Vdekja
Ky 7 Mars 2009 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(7 Mars 2009) |
Vdekja është ndërprerja e plotë e jetës së një organizmi të gjallë. Gjendja e vdekjes njerezore ka qenë gjithmonë e errët nga misteri dhe bestytnia. Përkufizimi i saj i saktë mbetet kundërshtues, duke dalluar sipas kulturës dhe sistemeve ligjore.Disa mendojne qe njerezit pasi vdesin shkojne ne parajse ose ne ferr por nga ana shkencore pasi kalon nje pjes kohore e gjate qe personi ka vdekur atij i ngelet vetem skeleti.
Vdekja trupore dhe ajo qelizore
RedaktoFunksioni normal qelizor merret me prodhimin e energjisë së lirë të nevojshme për shkëmbimin e lëndëve, prodhimin e strukturës së proteinave dhe enzimave, mirëmbajtjen e lëndëve kimike të qelizave, dhe riprodhimin e qelizave. Gjatë funksionimit normal, qelizat kanë nevojë për oksigjen, fosfat, kalcium (C, H, N, O, P, S), lëndë ushqyese, adeninë trifosfat, e cila nevojitet si burim i energjisë së lirë, mbrojtjen e cipës qelizore, dhe një gjendje të vazhdhueshme veprimtarie që kërkon marrje oksigjeni. Vdekja qelizore mund të ndodhë nëse ndonjëri prej këtyre funksioneve ndërpritet.
Biologjikisht, vdekja mund të rishikohet si një organizëm i tërë ose vetëm disa pjesë të tij. Në të vërtetë, është e mundshme që disa organe, ose disa qeliza të vdesin, por organizmi në koklavitjen e tij të vazhdojë të jetojë. Anasjelltas, disa qeliza mund të jetojnë për një farë kohe pas vdekjes së organizmit të cilit i përkasin (gjë që bën të mundshme marrjen e organeve dhe transplantimin). Disa biologë hamendësojnë që funksioni i vdekjes është të lejojë Zhvillimin (evolucionin), apo të mundësojë ushqimin e qënieve të tjera të gjalla, më shpesh të llojeve të ndryshme, nga të cilët janë grabitqare në jetë (gjahu) ose pas vdekjes (kalbja).
Ndryshime trupore që shpien në vdekjen natyror
RedaktoParashikime
RedaktoVdekja për njeriun
RedaktoVdekja është një nga proceset më të natyrshme, siç është gjumi, e ngrëna, dashuria. Vdekja është një mirësi jashtëzakonisht e madhe që duhet të pajtohemi me të, nuk duhet t’i frikësohemi; Vdekjes nuk i ikën dot askush; Duke parë barazinë te vdekja njerëzit kanë vënë barazi edhe te jeta.
Kemi vdekje: 1. të kënaqshme, kur njeriu vdes në vendlindje, pranë fëmijëve dhe i moshuar, siç është vdekja natyrore, proces i zakonshëm; 2. vdekje të mjerë, larg vendit, familjes, 3. të pikëlluar, kur njeriu vdes në lule të rinisë, 4- vdekje tragjike, kur njeriu vdes i ri, njeriu i mençur, i dashur, vdes në mënyrë metafizike…
Vdekja merr me vete atë që duam më së shumti, e kjo është jeta!
Nuk ka shtëpi pa derë. Vetëm vdekja s’ka derë. Nuk ka sëmundje pa ilaç as problem pa zgjidhje.
Vdekja është fund i natyrshëm [nevojitet citimi]
Fazat e vdekjes
RedaktoShenjat e afrimit të vdekjes natyrore
RedaktoKur është vdekja natyrore e afërt
RedaktoKur ndodh vdekja natyrore
RedaktoShkaqet që çojnë në vdekjen natyrore të njeriut
RedaktoPërshkrimi fizik i vdekjes
Redakto- - Në çastin e vdekjes:
- Zemra pushon së rrahuri.
- Lëkura shtrëngohet dhe zbehet.
- Sistemi muskulor shtendoset.
- Bie temperatura e trupit.
- - 30 minuta më vonë:
- Lëkura bëhet si dyll dhe merr ngjyr vjollc.
- Buzët, gishtat e duarve dhe të këmbëve cungohen dhe zbehen ose bëhen të bardhë pasi gjaku largohet.
- Gjaku tërhiqet në pikat më të ulta të trupit duke lënë njollë vjollcë - të zezë.
- Duart dhe këmbët kalojnë në të kaltërt.
- Sytë fillojnë të tërhiqen në zgavra.
- - 4 orë më vonë:
- Rigor mortis fillon të veprojë
- Zbehja e lëkurës dhe pozicionimi i gjakut vazhdojnë
- Rigor mortis fillon t'i shtrëngojë muskujt për rreth 24 orëve të ardhshme, pastaj do të riveprojë dhe trupi do të kthehet në gjendje të butë.
- - 12 orë më vonë:
- Trupi është plotësisht nën rigor mortis.
- - 24 orë më vonë:
- Trupi tani ka temperaturën e ambientit që e rrethon.
- Tek meshkujt sperma vdes.
- Koka dhe qafa tani kanë ngjyrë të gjelbërt, blu.
- Ngjyra e mësipërme vazhdon të shpërndahet në pjesët tjera të trupit.
- Ka aromë të fortë të mishit të kalbur.
- Fytyra e personit në të vërtetë tanimë fillon të bëhet e panjohëshme.
- - 3 ditë më vonë:
- Gazrat në inde formojnë fluska të mëdha në lëkurë.
- I tërë trupi fillon të fryhet dhe ënjet. Ky proces përshpejtohet nëse trupi gjendet në mjedis të ngorohtë ose në ujë.
- Lëngje rrjedhin përmes gojës, hundës, syve, veshëve, rektumit dhe përmes uriterit.
- Qimet e trupit akoma rriten.
- - 3 javë më vonë:
- Lëkura, flokët, thonjtë bien me lehtësi nga trupi.
- Lëkura zbërthehet dhe hapet në shumë vende për shkak të shtypjes së gazrave të brendshme dhe prishjes së vetë lëkurës.
- Shkatërrimi do të vazhdojë gjersa të mbetet vetem skeleti, që mund të zgjasë një muaj në kohë të nxehtë, dhe dy muaj në kohë të ftohtë. Dhëmbët janë shpesh e vetmja gjë që mbetetm vite dhe shekuj më vonë, sepse zmalti i dhëmbëve është substanca më e fortë në trup. Kocka e nufullës është më e ngjeshur, që e bën zakonisht edhe këtë të mbijetojë një kohë të gjatë.
Vdekja në art, letërsi e kulturë
RedaktoShiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Stampa:ItVdekja në mjeksi.
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Shkaqet e vdekjes.
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Vdekja. Enciklopedia e filozofisë Stanford