Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Albanian04. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje Albanian04! Mirëseedhe në Wikipedian e gjuhës shqipe!
Wikipedia është një enciklopedi e lirë. Kjo do të thotë se gjithkush mund të jap një kontribut personal duke ndihmuar me dijet e tij. Kontribo edhe ti vullnetarisht në projekt!
Fillimisht, për t'u njohur me hapat e para që duhet të bëjnë përdoruesit e rinj në Wikipedia, të rekomandojmë të klikosh këtu. Për ndihmë më të avancuar mund të shfletonsh edhe faqet ndihmëse në shqip, ose ato në anglisht. Për pyetje më të hollësishme duhet të kontaktosh Kuvendin, se aty zakonisht do të marrësh përgjigjet më të shpejta e më me vlerë. Ki parasysh se dërgimi apo shkarkimi i materialeve që cënojnë sado pak të drejtat e autorit është i pa pranueshëm. Në qoftë se do të dërgosh apo të shkarkosh një material të cilin ti e ke publikuar edhe në vende të tjera, rekomandohet të konsultohesh më parë me stafin drejtues.
Albanian04, ti duhet të shkruash në gjuhën shqipe dhe të përdorësh gërmat Ë, Ç, ë, ç në fjalët e duhura. Artikujt duhen shkruar duke u bazuar nga parimi i pikëpamjes neutrale. Për çdo informacion apo paqartësi mund të pyesësh te Kuvendi një administrator ose një përdorues aktiv. Për këtë shiko "listën e ndryshimeve të fundit" (?). Për të hapur një diskutim të ri shtyp butonin (+) dhe fillo të shkruash tekstin. Mos harro që në fund të çdo mesazhi të lënë në faqet e diskutimit të firmosësh me ~~~~ ose edhe duke klikuar butonin përkatës tek shiriti i komandave. in line
Deutsch  -  English  -  Hrvatski  -  Nederlands
Mirëseerdhe Albanian04! Wikipedianët të urojmë punë të mbarë dhe të suksesshme.
Informacione
1. Udhëzues
Udhëzues për fillestarët
2. Skedari
Rregullat e përdorimit të figurave
3. Sigurimi i cilësisë
Ndihmo dhe ti!
4. Ndihmë
Ndihmë në wikipedia
5. Faqja kryesore
Këtu diskutohen dhe merren vendime të rëndësishme
6. Ndihmë të shpejtë
Për punë në wikipedinë
7. Politikat e Wikipedias
Konflikt interesi ?Politikat e bllokimit !


Përshëndetje,

Në artikullin Liverpool do tiu sugjeroja të përdornit stampën {{Qytet (Britania e Madhe)}}. Shiko për shëmbull artikullin Mançester.

Euriditi 19 korrik 2011 17:08 (CEST)Reply

Përkthimet gjysmake

Përshëndetje Albanian04,

Kam parë artikujt e tua të fundit (Bram Stoker, Luisiana Lopilato, Familja Medici etj) dhe të gjithë këta e të tjerë artikuj nuk janë brenda normave të gjuhës shqipe dhe në shumë raste fjalitë nuk kanë sens llogjik. Gjithë kjo vjen pasi artikujt janë përkthyer me google translate dhe nuk janë përshtatur në shqip. Ja një shëmbull:

Paragrafi i parë i artikullit en:House of Medici i përkthyer me Google Translate është kështu:

Shtëpia e Medici ose Medici Famiglia de '(shqiptimin italisht: [de mɛ ː ditʃi]; anglisht: / mɛdɨtʃi / DKA-i-Chee ose / mɨdi ː tʃi / mə-dee-Chee) ishte një dinasti politike, familjare bankare dhe më pas shtëpisë mbretërore që e parë filluan të mbledhur rëndësi nën Cosimo de Medici "në Republikën e Firences, gjatë shekullit të 14-të. Familja origjinën në rajon Mugello e fshat toskan, gradualisht në rritje deri sa ata ishin në gjendje për të gjetur Banka Medici. Banka ishte më i madhi në Evropë gjatë shekullit

të 15-të, duke parë fuqinë politike të fitojë Medici në Firencë - edhe pse zyrtarisht ata mbetën thjesht qytetarë jo monarkët.Medici prodhuar katër papëve [1] e Kishës Katolike dhe në 1531 familje u bë Dukes trashëgimore të Firences. Në 1569, Dukatit ishte ngritur në një Dukatit të Madh pas zgjerimit territorial. Ata sunduan Dukatit të Madh të Toskanës nga fillimi i tij deri në 1737, me vdekjen e Medici Gian Gastone de '. Dukatit të Madh dëshmuar shkallë të rritjes ekonomike sipas dukes më parë i madh, por nga koha e Medici Cosimo III de ', Toscana u fiskale falimentuar.

Ndërsa paragrafi i parë i artikullit Familja Medici është si vijon:

Shtëpia e Medici ose Familja De Mediqi '(shqiptimin italisht: [de mɛ ː ditʃi]; ishte një dinasti politike, familjare bankare dhe më pas shtëpisë mbretërore që e parë filluan të mbledhur rëndësi nën kosimo de Medici "në Republikën e Firences, gjatë shekullit të 14-të. Familja origjinën në rajon Mugello e fshat toskan, gradualisht në rritje deri sa ata ishin në gjendje për të gjetur Banka Medici. Banka ishte më i madhi në Evropë gjatë shekullit të 15-të, ëduke parë fuqinë politike të fitojë Medici në Firencë - edhe pse zyrtarisht ata mbetën thjesht qytetarë jo monarkët.Medici prodhuar katër papëve [1] e Kishës Katolike dhe në 1531 familje u bë Dukes trashëgimore të Firences. Në 1569, Dukatit ishte ngritur në një Dukatit të Madh pas zgjerimit territorial. Ata sunduan Dukatit të Madh të Toskanës nga fillimi i tij deri në 1737, me vdekjen e Medici Gian Gastone de '. Dukatit të Madh dëshmuar shkallë të rritjes ekonomike sipas dukes më parë i madh, por nga koha e Medici Kosimo III ne Toskana.

Këta dy paragrafë janë pothujse identikë.

Si përfundim do të doja të thoja se nuk ka rëndësi numri i artikujve që shkruan në wikipedia, rëndësi ka cilësia. Nëse ti shkruan artikuj të përkthyer me Google Translate është e vërtetë që numri i arikujve rritet por ama besimi i lexusëve tanë bie pasi ajo që lexojnë është jashtë normave të komunikimit. Këtë merre thjesht si një këshillë miqësore. -- Euriditi 19 korrik 2011 19:31 (CEST)Reply

Pendim

zotri Euridit ju faliminderoj nga zemra per keshilat tuaj te perzemta une ju premtoj se kjo gjen nuk do te perseritet

Ju lutem Parnoni ket pendim timin te sinqert.

Me Rrespekte Albanian04

Jam unë ai që duhet tu falenderoj juve për kontributin tuaj në këtë projekt. Sinqerisht, Euriditi 21 korrik 2011 15:36 (CEST)Reply

Ja Redaktimi im i ri zotri Euriditi ky redaktim i ri esht pa ndihmën e Google Translate

Shikoje

Huo Yuanjia

Është mirë. Kështu vazhdo Albanian04, wikipedia ka nevojë për ty -- Euriditi 21 korrik 2011 18:00 (CEST)Reply

Kerkës

Krkoja nga ju qe te me ndimoni zorti Euriditi qe Te Ndihmoni faqen e Re Enver Zymberi

ju lutem kontrroloni artikullin tim të ri Stuart Sutcliffe dhe ndryshimet që i kam bër nëse ka ndonjê gabim ju lutem e premisojeni.

Me Rrespekt

           Albanian 04
Përshëndetje,

E kam parë mesashin tënd disi me vonesë, e për këtë të kërkoj ndjesë. Bëra disa korigjime tek Stuart Sutcliffe. Të falenderoj për kontributin tënd dhe shpresoj të vazhdosh kështu. -  Euriditi  23 dhjetor 2011 19:39 (CET)Reply

Stampa:Infobox Film

Pershendetje Albanian04

Nese do qe te krijojsh artikuj per filma te rekomandoj te perdorni Stampa:Infobox Film, nese deshironi. Pune te mbare.--Liridon 9 shtator 2011 12:53 (CEST)Reply

O Yll!!! po egziston ajo faqe qe ke hapur ti mjafton qe ti bashkosh shife ketuhttp://sq.wikipedia.org/wiki/Kim_Jong_Il

Ajo faqe ishte tërsiht e kopjuar nga wikipedia angleze bile kishte edhe shum gabime shtypi dhe artikuli vdekja ishte ne gjuhën angleze.

Përshëndetje

Në radhë të parë, ju lutem më ktheni përgjigje te faqja ime e diskutimit, sepse ai është vendi i duhur, dhe jo tek faqja ime e përdoruesit. Unë e kuptoj shqetësimin tënd se pjesa e fëmijërisë mund të mos jetë mjaft e thelluar. Por, dy kritikat e tua në lidhje me pikturat dhe shoqërinë Tule, do t'i kundërshtoja. E para, unë nuk përmend se Hitleri ishte i paaftë në pikturë, por thjesht se ai u refuzua nga shkolla e pikturës në Vienë, pasi ata e konsideruan të paaftë. Kjo nuk do të thotë se ata kishin medoemos të drejtë, por ja që është fakt që Hitleri nuk u pranua në atë shkollë. E dyta, Hitleri nuk hyri në shoqërinë Tule. Më e shumta, ai u ndikua nga një prej udhëheqësve të saj, Dietrich Eckart. Por hyrja e tij në politikë është në 1920, në Partinë Punëtore Gjermane, të themeluar nga Anton Drexler. --Kristian95 (diskutimet) 3 Gusht 2014 11:55 (CEST)

Përshëndetje

E lexova mesazhin tuaj dhe do shikoj nëse kam kohë që të përkthej pjesën e fëmijërisë së Hitlerit nga wikipedia anglisht, meqë ajo është më e detajuar. --Kristian95 (diskutimet) 7 Gusht 2014 09:34 (CEST)

Njoftim

I nderuar, po vendos këtë mesazh për t'ju njoftuar se kam vendosur kandidimin tim për administrues. Kur të mundeni, jeni të lutur t'i hidhni një sy aktivitetit tim dhe të votoni në seksionin përkatës në këtë faqe këtu.-- Mr. Pseudo diskuto 8 mars 2015 00:24 (CET)Reply

Respekto standardet

Këtë redaktimin ta ktheva sepse nuk është neutral, nuk gjendet në seksionin e duhur dhe nuk është në alfabet të plotë të shqipes. Nëse e riformulon dhe e vendos në seksionet përkatëse është ok. Në këtë mënyrë siç e ke postuar jo.-- Mr. Pseudo diskuto 27 mars 2015 21:49 (CET)Reply

Ju lutem

Zotri ju po e mohoni figuren e Presidentit Historik te Kosoves ndersa sa per gabime gjuhesore as ti e as une nuk jemi lektor siç ishte Ibrahim Rugova lideri shpriteror i Kosoves artikulli eshte neutral nuk ka as demantim te as kujt nuk eshte kompromentuar figuara e UÇK-se ushtria qe deridhi gjak per çlirimin e Kosoves

Shiko kete artikull Oliver Cromwell JRR1 29 mars 2015 00:21 (CET)

Mos vandalizo artikujt

  Ju lutem ndaloni. Nëse vazhdoni të vandalizoni Wikipedinë,  do të bllokoheni nga redaktimi i saj. 


Redaktimi që ke bërë këtu duhet modifikuar dhe përshtatur sipas standardeve të wikit. Pjesa e hyrjes nuk është për të bërë propagandë por për të dhënë një fragment përmbledhës të artikullit. Që do të thotë se informaciont që shtohen duhen vendosur në seksionet përkatëse dhe jo tek pjesa hyrëse. Unë do të vendos stampat dhe do ti largojë pjesët që nuk kanë referenca dhe nuk kanë ton neutral. Nëse ti vazhdon i vendos pjesët që nuk i plotësojnë kushtet unë do të hap diskutim për të të bllokuar nga redaktimi i wikit shqip. Dhe të këshilloj që ti firmosësh ato që thua, dhe jo ti lësh pa emër.-- Mr. Pseudo diskuto 29 mars 2015 00:26 (CET)Reply

Mos vandalizo... Respekto normat e wikit

Per kete kam edhe referenca dhe argumente te cilat do ti shfaq dhe nuk eshte vandalizem une nuk demantoj askend pa fakte ose argumente ju mundeni te me bllokoni nga redaktimi i wikipedias por nuk mundeni ta mohoni kontributin e figurave kombetare JRR1 29 mars 2015 00:31 (CET)

Shtoje informacionin tek seksioni përkatës, në alfabet të plotë të shqipes dhe me pikëpamje jo neutrale dhe enciklopedike. Materiali nuk mund të shtohet tek seksioni hyrës, sepse qëllimi i seksionit hyrës është që të përfaqësojë artikullin në përgjithësi dhe jo të bëjë propagandë dhe elozhe që i tejkalojë termat e një enciklopedie. I ke kapacitetet intelektuale për t'i kuptuar këto që them? -- Mr. Pseudo diskuto 29 mars 2015 00:36 (CET)Reply

Gabim

 

Vini re!

Jeni duke shfletuar fletët e enciklopedisëlirë, Wikipedia. Nëse keni ndërmend të kontriboni për të krijuar një enciklopedi popullore shqiptare në Internet, atëherë ju lutem kontriboni ashtu si i ka hije një shqiptari të arsimuar. Do t'ju ndihmoj me gjithë dëshirë nëse më lejoni. Që të mund t'ju ndihmoj, nevojitet që së paku të keni parasysh rregulloren tonë.

Shih dhe këtë:


Nuk e di a keni lexuar ndonjehere per Dr. Ibrahim Rugovën po e shoh se nuk keni informacione te mjaftushme bi personalitetin e tij te lutem hyre lexo per te ne portale lexo veprat e tij dhe njihu me mire me te do ta kuptosh se ai ishte siboli i pavdekshem i rezisteces paqesore te popullit heroik te Kosoves,Kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves,Themeleusi i LDK-se levizja e cila udhehoqi popullin e Kosoves drejt rruges per liri e pavarasi e demokraci dhe Rugova gjithe shqipetaret e dijne se ishte themeluesi i Kosoves Dardane nese ke diçka rreth Rugoves thuaje. E Verterta nuk eshte propagande dhe ajo nuk vdes kurr.me rrespekt nje vella shqiptar nga Kosova. JRR1 29 mars 2015 00:46 (CET)

1. Firmosi komentet e tua në këtë mënyrë, duk shtypur --~~~~. 2. E di më mirë se ti se kush është Rugova, por në ndryshim nga ti që eksitohesh kaq shpejt dhe ia vandalizon faqen (enciklopedike), unë dua t'ia mbajt të pastër nga vandalët si puna jote. Ti mendon se i bën mirë, por në fakt thjeshtë sa po i prish strukturën artikullit. Ti në fakt je ai që duhet të lexosh se si funksionin wiki dhe se si dhe ku shtohen informacioent e reja. Elozhet dhe hulumtimet vetjake nuk pranohen.-- Mr. Pseudo diskuto 29 mars 2015 00:53 (CET)Reply

Ju lutem mos me quani Vandal sepse asnjehere deri tash nuk ju ofendova edhe pse ndonjehere e keni kaluar cakun e durimit

  • 1. Une pershkruajta figuren e Rugovës dhe per ketë vura aty disa referenca
  • 2. Nuk vandalizova artikullin e tij sespe ai ka qenë ashtu si kam shenuar ne faqen e tij enciklopdike
  • 3. Nuk e lartësova figuren e tij sepse veprat e tij nuk mund te shenohen me fjalë.
  • 4. Po ta kisha shkruaja ndryshe per Presidentin Rugova do te zbehej figura e tij prej nje intelektuali te madh siç ishte ai artkikulli eshte mese neutral sepse ajo qe kam shkruar aty eshte mese e vertetë sepse nje rresht per te eshte shume pak ato nuk jane hulumtime te mi'a vetjake por keto jane marre mbi verpat e intlektualeve te Kosoves mbi vepren e Rugovës.
  • 5 Dhe ju sugjeroj qe ta shikoni artikullin tim dhe shikoni se kam vandalizuar aty Oliver Cromwell punuar nga unë.

JRR1 29 mars 2015 01:08 (CET) Me fal per firmen sepse nuk po mundem te firmos ndryshe.

Paralajmërim

Tjeta, Albanian04, pjesa që ju keni shtuar në pjesën fillestare të artikullit Ibrahim Rugova nuk është mbrenda rregullave të Wikipedia-s. Mua, si administrator, do të më duhet ta largoj materialin deri sa të rregullohet apo zëvendësohet. Nëse ju e rishtoni këtë material do të bllokoheni pa paralajmërim. Ju lutem përmbahuni rregullave dhe punë të mbarë në Wikipedia. --AMMARTIVARI DISKUTO 29 mars 2015 09:45 (CEST)Reply

E pranoj artikullin por me lejoni qe ta pasuroj biografin e presidentit per kete ka referenca dhe do te jete shume me e parasur sepse kam lexuar Librin e Adnan Merovci mbi biografin e Presidentit Rugova spse aty mugonjn shume aktivitete te Presidentit Rugova i cili kishte ndihmuar edhe ne gjetjen e eshtrat te veprimtarit te madhë Isa Boletinit. dhe ju lutem vlersoni kontributim tim ne keta artikuj Ted Bundy,John F. Kennedy,Oliver Cromwell me rrespekt JRR1 29 mars 2015 13:47 (CEST)

Materialet e reja nuk ke pse i shton tek paragrafi hyrës, sepse ai ka funksion tjetër. Shtesat nëse janë biografike duhet t'i integrosh tek seksionii biografisë, ndërsa nëse janë shtesa mbi aktivitetin politik të një periudhe të caktuar duhet t'i shtosh tek një seksion që flet pikërisht për këtë periudhë. Për më tepër është mirë që materialin ta plotësosh me ë dhe ç, sepse asnjë nuk ka kohë që të zëvendësojë germat një për një.-- Mr. Pseudo diskuto 30 mars 2015 10:28 (CEST)Reply

Komenti jashtë teme

Ky arrtikull [ George Stinney ] është neutral zotri Mr.Pesudo këtu me duket mu'a është vetëm per të penguar punen e te tjereve, pqr çfar arsye duhet te griset ky arrtikull kur ka artikuj te tjere qe nuk i perbushin krteret dhe nuk janë te grisur Albanian04 (diskutimet) 21 qershor 2015 21:17 (CEST)Reply

1.Komenti që ke lënë më sipër, me të cilin kërkon të "tregosh" qëllimet e mia "të mbrapshta", sipas normave të Wikipedisë konsiderohet sulm personal. Nuk duhet të merresh me qëllimet e mia, por duhet të merresh me argumentet dhe faktet. Shpresoj të jetë e qartë...
2. Shikoj që u angazhove menjëherë në këtë artikull sapo unë vendosa stampat, çka më bën të dyshoj se je ti ai që qëndron pas pseudonimit që ka hapur artikullin. Duhet të dish se, nëse supozimi im qëndron (dhe do të shkoj të kërkoj vërtetim për këtë supozim) mund të bllokohesh nga redaktimi i Wikipedisë për një kohë të caktuar. Gjithë të mirat. -- Mr.Pseudo 21 qershor 2015 21:49 (CEST)Reply

Këshillë Miqesore

Zotri Mr. Pesudo unë mund të bllokohem nga wikipedia por Ju keshilloj mirruni me pak per ti korigjuar gabimet e te tjereve sepse as ju nuk jeni i pa gabueshem. Albanian04 (diskutimet) 21 qershor 2015 22:08 (CEST)Reply

Ju me keni sulmuar personalish duke me thene vandal edhe ky eshte sulm personal ndaj meje.

Rreth shkeljes që ke bërë...

Me këtë komentin që ke lënë në faqen time të diskutimit sapo ke pranuar se llogaria "Cold 1966" që ka hapur artikullin George Stinney është nën kontrollin tënd.
Kjo që sapo pranove është një gjë tepër e rëndë dhe po ta shpjegoj përse: Përdorimi i një llogarie tjetër nuk është i ndaluar në terma absolut - pra lejohet në disa raste...
Megjithatë ky nuk është rasti sepse ti e ke përdorur llogarinë tënde për të dalë në mbështetje të artikullit që kishte mangësi të rënda, jo vetëm në përkthim, në shkronjat e gjuhës shqipe, por edhe në neutalitet. (Të cilat unë i ndreqa duke larguar materialin që nuk mund të pranohej.). Dole në mbështetje duke gënjyer gjoja sikur ishte përdorues tjetër. Për më tepër duke më akuzuar mua se po u prish punë përdoruesve të tjerë pa kuptim. (Kur unë po zbatoj vetëm normat.). Ti dhe shumë të tjerë, duhet të kuptoni se Wikipedia nuk është Demokraci, që do të thotë se një gjë nuk është e vërtetë vetëm sepse shumica e përdoruesve thonë ashtu. Në Wikipedi kanë rëndësi argumentet dhe konsensusi. Që dmth se edhe nëse ti angazhon 1000 pseudonime, apo bën kolaicion me përdorues të tjerë që nuk duan të respektojnë normat, ti nuk mund t'i thyesh normat vetëm sepse je shumicë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme rreth Wikipedisë, që bazohet tek bashkëpunimi dhe diskutimi konstruktiv - dhe në konsensus, që dmth të gjithë (100%) duhet të bjenë dakord mbi argumente dhe fakte.
Nuk shikoj ndonjë shpjegim tjetër për këtë veprim që ke bërë. Për këtë arsye, sipas politikave të bllokimit do të bllokohesh për 1 muaj. Shpresoj që gjatë kësaj kohe të gjesh kohë për të reflektuar dhe të rikthehesh dhe të japësh kontribute serioze duke respektuar me më shumë seriozitet normat dhe rregulloret e Wikipedisë.
Shënim: Unë ndërkohë kisha kërkuar një hetim që të tregonte me siguri nëse llogaria "Cold 1996" ishte jotja. Megjithëse tani që e pranove vetë hetimi i checkuserave nuk na nevojitet më.
Shpresoj që kjo kohë të të shërbej të reflektosh dhe kur të kthehesh të jesh me "mend në kokë" dhe të japësh kontribute serioze duke respektuar me seriozitet maksimal normat dhe rregulloret e Wikipedisë.
Gjithë të mirat! -- Mr.Pseudo 22 qershor 2015 21:03 (CEST)Reply