Seminari Arbëresh i Palermos

Seminari Arbëresh i Palermos, ose Seminari Italo-Shqiptar, (në italisht: Seminario Italo-Albanese di Palermo) quajtur një herë edhe "Seminari Grek" për shak të ritit "grek" (bizantin) i pranuar nga arbëreshëve, ishte qendër e rëndësishme arsimore dhe kulturore e Arbëreshëve të Siçilisë[1].

U themelua në Palermo1734 nga At Gjergji Guxeta, Apostull i arbëreshëve të Siçilisë dhe më i madhi i intelektualëve arbëreshë të Siçilisë të shk. XVIII. Semirari ishte për shekuj me radhë vatra e ruajtjes së gjuhës shqipe, e kulturës dhe traditave shqiptare, si dhe e patriotizmit shqiptar, ku u formuan shumë intelektualë, priftërinj të shquar, shkrimtarë dhe poetë të njohurë gjithashtu në të njëjtën vendlindje Shqipëri. Nga viti 1945 selia e saj është lëvizur në Horën e Arbëreshëvet (PA).

HistorikuRedakto

Themeluar në 1734 nga At Gjergji Guxeta (it. Padre Giorgio Guzzetta), ky institut kishte detyrën e mirëpritjes dhe edukimit të të rinjve nga komunitetet arbëreshe të "ritit grek" të pranishëm në Siçili. Seminari u bë kështu qendra më e rëndësishme fetare dhe kulturore për arsimimin - sipas ritit bizantin lindor - të brezave të rinj të priftërinjve arbëreshë për kolonitë e tyre në Siçili.

At Gjergji Guxeta ishte rektori i parë i kësaj qendre, i krahasuar për rreth dhjet vjet nga prifti Papa Pjetër d'Andrea nga Himara, i cili në 1746 u emërua kapelan famullitari i klishës së Seminarit e "Shën Kollit" (San Nicolò "dei Greci"), deri vdekjes e tij më 17 tetor të të njëjtit vit.

Pas një bashkëpunimi të çmuar tashmë në fillim të jetës së të njëjtit Seminar, At Guzzetta emëroi prifti Papa Pal Maria Parrino (1710–1765) nga Pallaci (Palazzo Adriano) në 1739 prorektor i Seminarit, dhe në 1752 rektor të Seminarit që ai themeloi në Palermo. Pas themelimit dhe drejtimit të Guxetës, Parrino ishte rektori i 2-të i Seminarit Italo-Shqiptar, të cilin e mbajti nga viti 1746 deri më 1765, i ndihmuar nga Papa Vasili Stasi (it. Basilio Stassi) i Horës së Arbëreshëvet dhe nga Papa Melchiorre Masi nga Munxifsi (Mezzojuso).

1777 Papa Nikollë Keta mori detyrën e prorektorit të Seminarit Italo-Shqiptar të Palermos. Me kulturën e tij të gjerë ai vazhdoi dhe dha një kontribut të rëndësishëm në veprimtarinë fetare të Seminarit dhe në veçanti në trajnimin e seminaristëve, me qëllim rimëkëmbjen, restaurimin dhe respektimin e traditës autentike bizantine liturgjike dhe kërkimet për historinë e lashtë arbëro-shqiptare.

 
Episkopi dhe Seminari Arbëresh i Horës së Arbëreshevet

1943 selia e Seminarit Arbëresh në Palermo u dëmtua seriozisht nga bombardimet amerikane në kryeqytet. Nga viti 1945 vendi i Seminarit është lëvizur në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi)[2][3], që nga 1937 u bë selia eparkiale/dioqezane e Kishës Italo-Shqiptare të Siçilisë.

SeminariRedakto

FamulliaRedakto

 
Prifti (ose zoti papa) arbëresh te famiglia italo-shqiptare në Palermo.
 
Pllakë mermeri në kujtim të heroit shqiptar Gjergj Kastriotit Skënderbeufamullinë arbëreshe në Palermë.

Ngjitur me seminarin qëndronte kisha e Shën Kollit, që daton që nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë. Gjatë bombardimeve të vitit 1943, Seminari dhe kisha u rrafshuan plotësisht me tokën, dhe një ndërtesë e re shkollore u ndërtua në rrënoja. Pas një shkollë së mesme publike fillimisht ishte vendosur këtu, dhe më vonë një degë e njëi gjimënasjë u ngrit atje.

Famullia e Shën Kollit së Mirës ose të Grekëve (parrocchia di San Nicolò di Mira o dei Greci), katolike me ritin bizantin, ose "riti grek"[4], u ndërtua në 1547 nga arbëreshi çamë Andrea Skramilja me ndihmën e arbëreshit nga Morea Matteo Menkzo, pranë Seminarit Italo-Shqiptar në Palermo.

Famullitari i parë ishte Papa Nikolla Matrënga (1546-1549), i cili i përkiste klerikëve të martuar, sipas disiplinës së kishës bizantine. Në atë kohë ishte në aktë mërgata e madhe shqiptare (migrimet nga shekulli i 15-të deri në 18-të), që vinin drejtpërdrejt nga Arbëria dhe territoret arbërishtfolëse të Ballkanit, Atikës dhe Moresë. Nga atëherë, këto bashkësi shqiptare në Itali kanë ruajtur dhe kultivuar identitetin e tyre etnike. Priftërinjtë që ndoqën famullinë "Greke" të Palermos vinin gjithmonë nga Arbëria dhe nga kolonitë arbëreshe të krahinës së Palermos (Kundisa/Contessa Entellina, Munxifsi/Mezzojuso, Pallaci/Palazzo Adriano, Hora e Arbëreshëvet/Piana degli Albanesi, më vonë edhe nga Sëndahstina/Santa Cristina Gela).

Personalitete të shquaraRedakto

Mësimdhënës të shquarRedakto

Studentë të shquarRedakto

ReferimeRedakto

  1. ^ Fjalor enciklopedik shqiptar. Vëllimi II, ASHSH, Tiranë 2008. ISBN 978-99956-10-28-9
  2. ^ Në periudhën e pasluftës, në Horën e Arbëreshëvet, në rrënojat e një ish-manastir (fillimi i shekullit të 17-të) ngjitur me Kishën e Sh. Kollit, u ndërtua selia e re e Seminarit: një trup katër katësh në formën e një patkoi. Një pjesë e saj deri më sot është për selinë e peshkopit dhe priftërinjtë e Eparkisë (Eparchia di Piana degli Albanesi). Seminari qëndroi i hapur deri në vitin 2011, duke mirëpritur shumë fëmijë të moshës 10 deri 14 vjeç, gjithmonë nga 5 vendet shqiptare të Siçilisë që formojnë Eparkinë bizantine.
  3. ^ "Una volta Piana degli Albanesi, col suo Seminario, era capitale culturale degli albanesi di Sicilia. I miei anni della scuola media nel Seminario di Piana degli Albanesi" (Dikur Hora e Arbëreshëvet, me Seminarin e saj, ishte kryeqyteti kulturor i arbëreshëve të Siçilisë. Vitet e shkollës së mesme në Seminarin e Horës së Arbëreshëvet), di Nicola Graffagnini, in Hora e Kuntisës contessioto.blogspot.com
  4. ^ Për "grek" ishin ngatarruar ato popullsi shqiptare që, nga shekulli i pesëmbëdhjetë në Itali dhe Siçili, mbajtën ritin bizantin, të quajtur nga latinët e ritit romak "riti grek", kështu si edhe gjuhën, zakonet dhe identitetin e tyre të origjinës.

Shih edheRedakto

Gjëra të tjeraRedakto


Lidhje të jashtmeRedakto