 1964, Mazzola shënoi dopietë për të ndihmuar Interin të mposhte Real Madridinfinalen e Kupës Evropiane 1964. Me këtë fitore, Inter përsëriti suksesin e rivalëve të qytetit Milan të sezonit të kaluar. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i turnamentit me 7 gola të shënuar sëbashku me dy lojtarë të tjerë.[7] Inter arriti të mbrojë titullin evropian në sezonin e ardhshëm, këtë herë duke mposhtur klubin portugez Benficafinale. Në sezonin 1965–66, Inter arriti gjysëm-finalen ku u eliminua nga Real Madridi, që në fund fitoi turnamentin. Inter arriti një tjetër finale të Kupës Evropiane në sezonin 1966–67, por u mposhën nga Celtic me rezultatin 2–1 pavarësisht se Mazzola zhbllokoi rezultatin me penallti në minutën e 7të.[8] Inter gjithashtu fitoi dy Kupa Ndërkontinentale rresht në vitet 1964 dhe 1965, arritën edhe finalen e kupës në sezonin 1964–65, si dhe një vend të tretë në sezonin 1967–68; ai arriti sërisht një finale të Kupës Evropiane, këtë herë në edicionin 1971–72, por pësuan sërisht disfatë, këtë herë nga Ajaxi 2–0.[2][4]

"Unë luajta kundër babait tënd. Ti e bëre atë krenar, dhe unë dua të të jap ty fanellën time."

— Legjenda e Real Madrid Ferenc Puskás duke folur me Sandro Mazzolën pasi Interi mposhti Real Madridin në finalen e Kupës Evropiane 1964.[9]

Në vitin 1971, pasi fitoi titullin e tij të fundit të Serie A dhe pas performancave të tij në Evropë, Mazzola u rendit i dyti në garën për Topin e Artë, mbrapa holandezit Johan Cruyff. Kjo ishte hera e parë që ai ishte në treshen finale dhe rezultati më i mirë i tij për këtë çmim.[2][4][10]

Mazzola u tërhoq nga futbolli profesionist në verën e vitit 1977, pasi kishte shërbyer si kapiten i Interit nga viti 1970 e deri në ditën e tërheqjes. Në fundin e karrierës së tij, Mazzola kishte fituar katër kampionate (1963, 1965, 1966 dhe 1971), dy Kupa Evropiane (1964 dhe 1965), dy Kupa Ndërkontinentale (1964 dhe 1965) si dhe UEFA Kampionatin Evropian 1968, duke qënë gjithashtu golashënuesi më i mirë i Serie A në sezonin 1964–65.[4][10]

Karriera ndërkombëtare

 
Mazzola sëbashku me Gianni Riverën; të dy lojtarët ishin pjesë e politikës famkeqe staffetta të trajnerit ValcareggiKupën e Botës 1970.

Mazzola luajti 70 herë për kombëtaren italiane në vitet 1963–1974, duke shënuar 22 gola.[11] Debutimi i tij me kombëtaren erdhi në një ndeshje ndaj Brazilit më 12 maj 1963, kur ai ishte vetëm 20 vjeç. Ai e kremtoi këtë debutim duke shënuar me penallti. Mazzola më pas përfaqsoi Italinë në Kupën e Botës 1966, ku ai ishte pjesë e ekipit të drejtuar nga Edmondo Fabbri, duke luajtur në të tre ndeshjet e fazës së grupeve. Ai shënoi në ndeshjen hapëse të Italisë, në një fitore 2–0 ndaj Kilit; Italia u eliminua në fazën e grupeve. Arritja e tij më e madhe me ekipin kombëtar erdhi në vitin 1968, kur Italia fitoi Kampionatin Evropian të atij viti në zhvilluar në shtëpi nën drejtimin e trajnerit Ferruccio Valcareggi. Mazolla shkëlqeu në këtë edicion, duke u zgjedhur në Ekipin e Turnamentit.[2][4][10][12]

Dy vite më pas, Italia mbërri në Kupën e Botës 1970 si kampjonja në fuqi e Kampionatit Evropian. Pavarësisht kësaj, në ekip kishte një problem; trajneri Valcareggi besonte se Mazzola nuk mund të luante sëbashku me yllin tjetër krijues të ekipit Gianni Rivera, i cili kishte luajtur në një pozicion të ngjashëm me atë të Mazzolës te Milani, klubi rival i Interit. Ai besonte se vendosja e të dy lojtarëve në formacion do të prishte balancat e ekipit. Në fund, ishte Mazzola ai që u zgjodh të luante në formacion, duke luajtur në të tre ndeshjet e fazës së grupeve si titullar, kjo falë atleticizmit dhe shkallës së punës më superiore.[13][14] Italia e pati të vështirë të shënonte gjatë fazës së grupeve, dhe Mazzola pati të vështirë të rifitonte formën e tij në fushë pasi u sëmur me grip stomaku. Kjo gjë bëri që Valcareggi të merrte një vendim polemizues për raundin e dytë të turnamentit, një vendim të cilin ai e quajti "staffetta" (stafetë), duke i vendosur të dy lojtarët në formacion njëkohësisht.[13][14]

Mazzola, i cili zotëronte një formë fizike më të mirë, kishte shpejtësi më të madhe dhe inteligjencë taktike më të mirë si dhe shënonte gola më shpesh nga të dy, do të luante si titullar në pjesën e parë, kurse Rivera do të hynte në pjesën e dytë, pasi lojtarët kundërshtar fillonin të lodheshin. Kjo do të lejonte organizatorin Rivera të kishte më shumë kohë në zotërimin e topit për të diktuar ritmin e lojës së ekipit të tij. Me këtë strategji, Italia mposhti vendin organizator Meksikën në çerek-finale, dhe më pas Gjermaninë Perëndimore pas kohës shtesë në gjysëm-finale për të arritur finalen e Kupës së Botës për herë të parë pas 32 vitesh, ku do të përballeshin me Brazilin e udhëhequr nga Pelé. Kjo ndeshje u portretizua si beteja midis futbollit sulmues dhe atij mbrojtës. Megjithatë, në ditën e ndeshjes, Valcareggi braktisi politikën e tij staffetta në pjesën e parë,[15] e cila ishte në barazim 1–1, duke vendosur të përdorte Mazzolën deri në përfundim të ndeshjes, kjo për shkak të gjendjes fizike të pasigurt të disa prej lojtarëve të tij që kisin nisur ndeshjen si titullar pas fitores së lodhshme në gjysëm-finale. Rivera u aktivizua gjashtë minuta nga përfundimi, duke zëvëndësuar Roberto Boninsegnën, por Brazili tashmë po kryesonte 3–1.[16] Dy yjet më të mëdhenjë taktikë të Italisë, Mazzola dhe Rivera, më në fund ishin në fushë sëbashku; shumë njerëz besonin se ata të dy duhet t'a nisnin sëbashku ndeshjen si titullar. Brazili triumfoi 4–1 dhe u shpall kampione e Kupës së Botës për herë të tretë në historinë e tyre.[17][2][4][10][15]

Katër vite më vonë, Valcareggi i përdori të dy lojtarët në Kupën e Botës 1974, por skuadra mbimoshë e Italisë nuk u paraqit siç duhet dhe u eliminua që në fazën e grupeve të turnamentit.[2][4][10]

Profili i lojtarit

 
Mazzola duke luajtur për Nerazzurrit në vitet 1960.

Mazzola konsiderohet të jetë një lojtarët më të mëdhenjë italian të të gjitha kohërave dhe një nga më të mirët e gjeneratës së tij.[1] Një lojtar i shpejtë, i shkathtë, i talentuar, energjitik dhe me inteligjencë taktike, ai ishte i aftë të luante në disa pozicione në sulm. I njohur për atleticizmin e tij, punën në mbrojtje, dhe aftësitë akrobatike në ajër,[18] Mazzola e nisi karrierën e tij si mesfushor qëndror, por më pas transformua në një sulmues të djathtë nën drejtimin e trajnerit Herreira, ku u bë edhe i famshëm, duke e vendosur veten si një lojtarët më të mirë të botës në atë pozicion;[19] ai ndonjëherë luante edhe si qëndër-sulmues, anësor, si sulmues kryesor dhe në raste të rralla si sulmues i dytë.[20] Në karrierën e tij të mëvonshme, ai humbi pak nga shpejtësia dhe ekujlibri i tij, duke bërë që të zhvendosej më në qëndër në rolin e organizatorit si mesfushor sulmues, ku ndihmohej nga rrezja e tij e pasimit, vizioni, teknika dhe kontrolli i mirë i topit; këto aftësi bënin që ai të luante pa problem në role më të tërhequra në mesfushë, përsëri si organizator.[2][4][10][17][21][22]

Pavarësisht se zuri një rol krijues më të tërhequr në shumicën e karrierës së tij, Mazzola gjithashtu njihej si një bomber në vitet kur luajti si sulmues, kjo falë instiktit, gjuajtjeve të fuqishme dhe të sakta nga brënda dhe jashtë zone,[20] si dhe aftësisë për të llogaritur vrapimet sulmuese dhe për të qënë në vendin dhe kohën e duhur për të finalizuar pasimet e shokëve të skuadrës.[22] Këto aftësinë bënë që ai të shpallej shënuesi më i mirë i Serie A në vitin 1965. Megjithatë, Mazzola u vlerësua më shumë gjatë kulmit të karrierës së tij për shpejtësinë e tij të jashtzakonshme,[18] nxitimin, rezistencën, driblimet, aftësitë taktike dhe balancën, në veçanti kur ai vraponte me shpejtësi të plotë me topin në këmbë; shpejtësia e tij, e kombinuar me kontrollin e topit të shkëlqyer e lejonte atë që të kalonte dhe mposhte mbrojtësit kundërshtar me lehtësi gjatë ndeshjeve, si në rastet një-kundër-një ashtu edhe gjatë inkursioneve personale.[2][4][10][21] Përveç aftësive të tij si futbollist, Mazzola shquhej edhe për personalitetin e tij, karakterin e fortë, mentalitetin, vendosmërinë dhe lidershipin.[20]

Tërheqja

 
Mazzola në vitin 2008.

Pasi u tërhoq nga futbolli, Mazzola kishte një pozicion ekzekutiv te Interi, nga viti 1977 e deri në 1984, dhe më pas te Genoa.[23]

Nga viti 1995 e deri në 1999, ai u rikthye te Interi në rolin e drejtorit sportiv, para se të zëvëndësohej nga ish shoku i tij i skuadrës Gabriele Oriali. Në periudhën 2000–03, ai punoi si drejtori sportiv i Torino.[23]

Mazzola gjithashtu ka punuar si komentator te kanali Rai Sport. Ai mban rekordin unik e të qënit komentator në finalen e Kupës së Botës 1982 sëbashku me Luigi Colombon e Telemontecarlos (finalja e parë e transmetuar në televizion komercial) dhe Kupës së Botës 2006 sëbashku me Marco Civolin e RAI-t, të dyja të fituara nga Italia.[4]

Jashtë futbollit

Më 3 korrik 1968, Mazzola krijoi Shoqatën e Futbollistëve Italianë (AIC) në Milano, sëbashku me disa lojtarë të tjerë si Giacomo Bulgarelli, Gianni Rivera, Ernesto Castano, Giancarlo De Sisti, Giacomo Losi dhe Sergio Campana, i cili ishte tërhequr sëfundmi. Campana ishte gjithashtu avokat dhe u vendos si presideni i shoqatës.[24]

Statistikat e karrierës

Klube

Burimi: [25][26][27]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Githsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Internazionale 1960–61 Serie A 1 1 0 0 0 0 1 1
1961–62 1 0 0 0 0 0 1 0
1962–63 23 10 1 1 24 11
1963–64 30 9 0 0 9[a] 7 39 16
1964–65 33 17 2 0 6[a] 3 2[b] 1 43 21
1965–66 30 19 1 0 4[a] 1 2[b] 2 37 22
1966–67 30 17 2 2 10[a] 3 42 22
1967–68 28 6 9 2 37 8
1968–69 29 7 3 0 32 7
1969–70 28 4 5 1 10[c] 1 43 6
1970–71 29 7 3 2 1[c] 0 3[d] 1 36 10
1971–72 28 7 9 2 9[a] 2 46 11
1972–73 26 2 9 4 6[e] 0 41 6
1973–74 26 4 10 3 2[e] 0 38 7
1974–75 23 3 7 0 4[e] 0 34 3
1975–76 25 2 10 4 35 6
1976–77 28 1 9 3 2[e] 0 39 4
Gjithsej 418 116 80 14 63 17 7 4 568 161
Gjithsej karriera 418 116 80 14 63 17 7 4 568 161
  1. ^ a b c d e Të gjitha ndeshjet në Kupën e Evropiane
  2. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Kupën Ndërkontinentale
  3. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Kupën e Panaireve
  4. ^ Të gjitha ndeshjet në Kupën Anglo-Italiane
  5. ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA

Kombëtarja

 
Mazzola në vitin 1974 sëbashku me trajnerin Valcareggi dhe shokun e skuadrës Capello.

Burimi: [11][28]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 1963 4 1
1964 3 3
1965 8 6
1966 9 5
1967 3 3
1968 5 0
1969 4 2
1970 10 2
1971 5 0
1972 8 0
1973 6 0
1974 5 0
Gjithsej 70 22

Trofe

 
Sandro Mazzola, pas debutimit të tij me Italinë, sëbashku me Pelén.

Klube

Inter[2]

Kombëtarja

Italia[2]

Personale

Referime

  1. ^ a b c "Nella casa di Valentino Mazzola, due camere e cucina per un mito" [Në shtëpinë e Valentino Mazzolës, dy dhoma dhe kuzhina për një mit] (në italisht). La Stampa. 4 shtator 2011. Marrë më 1 shtator 2014.
  2. ^ a b c d e f g h i j k l "Sandro MAZZOLA" (në italisht). Storie di Calcio. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2016. Marrë më 29 dhjetor 2014.
  3. ^ a b José Luis Pierrend (7 prill 2005). "European Footballer of the Year ("Ballon d'Or") 1971" [Futbollisti Evropian i Vitit ("Topi i Artë") 1971] (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2009. Marrë më 25 dhjetor 2008.
  4. ^ a b c d e f g h i j "Sandro Mazzola" (në italisht). Il Corriere della Sera. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2014. Marrë më 29 dhjetor 2014.
  5. ^ "Nga 9-1 i 1961 tek kartoni i kuq për Vecino: Juventus-Inter një histori polemikash dhe armiqësie…". Lapsi.al. 5 dhjetor 2018. Marrë më 17 shkurt 2019.
  6. ^ Paolo Menicucci (27 maj 2015). "The greatest teams of all time: Inter 1962–67" [Ekipet më të mira të të gjitha kohërave: Inter 1962–67] (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 17 shkurt 2019.
  7. ^ a b Marcel Haisma; Antonio Zea (9 janar 2008). "European Champions' Cup and Fairs' Cup 1963–64 – Details" [Kupa Evropiane e Kampioneve dhe Kupa e Panaireve 1963–64 – Detajet] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 29 prill 2015.
  8. ^ "Celtic 2-1 Internazionale" (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 10 maj 2017.
  9. ^ Amlan Majumdar (29 tetor 2011). "'The Heir Did Arrive' – The Story of Valentino And Sandro Mazzola" ['Pasardhësi mbërriti' – Historia e Valentino dhe Sandro Mazzolës] (në anglisht). The Hard Tackle. Marrë më 30 maj 2015.
  10. ^ a b c d e f g "Mazzola, Sandro" (në italisht). enciclopediadelcalcio.it. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 21 dhjetor 2016.
  11. ^ a b "Nazionale in cifre: Mazzola, Sandro" [Kombëtarja në shifra: Mazzola, Sandro]. figc.it (në italisht). FIGC. Marrë më 20 prill 2015.
  12. ^ a b "1968 team of the tournament" [Ekipi i turnamentit 1968] (në anglisht). UEFA. 1 prill 2011. Marrë më 29 prill 2015.
  13. ^ a b Maurizio Crosetti (3 nëntor 2005). "Esce Mazzola, entra Rivera così la staffetta ha fatto storia" [Del Mazzola, hyn Rivera kështu stafeta bëri histori] (në italisht). La Repubblica. Marrë më 21 dhjetor 2016.
  14. ^ a b "70 anni di Rivera: gli auguri di Mazzola" [70 vitet e Riverës: urimi i Mazzolës] (në italisht). Panorama. 14 gusht 2013. Marrë më 21 dhjetor 2016.
  15. ^ a b Gianni De Felice. "1970: Quando perdemmo le… staffette" [1970: Kur humbëm stafetën] (në italisht). Storie di Calcio. Marrë më 8 dhjetor 2016.
  16. ^ "Messico 70 e quei 6 minuti che sconvolsero l'Italia" [Meksika 70 dhe ato 6 minuta që tronditën Italinë] (në italisht). Storie di Calcio. Marrë më 4 dhjetor 2016.
  17. ^ a b Gianni Brera (30 maj 1986). "VIGILIA MUNDIAL PENSANDO AL '70" (në italisht). La Repubblica. Marrë më 7 nëntor 2017.
  18. ^ a b Carlo Baroni (6 nëntor 2012). "Sandro Mazzola, quando il calcio era un dribbling alla malinconia" [Sandro Mazzola, kur futbolli ishte një driblim në melankoli] (në italisht). Il Corriere della Sera. Marrë më 7 nëntor 2017.
  19. ^ Alessandro Bocci; Fabio Monti (1 nëntor 2012). "Sandro Mazzola, 70 anni: "Dicevano che non sarei mai stato come papà"" [Sandro Mazzola, 70 vjeç: "Ata thanë se nuk do të isha kurrë si babai"] (në italisht). Il Corriere della Sera. Marrë më 7 nëntor 2017.
  20. ^ a b c Dario Pelizzari (8 nëntor 2012). "Mazzola fa 70. Suarez: 'Sandro, sei rovinato'" [Mazzola bën 70. Suarez: 'Sandro, je shkatërruar'] (në italisht). Panorama. Marrë më 7 nëntor 2017.
  21. ^ a b "Alessandro Mazzola" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2014. Marrë më 13 shtator 2014.
  22. ^ a b Gigi Garanzini (2002). "Mazzola, Alessandro (Sandro)" (në italisht). Treccani: Enciclopedia dello Sport. Marrë më 21 dhjetor 2016.
  23. ^ a b "Mazzòla, Sandro" (në italisht). Treccani: Enciclopedie on line. Marrë më 21 dhjetor 2016.
  24. ^ "La storia" [Historia]. assocalciatori.it (në italisht). Associazione Italiana Calciatori. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2011. Marrë më 22 dhjetor 2019.
  25. ^ "Sandro Mazzola". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 17 shkurt 2019.
  26. ^ "Sandro Mazzola" (në anglisht). Football Database. Marrë më 17 shkurt 2019.
  27. ^ "Sandro Mazzola" (në anglisht). WorldFootball.net. Marrë më 17 shkurt 2019.
  28. ^ "Alessandro Mazzola" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 17 shkurt 2019.
  29. ^ "FIFA XI´s Matches – Full Info" [Ndeshjet e FIFA XI – Info e plotë] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 22 dhjetor 2019.
  30. ^ "Hall of fame, 10 new entry: con Vialli e Mancini anche Facchetti e Ronaldo" [Holli i famës, 10 hyrje të reja: me Viallin dhe Mancinin gjithashtu edhe Facchetti dhe Ronaldo] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 27 tetor 2015. Marrë më 27 tetor 2015.

Lidhje të jashtme