Radeshi

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Beratit

Radeshi (fshati Radësh) është pjesë e Komunës Qendër në rrethin e Skraparit, në të cilën aktualisht përfshihen 24 fshatra, si: Zogazi, Kalanjasi, Dhorësi, Vëseshta, Polena, Osoja, Grepcka, Liqethi, Rehovica, Orizaj, Cerova, Veleshnja, Nishica, Sharova, Çerenishti, Buzuqi, Munushtiri, Radëshi, Korita, Mollasi, Gradeci, Vërzhezha, Slatinja, Strori[1].

Radeshi
Noimage.png

Gjeografia

Redakto

Radëshi ndodhet në verilindje të qytetit të Çorovodës, rreth 6-7 km larg tij. Në juglindje të Radëshit gjendet Çuka e Gradishtës dhe fshati Gradec (qendër).

Rol kryesor në formimin e kushteve klimaterike për Radëshin luajnë tiparet e relievit (përgjithësisht i zhveshur), lartësi mbi nivelin e detit (910 m në qendër), ekspozimi i fshatit nga pjerrësia e shpateve, bimësia, vendndodhja në krah të luginës së Osumit dhe Guhakut etj. Temperatura mesatare vjetore shkon nga 16-18° Celcius. Temperatura mesatare e janarit luhatet nga 3-5° Celcius, ndërsa ajo e muajit korrik varion nga 21-23° Celcius.

Hidrografia

Redakto

Fshati Radësh përshkrohet nga katër pjesë toke të thelluara, shkaktuar nga rrjedhja e ujrave të përroit të Dëvrisë, Dupjes, Kupikonit dhe Qebucarës. Tre të parët bashkohen në fund të fshatit, ku formojnë një përrua të madh me emrin Përroi i Bobovishtit. Radëshi ka dhe disa çezma me ujë të pijshëm, si Kroi i Madh, çezma te shtëpia e Kapllanit, ajo e Mustafatajve, e Shabanëve, e Stopotecit, e Koritës, e Sulçes etj.

Flora dhe Fauna

Redakto

Bimësia përgjithësisht është e ulët (shkurre mesdhetare) dhe mbizotërohet nga mareja, mreta, shqopa, dëllinja, shkoza, dushku, vidhi, frashëri etj. Ndërsa për faunën mbizotërojnë kafshët si: lepuri i egër, dhelpra, ujku dhe nga shpendët: zogjtë ferrakë, thëllëzat, dallëndyshet, bufi, larashi, etj.

Radëshi është i përmendur në Skrapar për shumëllojshmërinë e bimëve mjekësore, si: kamomili, sherebela, tërfili, mëllaga, rigoni, çaji, pelini, gjurma e kalit, krisja, fleta e ferrës, lajthia, frashëri, lulja e blirit, gogëllinja, korza etj. Në Radësh kultivohen: gruri, misri, thekra, elbi, tërshëra, urovi etj. dhe nga drurët frutorë: rrushi, arra, bajamja, molla, dardha, ftoi, fiku, kumbulla etj.

Demografia

Redakto

Sipas të dhënave, pas viteve 90-të, Radëshi, ndahet në disa lagje të cilat emërtohen sipas mbiemrit të familjeve që jetojnë aty: Lagjia Muho, Lagjia Guri, Lagjia Satkë, Lagjia Sulçe, Lagjia Kanxha, Lagjia Pirogosht Cfinisht, Hysenbelli, Lagjia Hysenbelliu, Lagjia Kurti, Lagjia Shkëmbi, Lagjia Bregu, Lagjia Mustafaraj, Lagjia Shinko, Lagjia Zhuka, Lagjia Shaban, Lagjia Petriti, Lagjia Kaloç.

Pra, gjithsej sot në Radësh jetojnë 75 familje; ka një shkollë 9-vjeçare, kopshti për fëmijë, infermieria dhe dyqan.

Ekonomia

Redakto

Historia

Redakto

Bazuar në studimet gjuhësore, etimologjikisht, emri Radësh rrjedh nga fjala sllave Radost që, sipas fjalorit bullgar e atij maqedonas, do të thotë gëzim, i lumtur. Kjo gjë tregon për ndikimin sllav në Radësh, gjë që duket në gjurmët e lëna në toponimi, por, zbulimet arkeologjike në zonë vërtetojnë lashtësinë e Radëshit, si i banuar 3000 vjet më parë, nga ilirët e fisit Desaretët.

Shih dhe këtë

Redakto


Lidhje të jashtme

Redakto



Referime

Redakto
  1. ^ Mustafaraj, Neim (2015). Radëshi, tre mijë vjet histori. Shtëpia Botuese DDS. fq. 11. ISBN 978-9928-122-62-9.