Wikipedia:Zyra e Ankesave/Arkivi 4

Latest comment: 2 muaj më parë by Klein Muçi in topic Abuse filter
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Arta Berisha

https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Adem_Mehmeti&stable=0&shownotice=1 verjetje dhe ankesa ky infromacion eshte i rreme nese ka mundsi mi fshi

Ndryshimet ne faqe nuk po konfirmohen prej muajsh

Ne faqen e Jonila Godole (https://sq.wikipedia.org/wiki/Jonila_Godole) jane sugjeruar ndryshime prej muajit tetor, por edhe tani muaj me pas nuk jane pare nga redaktoret. Mund te gjendet nje zgjidhje ju lutem? – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga IDMC (diskutimiredaktime) 8 janar 2020 19:34.

@IDMC, përshëndetje! Fatkeqësisht faqet me ndryshimet në pritje janë një problem i përgjithshëm i komunitetit tonë që vjen nga mungesa e vullnetarë aktivë në punën e kontrolluesit. Në listën e plotë të faqeve me ndryshime në pritje shoh se ka faqe me ndryshime prej më shumë se 500 ditësh në pritje për t'u aprovuar. Po mundohemi ta zgjidhim por duke qenë se puna mbetet vullnetare nuk është një zgjidhje që gjendet aq lehtësisht. Nxitur dhe nga kërkesa juaj, do të kujdesem personalisht për një kërkesë më serioze në Kuvendin tonë së shpejti për të tërhequr vëmendjen ndaj këtij problemi që po fillon të bëhet shqetësues. - Klein Muçi (diskutimet) 9 janar 2020 12:08 (CET)

Kolë Ashiku

akuze ligjore per shpifje kundrejt te ndjerit familjar Kolë Ashiku. Fshini artikullin ose perfundoni ne Gjykate - – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga 93.159.194.12 (diskutimiredaktime).

@93.159.194.12, përshëndetje! :) Në Wikipedia përpiqemi të verifikojmë informacionin që shtojmë. Problemi është te burimet njerëzore që janë të pakta e verifikimi mund të kërkojë me muaj, në mos, fatkeqësisht, vite që të ndodhë. Në rastin konkret, bëhet pak më e vështirë çështja pasi biografitë historike gjithmonë sjellin debat dhe shpeshherë nuk kemi as vullnetarë të mirënjohur në ato tema që t'i vendosim për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Unë po përmend disa vullnetarë këtu me shpresën se ndonjëri prej tyre mund të merret me artikullin në fjalë: @Liridon, @Euriditi, @Miranda038, @Berishasinan, @Sadsadas, @Men14, @Tiimiii, nëse mundet ndonjëri të ndihmojë, jeni të mirëpritur. Ose të paktën të përmendni ndonjë person tjetër që mund të ndihmojë. Bëhet fjalë për këtë artikull: Kolë Ashiku. - Klein Muçi (diskutimet) 27 qershor 2020 15:43 (CEST)

Përshëndetje :@93.159.194.12,. Pasi pashë artikullin po e kuptoj shqetësimin tënd për gjuhën e përdorur. Fatkeqësisht nuk mund të ndihmoj me përmbajtjen pasi nuk kam informacion për subjektin, por po e shoh të arsyeshme të jap sqarime shtesë përpos atyre që përmendi Klein. Wikipedia është enciklopedi e lirë që mund të shkruhet nga të gjithë, e ndonjëherë edhe nga njerëz që nuk lexojnë parimet e shkrimit enciklopedik dhe shprehin pikëpamjet e tyre që automatikisht bie ndesh me parimin e neutralitetit. Njejtë qenka rasti edhe këtu. Unë sygjeroj që deri sa të shkruhet artikulli siç duhet, të largohet përmbajtja ekzistuese. --Miranda038 (diskutimet) 27 qershor 2020 15:59 (CEST)

Vandalizëm

Ju lutem nëse dikush mundet të bllokoj këta dy përdorues Përdoruesi:CorvusSaber dhe CapitanGiovanni sepse janë nacionalistë grekë që vandalizojnë tek faqja Marko Boçari.--Afronatë (diskutimet) 21 korrik 2020 16:36 (CEST)


Së pari nuk jam grek. Ky artikull ka mungesë burimesh dhe referencash. Unë nuk jam duke e shkatërruar atë, thjesht po shtoj disa njoftime, kështu që dikush vjen dhe ndihmon artikullin të përmirësohet. Kështu që shtoni referenca dhe më pas hiqni njoftimet. CorvusSaber (diskutimet) 21 korrik 2020 21:18 (CEST)

@Afronatë, @CorvusSaber, @CapitanGiovanni, përshëndetje! :) Si fillim, ju falënderoj personalisht që të tre jeni të vendosur për të ndihmuar në "Wikipedia". Pas kësaj më duhet t'ju lajmëroj se kthimet e vazhdueshme para-mbrapa të informacionit konsiderohen "luftë redaktimesh" dhe janë nga arsyet kryesore të bllokimit në "Wikipedia" për shkak se sjellin probleme ne komunitet si dhe në përmbajtjen e artikujve për lexuesit. A mund të më sqaroni këtu si qëndron çështja dhe për çfarë nuk bini dakord? Mund të shoh lehtësisht historikun e artikullit por do të doja të ma sqaronit personalisht se besoj se dialogu është rruga më e mirë për të zgjidhur situatën. :) - Klein Muçi (diskutimet) 22 korrik 2020 02:24 (CEST)

@Klein Muçi, Unë vendosa disa njoftime me @CapitanGiovanni, sepse artikulli i Marko Boçari ka mungesë burimesh. Ka vetëm dy referenca pa bibliografi. Gjithashtu në artikull nuk përmendet se çfarë i ndodhi Boçarit gjatë 1813-1823. Madje nuk përmendet sesi vdiq. Kjo është arsyeja pse unë i vë ato njoftime. Nëse referencat do të shtohen në artikull dhe nëse artikulli do të zgjerohet, unë do t'i heq njoftimet. CorvusSaber (diskutimet) 22 korrik 2020 12:19 (CEST)

@Afronatë, a ke mundësi të sjellësh burime për artikullin në fjalë? Unë e kuptoj se vënia në dyshim e disa fakteve që ne i marrim si të mirëna historike mund të sjellë irritim por fakti është që, cilido qoftë qëllimi pas këtij dyshimi, artikulli i Marko Boçarit ka një mungesë referimesh. Normalisht një artikull, pavarësisht temës, supozohet që, pak a shumë, pas çdo paragrafi të ketë nga një referim. Shiko artikullin homolog në EnWiki për Marko Boçarin (Marko Boçari) dhe sasinë e referimeve atje. Nuk po futem ende në vërtetësinë e informacionit që po diskutohet. Është thjesht fakt i përgjithshëm që artikujt duhet të kenë referime për informacionin e përfshirë në to. Pastaj mund të diskutohet veçanërisht te faqja e diskutimit përkatës të artikullit për vërtetësinë, saktësinë e seriozitetin e burimeve të përdorura. Por duhet të ketë burime fillimisht. - Klein Muçi (diskutimet) 22 korrik 2020 12:58 (CEST)
Përshëndetje, jo me vjen keq une nuk mund të sjellë burime sepse nuk kam njohuri mbi egzistencen e teksteve mbi këtë temë dhe nuk di anglisht mire përveç njoftimit pa burime eshte vendosur edhe njoftimi mbi neutralitetin vetem se eshte shkruar se eshte me origjine shqiptare per mua kjo eshte plotesisht anti-shqiptare por si do qoftë bëni çfarë të doni--Afronatë (diskutimet) 22 korrik 2020 13:28 (CEST)
@Afronatë, e kuptoj se ç'do të thuash por fakti i përgjithshëm është se burimet duhen për çdo artikull, pavarësisht temës. Do të merresha personalisht por, si ti, as unë nuk kam informacion të thelluar mbi temën. @Euriditi, @Βατο, mbase keni më shumë informacion se unë? - Klein Muçi (diskutimet) 22 korrik 2020 13:36 (CEST)
Përshëndetje @Afronatë, @CorvusSaber, @CapitanGiovanni, redaktimet tuaja të fundit në artikullin Marko Boçari janë një luftë redaktimesh. Të tilla veprime nuk lejohen ne Wikipedia, në rast përsëritjeje do të merren masa. Kontributi tuaj i vetëm këtu është vënia apo heqja e njoftimeve të Neutralitetit/Referencave. Sikur të tregonit po kaq zell në përmirësimin e artikullit sa edhe në diskutimet këtu nuk do të ishte nevoja fare të benim të tilla diskutime. Shkrutimisht rishkrojta hyrjen e artikullit, hoqa "njoftimin për referencat", dukshëm ka referenca. Për "njoftimin e neutralitetit" nuk shikoj arsye (nëse mendoni se ka përmëndini arsyet në faqen e diskutimit). Shtova njoftimin për përmirësim pasi artikulli ka nevojë të ristrukturohet e zgjerohet. -- Euriditi  22 korrik 2020 21:45 (CEST)

Lutje

1. Perseritje e heqjes se mbrojtjes/ngrirjes per artikujt Sami Frashëri, Naim Frashëri dhe Kasëm Trebeshina. 2. Lejimi te hartohet artikulli biografik per leksikologun Hasan Çipuri. --Ikranjani (diskutimet) 1 korrik 2021 16:01 (CEST)

Lutje

  1. Lutje:
1. Perseritje e heqjes se mbrojtjes/ngrirjes per artikujt Sami Frashëri, Naim Frashëri dhe Kasëm Trebeshina.
2. Lejimi te hartohet artikulli biografik per leksikologun Hasan Çipuri. --Ikranjani (diskutimet) 1 korrik 2021 16:01 (CEST)

Përsëlutje

I nderuar @Klein Muçi,, lutem serish per heqjen e mbrojtjes/ngrirjes per artikujt Sami Frashëri, Naim Frashëri dhe Kasëm Trebeshina; si dhe lejimin te hartohet artikulli biografik per leksikologun Hasan Çipuri.--Ikranjani (diskutimet) 10 nëntor 2021 11:46 (CET)

@Ikranjani, Hasan Çipuri është tashmë i lirë për krijim nga çdo përdorues. Mbrojtja vazhdon për artikujt e tjerë. Për momentin numri i redaktimeve që kërkojnë shqyrtim po del jashtë kontrollit për kapacitetet tona dhe shumë përdorues kërkojnë t'u shqyrtohen faqet e ndryshuara e të krijuara. Po eksperimentojmë me menyra automatike për të ndaluar automatikisht redaktimet e ashtuquajtura "vandale" që të merremi vetëm me kontrollin e atyre ndryshimeve me natyrë dobiprurëse. Rihapja e artikujve të mësipërm për redaktim sjell mundësinë e luftrave të redaktimit që për momentin janë të pamenaxhueshme. - Klein Muçi (diskutimet) 10 nëntor 2021 12:09 (CET)
Rrofsh @Klein Muçi per zhdoganimin e artikullit te Çipurit. Mund te them qe do te ishte me e hajrit te rihapeshin edhe te tjerat meqe mbas disa muajve lutje te njepasnjeshme askush nuk duket te kete me ate terezi qe te rrije e te prishe pune. Edhe te lihen ashtu te gjymta nuk eshte pune me bereqet. Por ti e di me mire. Rrofsh edhe njehere.--Ikranjani (diskutimet) 10 nëntor 2021 12:27 (CET)

Vandal from Spain

Hi! Sorry for writing in English. I would like to inform you that your Wikipdedia is one of those that are targeted by an long-time vandal called Angelmunoz50 on the English Wikipedia en:Wikipedia:Sockpuppet_investigations/Angelmunoz50/Archive, DaisyBus2017 on Meta and Nobelgentil on his or her home Wikipedia, Spanish, see es:Wikipedia:Títeres bloqueados de Nobelgentil. The most recent article here is Vrasja e Riley Ann Sawyers. As usual for this vandal the article contains a mix of correct information and incorrect information, like age, year and cause of death. Such edits in articles about murdered children are typical of this vandal. Vrasja e Victoria Climbié and Vdekja e Foshnjës P are other articles by the same person. Sjö (diskutimet) 21 nëntor 2021 07:57 (CET)

@Sjö, hello! No problem. Yes, I've seen your notification on the article talk page but didn't act on it because I'm not sure how to act on these cases. We've never have to dealt with something like this before so I was hoping for someone else to act on it, given that I don't usually deal with articles myself. (I'm one of the only active admins around by the way.) Given that much time has passed and no one really did anything on it I believe I should delete the 3 articles mentioned, no? - Klein Muçi (diskutimet) 21 nëntor 2021 09:28 (CET)
Yes, I believe that is best. By the way, it this the right page to notify administrators if the vandal should return? Sjö (diskutimet) 21 nëntor 2021 13:01 (CET)
@Sjö, okay. Yes, this is the right page for that. At current times, maybe you can notify me directly at my talk page. But, if for some reason I become unresponsive (which hasn't happened in 8 years now), you can try this page or as a more extreme solution, our village pump (even though that's usually reserved for more general topics). - Klein Muçi (diskutimet) 21 nëntor 2021 13:08 (CET)
P.S. Vdekja e Kelsey Briggs is another. Sjö (diskutimet) 21 nëntor 2021 13:06 (CET)
Thanks. Sjö (diskutimet) 21 nëntor 2021 13:09 (CET)
@Sjö:   U bë! - Klein Muçi (diskutimet) 21 nëntor 2021 13:11 (CET)

si mund te dergoj nepermjet postes elektronike (email) ankesen time tek KLD

pershendetje si mund te gjej apo te dergoj email drejtuar Keshillit te Larte te Drejtesis cila eshte adresa elektronike(email)e KLD Faleminnderit

Përshëndetje! Faqja në fjalë i dedikohet vetëm çështjeve të brendshme të Wikipedia-s. Fatkeqësisht nuk kemi informacion për atë hollësi. - Klein Muçi (diskutimet) 24 nëntor 2021 00:36 (CET)

mosnjohje ndryshimesh

Kam sugjeruar ndryshimet e meposhtme per temen e dhene qe jane te arsyeshme dhe informacione te dobishme

Ndryshimet

Fushë-Bulli (ose Fushë Bualli) është një fshat i rrethit të Elbasanit, njësia administrative Shushicë, me një shtrirje rreth 9 km përgjatë lumit Gostimë, degë e rëndësishme e lumit Shkumbin. Historikisht pjesë e rëndësishme e krahinës së Polisit dhe i ndërtuar buzë rrugës historike Via Egnatia, fshati Fush Bullit karaktërizohet nga një reliev malor dhe pak kodrinor, nga male të larta dhe me burime ujore të shumta.

Historia

Prejardhja e emërtimit të fshatit ëhstë e lidhur ngushtësisht me funksionin e tij buzë rrugës Egnatia, rruga më e rëndësishme që kalonte në trevat shqiptare që prej kohës së perandorisë romake dhe duke qënë funskionale me segmente deri në fillim të shekullit XX. Është shumë e qartë se fshati nuk ka karakteristika fushore sikurse dikton pjesa e parë e emrit dhe domosdo që prejardhja e emrit të fshatit me siguri lidhet me një pjesë më të vogël toke e cila duhet të ketë shërbyer si një pikë ndalese për clodhje për karvanet me buaj që transportin mallra nga lindja në perëndim në rrugën Egnatia që fillimin e saj e kishte në Selanikun e sotëm dhe mbaresën në portin e Durrësit. Fakti që në tokat shqiptare nuk janë rritur historikisht buaj (pjesa e dytë e emrit) provon këtë teori për prejardhjen e toponimit të fshatit. Një tjetër e dhënë që provon se fshati me siguri ka shërbyer si ndalesë për udhëtarët lidhet me  gojëdhënat e të vjetërve që sugjerojnë se pjesa luginore në afërsi të qëndrës aktuale të fshatit ka qënë hapësirë liqenore dhe më vonë mocalore përpara se të popullohej nga banorët. Dhe sigurisht, për një grup udhëtarësh, të lodhur dhe të rraskapitur nga  një udhëtim i gjatë shume ditor, shqoëruar nga  karvan me karroca me buaj, cfarë do të mund të shërbente më mirë si pikë clodhje se sa një livadh përbri një liqeni rrethuar nga male dhe pyje të freskëta…. Historia e rrugës Egnatia i ka dhënë rëndësi Fshatit Fush Buall dhe e ka bërë pjesë të rëndësishme  të krahinës së Polisit ndër vite. Ngjarja historike që do të ishte si një pikë kthese dhe që pashmangërisht do tia humbte rëndësinë fshatit, lidhet me daljen nga funksioni të segmentit të rrugës Egnatia që kalonte nga fshatrat Xhyrë-Babje- Polis i madh- Fushë Bull- Polis i vogël - …. Etj dhe me ndërtimin e rrugës së re kombëtare përbuzë lumit Shkumbin në vitin 1917 e gjithë krahina e Polisit do të humbiste rëndësinë dhe ca më tepër dhe Fshati Fush Bull, që do të ktheheshin si xhepa pa rëndësi buzë rrugës së re shtetërore që kalonte buzë lumit Shkumbin (nga krijimi i kësaj rruge do të fuqizoheshin më vonë dhe qëndra të reja administrative sic është qyteti i Librazhdit).

Aktualisht në territorin e fshatit ka një seri urash dhe gjurmësh tw rrugës Via Egnatia, një pjesë e të cilave të ruajtura shumë mirë. Ka dhe gjurmw të urave tw tjera mbi lumin Gostimë, që janë mbi 300 vjecare, gjenden gjurmë të mullinjve prej guri dhe gjurmë vëndbanimesh qindra vjecare cka provojnë historinë e fshatit. Nga arkitektura e këtyre ndërtimeve mund të kuptohet shumë qartë që kultura e ndërtimit mes fshatarve ishte e avancuar për kohën dhe e qënësishme për të zbuluar fisnikërinë që i mbizotëronte ata.

Sic më sipër u përmbend, historia e fshatit Fushë Buall lidhet rrënjësisht me historinë e krahinës së Polisit. Një pjesë e madhe e familjeve të fshatit kanë zbritur nga fshatrat e sipërm të zonës së Polisit apo krahina të tjera të Shqipërisë në përiudha të ndryshme, mbase për të qënë më pranë rrugës Egnatia, mbase nga nevoja për të pasur më shumë toka buzë lumit Gostimë ose në liqenin që po thahej dhe që clironte hapësira të reja bujqësore; dikush mbase hapi një han; dikush një mulli; dikush zgjeroi kullotat për blegtroinë….  

Zona e Polisit, në lashtësi përmendet nga historiani romak Ptolemeu me emrin Kandavia; në mesjetën e hershme ishte një qëndër e fortë rezistence ndaj dyndjeve sllave dhe këtë më së miri e tregon mungesa pothuaj totale e toponimeve sllave në zonën e Polisit; në mesjetën e vonshme në përiudhën më të lavdishme të historisë së kombit (periudha e Skënderbeut), Polisi ishte një fortesë e rëndësishme e rezistencës antiosmane me kalanë e mirëpërmendur të Sopotit dhe me historinë e lavdishme të Gjorgj Golemit, një ndër luftëtarëve më të besuar të gjeneralit Gjergj Kastrioti. Edhe në periudhën osmane deri në ndarjen e re administrative pas ardhjes së komunistëve në pushtet, zona e Fushë Buallit i takonte krahinë së Polisit. Përgajtë luftës së dytë boterore e gjitha krahina u pozicionua në kahun e frontit nacionalist clirimtar duke nxjerrë shumë heronje dhe partizanë.  Këtu theksojmë se ushtria gjermane e ka djegur 2 (dy) herë fshatin, cka thekson faktin e rezitencës dhe shpirtin e lirisë që e ka karakterizuar gjithmonë fshatin.  Njëkohësisht, përgjatë luftës janë strehuar nga familje fshatare, shumë ushtarë italianë të dorëzuar dhe mendohet se edhe hebrenj kanë qënë të strehuar, cka tregon dhe vë në dukje virtytin e patjetersueshëm të mikëpritjes dhe bujarinë që fshatarët kanë ndaj mikut. Pas luftës së dytë botërore, me ardhjen e komunistëve në pushtet, Fushë Bulli u vecau bashkë me fshatrat Polis i Vogël dhe Polis Valë duke u bërë si pjesë përbërëse e komunës së Shushicës të rrethit Elbasan, cka dalë nga dalë e përziu fshatin edhe me krushqi dhe miqësi nga krahinat e tjera të zonës si Shushica apo Gjinari, por pa i shkëputur lidhjet me fshatrat e mbetura nën administrimin e rrethit të Librazhdit në  krahinën e Polisit.  

Me një shpërndarje jo të njëtrajtshme të shtëpive kuturu, me shtëpi me distance midis tyre,, sipas gojëdhënave midis të vjetërve tregohet se pothuajse të tëra familjet e fshatit Fushë Buall janë të ardhura nga zonë tjetër e Shqipërisë, dhe relativisht historia e fshatit si popullim mendohet të mos jetë më shume se 500-600 vjecare.  Shtëpitë e vjetra të fshatit janë të mëdha me shumë dhoma dhe hapësira dhe shërbenin si strehë për disa breza, cka tregon lidhjen e fortë dhe kultin e familjes që mbizotëronte dhe i lidhte njerëzit mes njëri tjetrit.

Fshati historikisht ka patur 3 (tre) lagje që e formonin: Lagja qendër, Lagja Langë dhe Lagja Grykë, shumë të lidhura me njëra tjetrën më krushqi. Fshati në kulmin e tij, fill pas viteve 90’ ka arritur të ketë deri në 1800 banorë, më diku tëk 300 shtëpi, por emigracioni i theksuar i viteve të fundit e ka pakësuar ndjeshëm popullsinë duke e limitur deri në rrëth 100 familje active me jo më shumë se 400 banorë dhe me trend shpopullimi të theksuar. Ndër familjet e vjetra të fshatit janë ato Tanushi, Kalija, Beqiri, Xhaja, Shara, Tarba, Bica, Luka, Stërmungu, Skoti.

Gjeografia

Fshati Fushë Buall kufizohet në pjesën veriore me fshatin Polis I Vogël, në pjesën lindore me fshatin Shushicë dhe me malet e Bukanikut që e ndajnë nga Gjinari, në pjesën jugore kufizohet me fshatin Vasjan dhe në pjesën lindore me fshatrat Gurë shpatë dhe Shehë të krahinës së Polisit. Fushë Bulli shtrihet përgjatë luginës  e lumit Gostimë dhe jetën e ka të ndërtuar në fushat e pakta përbri tij. Në pjesën e sipërme të rrjetës në lagjen grykë lumi Gostimë formon kanione të vogla me një thellësi që varion deri në 30 metër, dhe gryka dhe rrëpira të thepisura që i japin një pamje dinamike relievit. Në pjesën e poshtme të rrjedhës në afersi të qëndrës aktuale të fshatit, lumi Gostimë zgjerohet dhe kanionet humbasin dhe zëvendësohen me zallishte të gjëra dhe lumi bëhet gjarpërues por pa e humbur kthjelltësinë dhe pastërinë që e karakterizon.

Klima

Fshati është I rrethuar me pyje të shumta dhe me male relativisht të larta. Lartësia tipike mbi nivelin e detit është rreth 300 m. cka bën që klima mbizotëruese të jetë ajo mesdhetare dhe pak kontinentale.

Hidrografia

Pasuria ujore e fshatit është e madhe teksa përvec lumit Gostimë, ka dhe një sëri përrenj dhe burimesh uji të pijshëm të shpërndarë gjithandej.  

Kultura dhe Arsimi

Informacion ne peprunim

Përshëndetje! :)
Për momentin ekziston një radhë e gjatë me ndryshime që presin kontrollin dhe kjo shpjegon gjendjen që përmend. Nuk ka të bëjë me artikullin tënd por me një problem të përgjithshëm për shkak të mungesës së kontrolluesve. - Klein Muçi (diskutimet) 4 janar 2022 13:07 (CET)

Change of personal data

I want to change some descriptions about my biography which I published a few years ago.

Besarta Ademaj born in (17 may, 200), Pristina. Student, in South Westphalia University of Applied Sciences

Arvato CRM Solutions University of Siegen

Bramsche, Lower Saxony, Germany

@Mashup.off, hello! For the moment being, there is no article about Besarta Ademaj. There is a user page though. - Klein Muçi (diskutimet) 21 janar 2022 04:19 (CET)

Akuzim per perdorim te fjaleve fyese

- Nuk me lejohet te publikoja artikullin me akuzoni per fjale fuyese edhe pse jam i sigurt qe nuk kam perdorur. Artikulli: Relacioni rekurent

@Atlant Klaiqi, rezultat pozitiv i rremë nga ana e filtrit. U zgjidh. Provo ta ringarkosh informacionin. :) - Klein Muçi (diskutimet) 31 janar 2022 01:54 (CET)
  Kërkesë e zgjidhur
Klein Muçi (diskutimet) 31 janar 2022 01:56 (CET)

Akuze per perdorimin e fjaleve fyese

Nuk me lejohet te publikoja artikullin me akuzoni per fjale fuyese edhe pse jam i sigurt qe nuk kam perdorur. Artikulli Principi i DIrileut

@Përdoruesi:Donjeta.UNI.Sverka përshëndetje! :) Problemi qendron te forma dialektore e fjalës "çift" te pjesa "çift nyjesh". - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2022 15:31 (CET)
  Kërkesë e zgjidhur
- Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2022 17:07 (CET)

Pakti i Varshavës - Nuk më lejohet redaktimi për shkak të një fjale ofenduese (që nuk ekziston)

https://sq.wikipedia.org/wiki/Pakti_i_Varshav%C3%ABs?veaction=edit&section=1

@Eni3n181, përshëndetje! Problem nga ana jonë. Faleminderit për raportimin! U zgjidh. Duhet të funksionojë normalisht tani. - Klein Muçi (diskutimet) 11 mars 2022 13:32 (CET)
  Kërkesë e zgjidhur
Klein Muçi (diskutimet) 11 mars 2022 13:33 (CET)

Fjalor fyes kur nuk po perdor ndonje fjale fyese

Ky eshte tekstinqe dua te shkruaj

Babai i Tanës ishte kreu i fshatit Rramicë. Tana ra në dashuri me Çobanin e fshatit. Kjo ishte e papranueshme për bananë dhe ai dërgoi një person për të vrarë Çobanin bashkë me Tanën. Gjatë arratisjes ato po fshiheshin në një dyqan të fshatit, por Çobanin e kapën dhe e vranë dhe Tana u largua. Ajo shkoi te familja e mëmës në Korçë. Ajo u martua më vonë me një burrë tjetër dhe varri saj ndodhet tashmë në Tufinë.

Ku eshte fjalori fyes?

@Dejvid Veizaj, problem nga ana jonë. Faleminderit për raportimin!
  Kërkesë e zgjidhur
- Klein Muçi (diskutimet) 19 prill 2022 18:06 (CEST)

Perseritje e nje kerkese te hershme

Pershendetje te nderuar! Tani pas dy vjeteve marr t'ju pyes a mund te kthehen ne gjendje punimi artikujt e Sami dhe Naim Frashërit, Esad pashë Toptanit dhe Kasëm Trebeshinës? --Ikranjani (diskutimet) 25 prill 2022 16:13 (CEST)

@Ikranjani, u bë pjesërisht. Artikujt për vëllezërit Frashëri janë shkrirë tashmë. Për fat të keq vazhdojmë ende pa shumë vullnetarë aktivë nga ana administrative kështu që, në çastin e parë që gjërat mund të tentojnë të marrin për keq do të jem i detyruar t'i rikthej në gjendjen e mëparshme. Nëse vazhdimi është për mirë, në të ardhmen do t'i ndjekin dhe artikujt e tjerë. - Klein Muçi (diskutimet) 26 prill 2022 04:19 (CEST)
  Kërkesë e zgjidhur
— Klein Muçi (diskutimet) 2 mars 2023 00:51 (CET)

Vërejtje për redaktuesin pamor

Unë përdor redaktuesin pamor për redaktimet e mia dhe kam vënë re se kur dua të citoj një faqe interneti, aty te fushat për të plotësuar parametrat mungon gjuha. Nëse e ruan pa këtë parametër, të shfaq një error jo të këndshëm në artikull. E di se parametrin e gjuhës mund ta shtosh nga lista në anën e majtë, por më duket e lodhshme. Prandaj doja të pyesja nëse dikush e di sesi parametri language të jetë gjendje "të zgjedhur" by default? --Ftillimi (diskutimet) 29 maj 2022 14:08 (CEST)

@Ftillimi, vërejtje me vend. Mund të bëhet dhe do të merrem unë së shpejti për ta futur te parametrat e parazgjedhur. Do të lajmëroj sërish këtu kur të jetë kryer ndryshimi. - Klein Muçi (diskutimet) 29 maj 2022 18:15 (CEST)
@Ftillimi, më e lehtë seç prisja.
  U bë! - Klein Muçi (diskutimet) 29 maj 2022 18:31 (CEST)
Faleminderit! -- Ftillimi (diskutimet) 29 maj 2022 18:34 (CEST)
  Kërkesë e zgjidhur
- Klein Muçi (diskutimet) 29 maj 2022 18:38 (CEST)

Lada

Ju lutem mbajeni këtë artikull në Wikipedian Shqiptare pasi nuk është përdorur përkthyes

  Kërkesë e zgjidhur
- Klein Muçi (diskutimet) 2 mars 2023 00:21 (CET)

Xhovani Anjeli

Ju lutem mbajeni këtë artikull në Wikipedian Shqiptare pasi nuk është përdorur përkthyes

  Kërkesë e zgjidhur
- Klein Muçi (diskutimet) 2 mars 2023 00:23 (CET)

filtrimi automatik nuk do të më lejojë të heq etiketën e fshirjes në Diskutim:JetSet.

arsyetim të rremë dhe nuk kualifikohet për fshirje të shpejtë. duke hequr etiketën e fshirjes në mënyrë që të mos fshihet gabimisht si wiki skocez. Megjithatë, kjo faqe ka nevojë për modifikime serioze pasi duket se janë disa çështje të përkthimit që ndryshojnë kontekstin.

Kërkimet do të kthehen në javët e ardhshme dhe do të pastrojnë, rregullojnë dhe verifikojnë burimet. nëse mund të hiqni etiketën e fshirjes, do të vlerësohej. Unë kisha kontaktuar me administratorin që la etiketën në wikidata për të parë se kush i fshiu wiki të dhënat që i përkisnin kësaj faqeje.

Faleminderit.

Faqja është fshirë për mungesë shquarësie. - Klein Muçi (diskutimet) 2 mars 2023 01:08 (CET)

Ngacmimi në faqen time të diskutimit

Përshëndetje! 2 përdorues, Wake Up Mundësohet Nga Lufra Dhe Benuron dhe Valentina Hoduduhhphpdhhphp, po më ngacmojnë në faqen time të diskutimit duke i shtuar vazhdimisht marrëzi. Ata janë të qartë trolling dhe çorape. Mund të më ndihmojë dikush ju lutem? Blaze Wolf (diskutimet) 30 janar 2023 20:12 (CET)

  Kërkesë e zgjidhur
— Klein Muçi (diskutimet) 2 mars 2023 00:49 (CET)

A mund t'i hiqni keto infromacione te rreme tek kjo ketu Festina Mejzini

Dikush ka tentuar te beje shaka , me kete emer te njohur dhe person publik fshijeni nga wikipedia te gjtiha infromacione te pabesueshme

Faqja është grisur për përmbajtje të pamjaftueshme. - Klein Muçi (diskutimet) 2 mars 2023 01:15 (CET)
  Kërkesë e zgjidhur
— Klein Muçi (diskutimet) 2 mars 2023 13:23 (CET)

Alban Lushaku

Nje vrejtje dhe nje ankes nga ju nese kishit dashur ta fshijeni krejt kete artikull te rreme

Fikrie Lushaku Burim Jo i sigurt! , fshijeni se dikush ka tentuar te beje dicka , informacionet dhe burimet nuk jane te sigurta jane te gjitha gabim!

  Kërkesë e zgjidhur
- Klein Muçi (diskutimet) 2 mars 2023 13:23 (CET)

Arben Krasniqi

dikush ka tentu te keqperdorur ne kete faqe Ethet e së shtunës Klein Muçi (diskutimet) fshijeni kete informacion te gabuar! ktu! Ethet e së shtunës

Artikulli megjithëse i shkurtër paraqitet i saktë. Çfarë problemi ka ekzaktësisht me të? - Klein Muçi (diskutimet) 4 mars 2023 01:55 (CET)

Arben Krasniqi

https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Fjolla_Krasniqi&action=edit Fshini AUTOMATIKISHT ket inforamcion te rrem Dikush po tenton te keqperdor(diskutimet) Fjolla Krasniqi

Artikulli ka mbi 10 vjet ekzistencë. Si i tillë, duhet të kalohet te WP:FG për t'u grisur. - Klein Muçi (diskutimet) 4 mars 2023 01:58 (CET)

Albana Abazi

https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Ganimete_Abazi&action=edit fshijeni edhe kete infromacion sepse eshte neper portale nuk ka nevoj per Wikiepdia ju faliminderit! Ganimete Abazi - Klein Muçi (diskutimet) 2 mars 2023 13:23 (CET)

Artikulli ka disa vite ekzistencë. Si i tillë, duhet të kalohet te WP:FG për t'u grisur. - Klein Muçi (diskutimet) 4 mars 2023 02:00 (CET)

Ylberina Gashi

- Klein Muçi (diskutimet) 2 mars 2023 13:23 (CET) Fshijeni edhe kete informacione dhe ja derguar shume verisione per Donika Gashi

Artikulli ka mbi 10 vjet ekzistencë. Si i tillë, duhet të kalohet te WP:FG për t'u grisur. - Klein Muçi (diskutimet) 4 mars 2023 02:01 (CET)

Albesa Baraku

Pershendetje nje verjetje per Aiden , dikush ka tentuar te beje dhe te informacione te rreme per kete fshijeni Aida Baraku


- Klein Muçi (diskutimet) 2 mars 2023 13:23 (CET)

Artikulli ka mbi 10 vjet ekzistencë. Si i tillë, duhet të kalohet te WP:FG për t'u grisur. - Klein Muçi (diskutimet) 4 mars 2023 02:01 (CET)

Alban Selimaj

fshijeni kete informacion per Teuta Selimi, jane te gjitha informacione te rreme! - Klein Muçi (diskutimet) 2 mars 2023 13:23 (CET)

Artikulli ka disa vite ekzistencë. Si i tillë, duhet të kalohet te WP:FG për t'u grisur. - Klein Muçi (diskutimet) 4 mars 2023 02:02 (CET)

ndryshim i informacionit Akademia e Sigurise

1- Informacioni i dhene nuk eshte i sakte

 Akademisë së Sigurisë, si institucion i lartë arsimor, i lihet detyrim institucional për riorganizimin e saj për të realizuar misionin e formimit dhe kualifikimit të personelit të policisë. Në programin e zhvillimit strategjik të Akademisë si institucion i lartë mësimor dhe kërkimor shkencor, janë përcaktuar misioni dhe këto objektiva. Akademia si institucion i arsimit të lartë është akredituar me vendimin Nr.7 datē 27 janar 2023 për pesë vite deri më 26janar 2028. Rektor i Akademisë sē Sigurisë me vendim të përbashkët të ministrit të arsimit dhe të brendshëm prej datës 23 maj 2022 është Profesor  Shkencat Juridike Ilirjan Mandro.
Ilirjan mandro, përshëndetje!  
Për të redaktuar një artikull mjafton të shtypni butonin "Redakto" ose "Edit" në varësi të gjuhës në krye të tij dhe mund të bëni ndryshimet e nevojshme. — Klein Muçi (diskutimet) 9 prill 2023 16:54 (CEST)

Artikull mbi Balil Neshen

Ju lutem kontrolloni artikullin ne lidhje me Balil Nesha se nuk ka asgje problematike ne te. Faleminderit.

Përshëndetje! Aktualisht ka një mungesë të kontrolluesve aktivë çfarë ka bërë që lista e faqeve që presin për kontroll të zgjatet së tepërmi. Në këto kushte mbetet vetëm të tregojmë durim. - Klein Muçi (diskutimet) 8 maj 2023 06:47 (CEST)

Lannex

Dead admins, please consider deciding the speedy deletion request of Lannex. There has been a pending RfD on Wikidata wikidata:Wikidata:Requests for deletions#Q110113290. Thank you! --Emu (diskutimet) 11 qershor 2023 22:40 (CEST)

  U bë! --Olsi (diskutimet) 11 qershor 2023 22:46 (CEST)

Ardita Mehmeti

Përshëndetje! Mund të jepni burime për këtë? - Klein Muçi (diskutimet) 26 qershor 2023 11:32 (CEST)

Naim Frashëri-Istoria e Skënderbeut, gabimisht thuhet se është botuar në 1998, dhe duhet 1898.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:WikiProjekti_Studenti%26Wikipedia/%22Historia_e_Sk%C3%ABnderbeut%22-Naim_Frash%C3%ABri

Naim Frashëri-Istoria e Skënderbeut, gabimisht thuhet se është botuar në 1998, dhe duhet 1898.

  Kërkesë e zgjidhur
— Klein Muçi (diskutimet) 24 korrik 2023 05:21 (CEST)

Logo i gabuar

Mirëdita, Logo i Wikipediës në Shqip është i gabuar: nën fjalën "Wikipedia" thotë "Encikopedia e lirë" në vend te "Enciklopedia e lirë". Pra, mungon shkronja "l". Përshëndetje.

Përshëndetje! Do t'ju ftoja ta shihnit dhe njëherë stemën në fjalë pasi personalisht nuk vë re të mungojë asnjë shkronjë. - Klein Muçi (diskutimet) 16 gusht 2023 12:23 (CEST)

Grace Wan

Why praxcaldace delete everything Grace Wan. This user nit right. Wrong to delete everything Grace Wan for have Wikidata.

@Dobët100, I suppose Grace Wan doesn't meet the notability requirements for Wikipedia. — Klein Muçi (diskutimet) 13 shtator 2023 14:46 (CEST)

WIKI ADMINISTRATION

What Grace Wan not meet the requirements. Cause you listen to Praxidicae. She is crazy Administrator delete destroy everything and everybody's article. Dobët100 (diskutimet) 14 shtator 2023 06:41 (CEST)

Dobët100, in general, what we do in these cases is this: If you can add the article in EnWiki, you can later on add it here as well. — Klein Muçi (diskutimet) 14 shtator 2023 12:11 (CEST)

Artikuj që janë vetëm tituj të librave

Një shikim brenda Speciale:AllPages e shfaq problemin më të madh në Wikipedia-n shqip: ka tepër tepër artikuj rreth librave jo të shquar, që vetëm kanë titullin, autorin, numrin e faqeve, dhe ndoshta botuesin. Nëse është me fat, ka ndonjë përshkrim të shkurtër të librit. Wikipedia është enciklopedi digjitale dhe jo magazinë apo librari. Për më tepër është e ndaluar të përfshijmë përmbajtje intelektuale të mbrojtur nën të drejtën autoriale, përveç nëse ekziston një arsyetim ku mund të përdoret një formë e reduktuar e veprës intelektuale.

Prandaj... pse është ky problem kaq i përhapur nëpër Wikipedia shqip për kaq shumë kohë?

Nuk besoj që jemi të interesuar të kemi faqe si "Skënderbeu" ose misioni i pamundur i Schmitt-it apo 200 vjet të Jeronim de Radës : veprat e Jeronim de Radës në fondet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani", artikuj që karakterizohen me tituj tepër të gjatë dhe përmbajtje shumë të shkurtër.


https://sq.wikipedia.org/wiki/Fikrije_Lushaku informacione te rreme fshijeni?

A ekziston diçka që Wikipedia shqip mund të bëjë rreth këtij fenomeni?

Fallbackintoreality (diskutimet) 10 prill 2024 21:23 (CEST)

Fallbackintoreality, përshëndetje!
Nëse sheh Speciale:FaqeTëShkurtra do të vësh re se ka shumë artikuj problematikë të së njëjtës natyrë. Besoj se çështja e librave bie më shumë në sy ngaqë njerëz të ndryshëm kërkojnë "të ndihmojnë" e hapin artikuj për librat që kanë në shtëpi apo librat e rinj që sapo dalin. Plani im është që pasi të arrijmë 100 000 artikuj të fillojmë të mundohemi të rrisim pak cilësinë e artikujve duke bërë disa krasitje të tyre. — Klein Muçi (diskutimet) 11 prill 2024 09:17 (CEST)
Me atë hap i bjen edhe dy vjet për me e futë atë plan në lëvizje... Fallbackintoreality (diskutimet) 12 prill 2024 01:44 (CEST)
Fallbackintoreality, shpresa është që shifra të arrihet brenda këtij viti. Gjithsesi 2 vite do të ishin sërish më pak kohë se sa disa 5 vjeçarë që mund të kenë artikuj të ndryshëm që presin për fshirje, fatkeqësisht. Për një plan më të hollësishëm të vizionit tim vetjak në lidhje me çështjen mund të shikosh këtu. Se sa realizohet e si ndryshohet rrugës më pas nuk i dihet duke qenë se sigurisht nisma të tilla të mëdha nuk mund të jenë zgjedhje e vetëm një personi, edhe nëse ky person është një administrator. — Klein Muçi (diskutimet) 12 prill 2024 12:14 (CEST)

Abuse filter

U përpoqa të rregulloja referencat në artikullin Dhimitër Stamo, duke i zëvendësuar ato me burime nga artikulli anglisht, por nuk më lanë të njiheshin keqdashëse! A mund ta çaktivizoni filtrin e abuzimit? Faleminderit shumë.

më jep këto dy njoftime

Artikulli juaj nuk përmban asnjë burim.

Krijimi i faqeve shumë të shkurtra është veprim i ndaluar. - LefterDalaka (diskutimet) 8 tetor 2024 03:49 (CEST)

@LefterDalaka, përshëndetje! Mbase gabimisht jeni përpjekur të punoni diku tjetër dhe jo te artikulli në fjalë. Shoh që te artikulli në fjalë e keni kryer një ndryshim (largimi i një referimi). Ishte kjo ajo që dëshironit të bënit? - Klein Muçi (diskutimet) 8 tetor 2024 10:28 (CEST)
jo, nuk doja ta bëja këtë. Doja të ndryshoja citimet - vendosni ato që janë në hyrjen në anglisht https://en.wikipedia.org/wiki/Dhimit%C3%ABr_Stamo LefterDalaka (diskutimet) 8 tetor 2024 20:17 (CEST)
tani eshte ne rregull Faleminderit shumë LefterDalaka (diskutimet) 8 tetor 2024 20:21 (CEST)
  Kërkesë e zgjidhur
— Klein Muçi (diskutimet) 9 tetor 2024 11:08 (CEST)