Aldo Mitraj (lindur më 12 janar 1987) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues.[1]

Aldo Mitraj
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAldo Mitraj
Datëlindja (1987-01-12) 12 janar 1987 (37 vjeç)
VendlindjaErsekë, Shqipëri
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
2006–2008Dinamo
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2010Skënderbeu3(0)
2010–2011Luftëtari15(3)
2011–2012Iliria23(4)
2012–2013Tomori12(6)
2013Partizani6(1)
2014Apolonia24(4)
2015–2016Laçi29(1)
2016–2017Sopoti10(4)
2017Bylis8(2)
2017Erzeni11(1)
2018Tomori7(3)
2018–2019Liria4(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 22 shtator 2018

Karriera me klube Redakto

Karriera e hershme Redakto

Mitraj e filloi karrierën e tij futbollistike me klubin kryeqytetas Dinamo.[2]

Partizani Redakto

Në korrik 2013, Mitraj u mor në një provë disa ditore nga klubi tjetër kryeqytetas Partizani,[3] të cilën ai e kaloi në mënyrë të suksesshme, duke firmosur një kontratë të vlefshme për sezonin 2013–14.[4] Ai filloi sezonin e tij më 31 gusht duke luajtur si zëvëndësues në pjesën e dytë të suksesit 2–0 jashtë fushe ndaj Kastriotit; kjo ishte ndeshja e parë e Partizanit në elitë që nga maji 2009.[5]

Apolonia Redakto

Më 1 shkurt 2014, Mitraj u bashkua me Apoloninë në një marrëveshje deri në përfundim të sezonit me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.[6] Ai debutoi me klubin e ri gjashtë ditë më vonë, duke u paraqitur si një zëvënëdsues në pjesën e dytë të fitores 1–0 ndaj Shkumbinit; në momentet e fundit të takimit, ai u nxorr jashtë loje pas një kartoni të dytë të verdhë.[7] Goli i tij i parë për fjerakët erdhi në ndeshjen e tij të tretë më 1 mars 2014, në një fitore 1–0 ndaj ish klubit të tij Tomori.[8] Mitraj ishte në listën e shënuesve sërisht më 12 prill, në një tjetër fitore 1–0, këtë herë ndaj Pogradecit, duke i dhënë Apolonisë tre pikë të vlefshme në garën e tyre për t'u rikthyer në elitë.[9] Më 29 dhjetor 2014, Mitraj dhe Apolonia arritën dakortësinë për ndërprerjen e kontratës.[10]

Laçi Redakto

Më 6 janar 2015, Mitraj kompletoi një transferim te Laçi si lojtar i lirë.[11]

Sopoti Redakto

Më 26 gusht 2016, Mitraj u bashkua me Sopotin në një kontratë një-vjeçare.[12] Ai zhvilloi paraqitjen e tij të parë me klubin e ri më 24 shtator në ndeshjen e parë të ekipit për sezonin 2016–17, në shtëpi kundër Apolonisë. Mitraj shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në distafën 2–1.[13] Gjatë pjesës së parë të sezonit, ai zhvilloi dhjetë paraqitje si dhe shënoi katër gola, duke qënë kryegolashënuesi i ekipit. Në janar 2017, ai deklaroi se ishte afër rikthimit te Laçi, por Sopoti ndaloi këtë transferim.[14]

Bylis Redakto

Më 30 janar 2017, Mitraj firmosi me ekipin tjetër të Kategorisë së Parë Bylis deri në fund të sezonit.[15]

Tomori Redakto

Më 13 janar 2018, Mitraj u zyrtarizua si lojtari i ri i Tomorit, duke u rikthyer në Berat pas një mungese pesë vjeçare; ai firmosi një kontratë gjashtë mujore.[16]

Liria Redakto

Më 13 gusht 2018, Mitraj shkoi në Kosovë dhe firmosi për një vit me Lirinë.[17] Qëndrimi i tij me klubin nga Prizreni ishte jetëshkurtër, pasi ai në janar 2019 u largua nga ekipi me mirkuptim pas vetëm katër paraqitjesh të zhvilluara në Superligën e Kosovës.[18]

Statistikat e karrierës Redakto

Redaktuar më 22 shtator 2018[19]
Statistikat e karrierës
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Skënderbeu 2009–10 Kategoria Superiore 3 0 0 0 3 0
Luftëtari 2010–11 Kategoria e Parë 15 3 0 0 15 3
Iliria 2011–12 Kategoria e Parë 23 4 0 0 23 4
Tërbuni 2012–13 Kategoria Superiore 1 0 0 0 1 0
Tomori 2012–13 Kategoria Superiore 12 6 0 0 12 6
Partizani 2013–14 Kategoria Superiore 6 1 2 0 8 1
Apolonia Fier 2013–14 Kategoria e Parë 9 3 0 0 9 3
2014–15 Kategoria Superiore 15 1 1 1 16 2
Gjithsej 24 4 1 1 25 5
Laçi 2014–15 Kategoria Superiore 14 1 4 0 18 1
2015–16 25 0 7 1 2[a] 0 1[b] 0 35 1
Gjithsej 39 1 11 0 2 0 1 0 53 2
Sopoti 2016–17 Kategoria e Parë 10 4 1 0 11 4
Bylis 2016–17 Kategoria e Parë 8 2 0 0 8 2
Erzeni 2017–18 Kategoria e Parë 11 1 0 0 11 1
Tomori 2017–18 Kategoria e Parë 7 3 0 0 7 3
Liria 2018–19 Superliga e Kosovës 4 0 0 0 4 0
Gjithsej karriera 159 29 17 2 2 0 1 0 179 31
  1. ^ Të gjitha paraqitjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ^ Paraqitje në Superkupën e Shqipërisë

Trofe Redakto

Laçi[19]

Referime Redakto

  1. ^ Footballdatabase
  2. ^ "Shfryn Mitraj: Ish-trajneri Hasan Lika luante kumar. Ja se kush e shkatërroi Partizanin!". Panorama Sport. 16 maj 2014. Marrë më 8 janar 2019.
  3. ^ Armand Halili (10 korrik 2013). "Mitraj në stërvitje me Partizanin, lojtari mohon kontaktet". Panorama Sport. Marrë më 9 janar 2019.
  4. ^ Armand Halili (24 korrik 2013). "Partizani, firmosin Hyshmeri dhe Mitraj". Panorama Sport. Marrë më 9 janar 2019.
  5. ^ "Kastrioti Krujë vs. Partizani Tirana" (në anglisht). Soccerway. 31 gusht 2013. Marrë më 9 janar 2019.
  6. ^ "Goditje blic e firakëve, Mitraj kalon tek Apolonia". Panorama Sport. 2 shkurt 2014. Marrë më 8 janar 2019.
  7. ^ "Apolonia del e para, afrohet edhe Dinamo". Panorama Sport. 8 shkurt 2014. Marrë më 8 janar 2019.
  8. ^ Mikel Mbriçaj (4 mars 2014). ""Heroi" Mitraj: E dija që do të shënoja gol për Apoloninë". Panorama Sport. Marrë më 8 janar 2019.
  9. ^ Mikel Mbriçaj (13 prill 2014). "Mitraj shpëton Apoloninë ndaj Pogradecit në fund". Panorama Sport. Marrë më 8 janar 2019.
  10. ^ "Apolonia, largohet edhe Aldo Mitraj". Panorama Sport. 30 dhjetor 2014. Marrë më 8 janar 2019.
  11. ^ "Goditje në paketë, Laçi afron katër lojtarë". Panorama Sport. 7 janar 2015. Marrë më 30 janar 2017.
  12. ^ "U largua nga Laçi, firmos Aldo Mitraj". Newsport.al. 26 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2017. Marrë më 30 janar 2017.
  13. ^ "Sopoti Librazhd vs. Apolonia Fier 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 24 shtator 2016. Marrë më 30 janar 2017.
  14. ^ "Mitraj: Isha gati të shkoja te Laçi, por Sopoti më bllokoi". Panorama Sport. 25 janar 2017. Marrë më 30 janar 2017.
  15. ^ "Bylis, "mbreti" i merkatos së janarit. Firmosin edhe Mitraj me Zisin". Panorama Sport. 30 janar 2017. Marrë më 30 janar 2017.
  16. ^ "Mitraj zyrtarizohet te Tomori". Sport Ekspres. 13 janar 2018. Marrë më 13 janar 2018.
  17. ^ "Liria merr edhe sulmues në Shqipëri". Sport Ekspres. 13 gusht 2018. Marrë më 8 janar 2019.
  18. ^ "Mitraj ndërpret kontratën, gati rikthimi në Shqipëri". Sport Ekspres. 8 janar 2019. Marrë më 8 janar 2019.
  19. ^ a b "Aldo Mitraj" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 10 janar 2019.

Lidhje të jashtme Redakto