Ndriçim Xhepa
Ndriçim Xhepa lindi më 21 janar 1957 në Tiranë. Pas mbarimit te studimeve për aktor, në Akademinë e Arteve, me 1979, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar. Ka interpretuar rreth 40 role, nga te cilët veçohen ato në “Prometeu” te Eftimiut, “Në jete” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” te Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” te Milerit, “Nen dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallet” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Fernando Krafi me ka shkruar ketë letër” te Dorstit, me te cilën fiton Çmimin "Aleksandër Moisiu" për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, te vitit 1995, “Vdekja e Dantonit” te Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” te Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” te Dorfmanit, “Portreti i Dorian Greit” te Uajlldit dhe “Kapitulli i Dytë” te Sajmonit me të cilin fiton Çmimin për Aktorin më të Mirë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit, “Apollon 2004”, në Fier. Që nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik.
Në vitet '90 interpreton role protagoniste edhe në produksione te pavarura si “Kujdes! Kafshon...” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te Mc. Donagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradheti bashkëshortore” te Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive te Shkupit ka interpretuar në “Mbretin Lir” te Shekspirit.
Aktivizohet me sukses në rreth 30 filma, nga te cilët veçohen “Shokët” i K. Çashkut, “Kohe e largët”, “Treni niset në shtate pa pesë” dhe “Përdhunuesit” te S. Pecanit, “Duaje emrin tënd” dhe “Telefoni i një mëngjesi” te I. Muçajt e K. Mitros, “Hije që mbeten pas” i E. Musliut “Flutura në kabinën time” dhe “Dasma e Sakos” te V. Priftit, “Kthimi i Ushtrisë se Vdekur” i Dhimiter Anagnostit, “Unë e dua Erën” dhe “Porta Eva” te A. Minges, “Plumbi prej plasteline” i A. Minarollit dhe “I dashur Armik” i Gj. Xhuvanit. Aktualisht po xhiron filmin "Lutja e dashurisë", me regjisor A. Minarolli dhe Y. Aliçka.
Vlerësime
Redakto- Në festivalet V dhe VI të Filmit, është fitues i medaljeve për aktor.
- Tre herë fitues i Kupës për Aktorin më të Mirë në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000.
- Fitues i Çmimit "Aleksandër Moisiu" për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit më 1995 dhe Çmimit për Aktorin më të Mirë në Festivalin e Aktrimit "Apollon 2004".
Filmografia
Redakto- Delegacioni - (2018) zyrtari i partisë Spiro
- Ada - (2013)
- Në kërkim të kujt - (2011) serial Biznesmeni Basri Neziri
- Lutjet e dashurisë - Kronikë provinciale (2009)... Zeneli
- Lindje, perëndim, lindje - (2008)... trajneri i çiklizmit Ilo Zoto
- Sekretet - (2008)... doktori
- Eduart - (2006)... babai i Eduartit
- Omiros - (2005)... krye-polici
- I dashur armik - (2004)... Harun
- Porta Eva - (1999)... David
- Kaskadori shqiptar - (1998)
- Dasma e Sakos - (1998)
- Përdhunuesit - (1995)
- Loin des barbares - (1994)... Selmani
- Plumbi prej plasteline - (1994)
- Pas fasadës - (1992)
- Enigma - (1991)
- Unë e dua Erën - (1991) (TV)... Genci
- Kthimi i ushtrisë së vdekur - (1989) Gjenerali gjerman
- Flutura në kabinën time - (1988)... Tomi
- Treni niset më shtatë pa pesë - (1988)... Astriti
- Telefoni i një mëngjesi - (1987)... Neritani
- Tri ditë nga një jetë - (1986)... Drini
- Hije që mbeten pas- (1985)... Beni
- Të mos heshtësh - (1985) Ardi
- Enveri ynë - 1985
- Vendimi - (1984)... Veroniku
- Duaje emrin tënd - (1984)... Arseni
- Kohë e largët - (1983)... Piktori Andrea Selca
- Shokët - (1982) Genci
- Njeriu i mirë - (1982)... Aleko
- Keshilltaret - 1979... Bejto