Landon Donovan
Landon Timothy Donovan (lindur më 4 Mars 1982) është një ish futbollist profesionist amerikan i cili së fundi luajti për klubin meksikan León. Ai mban disa rekorde personale në Major League Soccer (MLS) dhe për kombëtaren amerikane, duke u cilësuar is një nga lojtarët më të mirë amerikan të të gjitha kohërave.[2][3][4]
Donovan në aksion në vitin 2010 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Landon Timothy Donovan | ||
Datëlindja | 4 mars 1982 | ||
Vendlindja | Ontario, California, Shtetet e Bashkuara | ||
Gjatësia | 1.73[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor / Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1999 | IMG Academy | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1999–2000 | Bayer Leverkusen II | 28 | (9) |
2000–2005 | Bayer Leverkusen | 7 | (0) |
2001–2004 | → San Jose Earthquakes (huazim) | 87 | (32) |
2005–2014 | LA Galaxy | 247 | (112) |
2009 | → Bayern München (huazim) | 6 | (0) |
2010 | → Everton (huazim) | 10 | (2) |
2012 | → Everton (huazim) | 7 | (0) |
2016 | LA Galaxy | 6 | (1) |
2018 | León | 6 | (0) |
Gjithsej | 404 | (156) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1998–1999 | Shtetet e Bashkuara U17 | 41 | (35) |
2001 | Shtetet e Bashkuara U20 | 4 | (0) |
2000–2004 | Shtetet e Bashkuara U23 | 15 | (9) |
2000–2014 | Shtetet e Bashkuara | 157 | (57) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Një anëtar i klasës përurimit të programit të qëndrimit US Soccer në Bradenton, Florida. Donovan u shpall lojtari i turnamentit për kontributin e tij me kombëtaren U–17 që përfundoi e katërta në 1999 FIFA U–17 Kupën e Botës. Pas kësaj, Donovan firmosi më vonë me gjermanët e Bayer Leverkusen. Pas 6 vitesh te klubi, ku shumicën e kohës e kishte shpenzuar si i huazuar te San Jose Earthquakes, Donovan lëvizi te Los Angeles Galaxy në 2005, megjithatë, ai u rikthye në Bundesligë për një huazim 3 mujor në fillim e 2009 te Bayern Munich. Ai u huazua sërisht nga janari e deri në Mars të 2010 te klubi anglez i Premier Leagues, Everton.
Për kombëtaren amerikane të futbollit, Donovan është golashënuesi dhe assistuesi më i mirë i të gjitha kohërave, dhe ka më shumë ndeshje nga lojtarët që janë ende aktiv.[5][6] Donovan është i vetmi lojtar amerikan që ka arritur 50 gola/asiste me kombëtaren.[7] Ai është 4 herë fituesi i çmimit U.S. Soccer Atleti i Vitit (ai është i vetmi që e ka bërë këtë gjë gjithashtu është i vetmi që e ka fituar rresht këtë çmim),[8] dhe sigurisht është 7 herë fituesi i çmimit Honda Lojtari i Vitit.[9] Donovan ishte pjesë e kombëtares së parë në Kupën e Botës 2002 ku a u nderua me çmimin Lojtari më i Mirë i Ri. Tre golat e tij në Kupën e Botës 2010 e bënë Donovan lojtarin amerikan me më shumë Gola në Kupën e Botës dhe lojtari i tretë që shënon në më shumë se 1 Kupës Botës (pas Brian McBride dhe Clint Dempsey).
Donovan është konsideruar të jetë lojtari më i mirë i historisë së futbollit të Shteteve të Bashkuara.[10][11][12]
Vitet e hershme
RedaktoDonovan ka lindur më 4 mars 1982 në Ontario, California nga prindërit Donna Kenney-Cash, një mësuese edukumi, dhe nga Tim Donovan, një gjysëm-profesor në hokej në akull.[13]
Kur Donovan ishte 6 vjeç, mamaja e tij e lejoi atë të bashkohej në një ligë të organizuar, dhe shënoi 7 gola në deshjen e parë. Donovan ishte një pjestar i Cal Heat – një klub me seli në Rancho Cucamonga që drejtohej nga trajneri Clint Greenwood. Në vitin 1997, ai u pranua në programin e të rinjëve të U.S. Soccer. Ai ndoqi shkollën shkollën e mesme Redlands East Valley në Kaliforni.[14] Në vitin 1999, Donovan ndoqi IMG Academy në Bradenton, Florida, si pjesë e programit të stërvitjes së U.S. Soccer.[15][16]
Karriera me klube
RedaktoBayer Leverkusen/San Jose Earthquakes
RedaktoNë fundit të vitit 1999 Donovan firmosi një kontratë pesë-vjeçare me klubin gjerman Bayer Leverkusen, me drejtorin sportiv Michael Reschke i cili e kishte dërguar atë në një turne të rinjsh në Evropë.[17] Pavarësisht se kishte mundësi jetese, Donovan kishte probleme "për t'u përshtatur me kulturën gjermane", dhe shpenzoi shumë kohë duke u stërvitur me kombëtaren amerikane nën-17.[18] I pakënaqur me situatën në Gjermani, Donovan u huazua te San Jose Earthquakes i Major League Soccer për sezonin 2001. Në MLS, Donovan pati sukses të menjëhershëm, duke udhëhequr Earthquakes në MLS Cup të viteve 2001 dhe 2003, duke u bërë një nga futbollistët më të njohur në futbollin amerikan.[19] Gjatë katër viteve në ligë, ai shënoi 32 gola dhe dhuroi 29 asiste, kurse në play-off regjistroi 10 gola dhe dhuroi 6 asiste. Dy nga këto gola ishin në MLS Cup 2003, ku Earthquakes mposhtën me rezultatin 4–2 Chicago Fire. Donovan u shpall lojtari i ndeshjes për kontributin e tij. Ai gjithashtu u shpall U.S. Soccer Atleti i Vitit në 2003.[20]
Në 2004, Donovan u bë lojtari i parë që shpallet U.S. Soccer Atleti i Vitit tre vite rresht, përpara se të rikthehej te Bayer Leverkusen në 2005. Pasi luajti shtatë ndeshje me Leverkusen, ku vetëm dy i luajti si titullar, Donovan deklaroi se synimi i tij ishte rikthimi në MLS pavarësisht ofertës së vonuar nga klubi anglez i Portsmouth. Zyrtarët e Leverkusen e respektuan dëshirën e lojtarit amerikan.[21]
Los Angeles Galaxy
RedaktoNë sezonin e parë me Galaxy, Donovan shënoi 12 Gola në ligë dhe dhuroi edhe 10 assista dhe gjithashtu shënoi 4 Gola dhe dhuroi 1 assist në raudet e play-off duke ndihmyar Galaxy që të fitonte MLS Cup (liga e dytë në historinë e klubt). Ai u emërua në MLS All-Time Best XI pas sezonit [22]. Në sezonin e dytë me Galaxy, Donovan shënoi 12 Gola në ligë dhe dhuroi 8 assista. Ai gjithashtu shënoi edhe 3 Gola në Open Cup. Pavarësisht kësaj, Donovan dhe Galaxy dështuan për të fituar në play-off pasi u eleminuan në Open Cup nga Chicago Fire. Golat e tij në play-off e bënë atë golashënuesin e dytë më të mirë të të gjitha kohërave në ndeshjet e play-off me 14, vetëm 1 më pak se Carlos Ruiz [23].
Donovan kishte një vit i përzier me Galaxy në 2007. Pas firmosjes dhe ardhjes së David Beckham, Donovan hoqi dorë nga shiri i kapitenit duke i'a dhuruar mesfushorit anglez. Në turnamentin SuperLiga në 2007, Donovan ishte golashëuesi më i mirë duke shënuar Gol në çdo ndeshje përveç se në ndeshjen e finales. Donovan pati rekodin e ligës pasi shënoi 18 Gola në sezonin e rregullt duke e vendosur atë në vendin e shtatë të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të major League Soccer. Edhe pse sezoni 2008 ishte një zhgënjim për Galaxy, për Donovan ishte një vit i dalluar pasi ai shënoi 20 Gola dhe dhuroi 9 assista në 25 ndeshje, duke krijuar në treshe sulmuese të fortë me David Beckham dhe Edson Buddle.
Pasi ish trajneri i kombëtares Bruce Arena u bë trajneri i Galaxy dhe Beckham u huazua te klubi italian Milan herët në 2009, Donovan edhe një herë u emërua kapiten i skuadrës. Në korrik 2009, Donovan mori vlerësime dhe kritika për komentet e tij për Beckhamnë librin e Grant Wahl. Ai e quajti mesfushorin anglez kapiten dhe shok të dobët. Ai më vonë falje për Beckham që i shprehu ankesat e tij te një gazetar normal dhe të jo atij direkt [24]. Të dy lojtarët e pajtuan pas rikthimt të Beckham në mesin e sezonit me Donovan që shijoi sezonin 2009 mjaft mirë, duke fituar çmimet Lojtari më i mirë dhe 2009 MLS Goli i Vitit dhe duke udhëqehur Galaxyn në MLS Cup 2009, ku ata humbën në finale me penallti. Pas sezonit, Donovan rinovoi kontratën e tij me Galaxy edhe me 4 vite të tjera, me klauzolë që të liheshe i lirë të huazohej gjatë pushimeve të MLS. Më 1 gusht 2010, Donovan shënoi Golin e tij të 100 në karrierën e tij në MSL. Më 18 shtator 2010, ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Galaxy [25].
Galaxy pati një tjetër sezon të suksesshëm pasi në 2010 ata fituan Supporters' Shield për herë të parë që nga viti 2003. Në atë sezon, Donovan shënoi 7 Gola dhe dhuroi plot 16 assista. Në play-off, Galaxy u eleminua në gjysmë–finale nga FC Dallas.
Në 2011, Galaxy fitoi sërisht MLS Supporter Shield. Në 2011 MLS Cup, Donovan shënoi Golin vendimtar të titullit në minutën e 72 kundër Houston Dynamo, duke i siguar skuadrës titullin e katërt [26]. Pas ndeshjes, Donovan u emërua lojtari i ndeshjes.
Në tetor 2012, Donovan shprehu dëshirën e tij për të bërë një pushim dhe për t'u tërhequr për një kohë të shkurtër nga karriera e tij, duke përmendur lodhjen fizike dhe mendore si arsyet kryesore [27]. Në ndeshjen e rradhës të Galaxy, në 2012 MLS Cup sërisht kundër Houston Dynamo, Donovan shënoi 1 Gol me penallti për t'i dhënë Galaxy kryesimin 2–1 në minutën e 69. Ky Gol ishte i pesti i Donovan në finalet e MSL Cup. Galaxy fitoi ndeshjen me rezultatin 3–1 duke siguruar titullin e dytë rresht.
Donovan u rikthye në stërvitje me Galaxy më 25 Mars 2013 dhe bëri debutimin e tij në sezonin e ri pesë ditë më vonë kundër Torontos, ai hyri në fushë në minutën e 61 si zëvëndësues. Megjithatë, pas rikthimit të tij u lajmërua se Donovan nuk ishte më kapiten i skuadrës dhe se këtë pozitë e kishte marë irlandezi Robbie Keane. Ai shënoi 2 Gola kundër Chivas duke barazuar Jeff Cunningham si golashënuesit më të mirë të historisë së MLS me 134 Gola.
Huazime në klubet e tjera
RedaktoNë nëntor 2008, Donovan u stërvit me Bayern Munich,[28] përpara se të bashkohej me klubin deri në mesin e marsit përpara fillmit të sezonit 2009 të MLS.[29] Gjatë qëndrimit të tij te Bayern, Donovan luajti në pesë ndeshje miqësore, ku arriti të shënojë katër gola, 5 ndeshje në ligë, dhe 1 në DFB Cup. Në fund të periudhës së huazimit, Bayern nuk pranoi për të zgjatur huazimin e tij.[30]
Pasi sezoni 2009 i MLS kishte përfunduar, Donovan u bashkua me klubin anglez Everton në Premier League në formë huazimi në janar 2010, pavarësisht zërave të fortë të cilat thonin se Donovan do të bashkohej te Fulham me shokët e tij amerikanë.[31][32] Gjatë kohës së qëndrimit të klubi anglez, Donovan luajti 13 ndeshje në të gjitha kompediconet, duke shënuar edhe dy gola, si dhe u emërua si Lojtari i muajit nga klubi për performancat e tij në muajin janar.[33] Everton kishte dëshirë për të zgjatur huazimi, por Galaxy refuzoi[34] dhe Donovan u rikthye në kohë në Shba për fillimin e sezonit 2010.[35] Everton gjithashtu kërkoi për të blerë Donovan në merkaton verore, por për shkak të mungesës së fondeve, nuk u bë asnjë ofertë konkrete.
Një marrëveshje u arrit në dhjetor 2011 për qëndrimin e Donovan për dy muaj te Everton në fillim të janar 2012.[36] Donovan bëri debutimin e rikthimit të tij më 4 janar 2012 në humbjen 2–1 kundër Bolton Wanderers. Në ndeshjen e tretë si huazim, ai asistoi golin e vetëm të Everton në barazimin 1–1 kundër Aston Villës më 14 janar 2012. Më 27 janar 2012, Donovan asistoi të dy golat e fitores 2–1 kundër Fulham në raundin e katërt të FA Cup. Më 31 janar 2014, ai asistoi golin e fitores të shënuar nga Darron Gibson kundër Manchester Cityt. Donovan arriti në kuotën e 7 assistave pas asistit për golin e Denis Stracqualursi në fitoren 2–0 kundër Çelsit më 11 shkurt 2012.
Kombëtarja
RedaktoDonovan ishte pjesë e klasës ingauruese të programit rezidencial të U.S. Soccer në IMG Academy, Bradenton, Florida. Ai fitoi Topin e Artë në 1999 FIFA U-17 Kupa e Botës si lojtari më i mirë i turnamentit. Në dy vitet ku ai luajti me kombëtaren U–17, shënoi 35 Gola në 41 ndeshje [37]. Në vitin 2000, ai u vendos te kombëtarja U–23 dhe te kombëtarja e parë. Pavarësisht kësaj ai luajti edhe me kombëtaren U–20 edhe në vitin 2001. Në Mars 2001, ai u përfshi në një përplasje me Marvin Lee, kapitenin e Trinidad dhe Tobago U–20 në Macoya, e cila rezultoi që Lee të paralizohej dhe Donovan të thyente një brinjë [38]. Lee vdiq më vonë në vitin 2003.
Donovan bëri debutimin e tij në finalet e një Kupe Bote në Kupën e Botës 2002 në një përmbysje shokuese kundër favoritëve të turnamentit Portugalisë, një ndeshje që amerikanët e fituan 3–2. Krosimi i Donovan në minutën e 29 u devijua nga Jorge Costa, i cili shënoi Gol në portën e tij dhe duke i dhënë amerikanëve avantazhin 2–0. Më vonë, Donovan do të shënonte Golin e parë në finalet e një Kupe Bote në minutën e 83 në humbjen 3–1 kundër Polonisë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Më pas ai shënoi edhe Golin e dytë në këtë turnament me kokë në fitoren 2–0 në raundin e 16 kundër rivalëve të Meksikës. Ata më pas do të eleminoheshin nga Gjermania në çerek–finale me rezultatatin 1–0 me Donovan që në fund të turnamentit do të shpalleshe "Lojtari më i mirë i ri".
Në vitin 2006, ai do të bëheshe assistuesi më i mirë të gjitha kohërave i kombëtares amerikane me 23 pas assistit të tij te Ben Olsen; assisuesi më i mirë më para ka qënë Cobi Jones [39].
Donovan ishte një pjestar i kombëtares amerikane në Kupën e Botës 2006, ku amerikanët u eleminua që në fazën e grupeve. Ai udhëhoqi kombëtaren amerikane në fitimin e titullit të katërt të Gold Cup pas triumfit të tyre në 2007 Gold Cup. Ai shënoi 4 Gola në turnament, përfshirë një penallti vendimtare në fitoren 2–1 kundër Meksikës në finale. Më 19 janar 2008, Donovan shënoi Golin e 35 ndërkombëtare, një penallti kundër Suedisë, duke kaluar Eric Wynalda për t'u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares amerikane. Donovan arriti ndeshjen e tij të 100 më moshën 26 vjeçare më 8 qershor 2006, në një ndeshje miqësore kundër Argjentinës që u mbyll në barazim 0–0, ai u bë lojtari i katërt më i ri që e arrin këtë numër ndeshjesh [40].
Donovan ishte kapiten i kombëtares amerikane në ndeshjet e fazës së grupeve në Kupën e Konfederatave 2009 për shkak të një dëmtimi të Carlos Bocanegra. Donovan shënoi me penallti kundër Italisë, dhe gjithashtu shënoi edhe në finale në humbjen 3–2 kundër Brazilit. Më 10 tetor 2009, Donovan shënoi me goditje dënimi, duke i dhënë kombëtares amerikane fitoren me rezultatin 3–2 kundër Hondurasit në San Pedro Sula, duke u kualifikuar për në Kupën e Botës 2010.
Donovan u përfshi në skuadrën që do të luante në Kupën e Botës 2010, dhe luajti në të katërta ndeshjet gjatë pjesmarrjes së kombëtares amerikane në turnamet. Ai shënoi kundër Sllovenisë me një gjuajtje të fortë shumë afër portës duke ndihmuar skuadrën që të merrte një barazim 2–2 [41], dhe shënoi Golin e vetëm në minutën e 93 pas një topi të kthyer nga portieri i cili priti gjuajtjen e Clint Dempsey në fitoren vendimtare 1–0 kundër Algjerisë [42]. Kjo ishte hera e parë që nga viti i largët 1930 që kombëtarja amerikane fitonte grupin [43]. Ai shënoi me penallti kundër Ganës me kombëtaren amerikane që humbi 2–1 pas kohës shtesë duke u eleminuar nga kompedicioni [44]. Golat e tij në këtë Kupë Bote e bënë atë lojtarin amerikan me më shumë Gola në një Kupë Bote të të gjitha kohërave, dhe vetëm amerikanin e tretë që shënon në më shumë një Kupë Bote (pas Brian McBride dhe Clint Dempsey) [45]. Pesë Golat gjithsej të shënuar në Kupën e Botës e bënë atë lojtarin me më shumë Golat të një kombëtareje që është pjesë e CONCACAF.
Pasi humbi tre ndeshje kualifikuese në vitin 2013 për shkak të të dielave e tij të vetë-imponuar, Donovan u la jashtë skuadrës nga Jürgen Klinsmann për ndeshjet kualifikuese deri në qershor pavarësisht su u kthye për të luajtur më herët në Mars [46]. Ai u ri-thirr nga kombëtarja amerikane për të luajtur në 2013 CONCACAF Gold Cup që u zhvillua në korrik [47]. Më 5 korrik 2013, Donovan u bë lojtari i parë amerikan që arrin të shënojë 50 Gola ndërkombëtarë dhe u bë lojtari i katërt i CONCACAF që shënon 50 Gola ndërkombëtarë për dy Golave të shënuar kundër Guatemalës në një ndeshje miqësore parapërgatitore disa ditë para fillimit të turnamentit [48][49]. Katër ditë më vonë, ai u bë lojtari i parë amerikan që arrin 50 Gola dhe 50 assista për kombëtaren amrikane pas fitores 6–1 kundër Belizes në ndeshjen e parë të Grupit C ku ai shënoi një Gol dhe dhuroi dy assista.
Donovan u ri-thirr sërisht për të luajtur me kombëtaren në shtator për ndeshjet kualifikuese kundër Kosta Rikës dhe Meksikës, ai startoi ndeshjet si titullar dhe luajti 90 minutat e të dyja ndeshjeve. Me kombëtaren amerikane që kishte nevojë për një fitore kundër Meksikës për të siguar kualifikimin një Kupën e Botës 2014, korneri i Donovan rezultoi assisti i Golit të Eddie Johnson në minutën e 57. Më pas, në minutën e 78, Donovan shënoi Golin e dytë pas një krosi të ulët të Mix Diskerud për t'a çuar rezultatin 2–0, dhe për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës. Megjithatë, më 22 maj 2014, Donovan u la jashtë skuadrës që do të udhëtonte në Brazil për të luajtur në Kupën e Botës [50].
Golat me kombëtaren
Redakto- Rezultatet dhe Golat me kombëtaren amerikane.
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
01. | 25 tetor 2000 | Los Angeles Memorial Coliseum, Los Angeles, Shba | Meksika | 1–0 | 2–0 | Ndeshje Miqësore |
02. | 19 janar 2002 | Rose Bowl, Pasadena, Shba | Koreja e Jugut | 1–0 | 2–1 | 2002 Gold Cup |
03. | 2 Mars 2002 | Safeco Field, Seattle, Shba | Hondurasi | 2–0 | 4–0 | Ndeshje Miqësore |
04. | 4–0 | |||||
05. | 16 maj 2002 | Stadiumi Giants, East Rutherford, Shba | Xhamajka | 4–0 | 5–0 | Ndeshje Miqësore |
06. | 14 qershor 2002 | Daejeon World Cup Stadium, Daejeon, Koreja e Jugut | Polonia | 1–3 | 1–3 | 2002 FIFA Kupa e Botës |
07. | 17 qershor 2002 | Jeonju World Cup Stadium, Jeonju, Koreja e Jugut | Meksika | 2–0 | 2–0 | 2002 FIFA Kupa e Botës |
08. | 19 Mars 2003 | Qwest Field, Seattle, Shba | Venezuela | 2–0 | 2–0 | Ndeshje Miqësore |
09. | 26 maj 2003 | Spartan Stadium, San Jose, Shba | Uellsi | 1–0 | 2–0 | Ndeshje Miqësore |
10. | 6 korrik 2003 | Stadiumi Columbus Crew, Columbus, Ohio, Shba | Paraguaji | 1–0 | 2–0 | Ndeshje Miqësore |
11. | 13 korrik 2003 | Stadiumi Gillette, Foxborough, Shba | Kuba | 1–0 | 5–0 | 2003 Gold Cup |
12. | 2–0 | |||||
13. | 4–0 | |||||
14. | 5–0 | |||||
15. | 18 janar 2004 | Home Depot Center, Carson, Shba | Danimarka | 1–1 | 1–1 | Ndeshje Miqësore |
16. | 20 qershor 2004 | Stadimi Kombëtar Grenada, St. George's, Grenada | Grenada | 1–0 | 3–2 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2006 |
17. | 4 shtator 2004 | Stadiumi Gillette, Foxborough, Shba | Stampa:Country data El Salvador El Salvador | 2–0 | 2–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2006 |
18. | 13 tetor 2004 | Stadiumi RFK, Washington, D.C., Shba | Panama | 1–0 | 6–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2006 |
19. | 2–0 | |||||
20. | 4 qershor 2005 | Stadiumi Rice-Eccles, Salt Lake City, Shba | Kosta Rika | 1–0 | 3–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2006 |
21. | 2–0 | |||||
22. | 8 qershor 2005 | Estadio Rommel Fernández, Panama City, Panama | Panama | 2–0 | 3–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2006 |
23. | 7 korrik 2005 | Qwest Field, Seattle, Shba | Kuba | 2–1 | 4–1 | 2005 Gold Cup |
24. | 4–1 | |||||
25. | 9 korrik 2005 | Qwest Field, Seattle, Shba | Kanada | 2–0 | 2–0 | 2005 Gold Cup |
26. | 20 janar 2007 | Home Depot Center, Carson, Shba | Danimarka | 1–1 | 3–1 | Ndeshje Miqësore |
27. | 7 shkurt 2007 | University of Phoenix Stadium, Glendale, Shba | Meksika | 2–0 | 2–0 | Ndeshje Miqësore |
28. | 25 Mars 2007 | Stadiumi Raymond James, Tampa, Shba | Ekuadori | 1–0 | 3–1 | Ndeshje Miqësore |
29. | 2–1 | |||||
30. | 3–1 | |||||
31. | 12 qershor 2007 | Stadiumi Gillette, Foxborough, Shba | Stampa:Country data El Salvador El Salvador | 2–0 | 4–0 | 2007 Gold Cup |
32. | 16 qershor 2007 | Stadiumi Gillette, Foxborough, Shba | Panama | 1–0 | 2–1 | 2007 Gold Cup |
33. | 21 qershor 2007 | Soldier Field, Chicago, Shba | Kanada | 2–0 | 2–1 | 2007 Gold Cup |
34. | 24 qershor 2007 | Soldier Field, Chicago, Shba | Meksika | 1–1 | 2–1 | 2007 Gold Cup |
35. | 19 janar 2008 | Home Depot Center, Carson, Shba | Suedia | 2–0 | 2–0 | Ndeshje Miqësore |
36. | 15 qershor 2008 | Home Depot Center, Carson, Shba | Barbados | 4–0 | 8–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
37. | 11 tetor 2008 | Stadiumi RFK, Washington, D.C., Shba | Kuba | 3–1 | 6–1 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
38. | 3 qershor 2009 | Estadio Saprissa, San José, Kosta Rika | Kosta Rika | 1–3 | 1–3 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
39. | 6 qershor 2009 | Soldier Field, Chicago, Shba | Honduras | 1–1 | 2–1 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
40. | 15 qershor 2009 | Stadiumi Loftus Versfeld, Pretoria, Afrika e Jugut | Italia | 1–0 | 1–3 | 2009 Kupa e Konfederatave |
41. | 28 qershor 2009 | Coca-Cola Park, Johannesburg, Afrika e Jugut | Brazil | 2–0 | 2–3 | 2009 Kupa e Konfederatave |
42. | 10 tetor 2009 | Estadio Olímpico Metropolitano, San Pedro Sula, Honduras | Hondurasi | 3–1 | 3–2 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
43. | 18 qershor 2010 | Stadiumi Ellis Park, Johannesburg, Afrika e Jugut | Sllovenia | 1–2 | 2–2 | 2010 FIFA Kupa e Botës |
44. | 23 qershor 2010 | Stadiumi Loftus Versfeld, Pretoria, Afrika e Jugut | Algjeria | 1–0 | 1–0 | 2010 FIFA Kupa e Botës |
45. | 26 qershor 2010 | Stadiumi Royal Bafokeng, Rustenburg, Afrika e Jugut | Gana | 1–1 | 1–2 | 2010 FIFA Kupa e Botës |
46. | 25 qershor 2011 | Rose Bowl, Pasadena, Shba | Meksika | 2–0 | 2–4 | 2011 CONCACAF Gold Cup |
47. | 26 maj 2012 | EverBank Field, Jacksonville, Shba | Skocia | 1–0 | 5–1 | Ndeshje Miqësore |
48. | 3–1 | |||||
49. | 4–1 | |||||
50. | 5 korrik 2013 | Qualcomm Stadium, San Diego, Shba | Guatemala | 2–0 | 6–0 | Ndeshje Miqësore |
51. | 4–0 | |||||
52. | 9 korrik 2013 | Jeld-Wen Field, Portland, Shba | Belize | 6–1 | 6–1 | 2013 CONCACAF Gold Cup |
53. | 13 korrik 2013 | Stadiumi Rio Tinto, Sandy, Sbha | Kuba | 1–1 | 4–1 | 2013 CONCACAF Gold Cup |
54. | 21 korrik 2013 | Stadiumi M&T Bank, Baltimore, Shba | Stampa:Country data El Salvador El Salvador | 4–1 | 5–1 | 2013 CONCACAF Gold Cup |
55. | 24 korrik 2013 | Stadiumi Cowboys, Arlington, Shba | Hondurasi | 2–0 | 3–1 | 2013 CONCACAF Gold Cup |
56. | 3–1 | |||||
57. | 10 shtator 2013 | Columbus Crew Stadium, Columbus, Shba | Meksika | 2–0 | 2–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 |
Statistikat
RedaktoKlubet
RedaktoRedaktuar më 1 korrik 2014 [51]
Performanca | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Kontinenti | Total | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
Gjermani | Liga | DFB-Pokal | Tjetër | Europa | Total | |||||||
1999–00 | Bayer Leverkusen II | Regionalliga West/Südwest | 20 | 6 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 20 | 6 |
2000–01 | Regionalliga | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | |
Shba | Liga | Open Cup | Kupa e Ligës | Amerika e Veriut | Total | |||||||
2001 | San Jose Earthquakes | major League Soccer | 22 | 7 | 2 | 0 | 6 | 5 | 0 | 0 | 30 | 12 |
2002 | 20 | 7 | 2 | 0 | 2 | 1 | 0 | 0 | 24 | 8 | ||
2003 | 22 | 12 | 1 | 0 | 4 | 4 | 0 | 0 | 27 | 16 | ||
2004 | 23 | 6 | 3 | 1 | 2 | 0 | 0 | 0 | 28 | 7 | ||
Gjermani | Liga | DFB-Pokal | Tjetër | Europa | Total | |||||||
2004–05 | Bayer Leverkusen | Bundesliga | 7 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | 9 | 0 |
Shba | Liga | Open Cup | Kupa e Ligës | Amerika e Veriut | Total | |||||||
2005 | Los Angeles Galaxy | major League Soccer | 22 | 12 | 4 | 2 | 4 | 4 | 0 | 0 | 30 | 18 |
2006 | 24 | 12 | 4 | 3 | 0 | 0 | 2 | 1 | 30 | 16 | ||
2007 | 25 | 8 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 26 | 8 | ||
2008 | 25 | 20 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 25 | 20 | ||
Gjermani | Liga | DFB-Pokal | Tjetër | Europa | Total | |||||||
2008–09 | Bayern Munich | Bundesliga | 6 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 7 | 0 |
Shba | Liga | Open Cup | Kupa e Ligës | Amerika e Veriut | Total | |||||||
2009 | Los Angeles Galaxy | major League Soccer | 25 | 12 | 0 | 0 | 4 | 3 | 0 | 0 | 29 | 15 |
Angli | Liga | FA Cup | Kupa e Ligës | Europa | Total | |||||||
2009–10 | Everton | Premier League | 10 | 2 | 1 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | 13 | 2 |
Shba | Liga | Open Cup | Kupa e Ligës | Amerika e Veriut | Total | |||||||
2010 | Los Angeles Galaxy | major League Soccer | 24 | 7 | 0 | 0 | 3 | 0 | 2 | 0 | 29 | 7 |
2011 | 23 | 12 | 1 | 0 | 4 | 3 | 6 | 1 | 34 | 16 | ||
Angli | Liga | FA Cup | Kupa e Ligës | Europa | Total | |||||||
2011–12 | Everton | Premier League | 7 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 9 | 0 |
Shba | Liga | Open Cup | Kupa e Ligës | Amerika e Veriut | Total | |||||||
2012 | Los Angeles Galaxy | major League Soccer | 26 | 9 | 0 | 0 | 5 | 2 | 3 | 1 | 35 | 12 |
2013 | 22 | 10 | 0 | 0 | 2 | 0 | 3 | 0 | 27 | 10 | ||
2014 | 9 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 9 | 3 | ||
Total | Gjermani | 33 | 6 | 2 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | 37 | 6 | |
Shba | 310 | 137 | 18 | 6 | 34 | 22 | 16 | 2 | 378 | 167 | ||
Angli | 17 | 2 | 3 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | 22 | 2 | ||
Karriera në total | 360 | 145 | 23 | 6 | 34 | 22 | 20 | 2 | 437 | 175 |
Kombëtarja
Redakto- Redaktuar më 11 tetor 2013.[52]
Kombëtarja | Viti | Ndeshje | Gola |
---|---|---|---|
Shtetet e Bashkuara | |||
2000 | 1 | 1 | |
2001 | 8 | 0 | |
2002 | 20 | 6 | |
2003 | 15 | 7 | |
2004 | 14 | 5 | |
2005 | 15 | 6 | |
2006 | 11 | 0 | |
2007 | 12 | 9 | |
2008 | 9 | 3 | |
2009 | 15 | 5 | |
2010 | 8 | 3 | |
2011 | 10 | 1 | |
2012 | 6 | 3 | |
2013 | 13 | 8 | |
Total | 156 | 57 |
Jeta personale
RedaktoDonovan u martua me aktoren Bianca Kajlich më 31 dhjetor 2006; çifti u nda në korrik 2009 [53], dhe Donovan paraqiti kërkesën për divorc në dhjetor 2010 [54]. Rezidenca e tij ndodhet në Manhattan Beach, California. Ai flet rrjedhshëm spanjisht, që e ka mësuar në shkollë të mesme dhe duke luajtur me klubin Cal Heat [55]. Ai gjithashtu flet gjermanisht për shkak të kohës së shpenzuar në Gjermani [56]. Pas dy qëndrimeve të shkurtra te klubi anglez Everton, Donovan e ka cilësuar veten si "Evertons për jetë" [57],
Trofe
RedaktoKlube
Redakto- Los Angeles Galaxy
- MLS Cup: 2005, 2011, 2012; Finalist 2009
- Lamar Hunt U.S. Open Cup: 2005; Finalist: 2006
- MLS Supporters' Shield: 2010, 2011; Finalist: 2009
- San Jose Earthquakes
Kombëtarja
Redakto- Shtetet e Bashkuara
- CONCACAF Gold Cup: 2002, 2005, 2007, 2013; Finalist: 2011; Vendi i tretë: 2003
- FIFA Kupa e Konfederatave Finalist: 2009
Personale
Redakto- U.S. Soccer Atleti i Ri i Vitit: 2000
- U.S. Soccer Atleti i Vitit: 2003, 2004, 2009, 2010
- Honda Ljtari i Vitit: 2002, 2003, 2004, 2007, 2008, 2009, 2010
- FIFA U-17 Kampionati Botëror Topi i Artë: 1999
- FIFA Kupa e Botës Lojtari i Ri më i mirë i turnamentit: 2002
- CONCACAF Gold Cup Best XI: 2002, 2003, 2005, 2013; Honorable Mention 2007
- CONCACAF Gold Cup MVP: 2013
- CONCACAF Gold Cup Golashënuesit: 2003, 2005, 2013
- Everton Lojtari i Muajit: janar 2010, janar 2012
- MLS All-Time Best XI: Mesfushor
- major League Soccer MVP: 2009
- major League Soccer All-Time Leading Scorer
- MLS Best XI: 2003, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012
- MLS Cup 2003, 2011
- MLS All-Star Game MVP: 2001
- MLS Golden Boot: 2008
- MLS Silver Boot: 2010
- MLS Goli i Vitit: 2009
Rekorde
RedaktoKombëtarja amerikane e futbollit
RedaktoReferime
Redakto- ^ "MLS Player Profile". Major League Soccer. Marrë më 16 mars 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The 25 greatest male US soccer players of all time – interactive" [25 lojtarët burra amerikan më të mirë të të gjitha kohërave]. The Guardian. 24 korrik 2015. Marrë më 11 janar 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Belaska, John (3 korrik 2014). "Top 10 Greatest U.S. Soccer Players of All Time" [10 lojtarët amerikan të futbollit më të mirë të të gjitha kohërave]. therichest.com. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2017. Marrë më 11 janar 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "FourFourTwo's top 25 players in U.S. men's soccer history: 5–1" [25 lojtarët më të mirë amerikan të futbollit më të mirë të historisë të FourFourTwo]. fourfourtwo.com. 1 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2017. Marrë më 21 janar 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "U.S. Men's National Team Prepares to Kick Off 2009 Confederations Cup Against World Champion Italy". United States Football Federation. Chicago. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2009. Marrë më 28 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "FIFA makes Donovan's record official". ESPN. New York. 29 shkurt 2008. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2009. Marrë më 28 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Itel, Dan. "Gold Cup: Another game, another milestone as Landon Donovan continues USMNT comeback". major League Soccer. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2013. Marrë më 28 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Donovan, Wambach, Agbossoumonde and Henninger Voted 2010 U.S. Soccer Athletes of the Year". U.S. Soccer. 20 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2010. Marrë më 28 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Donovan wins sixth Honda Award". ESPN. Los Angeles. Associated Press. 20 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2009. Marrë më 28 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Top USA soccer players of all time". foxsports.com. 12 dhjetor 2012. Marrë më 28 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Webster, Peter (3 prill 2013). "40 Greatest U.S. Men's Soccer Players of All Time". bleacherreport.com. Marrë më 28 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Duffy, Ty (26 korrik 2013). "Landon Donovan: The Greatest U.S. Soccer Player Of All Time?". thebiglead.com. Marrë më 28 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Landon Donovan Biography" [Biografia e Landon Donovan] (në anglisht). JockBio. 4 mars 1982. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 28 prill 2014.
- ^ Landon Donovan (4 mars 1982). "Landon Donovan Profile, Statistics, News, Game Log – Los Angeles, USA major League Soccer – ESPN Soccernet" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2010. Marrë më 28 prill 2014.
- ^ "Residency Program" (në anglisht). US Soccer. Arkivuar nga origjinali më 25 mars 2014. Marrë më 28 prill 2014.
- ^ Martin Rodgers. "The day Donovan's career almost ended" [Dita kur karriera e Donovan pothuajse mori fund] (në anglisht). Sports.yahoo.com. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2010. Marrë më 28 prill 2014.
- ^ "Landon Donovan: Home is where the heart is" [Landon Donovan: Shtëpia është aty ku është zemra] (në anglisht). PlayerPress.com. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 2 maj 2014.
- ^ "Landon Donovan" (në anglisht). Landon Donovan. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 2 maj 2014.
- ^ "Los Angeles Galaxy mini bios" (në anglisht). Major League Soccer. 10 nëntor 2005. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2007. Marrë më 2 maj 2014.
- ^ "U.S. Soccer Athlete of the Year" [Atleti amerikan i vitit] (në anglisht). National Soccer Hall of Fame. Marrë më 2 maj 2014.
- ^ "Galaxy trade Ruiz to Dallas, Donovan returning to L.A.?" (në anglisht). Carson, California: USA Today. Associated Press. 30 mars 2005. Marrë më 2 maj 2014.
- ^ Nierman, Jonathan (11 nëntor 2005). "MLS All-Time Best XI team unveiled". major League Soccer. Frisco, Texas. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2007. Marrë më 28 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Landon Donovan". Los Angeles Galaxy. major League Soccer. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2008. Marrë më 28 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dominic Fifield in New Jersey (16 korrik 2009). "David Beckham warns LA Galaxy he will go on loan again | Football | guardian.co.uk". The Guardian. Londër. Marrë më 28 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ian Rose. "Donovan Sets LA Galaxy Scoring Record; theoffside.com". TheOffside. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2011. Marrë më 28 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Galaxy defeats Dynamo, 1–0, to win championship". Los Angeles Times. 20 nëntor 2011. Marrë më 30 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Landon Donovan eyes break from soccer". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2012. Marrë më 30 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wild, Karlheinz. "Donovan zum FC Bayern?". kicker. Marrë më 2 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bayern borrow Landon Donovan from Galaxy". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2012. Marrë më 2 maj 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Donovan unlikely to extend with Bayern". Associated Press. 17 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2009. Marrë më 2 maj 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Toffees Confirm Donovan Deal". Sky Sports. 18 dhjetor 2010. Marrë më 2 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Landon Donovan 'could opt for Fulham loan transfer over Everton return'". metro.co.uk. 13 dhjetor 2010. Marrë më 2 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bould, Giulia (14 mars 2010). "Donovan Returns to LA". Everton F.C. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 2 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Galaxy: Donovan Not Staying At Everton". FIFA. 5 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2013. Marrë më 2 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Landon Donovan returns to US after loan spell at Everton ends". The Guardian. 14 mars 2010. Marrë më 2 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Everton agree deal to bring Landon Donovan on loan from LA Galaxy". The Guardian. 15 dhjetor 2011. Marrë më 2 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Profile: Landon Donovan". Soccertimes.com. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 26 qershor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Summers, Lizz (26 gusht 2008). "From Marvin Lee Stadium". RevolutionSoccer.net. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2012. Marrë më 21 qershor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Donovan becomes leader in career assists in 1–1 draw with Jamaica". SoccerTimes.com. Cary, North Carolina. 11 prill 2006. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2007. Marrë më 25 qershor 2007.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Landon Donovan". U.S. Soccer. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 7 korrik 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ornstein, David (18 qershor 2010). "Slovenia 2–2 USA". BBC Sport. Marrë më 19 qershor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "USA-Algeria – The matches of 2010 FIFA World Cup South Africa". FIFA.com. 10 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2010. Marrë më 26 qershor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "US advances at World Cup with 1–0 win". Associated Press. 23 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2011. Marrë më 26 qershor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fletcher, Paul (26 qershor 2010). "USA 1–2 Ghana (aet)". BBC Sport. Marrë më 28 qershor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "first match with England". nbcsports.msnbc.com. 23 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 26 qershor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Whiteside, Kelly (16 maj 2016). "Landon Donovan left off World Cup qualifier roster". USA Today. Marrë më 6 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Donovan on USA Gold Cup roster". Fox Sports. Marrë më 6 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "USMNT 6, Guatemala 0 | International Friendly Match Recap". major League Soccer. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2013. Marrë më 6 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Cardillo, Julian. "US beats Guatemala 6-0, but players need proving". Boston.com. Marrë më 6 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "U.S. MNT Qualifies for 2014 World Cup in Brazil with 2-0 Victory Against Mexico at Sold-Out Columbus Crew Stadium". ussoccer.com. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2013. Marrë më 10 shtator 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Landon Donovan". lagalaxy.com. Marrë më 4 tetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Landon Donovan – National Football Teams profile". National Football Teams. Marrë më 17 shtator 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ingrassia, Lisa (17 korrik 2009). "Bianca Kajlich and Soccer Star Landon Donovan Split". People. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2010. Marrë më 17 korrik 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Macht, Daniel (23 dhjetor 2010). "No Reconciliation: Landon Donovan Files for Divorce". NBC Los Angeles. Marrë më 23 dhjetor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "U.S. soccer star Landon Donovan". USA Today. 18 maj 2005. Marrë më 18 prill 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Chandler making rapid progress for club and country". Yahoo sports. 1 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 1 prill 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Donovan an Evertonian for life". Liverpool Echo. 4 janar 2011. Marrë më 4 janar 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Accounting Error in Donovan's Favor". ussoccer.com. 9 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2013. Marrë më 4 tetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Wondolowski First-Half Hat Trick Leads U.S. MNT to 6-1 Victory in Gold Cup Opener Against Belize". ussoccer.com. 10 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2013. Marrë më 4 tetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Uebfaqja zyrtare
- Donovan FIFA Arkivuar 25 maj 2014 tek Wayback Machine
- Donovan UEFA
- Profili te MLS
- Profili tek Everton
- Profili tek ESPN Arkivuar 19 janar 2010 tek Wayback Machine
- Profile te SoccerSurfer.com
- Landon Donovan: USA Soccer Hero – slideshow by Life magazine
Parardhësi Cobi Jones |
Kapiten i Los Angeles Galaxy 2007 |
Pasardhësi David Beckham |
Parardhësi David Beckham |
Kapiten i Los Angeles Galaxy 2009–2013 |
Pasardhësi Robbie Keane |