Toka jonë (film)

film
This is the stable version, checked on 29 gusht 2021. 2 pending changes await review.
Toka jonë
Arkivi i filmit
Titulli shqip Toka jonë
Vendi i prodhimit Petroshan Shkodër
Shqipëri
Viti i prodhimit 1964
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 73:57
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Hysen Hakani
Skenari Peçi Dado
Muzika e filmit Çesk Zadeja
Kameramani Dhimitër Anagnosti
Drejtori artistik Shyqyri Behri
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e re
Aktorë kryesorë
Marie Logoreci
Mario Ashiku
Loro Kovaçi
Vangjel Heba
Aktorët tjerë
Roza Anagnosti
Gaqo Spiro

Filmi "Toka Jonë" u prodhua në vitin 1964.

Përmbajtja e filmit

Redakto

Në një fshat në veri të Shqipërisë, reforma agrare i kthen tokën Lokes dhe familjes së saj, të cilën ia kishte përvetësuar me intriga Tuç Maku, një pronar i madh tokash në atë zonë. Fillon konflikti midis dy familjeve. Tuç Maku hakmerret duke vrarë Murrashin, djalin e Lokes, i cili ishte një nga aplikuesit e reformës agrare. Mbas kësaj tragjedie Lokja kthehet te fëmijët e saj, Leka dhe Filja.

“Trajtat muzikore luhaten mes vjetërsisë së rendit feudal dhe ankthit të tambureve të luftës dhe risisë, shoqëruar me tonalitete optimizmi lirik. Shoqëria e re i ka thyer kufijtë, muret dhe normat e individualizmit fisnor tradicional; i ka çelur tokën e re për t’u punuar, por malësori mbetet më i vetmuar se më parë, me një shtrëngesë të re tragjike, me farsën e të qenit i lumtur. Kuptimi i trishtimit, të cilit i referohemi në këtë analizë, i përket rendit artistik, poetik, lebetitjes së ndryshimit të shpejtë normativ, por aspak atij politik. Vjen përherë një kohë kur e vjetra dhe rikthimi kah saj është e papranueshme në të gjitha dimensionet, por kjo nuk e pengon njeriun të vajtojë apo të ligështohet për atë që nuk është më e që ndoshta nuk do të rikthehet. Veçse, përtej trishtimit emocional të malësorit, ndodhet një trishtim tjetër, madje një dialektikë trishtimesh.”

Aktorët në role

Redakto

në episode

Redakto